FALSIFIKIMET MBI AKTIN E PAVARЁSISЁ SЁ SHQIPЁRISЁ (1912)

FALSIFIKIMET MBI AKTIN E PAVARЁSISЁ SЁ SHQIPЁRISЁ (1912)

Falsifikimet mbi aktin e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Nga Adnan Qaka

Më 17 dhe 18 tetor 1912, shtetet ballkanike – Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia – hynë në gjendje lufte me Perandorinë Osmane. Ky shpërthim i konfliktit erdhi si rezultat i njohjes nga Porta Osmane të kërkesave të kryengritësve shqiptarë pas Çlirimit të Shkupit, kur Perandoria pranoi më 18 gusht 1912 autonominë e katër vilajeteve shqiptare brenda një shteti autonom shqiptar.

Gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913), shtetet aleate ballkanike kryen gjenocid ndaj popullsisë myslimane dhe në veçanti ndaj shqiptarëve myslimanë. Kjo është e dokumentuar gjerësisht dhe e mbështetur në burime të shumta ndërkombëtare. Burimet angleze flasin për rreth 150 mijë shqiptarë të vrarë, ndërsa sipas korrespondentëve të shtypit evropian dhe botëror të kohës, lufta u mori jetën 200-250 mijë shqiptarëve. Për gjenocidin dhe barbarinë e ushtruar nga trupat serbe, malazeze dhe greke ndaj shqiptarëve dëshmon qartë edhe raporti i Komisionit Carnegie, hartuar nën kryesinë e arsimtarit të njohur amerikan Nicholas Murray Butler.

Raporti deklaronte se qëllimi i këtyre përleshjeve ishte shkatrrimi i plotë i një popullsie tjetër – në këtë rast shqiptarëve – të cilët u bënë viktima të gjenocidit të shteteve ballkanike. Në raport dëshmohen qartë krimet e kryera nga Serbia, Greqia dhe Mali i Zi: fshatra dhe qytete të djegura e shndërruara në hi, njerëz të paarmatosur të vrarë, akte dhune të pabesueshme dhe veprime barbare ndër më të rëndat që njihte Europa e asaj kohe.

Ideja se sllavët, në krahasim me osmanët, paraqisnin rrezikun kryesor ekzistencial për shqiptarët, ka qenë pikëpamje themelore e të gjithë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kjo del qartë nga dokumentet e Rilindjes Kombëtare dhe nga të gjitha burimet e kohës. Madje vetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit (10   qershor 1878) u krijua për të kundërshtuar politikën shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare – e jo atë osmane. Pikërisht për këtë arsye, Lëvizja Kombëtare Shqiptare vendosi të mos i shpallte luftë Perandorisë Osmane, por, me mbështetjen e saj, të mbrohej prej kërcënimeve të fqinjëve sllavë dhe grekë, të cilët konsideroheshin si rreziku kryesor dhe armiku i përhershëm.

Si rezultat i zhvillimeve të Luftërave Ballkanike, Shqipëria shpalli pavarësinë me 26-27 nëntor në Durrës. Perandoria Osmane e miratoi kërkesën shqiptare për t’u bërë shtet i pavarur dhe nuk e pengoi Ismail bej Vlorën për ta shpallur pavarësinë. Për më tepër, me fetvanë e Haxhi Vehbi Dibrës u legjitimua flamuri kombëtar shqiptar.

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë e datës 26-27 nëntor në Durrës ishte dërguar në Vjenë, dhe për rrjedhojë, nuk kishte as kuptim, as logjikë e as të drejtë legjitime që të dërgoheshin dy deklarata të pavarësisë së Shqipërisë në Vjenë apo gjetiu. Proklamimi i pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 u bë me gojë dhe me aklamacion. Ky vendim u shpall publikisht para popullsisë së mbledhur në oborrin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, dhe në orën 16:00 u ngrit flamuri kombëtar, ndërsa më vonë lajmi u dërgua me telegram në rrethe të ndryshme dhe te Fuqitë e Mëdha.

Sipas Ekrem bej Vlorës, flamuri që u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912 ishte flamuri i tij personal, dhe jo flamuri i Marigo Pozios. Ai e kishte marrë këtë flamur dhuratë nga Don Aladro Kastriota në Paris në vitin 1904, duke e bartur për tetë vjet me vete dhe duke e varur në dhomën e tij të gjumit që nga viti 1907 deri ditën kur u shpalos zyrtarisht në Vlorë.

Disa historianë të diktaturës komuniste, si dhe ndjekësit e tyre të sotëm, të cilët shkruajnë lidhur me pavarësinë e Shqipërisë, e kanë paraqitur aktin e Durrësit (26-27 nëntor 1912) si një akt lokal pa rëndësi kombëtare. Këta historianë, kur flasin për pavarësinë e Shqipërisë si për Durrësin ashtu edhe për Vlorën, mbështeten në dokumente dhe telegrame të ardhura nga arkivat e RPSSH-së dhe të AIH, por rrallë ose aspak i publikojnë dokumentet origjinale, faksimilet dhe telegramet për t’u krahasuar me tekstet e tyre të përkthyera dhe të përdorura në polemikat historike.

Nga të gjitha faktet dhe dokumentet arkivore rezulton se dokumenti që historianët komunistë e quajnë “deklaratë të pavarësisë” të firmosur në Vlorë, është në fakt një procesverbal me një vendim për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për konstituimin e Qeverisë së Përkohshme – jo një deklaratë e mirëfilltë. Po ashtu, duhet theksuar se më 28 nëntor 1912 nuk ishin të pranishëm të gjithë delegatët, por vetëm gjysma e tyre, prandaj me propozimin e Luigj Gurakuqit u vendos që delegatët e tjerë të firmosnin ditën e fundit të punimeve, më 7 dhjetor 1912.

Në procesverbal janë gjithsej 27 nënshkrime të delegatëve të pranishëm. Kësisoj, nëse Kuvendi i Vlorës u hap më 28 nëntor dhe përfundoi më 7 dhjetor, atëherë lind pyetja se si mund të jetë ky procesverbal një “deklaratë e pavarësisë”, kur pavarësia u shpall më 28 nëntor, ndërsa nënshkrimet u vendosën një javë më vonë – çka përbën një nonsens historik.

Këtë e vërteton edhe telegrami i Ismail bej Vlorës drejtuar Fuqive të Mëdha, ku ai përmend konstituimin e Qeverisë së Përkohshme, por nuk përmend shpalljen e pavarësisë, sepse deklarata e pavarësisë ishte ajo e Durrësit, e datës 26-27 nëntor, e cila tashmë ishte dërguar në Vjenë. Kjo deklaratë kërkonte një shtet kombëtar shqiptar që bashkonte të katër vilajetet shqiptare në një tërësi të vetme shtetërore.

——————–

SHTOJCЁ E PASHTRIKUT

DЁSHMI ARKIVORE

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë e firmosur në Durrës më 22 nëntor 1912, nga Ismail Kemal bej Vlora dhe djali i tij Musa Kjazim Vlora.

***

Nënshkrimet e Ismail Kemal bej Vlorës dhe djalit të tij Musa Kjazim/Vlorës, në Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, firmosur në Durrës, më 26/27 nëntor 1912.

***

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, e përkthyer në gjuhën shqipe.

***

Një dokument – evidencë zyrtare e Shtabit të Përgjithshëm të A-H. (B.No.1470.) REZYME me 23 Nëntor 1912, shkruan: “Udhëheqësi shqiptar ISMAIL KEMAL Bej ka proklamuar pavarësinë e Shqipërisë në Durrës më 22 nëntor 1912. (Burimi: HHStA. Wien-Kriegsarchiv. KARTON NR.1078/A.O.K.E.V.B.Gstb

***

Gazeta ‘WienerBilder’ e 1 dhjetorit 1912, shkruan, për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrrës, nga Ismail Qemali.

***

Lexoni këtë material, të gazetës së Vjenes ‘Wiener Bilder’…

———————

PASHTRIKU: MË 23 JANAR 2014, NË PRIZREN – PROMOVOHET LIBRI I PROF.DR.EQREM ZENELAJT: ‘DIPLOMACIA E ISMAIL KEMAL BEJ VLORËS – RIVALITETET E MBRENDSHME NË SHQIPËRI DHE RRUGA E PAVARËSISË MË 1912/1913

https://pashtriku.org/pashtriku-me-23-janar-2014-ne-prizren-promovohet-libri-i-profdreqrem-zenelajt-diplomacia-e-ismail-kemal-bej-vlores-rivalitetet-e-mbrendshme-ne-shqiperi-dhe-rruga-e-pavaresise-me-19121913/

***

Në 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një histori ndryshe nga librat e historisë shkollore!

FLAMURI HISTORIK I ISMAIL BEJ VLORËS – QEMALIT

Nga Sheradin Berisha

***

Në 113 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

Nga Sheradin Berisha

https://pashtriku.org/sheradin-berisha-proceverbalet-dhe-vendimet-e-shtate-mbledhjeve-te-kuvendit-kombetar-te-vlores-28xi-7xii1912/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura