Cyrih, 15 mars 2017: A ishte Azem Vllasi viktimë e Murat Jasharit apo Murat Jashari viktimë e Azem Vllasit? Murat Jashari qëllon në Azem Vllasin por nuk e vret, shpëton!
U bë “mirë” që shpëton!
Dhe, kjo ngjarje u bë lajm. Vrapuan që të gjithë të prononcohen dhe të mbajnë anë; ca për qëlluesin dhe të tjerë për të qëlluarin. Tashti duhet të analizojmë më thellë tërë procesin e ngjarjes, për të kuptuar se përse ndodhi kjo gjë? Se përse nuk ndodhi kur duhej të ndodhte? Apo edhe se nuk duhej fare të ndodhte???
Së pari, mendoj, duhet të jemi të qartë në një konstatim:
A, ishte Kosova, një vend, apo territor shqiptarë, që u okupua nga serbët gjatë luftrave Ballkanike të vitit 1912 dhe nëse Kosova, ishte e okupuar at’herë do të thotë që në vazhdimësi ishin në luftë, dy rryma njëra me tjetrën:
“Ata që donin, një Kosovë të lirë dhe të mosvarme dhe ata që e donin një Kosovë të robëruar dhe të nënshtruar!
Rrymës së parë i takonin shqiptarët, që e donin lirinë dhe rrymës së dytë i takonin pushtuesit, në këtë rastë serbët!
Si kudo në botë, ku ka pas robëri dhe luftë për liri, nga popullata vendase e nënshtruar, ka pas, bashkëpunëtor të pushtuesit, kolaboracionist sikurse edhe spiun me pagë e pa pagë e çka nuk kishte!
Natyrishtë që punën më të keqe dhe më ogurzezë e bënin këta bashkëpunëtorët e armikut, puthadorët e tyre e kështu me radhë…
E, nëse jeni dakord me mua që Kosova ishte e okupuar dhe se ajo bëri luftë çlirimtare skënderbejane për liri dhe bashkim kombëtar at’herë duhet të supozojmë që: Kosova në vitin 1912 u okupua nga Serbia, pastaj Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene dhe pas Luftës së Dytë Botërore nga shteti artificial i dalë nga kjo luftë me emrin Jugosllavi, e që nuk ishte asgjë tjetër përpos një Serbi e Madhe me emërtim ndryshe…
Gjatë tërë kësaj kohe, ka pas shqiptarë vendas, «kosovarë» të cilët u kanë shërbye, kanë punuar dhe kanë zbatuar me pirpëkëri urdhërat dhe politikat e pushtuesit… Si në kohën e Pashiqit e Nediqit po ashtu edhe në kohën e Tito-Rankoviqit dhe të Millosheviqit së fundi…
Kosova u «çlirua» më 12 qershor të vitit 1999 kur Ushtria çlirimtare e Kosovës hyri në Prishtinë si triumfiatore…
Dhe çka ndodhi pastaj?
Së pari kam menduar që do t’ketë arrestime të të gjithë atyre shqiptarëve e të cilët në kontinuitet, i kishin shërbyer pushtetit okupator në Kosovë; të atyre shqiptarëve që ishin treguar të zellshëm në zbatimin e politikave antishqiptare;
të atyre shqiptarëve që ishin në vende udhëheqëse në emër të pushtuesve;
të atyre shqiptarëve të cilët ishin treguar më jugosllav se vet jugosllavët dhe më serbë se vet serbët.
Së paku një shtet «demokratik» si Franca, i dënonte kolaboracionistët, Gjermania Federale i dënoj ish udhëheqësit e DDR dhe u ndaloj ca të tjerëve për vite të tëra, së ushtruari veprimtarit e tyre publike. Edhe SHBA dënonin dhe i dënojnë edhe sot kolaboracionistët e tyre…
Por vetëm në Kosovë ndodhi një gjë që nuk do të duhej fare të ndodhte: nuk u arrestua asnjëri për të kaluarën e tij kriminale dhe në shërbim të okupatorit; nuk iu ndalua veprimtaria publike asnjërit nga ato figura politike të ish pushtetit komunist jugosllav përkundrazi ndodhi e kundërta: të gjithë atyre që kishin punuar në pushtete të ndryshme kohore, iu dha serish mundësia që të ushtrojnë veprimtaritë e tyre të njëjta, si më parë…
Nëse dakordohemi që Kosovë ishte e okupuar at’herë ajo do të duhej të arrestonte ish bashkëpunëtorët e pushtuesve dhe nëse gjerë më sot s’ka pasur asnjë proces gjyqësor ndaj kolaboracionistëve shqiptarë at’herë sikur po duam të themi që s’kishim të bënim me një okupim…
E çuditshme kjo Kosova e jonë,,,
MURAT JASHARI
Të flasësh për këtë person është e pamundur që të mos flasësh për një liridashës; është e pamundur që të mos flasësh për një revolucionar të radhëve të parë të rezistencës ndaj pushtuesit rankoviçist-titist; është e pamundur të mos flasësh për një pjestarë të një familje atdhetarësh…
Pra, Murat Jashari ishte nga ata veprimtarë, që kurrë s’pushonte së ngarenduri, sa në një vend sa në vendin tjetër për të mirën e kombit të cilit i takonte dhe jo vetëm at’herë kur lufta zhvillohej me agjitacion dhe propagand karshi pushtuesit dhe veglave të tyre, e të cilët i kishin të gjitha mjetët më të sofistiifikuara të kohës, në duar të tyre por edhe në kohën e luftës Frontale, duke vrapuar natë e ditë, për të shenjtën ushtri e djalëri, për t’ju siguruar, siç do t’thoshte Asdreni: ca armë dhe pak bukë!
Një atdhetar i radhëve të para! Një trim nga më trimat !
Një që i dha Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Iliridës gjithçka dhe s’mori asgjë nga ato sepse i donte të lira dhe të mosvarme !
Vëllai, Komandant Kumanova e dha jetën për lirin e Kosovës! Ismet Jashari la mbrapa fëmijët e tij në moshë jo madhore ! Ata fëmij i mbetën nënës së tyre por edhe xhaxhallarëve e sidomos Muratit nën përkujdesje.
S’u kujdes shteti për ata fëmij sikur që nuk u kujdes dhe nuk kujdeset as sot për të tjerë… E kishte ëndërruar një Kosovë pak më ndryshe pas liris: E kishte ëndërruar një Lugin të Presheves me Kosovë e Iliridë si pjesë të një Shqipërie!
Rrethanat e zhgënjyen!
E kemi të njohur sindromin e luftëtarit! Sindromin e marinsave amerikan gjatë luftës së Vietnamit dhe sidomos pas…
Për luftëtarin e liris nuk ishte e lehtë kur shihte që në Kosovë; ata që punonin për UDBEN në prokurori në ato kohëra- sot- punonin sërish po në prokurori teksa të akuzuarit e tyre, të burgosurit politik sërish të nëpërkëmbur, rrugëve pa kulm mbi kokë dhe të sharë, sërish ngaqë paskan qenë aso kohe të bashkërenditur me ideologjin e njejtë sikur që ishte në shtetin amë në Shqipër, e, që sipas kohës së sotme paska qenë gabimishtë!
Murat Jashari thanë, më vonë të njohurit e tij që, ka pësuar një sulm nervor dhe herë- herë vepron në mënyrë të pakontrolluar… Ato letrat e tija publike ( që kurrë si kisha përkrahur ngaqë ishin të pakuptimta) më bindnin që, kishte nevoj për një përkujdesje të vazhdueshme…
Edhe këtu, ai mbeti i vetëm…
AZEM VLLASI
Në krahasim me Murat Jasharin, Azem Vllasi i takonte anës tjetër të shqiptarëve, të atyre shqiptarëve e të cilët, tek bashkëkombasit e tyre mundoheshin të dërgonin zërin e pushtuesit, pra të okupatorit. Azem Vllasi i shërbente politikave të Serbis gjegjësishtë të Jugosllavisë! Nuk mund të zgjedhej një shqiptar, si i pari i rinis Jugosllave, nëse më parë nuk kishte dhënë prova , se është në rrugën jugosllave, se kokën e ka të kthyer kah Beogradi dhe jo kah Tirana.
