MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ NGA GRANATIMET SERBE U VRANË – PA E KRISUR ASNJË PLUMB: SALI E GANI SARAMATI, SELVER MAÇKAJ, SHPEND BERISHA, BERAN GASHI … (FOTO + VIDEO DËSHMI)

Në 24 vjetorin e Operacionit “”Shigjeta” Pashtrik

E vërteta e 31 majit 1999!

MË 31 MAJ 1999 NË FSHATIN POGAJ NGA GRANATIMET SERBE U VRANË – PA E KRISUR ASNJË PLUMB: SALI E GANI SARAMATI, SELVER MAÇKAJ, SHPEND BERISHA, BERAN GASHI SI DHE U PLAGOSËN RËNDË E LEHTË DISA USHTARË!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 31 maj 2023

“Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën”. Ciceroni (Mark Tul Cicero, 106 p.e.s – 43 p.e.s) historian dhe filozof i Romës antike.

Ruzhdi Saramati, “Gjenerali i brigadës 128 Sulmuese me katër batalione fantome”, për 24 vjet rresht i ka gënjyer familjet e dëshmorëve, duke ju thënë (në tubime përkujtimore) se djemtë, burrat dhe baballarët e tyre – më 31 maj 1999 kanë rënë dëshmorë, duke luftuar në vijat e para të frontit të luftës në Gorozhup!

Por e vërteta është ndryshe!

Më 31 maj 1999: Sali Saramati, Gani Saramati, Selver Maçkaj, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, kanë rënë dëshmorë pa e krisur asnjë plumb, në një lagje të fshatit POGAJ, diku rreth 1.5 – 2 km larg vijës luftuese të GOROZHUPIT!

Pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë?

Sepse –

„GJENERALI“ RUZHDI SARAMATI NUK E ZBATOI URDHËRIN E KOMANDËS SË OPERACIONIT “SHIGJETA”, DATË 30.05.1999, PËR T’I BASHKUAR NE ORËT E HERSHME TË MËNGJESIT (TË 31 MAJIT) NJËSITË E TF-3 ME NJËSITË E TF-2 TË POZICIONUAR NË VIJËN MËSYMËSE – LUFTUESE NË GOROZHUP, PËRBALLË KARAULLËS SERBE DERI RRËZË PASHTRIKUT …

Sipas raporteve të Shtabit të Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan, K-danti i TF3 Ruzhdi Saramati, nuk ka zbatuar urdhërin e datës 30 maj 1999 të lëshuar nga komanda e Operacionit në Cahan, për sulmin e datës 31 maj 1999 nga të gjitha TF’at në gjithë vijën sulmuese të luftës…

Nga biseda që kam zhvilluar me Shefin e Shtabit të Komandës së Operacionit “Shigjeta”, Nexhip Hajdari (me seli në Cahan) thotë se, pas përpilimit të urdhërit me datë 30 maj 1999, unë kam shkuar në Njësinë e TF2 te Antena për t’ia dorëzuar (Kemajl Shaqirit dhe Fazli Berishës) urdhërin për sulmin e datës 31 maj, ndërsa Zv.K-danti i Komandës së operacionit, Musa Jashari të njejtin urdhër ia dorëzon edhe K-dantit të TF’3, Ruzhdi Saramati, dhe i kërkon (Ruzhdiut) që dy kompanitë e këmbësorisë (që kishin ardhur nga Kalimashi) t’i pozicionoj në vijat sulmuese të Gorozhupit ku ishin tri kompanitë e TF2. Por R. Saramati nuk ka bashkëpunuar me TF2 në krye me K-dantin Fazli Berisha, dhe ka qëndruar në fshatin Pogaj, jashtë vijës luftuese të Gorozhupit. Në Pogaj s’ka pas vijë mësymëse (sulmuese) për shkak të terenit të zbuluar (me lendina) përballë forcave të armikut!

(…)

Më gjerësisht lexoni:

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR “BETEJËN” E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT! (VIDEO DËSHMI) 👇👇👇

——-

FOTO DËSHMI

******************************

DISKUTIMI NË FACEBOOK

Sheradin Berisha

Forca e Destinuar për Veprime të Veçanta TF3, (për të cilën Ruzhdi Saramati thotë se ishte “Brigadë 128 me 4 batalione”), nga data 27.05.1999, me tre anëtarët e Shtabit: Ruzhdi Saramati, Nazim Pulaj dhe Avdi Ibrahimi, me “Togun e Ndërhyrjes së Shpejtë” me K-dant Bashkim Hoxha ishin dislokuar në fshatin Pogaj, rreth 1.5 – 2 km larg vijës sulmuese në Gorozhup, derisa në vijën sulmuese po luftonte Forca e Destinuar për Veprime të Veçanta TF’2 me K-dant Fazli Berisha, në kuadër të së cilës ishin artilaria me topa disa kalibërshe, 3 kompanitë e këmbësorisë, Njësia Speciale Diverzanto – Vëzhguese dhe jo vetëm. Për fazën e dytë të Operacionit Shigjeta, me urdhër të Komandës së Operacionit “Shigjeta”, nga Qendra Stërvitore e Kalimashit nisen për në fshatin Pogaj: dy Kompanitë e TF3, bateria e Artilerisë,Togu i Xhenios me njësitë e sanitetit… në krye me Shefin e Shtabit, Elmi Bytyçi. Në mbrëmjen e datës 30 maj shefi i Shtabit në komandën e operacionit me seli në Cahan, Nexhip Hajdari, te antena ia dorëzon urdhërin komandës së TF-2, ndërsa zv.K-danti Musa Jashari të njejtin urdhër ia dorëzon edhe K-dantit të TF-3, Ruzhdi Saramatit, Në orët e hershme të mëngjesit të datës 31 maj 1999, kur kishte nisur sulmi i dytë në vijën luftuese në Gorozhup dhe jo vetëm, njësitë e TF3 (në vend se t’i bashkoheshin vijës luftuese në Gorozhup) me urdhër të Ruzhdi Saramatit ishin duke pritur në malet e fshatit Pogaj (prapa lagjes Mariq) për t’u futur në zonën e luftimeve. Në orët e paradites derisa TF2 po zhvillonte luftimet në vijën sulmuese në Gorozhup: përballë Karaullës serbe – rrëzë Pashtrikut, njësitë e TF3 duke qëndruar akoma në mal, ishin hetuar nga forcat serbe të artilerisë dhe me këtë rast ato kanë filluar të granatojnë. Njësitë e TF3 në këtë situatë të rëndë për t’i shpëtuar granatimeve të furishme me shpejtësi futen në fshatin Pogaj (në lagjen për fundi antenës). Edhe pas hyrjes në fshat granatimet nuk pushojnë, dhe gjatë kësaj kohe bien pesë dëshmorë dhe disa të tjerë plagosen.

Pas përfundimit të kësaj ngjarjeje dramatike të gjitha njësitë shpartallohen dhe në Pogaj nga 1 – 8 qershor mbesin rreth 46 ushtarë!

***

E VËRTETA PËR “BETEJËN” E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=712138089901367&id=1125324528

***

Sheradin Berisha

Veteranja e UÇK-së, Fatmira Dedari, e cila e ka përjetuar këtë ngjarje të rëndë, thotë se në fshatin Pogaj pas 31 majit 1999 kanë mbetur vetëm 46 ushtarë! Ajo ka qenë ushtare e një skuadre të sanitetit dhe bashkë me bashkulftëtaret tjera i ka ndihmuar të plagosurit. Ajo i bën thirrje Ruzhdi Saramatit që të tregojë të vërtetën: Lexoni në foto:

***

Bilall Syla

Respekt për ju i nderuari Sheradin Berisha për punën tuaj të palodhshme në zbardhjen e zhvillimit të Operacionit Shigjeta.

***

Naser Vllasi

Respekt i nderuar Sheradin Berisha, për punën e pa ndërprerë për kombin tonë!

***

Selajdin Gashi

Përshëndetje të nderum, a mund të më tregoni çfarë domethënje ka fjalia u vranë pa e shkrepur asnjë plumb?

***

Sheradin Berisha

Selajdin Gashi

Këtu e keni përgjigjen e plotë. Vetëm se duhet të lexosh komplet shkrimin dhe t’i shikosh videot.

MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR “BETEJËN” E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT! (VIDEO DËSHMI)

***

Sheradin Berisha

I nderuar Selajdin Gashi

besoj që, tashmë e keni mësuar domethënien e fjalisë “u vranë pa e shkrepur asnjë plumb” 🤝

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Selajdin Gashi – Binak Gashi domethënien e fjalisë “u vranë pa e shkrepur asnjë plumb” mund t’a kuptoni mirëfilli edhe nga këto fotodëshmitë, duke i lexuar tekstet sqaruese!

***  
Binak Gashi

Per të ardhur deri të beteja e fundit opracioni “Shigjeta “1,2,3 është projektuar nga shumë Epror te UÇK-së të cilet i kan kordinuar gjitha opercionet mbrenda dhe Jashte ne vetem i kemi zbatuar ne teren .Nuk dua të fellona ne analiza se kur dhe kushe por disa herë i ka sjaruar Shefi i Shtabit UÇK-së Bislim Zyrapi por Bajraktarizmin nuk po mundemi ta ndalemi .Ju lutem Deshmoret jan të Shejte askush nuk duhet te mirret me ta dhe familjet e tyre qe mos të lendohen .Lavdi luftës së UÇK Lavdi Deshmorve Respekt per invalidet dhe Veteranet kudo qe kan Luftuar

***

Sheradin Berisha

I nderuari Binak Gashi

Besoj i keni lexuar fillimisht këto dëshmi për të mësuar mirëfilli se si është zhvilluar ngjarja e 31 majit 1999 në fshatin Pogaj, dhe mbi të gjitha për të kuptuar pse kjo ngjarje u zhvilluar pa e krisur asnjë plumb ushtarët e UÇK-së!

Të lutem, nëse nuk i keni lexuar shkrimin dhe nuk i keni parë fotodëshmitë dhe videoinçizimet, bëne një gjë të tillë dhe pastaj do ta keni një pasqyrim të saktë për këtë temë që po diskutojmë!

Shëndet.

______

P.S. lidhur me Operacionin Shigjeta, kam biseduar jo një herë me Bislim Zyrapi dhe Dilaver Goxhaj, të cilët janë projektuesit kryesor (bashkë me Komandant Drinin, Agim Çekun…) të planit tekstual të këtij operacioni në malet e Jezercit (prill 1999). Dhe e di mirëfilli që në zanafillë si kanë rrjedhur ngjarjet për këtë operacion luftarak.

***

Sheradin Berisha

Të nderuar Selajdin Gashi Binak Gashi

Pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë?

Sepse –

RUZHDI SARAMATI NUK E ZBATOI URDHËRIN E KOMANDËS SË OPERACIONIT “SHIGJETA”, DATË 30.05.1999, PËR T’I BASHKUAR NJËSITË E TF-3 ME NJËSITË E TF-2 NË VIJËN LUFTUESE NË GOROZHUP, PËRBALLË KARAULLËS SERBE DERi RRËZË PASHTRIKUT …

Sipas raporteve të Shtabit të Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan, K-danti i TF3 Ruzhdi Saramati, nuk ka zbatuar urdhërin e datës 30 maj 1999 të lëshuar nga komanda e Operacionit në Cahan, për sulmin e datës 31 maj nga të gjitha TF’at në gjithë vijën sulmuese …

Nga biseda që kam zhvilluar me Shefin e Shtabit të Komandës së Operacionit “Shigjeta”, Nexhip Hajdari (me seli në Cahan) thotë se, pas përpilimit të urdhërit me datë 30 maj 1999, unë kam shkuar në Njësinë e TF2 te Antena për t’ia dorëzuar (Kemajl Shaqirit dhe Fazli Berishës) urdhërin për sulmin e datës 31 maj, ndërsa Zv.K-danti i Komandës së operacionit, Musa Jashari të njejtin urdhër ia dorëzon edhe K-dantit të TF’3, Ruzhdi Saramati, dhe i kërkon (Ruzhdiut) që dy kompanitë e këmbësorisë (që kishin ardhur nga Kalimashi) t’i pozicionoj në vijat sulmuese të Gorozhupit ku ishin tri kompanitë e TF2. Por R. Saramati nuk ka bashkëpunuar me TF2 në krye me K-dantin Fazli Berisha, dhe ka qëndruar në fshatin Pogaj, jashtë vijës luftuese të Gorozhupit. Në Pogaj s’ka pas vijë mësymëse (sulmuese) për shkak të terenit të zbuluar (me lendina) përballë forcave të armikut!

(…)

Prandaj Ruzhdi Saramati duhet të jap përgjegjësi penale për këtë masakër që ka ndodhur më 31 maj 1999!

***

Nexhip Hajdari

Sheradin Berisha, miku im kjo është e vërteta që e ke shkruar. Dhe ky rrenc do të përgjigjet para gjygjit.

***

Sheradin Berisha

Miku im, Nexhip Hajdari këtë çështje disa herë e kemi biseduar edhe mbi bazën e dëshmive arkivore, por nuk e di pse nuk e kuptojnë eprorët e Operacioni Shigjeta, Binak Gashi, Selajdin Gashi e shumë të tjerë.

Ky “gjeneral i vetëshpallur” duhet të përgjigjet penalisht jo vetëm për refuzimin e urdhërit të komandës së operacionit Shigjeta me seli në Cahan, ku për pasojë ka shkaktuar ngjarjen e 31 majit 1999 në fshatin Pogaj, (ku u vranë pesë ushtarë dhe eprorë nga granatimet serbe) por ai duhet të përgjigjet edhe për rastin e vrasjes së ushtarit Halil Gashi, më 2 maj 1999 në Qendrën Stërvitore të Burrelit.

Jam i habitur, se si ka qenë e mundur të lirohet nga përgjegjësia penale ky kapadai, dhe sërish t’i lejohet komandimi i njësisë TF-3, të cilën e ka futur në një zonë të rrezikshmërisë së lartë, duke refuzuar edhe urdhërin e komandës së Operacionit për t’iu bashkuar forcave të TF-2 në orët e hershme të mëngjesit të 31 majit, në vijën sulmuese të GOROZHUPIT përballë karaullës serbe deri rrëzë Pashtrikut.

***

Fazli Berisha

Rrespekt i nderuari Sheradin, për punën e juaj të pa lodhshme në zbardhjen e të vërtetës të Operacionit Shigjeta.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura