Prishtinë, 26 shkurt 2018: 1. Opsioni i ndarjes, po rikthehet ngadalë por sigurt, por, tash jo më si farsë, por si realitet! Presidenti serb, gjatë gjithë këtyre muajve, është duke kërkuar me ngulm konsenzus nacional si me; opozitën, kishën, mediet shoqërinë civile, ashtu edhe ASHKS-në. Këtë konsenzus, ai e pret deri në prill të këtij viti.
2. Në ndërkohë, qeveria Vuçiq nuk ngurron që edhe në këtë vikend, përmes medieve dhe aparatçikut besnik millosheviqian Daçiq, të lëshoj “balona” testues për konsum të brendshëm dhe të jashtëm.
3. Por, kujt do i takojnë “meritat” kryesore për rikthimin e kësaj teme si top agjendë, në Bruksel, Beograd dhe Prishtinë, në muajit në vijim? Ose kujt duhet t’i adresohet kjo “qershi mbi tortë”?
Unë mendoj që kjo i takon decidivisht;
a. S’pari, papërgjegjësisë sonë shtetërore (se nuk patëm: këllqet lidershipi; as dije, as vullnet e as projekte A, B, C…) për ta menaxhuar saktësisht këtë temë. Sepse, Marrëveshja… u nënshkrua me qëllime të protagonizmit, pa pasë paraprakisht asnjë konsenzus mes qeverisë dhe opozitës, së atëbotshme. U veprua, sikur të kishim të bëjmë me pronë personale, e jo sish shtetërorë;
b. S’dyti, neglizhencës dhe indeferencës së Brukselit, të cilit i munguan për vite të tëra: si vullneti unik politik, ashtu edhe vendimet e prera, për ta përmyllur këtë çështje, në favor të sigurisë dhe stàbilitetit të rajonit; dhe
c. S’treti, këmbëngulësisë dhe fanatizmit të gjitha qeverive të Beogradit, që për dy dekada të tëra arrijtën ta mbajnë në “presing” të paparë, si opinionin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar; për temën e ndarjes (jo shkëmbimit, si po mendojnë disa) së veriut të Kosovës.
Andaj: të nderuar qytetar, qeveritarë, opozitarë, medie, shoqëri civile, intelektualë, ekspertë, etj., bëhuni gati për koncesione të reja morbide në synin e pranverës…
#P.S. nuk kemi të bëjmë, as; me shkëputje, as shkëmbim teritorresh, as ndarje, por thjesht; me copëtim!
Postime të Lidhura
PERSONALITETI DHE KARAKTERI
PERSONALITETI DHE KARAKTERI Nga Arben Dashevci, Mitrovicë 23. 09. 2021 Kur flasim për personalitetin e njeriut, menjëherë na…
PËRPARIM DEMI: SHKENCA DHE AKADEMIA
Bukuresht, 31.01.2017: Shkenca dhe Akademia nga njehere jane dy gjera krejt te ndryshme. Tek ne Akademia nuk eshte…
BARDHYL MAHMUTI: MAQEDONIA PO KRYEN KRIM KUNDËR NJERËZIMIT NË TETOVË! (FOTO + VIDEO)
Zvicër, 15. 12. 2015: Po rikujtoj se me qëllim të krijimit të një instrumenti që do të kishte…
ELIFE PODVORICA JASHARI: E DASHUR MIKE!
Prishtinë, 28 Mars 2020: Mirëmengjesi e të mirat qofshin për ty dhe më të dashurit tu! Uroj që…