(New York, 23. 02. 2013) Gem Belushi: “Unë këndoj për shqiptarët” – Vizionari dhe gjeniu i muzikës Gem Belushi ka ndryshuar kulturën e hip hopit amerikan siç njihet sot. Repi i tij konsiderohet si fenomen i East Coast, me krijimin e lëvizjes së re “EU Movement”. Ky stil sjell një perspektivë të re europiane në hip hopin amerikan. Gem Belushi ka zbuluar talente të reja shqiptare dhe të huaja dhe influencuar në njohjen e muzikës underground në popullore (mainstream).
“Si artist mendoj se na mungon hip hop i vërtetë sot. Histori të vërteta që njerëzit mund ta gjejnë veten është çka e bën hip hopin të jetojë më gjatë. Pavarësisht nga historia që tregon, gjithmonë do ketë një person që e ka përjetuar historinë tënde. Varet nga aftësia e artistit si e prezanton këngën dhe si ia paraqet publikut,” tha reperi i talentuar Gem Belushi dhe themeluesi i Eagles Up Entertainment (EU).
Gem Belushi (Gem Belu) është një artist shqiptaro-amerikan me famë botërore. Ka mbi 10 vjet që merret me muzikë si dhe ka themeluar kompaninë e tij diskografike “Eagles Up Entertainme (EU)”. Gem Belushi ka lindur në Konetikët, Sh.B.A., dhe jeton në Stamford. Me talentin e tij ka zënë vendin dhe respektin e duhur si dominues i skenës muzikore të New Yorkut që nga fillimet e vitit 2000. Gem sjell muzikë të re, që gjithmonë çon përpara kultrën e hip hopit. Me lirika të sofistikuara dhe stil origjinal të paparë po ndryshon eksperiencën e hip hopit amerikan. Në veçanti ai sjell influencën europiane në kulturën e repit të New Yorkut. Me inteligjencën dhe kreativitetin e tij Gem Belushi po i mëson të tjerëve se si bëhet repi. Kompania “Eagles Up” ka krijuar një lëvizje të re që shfaq repin e ndërgjegjes. Ato që e dëgjojnë repin e EU ndjehen mirë dhe kuptojnë filozofinë e këngëve të Gem Belushit.
Gem Belushi – themeluesi i Eagles Up Entertainment (EU).
* * *
Fillimet në Muzikë
Gem Belushi e ka dashur muzikën që kur ka qenë i vogël. Në moshën 5 vjeçare Gem krijoi këngën e parë akapella, bashkë me vëllain, duke kënduar rap, “now here’s Georgie with his fat rap”.
“Familja ime më ka përkrahur gjithmonë. Mbaj mend kur këndova para gjyshit tim (Filip Dedaj), nuk kishte ndjenjë më të mirë në botë. Familja e di se cili jam si artist dhe ato dëshirojnë që unë të bëj shfaqje,” tha Gem Belushi.
Nga mosha 11-15 Gem Belushi eksperimentoi me muzikën duke prodhuar beata dhe këngë për shokët e tij gjatë shkollës së mesme. Që në atë kohë ka inkurajuar dhe përkrahur artistë të ndryshëm duke i prodhuar albumet e tyre.
“Në shkollë të mesme kam prodhuar beata për të tjerët. Në ato kohë isha një artist dhe dija si të prodhoja një këngë duke prodhuar vetë intresumentalin e muzikës. Kush tjetër të këndojë rep në beatin sesa personi që e krijoi atë? Më pëlqeu kjo, kështu përveç beatave bëra dhe rep,” tregon artisti i famshëm Gem Belushi.
Talenti i Gem Belushit u zbulua nga publiku i gjërë me superhitin “No Sir No Sir” (fillimisht titulluar Jo Zotëri Jo Serb), lançuar në 2005. Kënga ishte kundërpërgjigje drejt një artisti serb që deklaronte se Kosova është Serbi dhe hapte propaganda serbe anti-shqiptare. Mbi 1000 fansa të apasionuar pas artistit u mblodhën në klubin Webster Hall në New York të ndjekin performancën live të këngës “No Sir No Sir” në dhjetor 2006.
Në vitin 2005 Gem Belushi themeloi kompanin e tij diskografike “Eagles Up Entertainment” (EU) në Stamford, Connecticut (www.eugang.com). Me lançimin e “Put Your Eagles Up” (Shqiponjat Lart) dhe “No Sir No Sir” kjo kompani muzikore ka dominuar në Amerikë dhe Europë. Gem Belushi ka bërë emër si reper i suksesshëm, producent kreativ, dhe artist vizionar duke krijuar stile të reja të hip hopit.
Sukseset e Karrierës: Repi i Gem Belushit dhe Hip Hop i East Coast
Në 2005 Gem Belushi lançoi albumin me titull “King and Ace” in 2005, shkruar dhe prodhuar nga Gem Belushi (Eagles Up) dhe Kash Dash, feat. Leo Luck. “King and Ace” është një platformë e zërit të kulturë hip hop duke reflektuar realitetin e shoqërisë në Amerikë gjatë këtyre viteve. Albumi prezantoi një stil, zë dhe vizion të ri si dhe një generatë të re të muzikës.
Kjo periudhë ishte bazë në krijimin e identitetit artistik të Gem Belushit. Muzika dhe Repi i Gem Belushit reflekton jetën e të rinjve dhe problemet e qytetit. Muzika e tij dallohet nga katër karakteristika: qualiteti i fortë, krijimtaria e veçantë, shumëllojshmëria dhe influenca pozitive. Nga mesi i viteve 2000-të muzika e Gem Belushit kaloi nga underground në mainstream. Albumi i tij lançuar në vitin 2007 (pa titull) ishte një sukses i menjëhershëm. (www.facebook.com/GemBelushi)
Eagles Up Movement and European-American Hip Hop
Gjatë fundit të viteve 2000 repi i Gem Belushit njihet si një periudhë krijuese. Në 2008 Gem Belushi lançoi albumin e ri me titull “Suicide Kingz”. Albumi përfshin disa nga artistët më të shquar të hip hopi si Kash Dash, Leo Luck dhe Noizy. Albumi “Suicide Kings” u prodhua nga kompania muzikore e Gem Belushit, Eagles Up Entertainment me vizion të Leo-s. Videoklipi “Hard to Say Goodbye” u lançua në 2008, si pjesë e albumit “Suicide Kings”. Videklipi paraqet Gem Belushin dhe Leo Luck, drejtuar nga Gem Belushi me kolazh të klipeve të mëparshme.
Në fundin i viteve 2000-të, repi i Eagles Up (EU) pati ndikim të madh në kulturën e New Yorkut. Lëvizja Eagles Up solli një ndryshim kulturor me shpalljen e pavarësisë të Kosovës në 2008. Gjatë kësaj kohe shumë emigrantë shqiptarë emigruan në Amerikë, sidomos në New York. Gem Belushi prodhoi albumr të influencuara shumë nga rrënjët dhe prejardhja e tij shqiptare-europiane. Ka synin njohjen e emrit të Kosovës në diasporë dhe krenohet me prejardhjen e tij shqiptare.
“Muzika ime në fund të viteve 2000, solli një zhanër krejt të ri. Belushi vjen në dritë me muzikë të re – Repi EU. Lëvizja Eagles Up (Shqiponjat Lart) paraqet stilin tim të ri. Është si një film që shfaq çfarë unë shikoj nga ambjenti im, atë që kam përjetuar vetë. Ashtu si tregimi i tre mbretërve, muzika ime ka një vizion, ka një histori, është nostalgjike. Muzika ime ta heq mendjen nga jeta e përditshme. Stili im është përshkrues si një tregim, ku rrëfej perspektivë time dhe tregoj historinë e jetës, me një stil dhe lloj që nuk e ka askush. Kur njerëzit dëgjojnë Belushin, ato mendojnë se jam dikush miks dhe jo shqiptaro-amerikan. Krenohem me prejardhjen time shqiptare,” tha vizionari Gem Belushi.
“I shkruaj vetë tekset e këngëve. Njerëzit e kuptojnë më mirë këngën kur dikush ka përjetuar ato për të cilat unë këndoj. Unë këndoj për shqiptarët, historinë e emigrantëve në Amerikë, etj. Kur njerëzit ndëgjojnë muzikën time ato kuptojnë një sens të një dekade tjetër të hip hpit me një flow ndryshe. Repi i Eagles Up (EU) ndryshon nga të tjerët sepse sjell perspektivën amerikane-europiane, që hip hopi nuk e ka parë kurrë më parv. Ky është vizioni im, për të influencuar hip hopin dhe kulturë e saj,” rrëfen Gem Belushi.
Në 2009 Gem Belushi lançoi albumin (mixtape) me titull “Psycho Active” që përmban 27 këngë. Ky album ka stil freestyle, më këngë bonus dhe një nga prodhimet më të mirat të Gem Belushit. Videoklipi “Go Fish” feat. Leo Luck dhe Gem Belushi u prodhua nga Eagles Up Entertainment.
Në 2010 Gem Belushi filloi të shkruajë albumin tjetër “Fast Life” që më vonë e titulloi “Money Out The Belu” (M.O.T.B.). Ky album i dedikohet mikut të tij të fëmijërisë, Kushtrim Elezaj, i cili ka ndërruar jetë. “Kushtrim Elezaj ishte një nga personat më të mëdhenj dhe ndikues në qytetin tim. Cilido person në qytetin tim që e njihte e quante shokun më të mirë. Prandaj e donin të gjithë. Leo, Kushtrimi dhe Kash ishte grupi më i fortë,” tregon Gem Belushi.
“Në 2010 inçizova albumin “Fast Life” kushtuar Kushtrimit. Kam 3 vite që punoj dhe përmirësoj këtë album. Tani albumi mban titull tjetër “Money out the Belu”, një album komplet i ri me muzikë të re. Kam përzgjedhur çdo këngë me stile të ndryshme ku flas për jetën e përditshme. Albumi nuk është lançuar akoma për publikun. Do jetë gati këtë vit,” tha Gem Belushi.
Arritja në Majat e Suksesit dhe Famës
Influenca e hip hopit të Eagles Up (Shqiponjat Lart) vazhdon rrugën e suksesit. Në qershor 2012 Eagles Up u lidh me artistin e shquar Martin Berishaj (Marty Magz) (që ka fituar disa çmime). Marty Magz sjell influencat rajonale nga Detroit, Michigan dhe shton në shumëllojshmërinë e repit të EU-së.
Në fund të verës në 2012 Gem Belushi dhe Marty Magz lançuan videoklipin jo zyrtar “Not Adding Up”. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri (mixtape) me titull “Go Fk Ya Self” që Eagles Up planifikon ta lëshojë falas për shkarkim në webfaqen www.DatPiff.com, dhuratë për fansat besnikë të grupit EU. Kënga është shkruar nga Gem Belushi dhe Marty Magz. Video jo zyrtare u lançua në gusht 2012, ndërsa video zyrtare pritet të filmohet me 9 Mars 2012 në New York.
Kënga “Not Adding Up” u bë një sensacion internacional, dhe ndryshoi hip hopin amerikan duke përfshirë dhe influencat rajonale amerikane dhe europiane. Lëvizja shqiptaro-amerikane ‘Eagles Up’(Shqiponjat lart) filloi në Connecticut, u zhvillua dhe u rrit në New York, dhe në 2012 u bë ndërkombëtare.
Gem Belushi dhe Marty Magz e lançuan superhitin “Not Adding Up” në radion famoze të legjendës së repit, Eminem, në radion Shade 45 Radio, me Dj Black dhe personalitetin Miss Mimi, ku të dy artistët folën për Kosovën. Më pas kënga dhe video doli kudo. Muzika e Eagles Up i përshtatet moshave të ndryshme dhe ndëgjohet nga dashamirës të zhanrave të shumta.
“Bëj muzikë për dashurinë dhe pasionin që kam për të, jo për famën. Gjenerata e re na shikon si shembull. Nuk ka ndjenjë më të mirë se influenca pozitive për rininë dhe gjeneratën e ardhshme,” tha artisti i talentuar Gem Belushi.
– Autorja është Eksperte e Punëve të Jashtme, New York- Prishtinë.
……………………………………………..
* * *
* * *
………………………………………
(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)