ENVER HOXHAJ I PDK’së “AZILANTI I UÇK’së”!

Nga arkivi, 2021

ENVER HOXHAJ I PDK’së “AZILANTI I UÇK’së”!

Nga Sheradin Berisha, facebook 4 shkurt 2021

Në tetor 2016 ish anëtari i PDK-së, Bilall Sherifi në emisionin “Republika” te “Tribuna Channel”, kur pati deklaruar atë që ia kishte thënë Hashim Thaçi, se: “Enver Hoxhaj ka thënë (në Vjenë) se nëse fiton UÇK-ja, unë do të kërkoj azil në Beograd”, rrallë kush e besonte, sepse z.Sherifi në këtë kohë po fliste nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të NISMËS Socialdemokrate.

Kjo thënie skandaloze së fundmi u aktualizua në prag të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nga drejtuesit e NISMËS S.

Gojëkëqijtë po thonë se NISMA S., me qëllim këtë “akuzë” ditëve të fushatës elektorale po e artikulon, në mënyrë që votën më 14 shkurt ta maksimalizon, ndërsa PDK’në dhe personalisht Enver Hoxhajn si kandidat të kësaj partie për kryeminstër ta dëmton!

Në të vërtet nuk janë vetëm drejtuesit e kësaj partie që e thonë një fakt të tillë për z.Hoxhaj.

Këtë thënie e nënvizon edhe veprimtari Haki Dervishi në librin e tij “UNË LEQINASI – një tregim ndryshe për diasporën dhe luftën”.

Hakiu në libër shkruan:

“Në njërin prej takimeve e mbaj mend si sot, kur ne po debatonim për të grumbulluar sa më shumë fonde për UÇK’në dhe po besonim se po vjen koha për të luftuar për ata që nuk kishin besuar në zgjidhje paqësore, Enver Hoxha, sot politikan i njohur i PDK-së, u ngrit dhe tha ashtu, siç kurrë se kemi dëgjuar asnjë njeri, që atëherë: “Nëse fiton UÇK-ja unë kam me ik azil në Serbi”! Ishte deklarata më tronditëse nga të gjitha akuzat që kishim dëgjuar. Por, pak kohë pas luftës ngadalë, ai u bë njëri nga njerëzit më me ndikim, jo vetëm në PDK, por edhe në qeveritë e ndryshme të Kosovës, madje edhe sot vazhdon të jetë njëri nga njerëzit më të besuar të Hashim Thacit”.

***

Ilustrimet:

1. Faksimili i librit të Haki Dervishit “UNË LEQINASI – një tregim ndryshe për diasporën dhe luftën”;

2. Kopertina e librit…;

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura