ELIFE PODVORICA-JASHARI: SADET, LAVDI VËLLAUT AFRIM!

Prishtinë, 2 nëntor 2017:
Sadet!
E di që dita e sotme të fut në vorbullën e kujtimeve për ngjarjet e saj! E di që kjo datë identifikohet me Afrimin dhe gjithçka të tij! Është ditë kur dhimbja e thellë shpirtërore merr përmasat e një krenarie të lartë qiellore, për veprën e tij hyjnore…! Për guximin e tij të paparë! Sidomos kur tash nga kjo persepktivë jetësore analizohen gjërat e asaj kohe, vërtetë të le pa frymë fuqia intelektuale dhe largpamësia e tij për gjërat që do të ndodhin në dekadat në vijim, dhe vizioni i tij aq i kthjellët për rrjedhën e tyre!

Dhe kur bëhen bashkë gjithë ato veprimtari e aktivitete për të cilat u angazhua me gjithë qenien e tij, të bën të mendosh se kishte shumë vjet dhe ishte i rryer me jetën, për kthjelltësinë e tij për çdo gjë që kishte të bënte me statusin e kombit të tij në ato vite! Por kur e mendon (!) ai ishte vetëm një djalosh që mezi kishte mbushur 24 pranvera! Prezenca e tij e shkurtër midis njerëzve të tij – familjarëve, shokëve e miqve të tij, mësuesve dhe të tjerëve në atë kohë, i ngjante një meteori që nuk shuhet kurrë, por që drita e tij shkëlqen herë në njërën hapësirë, herë në hapësirën tjetër të nënqiellit shqiptar!

Andaj, uroj që ti dhe Familja juaj në përgjithësi, mësuesit, nxënësit e shkollës që mban emrin e tij, rrugët e qytetit që janë emërtuar me emrin e tij, faqet e historisë sonë kombëtare me emrin e tij, që kanë marrë kthesë në destinacionin e duhur historik, të kujtojnë këtë ditë e këtë datë me shumë krenari.
Buqetat e luleve të freskëta plotë aromë le ta përkujtojnë sot Emrin e tij! Sot është dita që shënon Rilindjen e tij të përjetshme në gjithë hapësirat ku gjurmët shqiptare nuk u zhdukën kurrë (!) fal Afrimit me shokë! Dhe fal gjyshërve dhe stërgjyshërve të Afrimit!
Andaj, Dita e sotme, le të jetë e bekuar përjetësisht!
Lavdi Vëllaut Afrim!
Lavdi gjithë bashkëluftëtarëve të Idealit të tij!
Lavdi!

 Prishtinë, 2 nëntor 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura