ZAFIR BERISHA: TRAGJIKOMIKJA NË SKENËN POLITIKE TË KOSOVËS

(Prizren, 16. 12. 2012) – Nuk e kam të qartë as unë dhe shumë qytetarë në Kosovë se a thua antiamerikan më shumë është dikush që mendon ndryshe dhe shkruan letra, apo garnitura politike e cila Kosovën për vite të tëra e renditë në top-listën e vendeve më të korruptuara të botës. Investimit të SHBA-ve dhe vendeve demokratike tjera në Kosovë, a thua i bën nderë qeverisja e sotme në Kosovë dhe a thua kjo qeveri me tellallët si Buzhala, Selimi dhe Mirena janë proamerikan dhe pro-demokracisë. Dhe, a thua integrimi në Europë po na ndodhka duke i shtrënguar dorën politikanëve serbë me një anë dhe në anën tjetër duke e lulëzuar gjithnjë e më shume korrupsionin në Kosovë dhe duke e skllavëruar skajshmërisht jetën e qytetarëve të përvuajtur deri më tani?
Si qytetar i ndërgjegjshëm i Republikës së Kosovës, është e pamundur të rrish indiferent ndaj skenave tragjikomike që po ndodhin në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, me sojin e politikanëve Berat Buzhala, Peterit Selimi dhe Ilir Mirena.
Edhe në dimrin e kaluar opinioni u pat manipuluar dhe pati tendencë që problemet jetike të qytetarëve të dalin në rend të dytë nga fjalori dhe sjellja e një far Kamishi në Parlament, i cili me fjalor dhe debate e pati përulur vlerën e institucionit të Parlamentit të Kosovës. Kjo është duke ndodhur edhe në këtë dimër të ftohtë, me një tendencë të nxehjes së një debati politik se kush është proamerikan e kush antiamerikan.
Nga përvoja në jetën politike dhe nga ajo që i njoh nga afër një pjesë të madhe të atyre që bëjnë politikë, ndihem qytetar i ofenduar me këto lloje debatesh, akuzash e kundër-akuzash që bëhen në institucionet e Kosovës në kohën kur qytetarët e Kosovës janë duke kaluar momente të vështira ekonomike, sociale e politike.

Prurjet e reja të sojit: Buzhala, Selimi e Mirena në Hashim’Thaçi&Company!

…………………………………….

Kosova është kapluar nga papërgjegjësia në institucione e njerëzve të cilët prioritet të prioritetit e kanë interesin personal dhe grupor, ndërsa qytetarin e trajtojnë si shërbëtor të këtyre interesave. Dhe, në asnjë kohë këtyre farë zhurmagjinjve politikë nuk ju shkon ndërmend të merren me zhvillimin ekonomik, me zbutjen e papunësisë, me ngritjen e cilësisë në arsim, me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore… siç nuk merren me aferat korruptive që kanë përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve qendrore dhe lokale.
Nuk e kam të qartë as unë dhe shumë qytetarë në Kosovë se a thua antiamerikan më shumë është dikush që mendon ndryshe dhe shkruan letra, apo garnitura politike e cila Kosovën për vite të tëra e renditë në top-listën e vendeve më të korruptuara të botës. Investimit të SHBA-ve dhe vendeve demokratike tjera në Kosovë, a thua i bën nderë qeverisja e sotme në Kosovë dhe a thua kjo qeveri me tellallët si Buzhala, Selimi dhe Mirena janë proamerikan dhe pro-demokracisë. Dhe, a thua integrimi në Europë po na ndodhka duke i shtrënguar dorën politikanëve serbë me një anë dhe në anën tjetër duke e lulëzuar gjithnjë e më shume korrupsionin në Kosovë dhe duke e skllavëruar skajshmërisht jetën e qytetarëve të përvuajtur deri më tani?
Gjithë kjo lojë politike që po ndodhë në momentet historike për vendin, është orkestruar nga klane të specializuara për manipulim masiv, me qëllimin më të keq për t’ia zgjatur vetes jetën në pushtet. Politikat e nxehta, në dimër të ftohtë, nuk është mirë e as etike që të përfundojnë me mjete violente, siç ndodhi dhe iu mbyll goja njëfarë Kamishit, i cili për ta ndalur propagandën e orkestruar është dashur të dalë me sy të nxirë nga Parlamenti. Buzhala, Selimi dhe Mirena janë duke harruar se në këtë vend, që për fat të keq nuk funksionon asgjë, me një anarki totale institucionale dhe me një drejtësi nën kthetrat e politikës, funksionon një traditë e cila duhet të jetë e tejkaluar për kohën, por që në mungesë të ligjit dhe respektimit të rregullave të lojës mund të vijë në shprehje edhe Kanuni.
Në gjithë këtë “gjymysh” politik të qëllimshëm, që është duke ndodhur dhe orkestruar nga qarqe të caktuara, do të ngrihet një vetëdije qytetare e politike si domosdoshmëri jetike për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj për një integrim evropian, si dhe një partneritet politik e ekonomik me fuqitë demokratike siç janë SHBA’të.
– Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik dhe ish’deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura