ERJONI 12 VJEҪAR, KRIJUESI ME ËNDRRA TË MËDHA

Pashtriku.org, 06. 09. 2015: Të shtunën, më 5 shtator 2015, në ambientet e Asamblesë Komunale në Deçan, nëxënësi Erjon Hadërgjonaj bëri promovimin e librit: “Po të isha arkitekt”. Erjoni është vetëm 12 vjeç, dhe sapo ka filluar mësimet në klasën e gjashtë, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Është nxënës i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen e vendit tonë. Në moshën 6 vjeçare ai shkoi në Gjermani, ku edhe vazhdoi mësimet e para në entin parashkollor. Erjoni nuk pranoi të regjistrohet në klasë të parë atje, insistoi të kthehet në Kosovë dhe u regjistrua në klasën e parë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku edhe vazhdon shkollimin.

Erjoni ka filluar të merret me poezi që në klasë të dytë, dhe poezia e tij e parë ishte “Dëshirat e mia magjike”. Si nxënës i klasës së tretë në një program të USAID’it punoi librin e tij të parë “Ardhmëria jonë” ku u shpërblye me mirënjohje nga ky program. Në vitin 2014 në ditën ndërkombëtare të shkrim leximit, në programin e USAID-it për zhvillimin e shkathtësive të shkrim-leximit, Programi për Arsimin Themelor, krijoi librin e tij të dytë “Thesari im” i cili u shpall ndër librat më të mira, në kategorinë e librit me kopertinë të trashë në nivel vendi.
Erjoni është nxënës i shkëlqyeshëm, krahas mësimit ai është marrë edhe me aktivitete të organizuara nga shkolla. Shkruan poezi dhe prozë, është adhurues i sportit, luan tenis dhe pingpong.
Si nxenës i dalluar në mësime dhe aktivitete të lira është shpërblyer me mirënjohje nga shkolla “Lidhja e Prizrenit”.
Në librin e Erjonit ka se çka të lexohet, motivi i tij është ardhmëria, lufta dhe trimëria e popullit tonë, dëshmorët dhe nënat heroina. Aty tregohet rrëfimi për Kosovën tonë që po zhvillohet dalëngadalë, tregohet edhe për fëmijët me trupa të vegjël por me ambicie të mëdha, motivet e tij janë shkolla shoqëria, mësuesja, familja dhe atdhedashuria.
“Shpresat e fëmijëve janë të mëdha, të arriturat varen nga mbështeja për ta”, thotë Erjoni – poet i ëndrrave të mëdha të cilat synon t’i realizoj me punë e përkushtim për dije.

Erjonit i urojmë shëndet e suksese në mësime, si dhe vullnet, dëshirë e forcë motivuese në krijimtari!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

VLORA JONË!

VLORA JONË! Një reflektim i shkurtër nën hijen e Seminarit të XVI-të Mbarëkombëtar për Mësuesit e Gjuhës Shqipe…