Prishtinë, 10 tetor 2017: Ti që sot po e merrë një drejtim tjetër nga të zakonshmit, mendo mirë për këtë, mendo dhe gjyko me vetën tënde se po hyn në një rrugë të pa këthim!
Mendo pak!
Vetëm mendo dhe asgjë tjetër, mendo me trurin tëndë, mos bjerë pre e një abuzimi “legal”!
Besom, nuk do të kesh lumturi kurrë në jetën tënde, besom që vetëm edhe më keq do të bëhet me gjendjen tënde shpirtërore!
Mos e bëj për hir të Zotit dhe prindërve që të sollën në këtë jetë!
Qënia jote po manipulohet, kjo s’ka të bëjë asgjë me dashurinë, besom!
(Ilustrimin e përzgjodhi editori i pashtrikut)
Ata që të sollën deri këtu nuk t’a duan të mirën, ata të kanë gënjyer, të kanë mashtruar duke të “ngritur” si të veçantë prej tjerëve. Nuk është ashtu, mos iu beso!
Nisu prej asaj se nga erdhe, nisu nga prindrit e tu, nisu nga të gjithë të tjerët që janë njësoj, mos u bën i veçantë sepse nuk mund të jesh, je vetëm njeri si gjithë të tjerët!
Dhe kjo është mirë të jesh si të tjerët, të jetosh me nderë dhe jo t’a ulësh kokën nga turpi në rrugë!
Mos u bë njëri nga ata, të gjithë janë viktimë e mashtrimit të madh që do t’a paguajnë me çmimin më të shtrenjtë në jetë!
Mendo, këthe vetën kah e mbara, jeta është e bukur vetëm me dinjitet, mos u beso, ata po të gënjejnë, lëri në marrëzi…
Këthehu në jetë se nesër do të bëhesh prind e të pret një ardhmëri e mirë, me u gëzue edhe ti me fëmijët e tu…
Këthehu për hir të Zotit dhe prindërve që të kanë rritë!