Pashtriku.org, 18. 07. 2015 – Faik Konica (i lindur më 15 mars 1875 në Konicë, ndërsa vdiq më 14 dhjetor 1942 në Uashington) është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqipe (poet, prozator, estetist, kritik letrar, përkthyes, publicist) patriot dhe diplomat i shquar. Si i tillë Faik Konica i dinte mirëfilli të gjitha zhvillimet lidhur me fatin shqiptarëve! Në vitin 1899, ai ka shkruar: “Kombësia jonë zuri të humbasë kur u ngjall Greqia. Gjer atëherë, shqiptarët e krishterë rronin vëllazërisht me të tjerët; por pasi fitoi pavarësinë Greqia (1821), nga njëra anë shqiptarët myslimanë u shtrënguan t’i lidhen më fort Turqisë, nga tjetra anë të krishterët shqiptarë iu afruan shtetit të vogël të krishterë (Greqisë), gjer sa u bënë fare, fare grekër. Në këtë mënyrë, Greqia e ngjallur prej shqiptarëve, u bë shkak për vdekjen e tyre.” Fjalët e Faik Konicës duket se i përgjigjen plotësisht realitetit të sotëm!