ENIS VELIU: GO HOME DR.MUJA!*)

Prishtinë, 16. 04. 2014 – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, edhe më tutje vazhdon të qëndrojë komod në zyrën e tij luksoze brenda “Shtëpisë së Bardhë” në Prizren, pavarësisht se ditë më parë një gjykatës i EULEX-it, atë e shpalli fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Gjykata e dënoi profesor doktor Ramadan Mujën me dy vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë tre vjetëve të ardhshme. Po ashtu, nëse vendimi i Gjykatës do të bëhet i plotfuqishëm, Muja do ta ketë gjithashtu të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.
E nëse gjykata do ta bëjë një gjë të tillë, atëherë qytetarët e komunës së Prizrenit do t’i drejtohen edhe një herë kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të komunës.
Mirëpo, si duket Muja nuk po e çan kokën fare për vendimin në fjalë, sa do të gjatë karriera e tij prej pedagogu, ai gjithnjë i ka mësuar studentet e tij se duhet respektuar shteti e ligji.
Ai në praktikë po e bën të kundrën. Po shkel ligjin e po dëmton shtetin.
I përkrahur fuqishëm nga shefi i partisë (Hashim Thaçi) Muja vazhdon të qeverisë komunën e Prizrenit, apo “Jerusalemin e PDK-së”, siç e konsideron Hashim Thaçi ketë qytet, pavarësisht se pakënaqësitë e qytetarëve kundrejt tij po rriten dita ditës, me ç’rast për disa ditë rresht u manifestuan me protesta para komunës, por edhe në sheshin “Shadërvan” të Prizrenit.

Dr.Ramadan Muja, pritet të shkoj në shtëpi!

 Por, as këto nuk i bënë fare përshtypje doktor Mujës, pavarësisht se protestat e qytetarëve dhe shoqërisë civile atij për disa ditë ia pamundësuan hyrjen brenda “Shtëpisë së Bardhë”.
Mirëpo, përkundër këtyre doktor Muja vazhdoi avazin e shkeljes se ligjit me dy këmbë, i cili për të mos u ekspozuar dhe ndeshur me protestuesit ai pezulloi pozitën e kryetarit. Një veprim që nuk parashihet me asnjë ligj që ekziston në vendin tonë.
Muja së bashku me pesë ish-zyrtarët e tjerë, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, u dënuan me 8 muaj burgim me kusht, dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës u dënua me 5 muaj burgim me kusht, pasi që të gjithë së bashku shndërruan pronën shoqërore në pronë komunale dhe pastaj të njëjtën ua dhanë në shfrytëzim bizneseve private.
Gjatë mandatit të parë, por edhe mandatit të dytë, pensionisti Muja është kujdesuar që në vazhdimësi ta trashë kuletën e tij dhe t’u krijojë favore miqve dhe shokëve të tij, por në anën tjetër me dije, apo pa dije ka dëmtuar dhe degraduar rëndë qytetin historik të Prizrenit.
Në formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2013 Muja kishte vetëdeklaruar se nga paga e kryetarit të komunës brenda një viti përfiton 11 mijë e 552 euro, e ndërkaq nga pensioni i pleqërisë edhe 1200 euro tjera. Po ashtu, ndonëse i pensionuar, Muja ka përfituar 9000 euro në emër të honorarëve për punët tjera që ai i ka bërë.
Muja duhet të shkojë në shpi dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të komunës së Prizrenit, e cila është ngulfatur prej vitesh. Qytetarët e komunës së Prizrenit më së paku e meritojnë që ata t’i udhëheqë një kryetar pensionist dhe i dënuar nga gjykata për shpërdorim të pozitës zyrtare. Andaj Go Home Dr. Muja.
*) Shko në shtëpi Dr.Muja!

=========================


SHERADIN BERISHA: GJYKIMI I PARISË SË PRIZRENIT
***
– LEXONI PJESËN E PARË –
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2039
***
– LEXONI PJESËN E DYTË –
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2040
***
– LEXONI PJESËN E TRETË –
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2041

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura