Faleminderit Z. Kurti dhe Znj.Osmani
Nga Skënder Sadri Kapiti, Durrës 25 shtator 2021
Këtë falenderim timin për Kryeministrin dhe për Presidenten e Kosovës e bëj nisur nga ajo punë, përgjegjshmëri e shërbim të madh që Ju i nderuar Kryeministër dhe Ju e nderuara Presidente po u bëni shqiptarëve, Kosovës dhe Kombit. Do thonë njerëzit se po bëni vetëm detyrën.
Po, është e vërtetë se po bëni detyrën, por në historinë e shteteve moderne detyrën kanë bërë burrështetasit e tyre, por ama historia i ka futur ata në tempullin e lavdisë për punën në shërbim të shtetit e të kombit të tyre. Detyrën që po e kryen Albini e Vjosa po ta krahasosh me punën e paraardhësve të tyre, dhe madje edhe me atë si si kanë punuar edhe shtetarët e pushtetarët në Shqipëri prej 100 vitesh mund të thuhet saktë se Kurti dhe Osmani janë shëmbulli më i mirë i përkushtmit, i përgjegjshmërisë kombëtare e publike në shërbim të interesit të përgjithshëm dhe të atij kombëtar dhe në shërbim të dinjitetit, personalitetit dhe të sovranitetit të Kosovës.
Për herë të parë shqiptarët kanë këta burrështetas interesi i të cilëvë përputhet dhe gjëndet brënda interesit të pëgjithshëm.
Kurti dhe Osmani sot po përballen me pasojat e rënda që atyre u ka lënë trashëgimi politika e vjetër e PDK, LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me politikën e pushtetin qeverisës aktual në Shqipëri, pushtet i cili është më pranë Beogradit se sa Kosovës.
Kurti dhe Osmani po harxhojnë kohë, mund dhe energji për të ndrequar dëmet e mëdha që ka bërë ishpushteti i këtyre 20 viteve të shkuara si në politikë, diplomaci, ekonomi, drejtësi, integrim etj.
Kurti e Osmani po përballen me fusnotën që ishët e politikës e të pushtetit ia vendosën “shënim” Sovranitetit të Kosovës.
Kurti e Osmani po përballen me marrëveshjet e dëmshme dhe antikombëtare të ishshtetarëve, po përballen me pasojat e politikës së inferioritetit që ka treguar ishpushteti i mëparshëm dhe me pasojat e këcënimet për sigurinë, sovranitetin dhe të territorit të Kosovës.
Për herë të parë shqiptarët kanë Kryeministrin si dhe Presidentin e tyre, kanë ata të cilët e kanë interesin, vizionin dhe përkushtimin në përputhje të plotë me historinw, me të vërtetat, me interesat dhe me sakrificat e popullit të vet.
Prandaj dhe u drejtohem Kurtit dhe Osmanit me këtë falenderim, sepse kur pushteti punon me përgjegjësi, me përkushtim, me sinqeritet dhe me drejtësi atëhere kjo gjë i shërben shtetit, shoqërisë, atdheut,individit, pra kjo gjë më shërben edhe mua dhe familjes e vëllezërve të mi si shqiptarë dhe si antar i shoqërisë kosovare.
Me Kurtin dhe me Osmanin po na kthehet shpresa e besimi se Kosova do të bëhet, si dhe do të realizohet edhe dëshira jonë që të mos mbajmë vetëm pasaportën e Kosovës, por po na kthehet besimi për të ardhur e kthyer në Kosovë, në tokën e prindërve tanë dhe në atdheun tonë e të shqiptarëve, pasi kjo ishte edhe porosia e prindërve të mi por edhe dëshira ime dhe e familjes sime për të jetuar në Kosovën e lirinë, pasi edhe për lirinë Kosovës kontribuoi aq shumë edhe e gjithë familja ime.
Mirëpo kundër kësaj dëshire dhe pengesë u bë politika dhe pushteti i keq dhe korrupsioni e hajnija e pushtetit që iku, prej të cilit jo vetëm se nuk u kthyen në Kosovë shqiptarët e diasporës dhe ata që u larguan gjatë luftës, por ndodhi e kundërta, vetëm sa u larguan nga Kosova rinia dhe jo vetëm ajo, a thua se në Kosovë ishte akoma regjimi serb.
Shtet i mirë është ai shtet që qeveriset mirë, është ai shtet i cili i shikon dhe kujdeset për të gjithë antarët e komunitetit ashtu si kujdeset prindi për fëmijët e vet; shtetin e bëjnë të mirë pushteti i mirë, qeveritarët e mirë nëse ata janë shërbëtorë të mirë të shtetit e të popullit të vet.
Kjo po shihet te Albini e Vjosa, prandaj mirënjohje e falenderim atyre ashtu sikurse që i meritojnë falenderimet e mirënjohjet edhe të gjithë ata patriotë e individë vepërmirë.