Prishtinë, 13. 12. 2015: (Le ta dijë Evropa se ka luajtur me ne atëherë kur na linin në terrin e paditurisë, sepse tani do të ketë punë me ne! Dhe matematika e këtyre pazareve është e thjeshtë: kur ajo të na lejojë ne si komb-popull t’i kemi “Zajednicat” tona në Maqedoni, ku 40% e popullësisë janë shqiptarë atje, kur ta formojmë “Zajednicën” tonë në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi e në Greqi, edhe ne do ta kuptojmë diplomacinë e saj për të “mirën” e shqipatrëve në Ballkan!”)
– Mos qëlloni! Mos qëlloni! – iu drejtova me zë të lartë policëve në gjuhën sërbe! Ata na u afruan ngadalë dhe silleshin përreth nesh si bishat pranë gjahut të plagosur! Policët që me siguri kishin marrë pjesë në luftime dukeshin tejet të egërsuar dhe dukej që në mendje kishin pushkatimin!… Është interesante se si njeriu frikohet deri në çastin kur mendon se do të vdesë, por kur e kupton se kjo po ndodhë, papritmas e kaplon një ndjenjë qetësie! Në këto çaste providenca sikur më lirojë gjuhën dhe meq e flisja sërbishten shumë rrjedhshëm, fillova ta provojë fatin, bazuar në këshillën e një mikut që kishte marrë pjesë në luftën e Bosnjës, e i cili më pat thënë se nëse arrinë të shpëtosh tre minutat e parë, atëherë shtohen gjasat për të shpëtuar! Dhe meq policët sërb po silleshin si ndaj ndonjë shtaze, rrjedhshmëria e gjuhës sime e bëri të veten, dhe pasi i ulën armët që i kishin drejtuar nga ne që në çastin që na zbritën nga makina, ata na lanë të largoheshim vetëm me ca shuplaka, grushte e shkelma vitheve. Ironike, por ç’ti bësh! E duruam dajakun si burrat, bile u duhej t’i falënderonim…” – Inserte nga libri i Albatros Rexhajt, i cili këtu po rrëfente historinë e tij të vërtetë që i kishte ndodhur gjatë muajve të luftës në fshatin Hade ku kishin rënë në pritë të paramilitarëve sërb!
***
Këtë storie po e rrëfenin sot studentët, të cilët rrugës për në Gjilan, vetëm sa vinin e entuziazmoheshin për të bëmat e këtyre rasteve të njerëzve, të cilët pavarësisht traumave që kishin përjetuar gjatë përndjekjes nga paramilitartë sërb, kishin mbijetuar, bile-bile, ishin bërë edhe poet e shkrimtarë shumë të sukseshëm me shumë libra të botuar dhe të kërkuar nga audienca shqiptare, sidomos nga të rinjtë, të cilët në rrugëtimin e tyre për të gjetur dhe formuar personalitetin e vet, ata kërkojnë idole të tillë të intelektualëve që mosha është shumë pak e dalluar midis tyre!
– PO! Kjo më kujton edhe përjetimin tim atyre ditëve të luftës edhe pse isha e vogël e nuk e kuptoja krejt se çka ndodhte tek ne. Nuk e kuptoja se pse mamaja me familjarët e saj luanin “kukafshehtazi” me ne fëmijët pothuaj tërë ditën gjersa vinte nata! Më vonë e kam kuptuar qëllimin e asaj loje kur e errësonin shtëpinë në pikë të ditës duke i lëshuar perdet e trasha dhe në momentin kur ata shihnin paramilitarët duke i kapërcyer muret e oborrreve të shtëpive fqinje, neve na thonin tash ti mbyllnim sytë. Në ato momente, unë ndjeja tepër knaqësi, sepse si kurrë më parë familja ishte bërë grumbull, dhe si na pëlqen ne fëmijëve të kemi shumë njerëz rrotull nesh. Vëmendja që na kushtohej atyre ditëve, na bënte të ndjeheshim shumë të gëzuar dhe të kënaqur! Papritmas shtëpia jonë u hap me forcë dhe brënda hynë njerëz me maska të tmerrëshme. Sikur mos të silleshin me aq vrazhdësi dhe sikur mos të vëreja fytyrën e mamas që ishte zbehur si limoni dhe dridhej si purteka, unë do të mendoja se ata njerëz kishin ardhur të luanin me ne “ninxhas”. Hahahahahha, plasi e qeshura në makinë! Por kjo nuk zgjati shumë, sepse studentja na tregoi se edhe pse fëmijë, nuk e kishte harruar një detajë se si serbët, djemtë e rinjë po i merrnin në ushtrinë e tyre me dhunë! Ajo, kur e kishte parë policin që po trazonte me zhurmë gjithë shtëpinë, kishte vrapuar shpejtë tek vëllau gjashtë muajsh dhe iu kishte drejtuar policit me fytyrën e maskuar ”Xhaxhi, kjo ështe vajzë dhe e ka emrin Doruntina! Nuk është djalë”! Ky rrëfim i saj, përveç që e solli një qetësi të dhimbshme, solli edhe lotë në sytë e tre studentëve, të cilët ishin shtangur dhe nisën t’i bashkohen rrëfimit të shoqes së tyre, me ato të vetat, hiq më pak tronditëse, por këta nëpër trenat famëkeq ku i kishin shtyrë sikur kafshët brënda dhe i kishin nisur dikah…
… Si sot më kujtohet, atëherë kur kishim dalur si studentë në demonstratat e vitit 1968 për Flamurin Kombëtar, vijoi rrëfimin një Zonjë e cila kishte dalur sot në mesin e qytetarëve në qytetin e saj për të protestuar kundër “Zajednicës”! Zonja ishte mësuese e pensionuar, ndërsa nëna e saj kishte qenë mësuesja e parë në qytetin e saj! Atëherë ishte më e vështirë, se përballeshe me forcat serbe, të cilat nuk linin dy gurë bashkë, nuk lenin pa i burgosur të gjithë ata që guxonin t’i kundërviheshin shtypjes dhe dhunës që ushtronin pushtuesit jugoserbë mbi popullin shqiptar!
Po, po! Por, megjithë dhunën, trysninë dhe terrorin në Jugosllavi, Flamuri kuq e zi u fitua dhe valvonte në qiellin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë nga Jugosllavia, ia priti kolegia e saj që ende nuk ishte pensionuar! Ato kishin dalë edhe sot! Vetëm si qytetare, pavarësisht përkatësive partiake, sepse, sipas zonjës Mësuese, kjo që po ndodhte politikisht në Kosovë nuk ishte e drejtë. Në asnjë shtet as Ballkanik e as Evropian pakicat kombëtare nuk janë kaq të privilegjuara dhe faktorë më i rëndësishëm se sa vet popullësia vendëse shumicë! Le të më jipet një shembull nga këto shtete, të cilat pas luftërave të përgjakshme për të fituar Lirinë e shtrenjtë, i kishin mundësuar pakicave të tyre të komunikonin në mënyrë shtetërore dhe ligjore me armikun, që deri dje kishte vrarë fëmijët, kishte dhunuar gratë e vajzat e reja, kishte persekutuar gjithë elitën intelektuale që kishin mundur të shqyenin errësirën e robërisë, dhe t’u falte edhe nga një copë toke, edhe ato ku ishin pasuritë natyrore, burimet që fëmijëve tanë u sigurojnë ardhmërinë e tyre ekonomike!
Do të dalë të protestoj dhe nuk do të ndalem, sepse unë e njohë nga afër rininë tonë, e njoh potencialin e inteligjencës, prandaj nuk mund të rehatohem si intelektuale që di shkrim e lexim dhe të rri duarkryq e mos të ngrisë zërin për të ardhmen e tyre, sepse kjo rrezikon që fëmijëve tanë mos t’u ndalet kurrë problemi me armikun. Sepse “ishte mundësia që pas luftës serbi të mbetej fqinji ynë, e jo për shkak të paaftësive tona, të arrijë nga një pushtues kriminel të bëhet hisenik në tokat tona më shumë se ne vet” – ishte zëri në radiofon i cili u bë iso e bisedës së dy mësueseve, sikur të kishte dëgjuar hallin e tyre! Le ta dijë Europa se ka luajtur me ne atëhere kur na linin në terrin e paditurisë, sepse tani do të ketë punë me ne dhe se matematika e këtyre pazareve është e thjeshtë: kur ajo të na lejojë ne si komb-popull t’i kemi “Zajednicat” tona në Maqedoni, ku 40% e popullësisë është shqiptare, kur ta formojmë “Zajednicën” tonë në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi e në Greqi, edhe ne do ta kuptojmë diplomacinë e saj për të “mirën” e shqipatrëve në Ballkan! ”Nuk është në rregull nga ana e diplomacisë Evropiane, e cila duke ushtruar trysni e shantazh mbi politikanët tanë, ta marrë në qafë gjithë popullin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Të abuzojë me dhimbjen tonë dhe plagët e pashëruara, të cilat kërkojnë kohë e ilaq “magjik” dhe një armatë psikologësh e sociologësh që të shërohemi nga traumat që kemi përjetuar nga dhunuesit serbë! Dhe, kur t’i vijë koha demarkacionit me Sërbinë edhe historianët tanë me programet dhe argumentet historike do ta kërkojnë demarkacionin gjer në Nish, atje ku ishin të parët tanë, po thoshte mësuesja e kënaqur nga numri i të pranishmëve në protestë, shumica e të cilëve ishin ish-nxënësit e saj! Kështu i kemi edukuarët ne fëmijët tanë: ta duan e ta çmojnë çdo pëllëmb të trojeve të tyre etnike, duke u referuar gjithnjë përvojave dhe demokracisë së vetë shteteve evropiane!