(Pashtriku.org, 25. 06. 2012) – Duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me 10 vlerësimet e Noam Chomskit (*), mbi ideologjinë e sotme botërore, lexuesi shqiptar do të ketë mundësi të ndërgjegjsohet dhe të analizojë, shumë dukuri të jetës së tij të përditshme, të veprimtarisë politike të Shtetit dhe materialeve që shikon dhe lexon, tashmë prej 22 vitesh «demokraci» në masmedian tonë. Çdo pikë e autorit, shërben për një tematikë më vete, pë t’u pasuruar me fakte dhe dukuri, nga analistët, politikanët që duan t’i shërbejnë popullit dhe Kombit të tyre, si dhe intelektualët e ndershëm të masmedias shqiptare.
………………………………..
NOAM CHOMSKY
_____________________________
Cilat janë 10 strategjitë e ideologjive politike dhe ekonomike të shk 20 – 21?
1) Taktika e dëfrimit
Elementi thelbësor i kontrollit shoqëror është taktika e dëfrimit, e cila bazohet tek shmangia e vëmëndjes së popullit nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura prej elitës politike dhe ekonomike, nëpërmjet metodës së vërshimit apo përmbytjes së pandërprerë të programeve të dëfrimit dhe lajmeve të parëndësishme. Taktika e dëfrimit është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur popullin të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën shkencore, ekonomike, psikollogjike, neurologjisë, kibernetikës. «Largimin e VËMËNDJES së publikut prej problemeve të vërteta shoqërore, duke e burgosur në kafazin e temave të parëndësishme. Mbajtja e njerëzve të lidhur, të lidhur, të lidhur (pas ekranit – shën im), pa ju lënë asnjë kohë për të menduar, si kafshët gjatë kthimit në stallë, (cituar në materialin «Armët pa zë për luftrat e qeta»)
2) Të krijosh probleme dhe më vonë, të afrosh zgjidhje
Kjo metodë, emërtohet gjithashtu «problemi-reagimi-zgjidhja». Krijohet një problemë, një “situatë” e paramenduar që do të shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, në mënyrë që ay (reagimi i publikut-shën im) të jetë «shkaku» i veprimeve të marra, të cilat duan të mos kundërshtohen. Psh: Lëreni të përhapet dhe të shtohet dhuna në qytete, të organizohen atentate të përgjakshme, me qëllim që të jenë qytetarët, ata që do të rikërkojë ligje mbi sigurinë dhe politika në dëm të lirisë. Ose, edhe të krijojnë një krizë ekonomike për t’i bërë të pranojnë, si një të keqe të domosdoshme degradimin e të drejtave sociale dhe moszbatimin e shërbimeve publike.
3) Strategjija e përshkallëzimit
Që të pranohet një vendim i papranueshëm, mjafton të zbatohet pak nga pak, shkallë-shkallë përgjatë viteve pasues. Me këtë mënyrë, kushtet social-kulturore krejtësisht të reja (neoliberalizmi) ju imponuan gjatë dhjetëvjeçarëve të viteve 80 dhe 90: Shtet i dobët, privatizimet, pasiguria, lakushmëria («shkathtësia» e zyrtarëve – shën im), papunësia masive, rroga që nuk siguronin më të ardhura të mira, shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion, po të ishin zbatuar për një herë.
4) Strategjia e lënies për më vonë
Një mënyrë tjetër, për ta bërë të pranohet një vendim jo popullor, është ajo e paraqitjes si i «dhimshëm por i nevojshëm», dhe duke siguruar pranimin nga populli për momentin, për t’u zbatuar (ky vendim) në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhshme se sa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse mundimi nuk duhet bërë menjëherë. Së dyti, se publiku, masa, ka gjithmonë synimin të shpresojë në mënyre naive «se gjithëshka do të shkojë mirë nesër» dhe sakrifica e kërkuar ka mundësi të shmanget. Kjo i jep më shumë kohë popullit të mësohet me idenë e ndryshimit, dhe ta pranojë i bindur kur të vijë momenti.
5) T’iu drejtohemi publikut si fëmijëve
Pjesa më e madhe e medias, drejtuar publikut masiv, përdorë biseda, fakte, personazhe dhe një ton veçanërisht të nivelit fëminor, shumë herë pothuaj të dobët, sikur spektatori të jetë një qënie miturake apo me të meta mendore. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet spektatori, aq më shume bëhen përpjekje për të përdorur një ton fëminor. Përse? «Në rast se ndonjë i drejtohet një njeriu sikur të ishte 12 vjeçar apo më pak, atëherë nga ndikimi, ai do të anojë me një farë probabiliteti, nga një përgjigje apo veprim, ku do të mungojë qëndrimi kritik, si tek një njeri 12 vjeç apo më pak. (tek shkrimi «Armët pa zë në luftrat e qeta»)
6) Të përdorësh anën emocionale shumë më tepër se gjykimin
Shfrytëzoni emocionet, është një mënyrë klasike për të nxitur një shkarkim elektrik (për ta shkatëruar-shën im) mbi një analizë llogjike, dhe së fundmi ndjenjën kritike të njeriut. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional lejon hapjen e portës hyrëse në subkoshiencë për të mbjellur apo shtënë ide, dëshira, frikëra, detyrime apo për të nxitur veprime…
7) T’i mbash njerëzit në padituri dhe mediokritet
Të veprosh në atë mënyrë, që populli të jetë i pa aftë të kuptojë teknollogjinë dhe metodat e përdorura, për kontrollin dhe skllavërimin e tij. «Kualiteti i edukimit i dhënë shtresave shoqërore të ulta duhet të jetë, mundësisht sa më mediokër dhe i varfër, në mënyrë që hendeku i paditurisë i planifikuar midis shtresës së ulët dhe shtresës së lartë, të jetë, dhe ashtu të mbetet, i pamundur që të kapërcehet nga shtresa e ulët.»
8) Të nxitet publiku të jetë i vetkënaqur me mediokritetin
Te shtysh publikun që të mendojë se është në modë të jesh budalla, i paedukate dhe i paditur…
9) Të riforcosh ndjenjën e fajësimit të vet-vetes.
Ta bësh të besojë njeriun, se është vetëm ai fajtor për fatkeqsinë që i ka ndodhur, për arësye të inteligjencës, të aftësive apo përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu, në vënd që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, njëriu çvlerëson dhe fajëson veten, gjë që nga ana e saj krijon një gjendje depresioni, një nga pasojat e së cilës është ndalimi i veprimit. Dhe pa veprim nuk ka revolucion!
10) Të njohësh njeriun, më mirë se sa njeh ai veten e tij
Në 50 vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë i shkencës ka sjellë një largësi në rritje, ndërmjet njohurive të popullit dhe atyre që zotërohen dhe përdoren nga elita sunduese. Në saj të biologjisë, neurologjisë, psikologjisë së aplikuar, «sistemi» ka gëzuar një njohje më të përparuar prej njeriut, si në formën e saj fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka aritur ta njohë më mirë njeriun e zakonshëm, se sa ai veten e tij. Kjo do të thotë se, në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi ushtron një kontroll më të madh dhe një pushtet më të fuqishëm mbi njeriun, se sa e ushtron njeriu mbi veten e tij.
(*) Noam Chomsky (lindur më 7 dhjetor 1928 në Filadelfia – Pensilvani), është një figurë e shquar në shkencën e gjuhësisë, filozofisë dhe teorinë e komunikimit në Amerikë. Gjithashtu vlerësohet për aktivitetin e tij intelektual dhe politik në shërbim të shoqërisë. Megjithëse është kritikuar për qëndrimin e tij anti-globalist, gazetat më të mëdha të informacionit kanë shprehur një vlerësim të madh ndaj tij: New York Times shkruan “Duke e gjykuar për nga gjerësia, forca, risive të reja, dhe ndikimii tij, Noam Chomsky padyshim është sot njeriu më i rëndësishëm intelektual në gjallje”. (shikoni videon këtu: http://www.youtube.com/watch?v=BsiBl2CaDFg – Sh.B) The Nation:” Noam Chomsky është një burim i pashtershëm i njohurive”. The Guardian: “Së bashku me Marksin, Shekspirin dhe Biblën, Chomscy është një nga 10 burimet më të cituara në historinë e kulturës”.
_______________________________
NË VIJIM JU FTOJMË T’I LEXONI 10 STRATEGJITË E NOAM CHOMSKY’t NË VIDEO:
………………………….
…DHE MATERIALE TJERA NGA KJO TEMË:
…………………………………
………………………………………………………
……………………………………………..
………………………………………..
_____________________________
(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)