XHEVAT BISLIMI: E HABITSHME! QYSH NUK U GJETË NJË RRUGË NË KLLOKOT – PËR EMRIN E DËSHMORIT TË KOMBIT NIJAZI AZEMIT – KOMANDANT MJEKRRËS, E U GJETË PËR ANTISHQIPTARIN IVO ANDRIҪ?!

Viti, 30. 09… 2014: Komuna politike e Kllokotit, e krijuar me Planin e Ahtisarit dhe me “decentralizimin” që prodhoi ai Plan, përfshinë edhe fshatin ku lindi dhe jetoi deri në vdekje luftëtari i pa epur i lirisë – Dëshmori i Kombit, Nijazi Azemi – Mogillën. Kuvendi komunal i komunës politike-artificiale (e krijuar dhunshëm për qefin e Serbisë nga Qeveria e Kosovës dhe nga kryetari i komunes së Vitisë…) kohë më parë kishte marrë vendim për emërtimin e rrugëve të kësaj “komune”. Për këtë qëllim ishte ngritur edhe një komision. Në përbërje të këtij komisioni ishin edhe dy shqiptarë të fshatit ku lindi Nijazi Azemi-Komandant Mjekrra, Mogillës. Ky komision, në bashkëpunim edhe me qytetarët e ndryshëm (kryekëput “lojalë”…), kishte bërë propozimet për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe shesheve të kësaj “komune”.
Kuvendi i kësaj komune politike sot ka miratuar emërtimet e propozuara nga ky komision…!! Shumica e emrave janë me ngjarje dhe figura serbe. Pjesa dërrmuese e tyre janë figura dhe ngjarje me karakter të theksuar shovinist dhe antishqiptar…!! Midis tyre edhe antishqiptari dhe shovinisti, Ivo Andriç…!! Nga 15 anëtarë të kuvendit komunal 4 janë shqiptarë…

I PAVDEKSHMI NIJAZI AZEMI – KOMANDANT MJEKRRA:

Nga emrat shqiptarë nuk ka pothuajse asnjë ngjarje apo figure të historisë, kulturës apo letërsisë shqiptare…!! Gara e ulët e shqiptarëve nuk ishte për propozimin e ndonjë ngjarje apo fgure të rëndësishme kombëtare, por për propozimin e emrave të gjyshërve apo të afërmve të tyre…!! Nuk kishte rëndësi fare që këta emra (gjyshër a të afërm të tyre…) nuk kishin asnjë kontribut, vlerë apo peshë në historinë, kulturën, letërsinë, artin, arsimin… e kombit shqiptar!! Madje nuk ishin as figura me rëndësi vendore (lokale…)!! E shumta mund të jenë viktima të terrorit dhe gjenocidit serb… E kuptoj dashurinë dhe dëshirën e njerëzve për gjyshërit dhe të afërmit e tyre, por nuk mjafton vetëm kjo për ta “pagëzuar” një rrugë, rrugicë apo shesh me këta emra…!!
***
Por, ajo që me habiti mua (më la pa mend…) dhe që do t’i habis shqiptarët kudo që janë, është “përjashtimi” i Dëshmorit të Kombit, Nijazi Azemit-Komandant Mjekrrës, nga lista e emërtimit të rrugëve, rrugicave e shesheve të kësaj “komune”…!!
Dëshmori i Kombit, Nijazi Azemi, është njëri prej emrave emblematik në komunën e Vitisë, në Republikën e Kosovës e në mbarë kombin… Shtatorja e tij është ngritur në sheshin qëndror të qytetit të Vitisë… Festivali mbarëkombëtar, “Flakadani i Karadakut”, mbahet çdo vit në Viti për nder të Komandant Mjekrrës… Ndërsa, në Kllokotin ilir (Kllokoti ishte qyteti më i madh ilir në këto anë…) nuk u emërtua një rrugë me emrin e Tij…!! Jo vetëm në Kllokot, por as në fshatin e Tij të lindjes nuk pati një rrugë për Dëshmorin e Kombit, Nijazi Azemin…!! Apo kishin frikë se emri i Nijazi Azemit do ta hidhronte “Listën serbe” dhe Serbinë…!!
Bashkëqytetarë dhe bashkëkombës!
Do t’ju pyesja: si mund të emërtohen ata shqiptarë që mbajnë postin e nënkryetarit, të drejtorit, që ishin anëtarë të komisionit për emërtimin e rrugëve, që janë këshilltarë komunal…? Heshtën, e mbyllën gojën, i mbyllën sy e veshë për të mos prishur “kumbarinë” me pakicën serbe…!! Dhe për kënd? Për Nijaziun, që jo vetëm nuk kishte heshtur kurrë për lirinë dhe të drejtat e bashkëkombësve të Tij, por edhe kishte luftuar me armë në dorë për çlirimin e kësaj Kosove të cunguar… Madje, kishte luftuar dhe kishte rënë me armë në dorë edhe për lirinë e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës)… Nuk dua të spekuloj me qëndrimin që do të mbajnë shqiptarët e Mogillës, por besoj se Mogilla e Nijazi Azemit nuk do të pajtohet kurrë me këtë “vrasje” që iu bë Komandant Mjekrrës në fshatin e Tij të lindjes nga Komuna “serbe” e Kllokotit dhe nga bashkëpunëtorët e saj shqipfolës… Dua të besoj që kjo ishte një “harresë” dhe se do të përmirësohet, duke i dhënë emrin e Dëshmorit të Kombit, Nijazi Azemi, sheshit apo rrugës qëndrore në Kllokot ose në Mogillë…

I KËNDOHET TË PAVDEKSHMIT NIJAZI AZEMIT – KOMANDANT MJEKRRËS:

_______________________________________

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura