Në 24 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” – Pashtrik
FALSIFIKIMET E THËNIEVE TË GJENERALIT AMERIKAN, WESLEY CLARK NGA RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ NË PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999)
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku qershor 2020 / qershor 2023
“Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”. Historiani dhe filozofi i Romës antike, Ciceroni (106 – 43 p.e.s)
***
Filozofi, historiani dhe arkeologu i shquar anglez, Robin George Collingwood (1889 – 1943) në librin e tij: “Der Historiker als Detektiv – der Detektiv als Historiker” (Historiani si dedektiv – Dedektivi si historian) shkruan: “Histori është ajo që e bën historiani. Kur historianët e kundërshtojnë njëri tjetrin në mënyrë kritike, atëherë mendoj se është hapur shtegu për hulumtime.” Hulumtimet e të dhënave arkivore shkrimore etj., janë bazë mbi të cilat historiani shkruan histori, ndërkaq opinionet e njerëzve janë të lira, por nuk janë shkencore!
***
Në 20 vjetorin e Luftës në Koshare (prill – qershor 1999) dhe të Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999), për këto ngjarje historike, u zhvilluan debate të shumta televizive dhe diskutime të pashterrshme në rrjetet sociale, të cilat kryesisht ishin opinione të zhurmshme dhe emocionale. Dhe si të tilla parimisht ato nuk shpërfaqnin të vërtetën e mirëfillt historike, sepse opinioni i bazuar në imagjinatë e dëmton faktin historik!
Çka thonë dijetarët për imagjinatën?
Filozofi i shquar i rilindjes franceze, Michel de Montaigne (1533 – 1592) për imnagjinatën ka thënë: “Ai qё nuk ёshtё i sigurt nё imagjinatën e tij, nuk duhet tё lёshohet tepёr nё gёnjeshtra.” Matematicienti dhe filozofi francez, Rene Dekart (René Descartes 1596-1650) thotë: “Imagjinata është shkaku i gabimeve”. Ndërkaq matematicienti, fizicienti dhe filozofi tjetër francez, Blaise Pascal (1623 -1662) ka nënvizuar se: “imagjinata është mbretëresha e gabimeve”.
***
Prandaj, rrjedhimisht në histori, ngjarjet e luftës nuk mund të trajtohen me imagjinatë, sepse imagjinata të futë në pellgun e gabimeve dhe gënjeshtrave, të cilat të çojnë pashmangshëm në manipulimin e fakteve arkivore!
Në këtë kuadër mund të them se, ngjarjet as nuk mund të imagjinohen, të falsifikohen, apo të manipulohen, por ato faktohen nga burime të ndryshme arkivore, dhe shkruhen ashtu si kanë ndodhur në kontekstin e kohës, e jo ashtu si dëshirojmë ne të kishin ndodhur! Historia e rrëfyer pa dokumente rrezikon të shndërrohet në përrallë!
***
Edhe historia e operacionit “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999), si një nga ngjarjet më të rëndësishme të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës (UҪK-së), duhet të faktohet me dokumente, materiale e dëshmi shterruese arkivore!
Për t’i hulumtuar përmasat e Operacionit “Shigjeta”, duhet të kihen parasysh tre faktorë ushtarak!
1. Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës (UҪK-ja),
2. Ushtria Shqiptare në epiqendër me Divizionin e Kukësit, dhe
3. Bashkëpunimi me NATO-n.
***
Deri më tani nuk është shkruar asnjë studim i mirëfillt shkencor për Operacionin “Shigjeta”, ndonëse nëpër portale janë botuar disa shkrime madje dhe janë mbajtur shumë fjalime përkujtimore në përvjetorët e rënies së dëshmorëve, veçanërisht të dëshmorëve që ranë në vijën mësymëse – sulmuese të Gorozhupit (DT3), gjatë këtij operacioni!
Për 20 vjet rresht, më datë 31 maj – në Gorozhup të Hasit, atje ku tashmë (me investim të Komunës së Prizrenit) në emër të “brigadës 128” është ndërtuar një Memorial për Dëshmorët e Kombit, organizohen tubime përkujtimore. Organizator i këtij tubimi është Ruzhdi Saramati! Ai në emër të “brigadës 128”, ndonëse përkujtimin e dëshmorëve dhe të gjithë Operacionit “Shigjeta”, e ka shndërruar në një ritual të përvitshëm, me imagjinatën e tij këtë histori me përmasa të gjera historike të UҪK-së, e ka reduktuar në një histori të “brigadës 128”, me moton “Epopeja e Gorozhupit – Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”!
***
Në këto tubime përkujtimore, Ruzhdi Saramati (i cili prezentohet si “gjeneral brigade”), përveç manipulimit dhe falsifikimit të ngjarjeve me “vijat frontale (nga Drini i Bardhë deri në Qafë Prush) për katër batalionet e brigadës 128”, e cila gjatë Operacionit “Shigjeta” nuk ka ekzistuar, me historikun dhe vendrënien e dëshmorëve në fushëbetejat e zonës së Gorozhupit, Ai ka manipuluar dhe i falsifikuar thëniet e Gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark, të shkruar në librin e tij “Të bësh luftë moderne” (në origjinal: Waging Modern War)!
***
Në vazhdim po i referohem fakteve!
FJALIMI I RUZHDI SARAMATIT, GOROZHUP – 31 MAJ 2016
Në tubimin përkujtimor, të mbajtur më 31 maj 2016 në ambientet e Memorialit të Dëshmorëve në Gorozhup, Ruzhdi Saramati (i prezentuar si “gjeneral brigade”), pasi ka përshëndetur:
– familjarët e dëshmorëve,
– veteranët, invalidët dhe të denuarit politik,
– Prof.Dr.Ramadan Mujën, kryetar i komunës së Prizrenit,
– Njazi Kryeziun, drejtor i urbanizmit në KP,
– Gjeneral Sadik Halitjahën, “komandant” i ZOP-it,
– Ilir Dakon nga Tirana,
– Xhavit Dafkun, kolonel nga Kukësi,
– Sokol Pogën, luftëtar dhe epror, dhe pjesëmarrësit e tjerë…
ka lexuar kumtesën e përgatitur me titull: “Jehona e Operacionit ‘Shigjeta’ në Pashtrik”
***
Me këtë rast nga fjalimi i Ruzhdi Saramatit (i cili pretendon se po i referohet librit “Të bësh luftë moderne – Waging Modern War”), po shkëpusim fragmentin që ka të bëjë me manipulimin dhe falsifikimin e thënieve të gjeneralit amerikan, Wesley Clark, i cili gjatë 78 ditëve të bomardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë…, ishte komandant i kësaj force të madhe veriatlantike! Për më tepër Ruzhdi Saramati, edhe gënjeshtrat e veta që i ka ripërsëritur shumë herë në shkrime e fjalime përkujtimore për dëshmorët, lidhur me “katër batalionet e brigadës 128” ia atribuon gjeneralit Clark!!! Kur e kam kuptuar këtë gënjeshtër të pashembullt të Ruzhdi Saramatit jam trishtuar shpirtërisht!
***
Ruzhdi Saramati në fjalimin e tij të mbajtur më 31 maj 2016, në prani të zyrtarëve të komunës së Prizrenit, ish’eprorëve të UҪK-së dhe familjeve të dëshmorëve, deklaron – lexoni citatin:
“Po e vazhdojmë leximin me disa komunikata të gjeneralit të NATO-s Klark! Askush nuk mund të flasë me mirë dhe me saktë për 78 ditët e luftës së NATO-së ndaj ish Jugosllavisë së mbetur në vitin 1999 se sa gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr të gjitha operacionet në terren. Clark në librin e tij “Modern War” (Lufta moderne) zbardh detajet e përgatitjes së kësaj aleance për të hyrë me forca tokësore ndaj Serbisë së Millosheviqit.
Clark tregon se marrja e pikës strategjike në kodrat e Pashtrikut nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës i hapte rrugë NATO-së për të nisur me lehtë dhe më shpejtë operacionin tokësor ndaj Serbisë.
“Pak ditë me vonë morëm informata se UÇK-ja kishte trajnuar dhe nisur për Kosovë nga Shqipëria katër batalione me rreth 2 mijë luftëtarë. Ushtria Çlirimtare iu vërsul maleve të Pashtrikut (janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë) një terren jashtëzakonisht i egër dhe një maje e kodrës jashtëzakonisht strategjike për ta pasur nën kontroll gjatë luftës.
Kjo duhet shfrytëzuar nga NATO u thashë vartësve të mi – thotë Klark, shprehet Gjenerali Amerikan Klark… Ndërsa zbardh detaje se ky terren do të shfrytëzohej si “pikë strategjike” nga NATO në planifikimin e saj për invadim tokësor të Jugosllavisë.
Strukturat komanduese dhe monitoruese të NATO-së arritën të kuptojnë se luftimet në Pashtrik nuk po shkojnë në favor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase serbët kishin një përparësi absolute në makineri dhe artileri.
“Thirra Ric Shinskenin…
“Me 28 maj stafi me barti linjën e komunikimit me shefin e shtabit të bashkuar të armatës Dennis Reimer dhe isha i shkurtër në interesimin tim. “Wes me tha – pse nuk përdorni në rajonin e Pashtrikut raketa me rreze të gjata veprimi, i thash që për përdorimin e këtyre raketave na duhet personel i specializuar amerikan dhe aktualisht nuk gjendet ndonjë nga ta në bazat e NATO-së prej nga ndërmerren veprimet. Duhet nisur stafi dhe duhet nisur raketat m’u përgjigj Reimer, krahas kësaj duhet nisur përgatitjet për operacionin tokësor të NATO-s, duke shfrytëzuar terrenin e hapur të Pashtrikut” – tregon Clark.
“Krahas nisjes se përgatitjeve për invadim tokësor, diplomacia filloi t’i tregoi efekt. Beteja në Pashtrik vazhdoi deri në përfundimin e luftës, respektivisht deri në nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave me 9 qershor, që parashihte tërheqjen pa kushte të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Ushtri Çlirimtare e Kosovës ja arriti në Pashtrik jo vetëm t’i ruaj pozicionet, por edhe t’i avanconte ato.”
“Në Pashtrik ka operuar Brigada 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati” – citon gjenerali Klark. “E cila operoi me Njësinë Speciale Diverzanto vëzhguese që e komandonte Safet Peci Boletini nga Mitrovica, dhe 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë. Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhrin për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut.”
“Komanda e brigadës me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin” – citon Klarku – hartoi planin strategjiko luftarak. Si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë – Gryka e Lumës – Gorozhupi – Maja e Pashtrikut – Kurora – Shpella e pëllumbave e deri te Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë – Ura e Nashecit – Ura e Fshejtë, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pikat: Kleçkë – Nishor – Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Zonës Operative të Dukagjinit. Formacioni i brigadës 128 “Pashtriku” ishte si më poshtë:
Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i Ushtrisë Shqiptare të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup.
Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati.
Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut, shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti trim Xhelal Limani nga Gadimja e Epërme.
Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ërt i komanduar nga Abdurrahman Nazifi, me nofkën Bugari. Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës edhe Batalioni “Atlantiku” me komandant Uran Rexhepin.
Ndonëse zyrtarisht asnjëherë kjo nuk është pranuar, të gjitha indikacionet flasin se plani “Shigjeta” për ta marrë rajonin e Pashtrikut nga ana e UÇK-së, ndonëse i miratuar nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte i hartuar nga ana e ekspertëve ushtarak të shtetit shqiptarë të cilët madje kishin stërvitur ushtarët për t’iu përgjigjur planit dhe teknikave që dilnin prej atij plani.” Me kaq Klark e mbyll komentin e tij.”!!! – Përfundon citati i Ruzhdi Saramatit.
Në vijim deklarimin e tij të cituar më lartë mund ta shikoni e dëgjoni edhe në video – youtube:
Manipulimi i Ruzhdi Saramatit me thëniet e Gjeneralit amerikan, Vesli Klark!
_____________
MANIPULIMET E “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999)
“Gjenerali” Ruzhdi Saramati gënjeshtrat e lansuar më 31 ma 2016 në Gorozhup, lidhur me “Brigadën 128 me katër batalionet e shpikur të kësaj brigade të paqenë” gjatë operacionit “Shigjeta”, i citon si thënie të gjeneralit amerikan, Wesley Clark!!!
Këto mënipulime dhe falsifikime i kam mësuar mirëfilli kur e kam lexuar librin e gjeneralit Wesley Clark: “Të bësh luftë moderne, Zëri – Prishtinë 2003, 511 faqe”.
Gjenerali W.Clark, pjesën e katërt të librit “FAZA PËRFUNDIMTARE E LUFTËS”, ia kushton kryesisht luftës së Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, në Pashtrik (gjatë Operacionit “Shigjeta”, maj – qershor 1999).
Në vazhdim i sjellë konkretisht manipulimet dhe falsifikimet e Ruzhdi Saramatit me thëniet e gjeneralit Clark që i ka artikuluar në fjalimin e tij të sipërpëmendur, dhe thëniet (deklarimet) e sakta të gjeneralit Clark, të cila i kam shkëputur nga libri i tij “Të bësh luftë moderne”!
GËNJESHTRAT E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA E GJENERALIT CLARK, NË LIBRIN “TË BËSH LUFTË MODERNE”!
Ruzhdi Saramati në fjalimin e mbajtur më 31 maj 2016 (shikoni videon: Manipulimi i Ruzhdi Saramatit me thëniet e Gjeneralit Vesli Klark!
duke iu referuar librit të gjeneralit amerikan W.Clark “Të bësh luftë moderne” (ai e thotë “Lufta moderne”) nënvizon:
“Po e vazhdojmë leximin me disa komunikata të gjeneralit të NATO-s Klark! Askush nuk mund të flasë me mirë dhe me saktë për 78 ditët e luftës së NATO-së ndaj ish Jugosllavisë së mbetur në vitin 1999 se sa gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr të gjitha operacionet në terren. Clark në librin e tij “Modern War” (Lufta moderne) zbardh detajet e përgatitjes së kësaj aleance për të hyrë me forca tokësore ndaj Serbisë së Millosheviqit. Clark tregon se marrja e pikës strategjike në kodrat e Pashtrikut nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës i hapte rrugë NATO-së për të nisur me lehtë dhe më shpejtë operacionin tokësor ndaj Serbisë.”
***
Në vazhdim, Ruzhdi Saramati nis e lexon gjoja “citime” nga libri i gjeneralit Wesley Clark!
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark në libër paska “thënë” (Citoi):
“Pak ditë me vonë morëm informata se UÇK-ja kishte trajnuar dhe nisur për Kosovë nga Shqipëria katër batalione me rreth 2 mijë luftëtarë. Ushtria Çlirimtare iu vërsul maleve të Pashtrikut (janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë) një terren jashtëzakonisht i egër dhe një maje e kodrës jashtëzakonisht strategjike për ta pasur nën kontroll gjatë luftës”.
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Në mëngjesin e 26 majit (1999), ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UҪK-së për të sulmuar brenda në Kosovë. Dukej se katër apo pesë batalione, me ndoshta 1.800 deri në 2000 ushtarë, do të sulmonin nga maja e Pashtrikut, e cila formonte pikën më të lartë në verilindje të Kukësit, dhe do të ishte terreni kyç për ne, nëse invadojmë në Kosovë sipas opsionit B (-).”
(Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 372)
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark në vazhdim paska “thënë” (citoi):
“Kjo duhet shfrytëzuar nga NATO u thashë vartësve të mi” thotë Klark, shprehet Gjenerali Amerikan Klark, ndërsa zbardh detaje se ky terren do të shfrytëzohej si “pikë strategjike” nga NATO në planifikimin e saj për invadim tokësor të Jugosllavisë. Strukturat komanduese dhe monitoruese të NATO-së arritën të kuptojnë se luftimet në Pashtrik nuk po shkojnë në favor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase serbët kishin një përparësi absolute në makineri dhe artileri.”
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Isha i shqetësuar që nga momenti i parë kur mora vesh për planin, edhe pse reagimi im nuk do të ndryshonte gjë. Atë që kisha parasysh ishin trupat e gjelbra, të pajisura me armë të lehta, duke bërë përpjekje për të ndërmarrë një sulm tokësor kundër forcave serbe, të degraduara më së paku. Në raport me UҪK-në, serbët do të kishin një përparësi numerike, sa i përket forcave tokësore. Por, unë gjithashtu e kuptova edhe rëndësinë e plotë të ofensivës së UҪK-së për ne.” (Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 372)
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
“Thirra Ric Shinskenin.” – thotë në fjalim Ruzhdi Saramati, ndalet këtu, dhe pastaj nis e thotë manipulimin e radhës (citoi):
“Me 28 maj stafi me barti linjën e komunikimit me shefin e shtabit të bashkuar të armatës Dennis Reimer dhe isha i shkurtër në interesimin tim. “Wes me tha – pse nuk përdorni në rajonin e Pashtrikut raketa me rreze të gjata veprimi, i thash që për përdorimin e këtyre raketave na duhet personel i specializuar amerikan dhe aktualisht nuk gjendet ndonjë nga ta në bazat e NATO-së prej nga ndërmerren veprimet. Duhet nisur stafi dhe duhet nisur raketat m’u përgjigj Reimer, krahas kësaj duhet nisur përgatitjet për operacionin tokësor të NATO-s, duke shfrytëzuar terrenin e hapur të Pashtrikut” – tregon Clark.
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Ishte mbrëmje, kur më thirri shefi i Shtabit të Bashkuar të Armatës, Dennis Reimer. Më tha se ishte i befasuar me faktin se ne ende nuk kishim marrë autorizimin për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi, për të goditur forcat serbe përreth Pashtrikut. Nënvizova se nëse ai dëshiron të ndihmojë, atëherë neve, në këtë pikë, na nevojitet lidershipi amerikan, për të ecur përpara, sa i përket vënies në dispozicion të pajisjeve të reja dhe për të punuar në opsionin pasues tokësor.” (Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 381)
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark në vazhdim në libër paska “thënë” (ciotoi):
“Krahas nisjes se përgatitjeve për invadim tokësor, diplomacia filloi të tregoi efekt. Beteja në Pashtrik vazhdoi deri në përfundimin e luftës, respektivisht deri në nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave me 9 qershor, që parashihte tërheqjen pa kushte të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ja arriti në Pashtrik jo vetëm t’i ruaj pozicionet, por edhe t’i avanconte ato.”
THËNIA E VËRTETË E GJENERALIT CLARK!
Gjenerali amerikan W.Clark në libër saktësisht ka thënë (citoi):
“Beteja në Pashtrik po vazhdonte, me UҪK-në, e cila mbante pozicionet në afërsi të majës së malit, dhe me serbët, të cilët shtynin dhe përgatisnin kundërsulmet, por duke bërë përpjekje që t’i shmangeshin përpjekjeve të vazhdueshme ajrore të NATO-s në atë rajon. Më tej, në veri, sipas disa raporteve, pjesë të UҪK-së kishin shtyrë kanalet e tyre për furnizim më thellë në Kosovë. Pilotët raportonin për rezultate substanciale të sulmeve të tyre nga ajri. Por, ne, gjithashtu kishim indikacione se forcat serbe po përgatiteshin për të ndërmarrë një sulm të ashpër dhe të koordinuar kundër depërtimit të UҪK-së në veri.” (Nga libri i Wesley K.Clark: “Të bësh luftë moderne”, Zëri – Prishtinë 2003, faqe 390)
***
Në fund kemi arritur te manipulimet, falsifikimet dhe gënjeshtrat më të tmerrshme që ka bërë Ruzhdi Saramati, në emër të gjeneralit amerikan, Wesley Clark!!! Ruzhdi Saramati manipulimet dhe gënjeshtrat e ripërsëritura vite me radhë, se gjoja “hartimin e planit strategjiko luftarak të operacionit Shigjeta” dhe “”vijat frontale (nga Drini i Bardhë deri në Qafë Prush) për katër batalionet e brigadës 128″…, i paska bërë “Komanda e brigadës me në krye komandantin Ruzhdi Saramatin”, në fjalimin e tij të 31 majit 1999 i citon me mburrje si thënie të shkëputura gjoja nga libri i gjeneralit amerikan, Wesley Clark “Të bësh luftë moderne”!!! Tmerr e trishtim!
MANIPULIMI I RUZHDI SARAMATIT!
Sipas Ruzhdi Saramatit, gjenerali Wesley Clark lidhur me “Brigadën 128” në libër paska “thënë” (citoi):
“Në Pashtrik ka operuar Brigada 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati” – citon gjenerali Klark. “E cila operoi me Njësinë Speciale Diverzanto vëzhguese që e komandonte Safet Peci Boletini nga Mitrovica, dhe 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë. Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhrin për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut.”
“Komanda e brigadës me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin” – citon Klarku – “hartoi planin strategjiko luftarak. Si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë – Gryka e Lumës – Gorozhupi – Maja e Pashtrikut – Kurora – Shpella e pëllumbave e deri te Qafa e Prushitë”.
Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë – Ura e Nashecit – Ura e Fshejtë, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në pikat: Kleçkë-Nishor-Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Zonës Operative të Dukagjinit.”
Formacioni i brigadës 128 “Pashtriku” ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i Ushtrisë Shqiptare të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup.
Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe Bataljoni i -I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati.
Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut, shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti trim Xhelal Limani nga Gadimja e Epërme. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ërt i komanduar nga Abdurrahman Nazifi, me nofkën Bugari. Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës edhe Batalioni “Atlantiku” me komandant Uran Rexhepin.
Ndonëse zyrtarisht asnjëherë kjo nuk është pranuar, të gjitha indikacionet flasin se plani “Shigjeta” për ta marrë rajonin e Pashtrikut nga ana e UÇK-së, ndonëse i miratuar nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte i hartuar nga ana e ekspertëve ushtarak të shtetit shqiptarë të cilët madje kishin stërvitur ushtarët për t’iu përgjigjur planit dhe teknikave që dilnin prej atij plani.” Me kaq Klark e mbyll komentin e tij.” – përfundon Ruzhdi Saramati në fjalimin e tij të mbajtur më 31 maj 2016, në prani të zyrtarëve të komunës së Prizrenit, ish’eprorëve të UҪK-së dhe familjeve të dëshmorëve!
***
Faksimile nga libri i Gjeneral Wesley Clarkut: “Të bësh luftë moderne”, faqet – 371, 381 dhe 390:
******
Këtu mund të shikoni fjalimin e plotë të Komandantit të Brigadës 128, Ruzhdi Saramati më 31.05.2016 në Gorozhup HAS
MANIPULIMET E “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’-PASHTRIK, (MAJ-QERSHOR 1999)
Ngjarjet historike të luftës nuk mund të ndryshohen, të tjetërsohen, apo të manipulohen! Ato hulumtohen e faktohen nga burime të ndryshme arkivore dhe trajtohen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne sot, atëkohë të kishin ndodhur!
Ruzhdi Saramati, siç e theksova edhe në vazhimet e kaluar, në fjalimin e mbajtur më 31 maj 2016 në Gorozhup, në prani të zyrtarëve të komunës së Prizrenit, ish’eprorëve të UҪK-së dhe familjeve të dëshmorëve, luftën e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, jo vetëm që e ka ndryshuar, tjetërsuar e manipuluar, por ai këtë histori të lavdishme të UҪK-së,e ka reduktuar në një histori të paqenë të “brigadës 128 me katër batalione”, të cilat batalione gjatë këtij operacioni luftarak nuk kanë ekzistuar!
Gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, sipas dokumenteve arkivore të shtabit të këtij operacioni, dhe dëshmive të tjera, Ruzhdi Saramati ka qenë komandant i Forcës për Veprime të Veçanta “Task Force”-TF-3 me një numër prej 25-46 ushtarëve, ndonëse në Komandën operative në Cahan ka dorëzuar listën prej 330 ushtarëve. TF-3 ishte dislokuar në fshatin Pogaj (në prapavijë), rreth 2 km larg vijës mësymëse luftarake në Gorozhup, përballë Karaullës serbe (te lagjja Martinaj), ku luftonte TF-2 me tri kompanitë këmbësorike, nga një qershori edhe me një kompani të katërt që vjenë në përforcim me urdhër të komandës operative në Cahan.
Për këtë histori do të shpalos fakte arkivore në vazhdimet e radhës.
***
Lidhur më fjalimin e tij, siç e kam faktuar e argumentuar edhe me faksimilet e librit të gjeneralit amerikan, Wesly Clark, “Të bësh luftë moderne”, në asnjë shkronjë, rresht apo faqe të këtij libri gjenerali Clark, nuk thotë se në Pashtrik ka operuar “brigadë 128 me katër batalione të komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati” as që “komandant Ruzhdi Saramati, ka hartuar plan strategjiko luftarak” dhe aq më pak se ky “komanadant” ka caktuar “vijë frontale nga Drini i Bardhë e deri te Qafa e Prushit”, për ato “katër batalionet e tij”!
Në këtë kontekst Ruzhdi Saramati ka gënjyer dhe këto gënjeshtra i ka përbrendësuar në fjalim si citime nga libri i gjeneralit Clark!!!
CITIME NGA LIBRI I GJENERALIT AMERIKAN, WESLEY CLARK, “TË BËSH LUFTË MODERNE”!
Siç e kam thënë edhe një herë tjetër, pjesën e katërt të librit “Të bësh luftë moderne”, me titull: “Faza përfundimtare e luftës”, Wesli Klark ia kushton kryesisht luftës së UҪK-së në Pashtrik (maj – qershor 1999).
Me këtë rast i sjellë këtu edhe disa citime nga faqet: 371/372/373, 376, 379, 380, 381, 382, 383, 384, 387 / 388, 390 / 391 të librit, ku bëhet fjalë për luftën e UҪK-së në Pashtrik, por në asnjë vend nuk vihet në pah “komandant Ruzhdi Saramati me ato katër batalionet e famshme të brigadës 128”!
Në vijim ju ftojë t’i lexoni pjesët e zbardhura nga libri i gjeneralit Clark, “Të bësh luftë moderne”:
Më 17, 25 prill dhe më 15 maj 1999 – Wesley Clark e ka vizituar Shqipërinë!
***
Në faqen 371 – 373 të Librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Edhe në momentin kur përpjekjet diplomatike po ecnin përpara, komandantët e mi dhe unë për javë të tëra vëzhguam UҪK-në se si po e këndellte ngadal forcën e saj. Gjatë tërë muajit maj (1999), ne kishim informata rreth përpjekjeve për rekrutim të njerëzve në UҪK dhe kishim mësuar rreth kampeve për trajnim të kësaj organizate në Shqipëri. Ne gjithashtu, pranuam informata që kishin të bënin me luftën e vazhdueshme të UÇK-së në veri të Kosovës, përreth qytetit të Podujevës, i cili dominonte vijën kyçe të serbëve për komunikim në drejtim të veriut, drejt Beogradit. Dhe, ne, kishim vëzhguar se si kishte hapur UҪK-ja një korridor të vogël, i cili nga verilindja e Shqipërisë çonte për në Kosovë, nëpërmjet fshatit Koshare. Lufta e vazhdueshme aty, shpesh i detyronte forcat serbe të dilnin në terren të hapur, ku kishim mundësi t’i sulmonim ato.”
“Në mëngjesin e 26 majit (1999), ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UҪK-së për të sulmuar brenda në Kosovë. Dukej se katër apo pesë batalione, me ndoshta 1.800 deri në 2000 ushtarë, do të sulmonin nga maja e Pashtrikut, e cila formonte pikën më të lartë në verilindje të Kukësit, dhe do të ishte terreni kyç për ne, nëse invadojmë në Kosovë sipas opsionit B (-).”
Isha i shqetësuar që nga momenti i parë kur mora vesh për planin, edhe pse reagimi im nuk do të ndryshonte gjë. Atë që kisha parasysh ishin trupat e gjelbra, të pajisura me armë të lehta, duke bërë përpjekje për të ndërmarrë një sulm tokësor kundër forcave serbe, të degraduara më së paku. Në raport me UÇK-në, serbët do të kishin një përparësi në mortaja dhe artileri, e ndoshta edhe përparësi numerike, sa i përket forcave tokësore. Por, unë gjithashtu e kuptova edhe rëndësinë e plotë të ofensivës së UÇK-së për ne.
Nëse ajo tregohet e suksesshme, atëherë do të tërhiqte disa batalione serbe nga fshatrat, të cilat do të kyçeshin në luftime, e ne do të mund t’i slumonim ato nga ajri. Në radar filluam të shënojmë plotë goditje kundër mortajave serbe. Tash, vetëm duhej të angazhonim aeroplanët kundër tyre. Apo, siç thotë Jay Hendrixi, artilerinë dhe raketat e tij.
E thirra Ric Shinsekin, zëvendësshef i armatës, i cili së shpejti do të merrte përsipër funksionin e Shefit, duke kërkuar ndihmën e tij në tejkalimin e brengës për humbjen e “Apacheve”, për të na ndihmuar në këtë moment. I shpjegova se nuk ka nevojë të hapim zjarrin shtypës, ngase nuk ka nevojë që fare të kalojmë në anën tjetër të kufirit. Dukej se ai nuk kishte njohuri për porosinë, të cilën ia kisha dërguar Hugh Sheltonit, me të cilën kërkoja këtë angazhim të “Apacheve”.
“Të premten, më 28 maj, ofenziva e UҪK-së në Pashtrik po zhvillohej me ashpërsi, edhe përkundër faktit se, në bazë të informatave që pranoja unë, kjo ishte një betejë ndërmjet këmbësorisë së lehtë dhe forcave të mëdha. Serbët u përforcuan me shumë mortaja dhe artileri, ndërsa kosovarët nuk ishin në gjendje të siguronin objektivat e tyre. Ata ballafaqoheshin me zjarr të ashpër të serbëve.
Unë e nxitja shkëmbimin e afërt të informatave ndërmjet “Task Force Hawk” dhe Qendrës për Operacione të Kombinuara Ajrore në Viçencë. “Task Froce Hawk” ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ushtrinë e Shqipërisë, e cila monitoronte UҪK-në, dhe shumë shënjestra i ishin përcjellë Qendrës për Operacione të Kombinuara Ajrore. Krahas kësaj “Task Force Hawk”, edhe vetë mundohej të zbulonte shënjestra, duke shfrytëzuar radarin për zbulimin e mortajave dhe të artilerisë. (…)
“I thash Jay Hendrixit të më sigurojë se do t’i ofronim informata ushtrisë shqiptare rreth asaj se si po operonim tash. Jim Ellisi, i cili kishte kontrollin operacional, si mbi Qendrën për Operacione të Kombinuara Ajrore, ashtu edhe mbi “Task Force Hawk”, ngriti zërin gjithashtu; ai kishte disa pyetje politike rreth disa prej këtyre çështjeve, siç ishte ajo se sa afër mund të godasim pranë lokacioneve të mundshme të UҪK-së, dhe ai dëshironte të ndihmonte në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Hendrixit dhe Shortit dhe dy shtabeve të tyre qendrore. Ellisi kishte të drejtë. Pikërisht, këtë edhe duhej ta bënte. I thash që të marrë kryesimin, sa i përket këtyre çështjeve, dhe t’i ofrojë gjërat.”
***
***
Në faqen 376 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Të shtunën (më 29 maj), ofensiva e UҪK-së kishte ngecur dhe serbët po luanin një lojë të kujdesshme për t’iu shmangur ekspozimit të tyre kundrejt fuqisë sonë ajrore. “Apachet” do të ishin mjeti më efikas për të vënë në shënjestër makinerinë e rëndë të serbëve prapa drunjve, gjatë natës, kur, siç pranoi edhe Mike Shorti, sulmet tona ajrore ishin më pak efektive”.
***
Në faqen 378 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Isha i brengosur. Kisha vështirësi, sa i përket lëvizjes përpara të vendimit për „Apachet“, dhe kjo ishte një çështje shumë pak e rëndësishme se sa vendimi për forcat tokësore. Të dielen (më 30 maj), në mëngjes, Uashingtoni po mbronte bastin e vendosur në opsionin tokësor. Dikush kishte kuptuar se, nëse nuk autorizohet stacionimi i inxhinierëve, atëherë, ne, nga moskujdesi do të kishim marrë një vendim me të cilin do të heqnim dorë nga opsioni tokësor. Nëse do të aprovohet stacionimi i inxhinierëve, ne do të mbanim të gjallë opsionin pa qenë të detyruar të marrim ndonjë vendim. Morëm pëlqimin t’i lëvizim për në Shqipëri inxhinierët tanë në Evropë dhe pranuam draftin koordinues të urdhrit për stacionimin e batalionit horizontal për konstruksion nga SHBA-të në Evropë. Opsioni tokësor ende ishte gjallë.“
Në faqen 379 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Deri të dielen, më 30 maj, “Task Force Hawk” e Jay Hendrixit edhe më tej po zbulonte me sukses lokacionet e serbëve në Pashtrik, me radarët TPQ 37 për përvetësimin e shënjestrave. Hendrixi ia përcillte informatat Qendrës për Operacione të Kombinuara Ajrore. Por, siç shpjegoi Jim Ellisi, kontrollorët e Forcave Ajrore në Vijën e parë ishin vazhdimisht të zënë. Ata edhe nuk çanin kokën gjithaq, për të ndjekur këto shënjestra të reja, sapo të arrinin aty informatat për to. Ky ishte edhe një konfirmim tjetër për argumentin e përdorimit të “Apacheve” dhe të raketave me rreze të gjatë veprimi.
Isha i preokupuar me atë se forcave serbe nuk duhej t’u lejohej ta shtynin UҪK-në prapa, përtej Pashtrikut. Nuk dëshiroja, që ata, nga lartë ta shikojnë kampin e refugjatëve në Kukës, të japin urdhër që nga artileria të sulmohet rezervuari, apo ta vëzhgojnë aeroportin. Ruajtja e pozicioneve në majë të malit ishte tejet e rëndësishme. Kërkova nga Ellsi që prioritet i tij të jetë ndalja e kundërofensivës serbe në këtë rajon, duke i thënë “Nëse e humbim këtë pikë të lartë, atëherë tërë këtë terren do të jemi të detyruar ta ripushtojmë sërish. Kjo do të thotë se do të paguajmë me gjak, me jeta të ushtarëve tanë, për çdo metër që ata do ta humbin në majë të Pashtrikut”.
***
Në faqet 380 – 381 të librit, “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
“Të hënën (më 31 maj) në mëngjes, ne filluam të marrim raporte se UҪK-ja mezi po qëndronte në majën e malit të Pashtrikut. Gjatë video-telekonferencës, unë nuk do të mund të kisha qenë më i qartë me Mike Shortin dhe Jay Hendrixin. “Deri në orën 13:00” thashë unë, “ju do të më thuani se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UҪK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UҪK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti ynë numër një.
Hendrixi, me anë të radarëve, me sukses zbulonte artilerinë serbe, e cila hapte zjarr në drejtim të Pashtrikut, dhe ai kërkonte që ajo të sulmohej menjëherë. Ai ia përcolli këtë Shortit, por pilotët, në Qendrën për Operacione të Kombinuara Ajrore, kërkonin armët e duhura për të ndjekur artilerinë. Për fat të keq, Njësiti i Bombave Kasetore ishte tërhequr nga aty, pas serisë së dytë të viktimave në radhët e civilëve. Por, në betejën nga afërsia, të cilën po e bënim në Pashtrik, neve na nevojiteshin bombat kasetore për të ndjekur artilerinë serbe dhe pozicionet e mbrojtjes së tyre kundërajrore. Unë kisha dërguar, disa ditë më herët kërkesën për të shfrytëzuar Njësitin e Bombave Kasetore, por ne nuk kishim marrë kurrfarë përgjigje. Kërkova nga John Jumperi që ta hapë këtë çështje në qarqet e Forcave Ajrore. “Thirr menjëherë!”, i thashë atij në orën 11:30. “Zgjoji disa njerëz dhe merre për ne lejen për të shfrytëzuar Njësitin e Bombave Kasetore. Dhe, ndihmoji Mike Shortit që, në Pashtrik, të fusë në lojë B-52-shat dhe B-1-shat.
Rreth orës 13:00, arrita të kontaktoj me Joe Ralstonin, pak para fillimit të takimit të tij të mëngjesit në Pentagon. Ia tërhoqa vërejtjen rreth ndjeshmërisë, sa i përket dëmeve kolaterale – Solana dhe Venturoni më kishin thirrë për t’mi përkujtuar brengat e tyre – dhe ripërsërita kërkesën time për të shfrytëzuar ATACMS-të dhe artilerinë në Pashtrik. Sërish kërkova ndihmën e tij për të marrë pëlqimin për shfrytëzimin e Njësitit të Bombave Kasetore.
Ralstoni më tha se do ta shtrojë këtë çështje dhe më njoftoi se kërkesa për shfrytëzimin e Njësitit për Bomba Kasetore i ishte përcjellë për miratim Shtëpisë së Bardhë.
Disa minuta më vonë, arriti raporti rreth ngjarjeve më të reja gjatë orës së fundit: 18 aeroplanëve u ranë në sy tri tanke dhe një automjet ushtarak – një batalion i dyshimtë i tankeve, i fshehur prapa drunjve. Ne kishim aeroplan mbi Pashtrik, të cilët kërkonin shënjestra, por ata nuk kishin arritur ta zbulonin zjarrin artilerik.
E thirra Jay Hendrixin. “Zotëri, kemi një situatë konfuze në Pashtrik”, tha ai.”UҪK po mban disa pozicione në lindje, ndërsa unë ia kam përcjellë Forcës Ajrore dhjetë pozita të mirë”. Lufta në tokë është gjithmonë konfuze e, në veçanti, kur gjendet në vlugun e saj.
“Jay, të lutem baj kontakt me Forcën Ajrore dhe mos i le të qetë rreth kësaj çështjeje!”, u përgjigja unë. “Dëshirojë që këto shënjestra të goditen!” Hendrixi ishte vazhdimisht në lëvizje në rolin e tij si komandant i komponenteve tokësore në Shqipëri. E dija se ai do të bëjë trysni dhe do të tregojë vazhdimisht interesimin e tij personal për sulmet e Forcave Ajrore.
Më pas, prapë më thirri Joe Ralstoni, për të më thënë se Shtëpia e Bardhë ishte e brengosur për shkak të informatave se këshilltarët e huaj, ishin pranë serbëve që po luftonin në Pashtrik, prandaj miratimi për përdorimin e raketave dhe të artilerisë “nuk do të ndodhë aq shpejt”.
Raporte të tilla kishim marrë edhe në të kaluarën. Ndoshta, ishin mercenarë. Shqiptarët pretendonin se, së paku, një kapiten rus është zënë rob duke luftuar në anën e serbëve. Por, ne, duhej të vazhdonim misionin tonë. Dyshoja se qeveritë e huaja do të befasoheshin nga viktimat, nëse ato vetë dërgonin këshilltarë për t’u ndihmuar serbëve.
Dëri në orën 17:00, Mike Shorti kishte afruar aeroplanët B-52 mbi shpatet e malit Pashtrik. “Zotëri, çdo gjë po shkon mirë!”, tha ai. Natyrisht, nuk kishte asnjë mundësi që, në atë moment, të vlerësohej dëmi të cilin ia kishim shkaktuar serbëve, por raportet indikonin se UҪK-ja edhe më tej po qëndronte pezull në majë të malit.
Ishte mbrëmje, kur me thirri shefi i Shtabit të Bashkuar të Armatës, Dennis Reimer. Më tha se ishte i befasuar me faktin se ne ende nuk kishim marrë autorizimin për të përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi, për të goditur forcat serbe përreth Pashtrikut. Nënvizova se nëse ai dëshiron të ndihmojë, atëherë neve, në këtë pikë, na nevojitet lidershipi amerikan, për të ecur përpara, sa i përket vënies në dispozicion të pajisjeve të reja dhe për të punuar në opsionin pasues tokësor.
Atë mbrëmje, gjithashtu mora një përgjigje nga Hugh Sheltoni, rreth dy kërkesave të mia për të angazhuar “Apachet”. Elementet kryesore vërtisnin përreth rrezikun e shtuar kundrejt të arriturave potenciale, tha Shelton. A mund t’i ofroj të dhëna që do të mund të justifikonin të arriturat kundër shënjestrave, të cilat nuk janë qëlluar me mjete të tjera? I thashë se do të punoj në këtë drejtim menjëherë.
***
***
Në faqet 382 – 383 – 384 të librit “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark, shkruan:
“Beteja për mbrojtjen e pozicioneve të UÇK-së në majë të Pashtrikut vazhdoi edhe gjatë dy ditëve të ardhshme” (më 1 dhe 2 qershor 1999). Pilotët tanë ndërmerrnin sulme të vazhdueshme kundër forcave serbe dhe në rajone në tërë Kosovën Perëndimore. Pjesa më e madhe e sulmeve i drejtoheshin “veshjeve me gurë”, siç i cilësonin pilotët, apo bërthamave të mortajave. Unë vazhdoja të shpresoja se ata kishin arritur ta frenonin artilerinë, e jo vetëm grackat, por ata, gjithashtu raportonin për goditjen e tankeve, të automjeteve të blinduara dhe të artilerisë. Ata, herë pas here, raportonin për shpërthime dytësore. Dhe, gjithashtu, dërgonim B-52 për të sulmuar pozicionet kufitare dhe rajonet e përqndrimit të forcave.
“Task Force Hawt” vazhdoi të përcjellë me shumë shënjestra, se që ishin pilotët në gjendje të sulmonin, përfshirë këtu edhe dis ashënjestra që njoftohej se mund të shiheshin nga “Apachet” përtej kufirit. Siç i thash më vonë Sheltonit, nga 51 shënjestra të reja, përfshirë këtu edhe nëntë bateri antiradar, të zbuluara nga “Task Force Hawk”, vetëm 20 prej tyre ishin goditur nga Forca Ajrore. Sërish kërkova ndihmën e tij në aprovimin e përdorimit të “Apacheve”.
Në vlug të betejës për Pashtrikun, të hënën (31 maj) gjithashtu, mora afatet e korigjuara kohore të ekipit planifikues për stacionim. Ishte kjo e tëra që shpresoja se do të ndodhë. Për pak më shumë se 48 orë, ata kishin përpiluar një plan që mund të funksiononte dhe të cilin mund ta bënim funksional. Plani demonstronte realizueshmërinë e stacionimit dhe të pozicionimit të forcave adekuate për luftë në drejtim të Kukësit, për të filluar operacionet tona më 1 shtator. Plani dukej mjaft imagjinativ, sa i përket transportit të ujit dhe përmirësimeve në aeroportin në verilindje të Shqipërisë, në afërsi të Kukësit. Plani, në mënyrë finoke, shfrytëzonte “Task Force Hawk”, si forcë parësore për të lëvizur përpara dhe për të siguruar vijat e udhëtimit, me marinsat, të cilët do të pasonin sa më shpejt që do të ishte e mundur. Natyrisht, kishte edhe ngurrime, Ky paln merrte përsipër reziqe. Por, unë, besoja se me një lidership të fuqishëm, plani mund të funksiononte.
Ishte një analizë e bërë me kohë. Caktova termin me Javier Solanën, atë mbrëmje, për t’ia prezentuar atij rezultatet. Sipas logjikës sime, unë nuk mund të argumentoja për një opsion të përgjithshëm tokësor; duhej të posedoja një plan specifik, një plan për të cilin dija se mund të funksiononte. Tash isha i bindur se e kisha një plan të tillë. (…)
Sekretari Solana më dëgjonte me kujdes, përderisa unë përmendja specifikat dhe shpjegoja se çfarë duhet bërë për ta shndërruar planin në një plan funksional. Thashë se kemi një opsion të realizueshëm ushtarak për të siguruar Kosovën me forca tokësore, dhe se do të na nevojiteshin prej 175.000 deri në 200 000 ushtarë për të arritur sukses. Nuk është e nevojshme të merret vendimi për invadim menjëherë, thashë unë, por shtetet duhet të dinë të vendosin tash për të inicuar përgatitjet, përfshirë këtu planifikimin e detajuar dhe stacionimin.
Tërhoqa vërejtjen se do të ketë edhe vendime të tjera të vështira: kapacitetet e UÇK-së duhet të shfrytëzohen në tërësi (ne, me vetëdije, i ishim shmangur kontakteve me ta në Shqipëri); kufizimi politik i shënjestrave duhet të zbutet; hyrja për në Serbi, nga Mali i Zi dhe lartë Danubit, duhet të bllokohet; dhe ndoshta, ekziston nevoja për stacionimin e forcave të tjera në periferi të Jugosllavisë.
(…)
Në faqet 387 – 388 të librit, “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
Kam pas shumë diskutime të drejtpërdrejta me Javier Solanën. Brenda NATO-s, isha i autorizuar të flisja drejtpërdrejt me krerët e shteteve, apo me zyrtarët politikë të çdo niveli, dhe unë nuk isha i ndruajtur për ta bërë këtë. Por, me urdhërdhënësit e mi kombëtarë, komunikimi nuk ishte aq i afërt sa ka mundur të jetë.
Sheltoni, pastaj, hodhi idenë për armatosjen e UÇK-së, në mënyrë që ushtarët e kësaj organizate të luftojnë vetë. “Mund t’i trajnojmë dhe t’i pajisim, si dhe t’u ofrojmë përkrahje nga ajri. Çfarë mendon?”
Isha i kënaqur se Uashtingtoni po mendonte për mundësinë që të bëjë diç së bashku me kosovarët. Nëse ne do të dërgonim ushtarët tanë brenda, edhe ata, gjithashtu duhet të jenë aty. Por, kjo masë gjysmake, nuk do të ndihmonte shumë. “Mirë, pajtohem se ata, me sulmet e tyre konvencionale kundër serbëve, nuk do të arrijnë askund”, thashë unë. “Gjithmonë kam pasur ndjenjë se, nëse duhet të operojnë, atëherë këtë duhet ta bëjnë si guerilë, por kjo nuk është zgjidhje afatgjate. Ky është vetëm një mjet për të zgjatur dhe për të zgjeruar krizën”.
Më vonë, gjatë natës, më thirri Walt Slocombei, me përgjigjen ndaj bringës sime rreth raportimit para presidentit. Ai më siguroi që fjalët, të cilat vijnë nga Uashingtoni, ishin se Presidenti nuk do të marrë asnjë vendim rreth opsionit tokësor, pa biseduar me mua. U stepa; kisha shpresuar se do ta thoja fjalën trime, para se të bëhej vonë. Kisha dëgjuar se armata po udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër opsionit B(-) dhe friksohesha se do të përgatitej vendimi kundër opsionit tokësor, para se të isha në gjendje të argumentoja kundër brengave të armatës dhe të shefave të shërbimeve.
Rastësisht, të mërkurën më 2 qershor (1999), senatori John Warner, kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të të Armatosura, kishte arritur për një qëndrim të shkurtër dhe për visitë trupave. (…)
Atë ditë, përfundimisht, m’u ofrua mundësia ta vizitoj Shqipërinë, për të parë sërish rrugët dhe terenin e frikshëm, nëpër të cilin kisha rekomanduar të lëviznim. Dhe, në vazhdimësi më duhej t’i përcillja përgatitjet e Jay Hendrixit, për të vlerësuar rolin e tij komandues në përpjekjet tona nga Shqipëria për fushatën në Kosovë.
Përderisa qarkullonim me helicopter mbi shpatet e pjerrëta malore dhe mbi liqenet me ngjyrë të gjelbër të errët, me sy mata gjerësinë e rrugëve dhe imagjinova brengat e ushtarëve të rinj, të cilët do të vozisnin kamionët, armët vetëdrejtuese dhe automjetet e këmbësorisë për luftë, tatëpjetë kësaj rruge. Ata mund ta bëjnë këtë mendova unë. “Walt, Senator, çfarë mendoni?”, pyeta unë.
“Mund të bëhet, mund të bëhet!“, tha senatori Werner. Ai kishte luftuar si marins në luftën e Koresë. E njihte terrenin e vështirë.
Kur u kthyem, atë natë, Slocombei mori një porosi se do të kishte një takim të Grupit për Politikë të Jashtme – Presidenti, Zëvendëspresidenti, Sekretari i Mbrojtjes, Sekretari i Shtetit, dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare – të nesërmen, në mëngjes, në Shtëpinë e Bardhë. Besohej se ata po takoheshin për të vendosur rreth opsionit tokësor. Nuk kisha ide se çfarë do të paraqitej para kryesuesve në atë takim; shpresoja të ishte vlerësimi im i fundit rreth afateve koho re për stacionim dhe vlerësimi im Poshtë – Lart se Opsioni B (-) ishte i realizueshëm. Por, unë, thjesht duhej të kisha besim.
Në faqet 390 – 391 të librit, “Të bësh luftë moderne”, Gjenerali Wesley Clark shkruan:
Beteja në Pashtrik po vazhdonte, me UÇK-në, e cila mbante pozicionet në afërsi të majës së malit, dhe me serbët, të cilët shtynin dhe përgatisnin kundërslumet, por duke bërë përpjekje që t’i shmangeshin përpjekjeve të vazhdueshme ajrore të NATO-s në atë rajon. Më tej, në veri, sipas disa raporteve, pjesë të UÇK-së kishin shtyrë kanalet e tyre për furnizim më thellë në Kosovë. Pilotët raportonin për rezultate substanciale të sulmeve të tyre nga ajri. Por, ne, gjithashtu kishim indikacione se forcat serbe po përgatiteshin për të ndërmarrë një sulm të ashpër dhe të koordinuar kundër depërtimit të UÇK-së në veri.
Megjithatë, ngjarja e madhe e ditës (3 qershor) ishte se Chernomyrdini dhe Ahtisaari po fluturonin për në Beograd, për t’ia dorëzuar Millosheviqit kornizën e propozuar për ndërprerjen e sulmeve ajrore. Nëse Millosheviqi refuzon menjëherë, atëherë kjo, sipas të gjitha gjasave, do t’i detyronte liderët politikë në NATO të lëviznin në drejtim të hapave të tjerë, duke zhvilluar opsionin tokësor dhe duke marrë vendimin për invadim. Nëse e pranon propozimin, ai në parim, do të pranojë të gjitha kushtet e NATO-s, përfshirë këtu edhe tërheqjen e të gjitha njësiteve paramilitare, ushtarake dhe policore serbe nga Kosova. Një gjë e tillë do të cilësohej si sukses i NATO-s.
____________
SHTOJCË
Në 24 vjetorin e Operacionit “”Shigjeta” Pashtrik
E vërteta e 31 majit 1999!
MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ NGA GRANATIMET SERBE U VRANË – PA E KRISUR ASNJË PLUMB: SALI E GANI SARAMATI, SELVER MAÇKAJ, SHPEND BERISHA, BERAN GASHI SI DHE U PLAGOSËN RËNDË E LEHTË DISA USHTARË! (FOTO + VIDEO DËSHMI)
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 31 maj 2023
mentealternativa1.blogspot.com/2023/05/himara-eshte-shqiptare-dhe-kqz.html
mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/tradhetia-ndaj-uck-se.html