Azem Vlasi ishte i bindur se shteti i tij i vetëm është Jugosllavia dhe shi për këtë ai ishte deklaruar që është Jugosllav dhe jo shqiptarë!
Në demonstratat e vitit 1981 një nga parullat e brohoritura ka qenë edhe kjo: « Jemi shqiptarë e nuk jemi jugosllav!»
Për të dëshmuar, jugosllavizmin e tij Azem Vllasi edhe fëmijët e tij i kishte dërguar në shkollë, jo në paralelet me gjuhë shqipe por në ato serbe. Pra, në Prishtinë ai djalin e kishte në shkollën serbe… Kur në vitin 1988, në Kosovë ndodhi ajo Lëvizje e serbëve me emrin « Bozhur» një nga liderët e tyre me emrin Mirosllav Sholloviq, për gazetën DANAS deklaronte që « djali i tij dhe i Azem Vllasit janë në të njëjtën klasë.
Azem Vllasi, u ngjit në politikë falë politikës së tij projugosllave dhe veprimeve të tija antishqiptare. Ai dënoj pa masë demonstratat e vitit 1981, diferencoj intelektual nga më të ndryshmit sikurse që dihet politika e tij diskreminuese ndaj profesor Ali Hadrit. Aso kohe, siç kishte pohuar edhe vet Azemi, kur ai shkonte në Universitet, përshpëritej që « çizmja fashiste ka ardhë dhe se do të dëgjohen krismat, tani më…
AZEM VLLASI nuk ju vu Millosheviqit!
Me ardhjen e Millosheviqit në pushtet, e që e sollën akademikët serbë të Francuska 7, nisi lufta në mes dy luftërave : në mes atyre që ishin për Jugosllavin e madhe siç ishte dhe atyre që ishin për Serbin e Madhe !
Azem Vllasi asnjëherë nuk doli kundër Millosheviqit !
E vërteta është që Millosheviqi doli kundër Azem Vllasit !
Azem Vlasi e deshi Millosheviqin mirëpo Millosheviqi nuk e deshti Azem Vllasin! Millosheviqi nuk e deshti as Ivan Stambolliqin e Petar Stambolliqin ; as Nikeziqin e udhëheqesit e deri at’hershëm të Malit të ZI, Vojvodinës dhe të Maqedonis sikurse ata të Bosnjës !
Këta e donin Millosheviqin teksa Millosheviqi nuk i donte ata…
Azem Vllasi nuk ju kundërvy Millosheviqit për të mbrojtur Kosovën por duke e mbrojtur Jugosllavin e tij titiste. Millosheviqi u sul ndaj tij jo për shkak se ishte kundër Jugosllavis së madhe por sepse ai e donte Serbin e madhe !
Mjafton që të dëgjoni, fjalimin e Azem Vllasit( ai fjalim mjafton) në mbrojtje të vetes së tij dhe veprimtaris së tij, para Kongresit të LKJ. Kur serbët kërkuan përjashtimin e tij dhe të Kol Shirokes dhe një të tretë emrin e të cilit nuk po e kujtoj për momentin….
Me një fjalë Azem Vllasi ishte nga ajo nomonklatur e regjimit të së kaluarës, të cilit pas 12 qershorit të vitit 1999, i është dashur t’i ndalohet çdo veprimtari politike apo edhe çdo prononcim politik !
Sikur kjo të kishte ndodhë aso kohe- nuk do t’kishte ndodhë tentim vrasja e tij në këtë kohë…
TITISTËT DHE ENVERISTËT
Pas rënjes së Murit të Berlinit dhe sistemit komunist në Europë, në Kosovë me qenë ironia më e madhe, titistët filluan të akuzojnë enveristët se « gabimi i tyre më i madh ishte ideologjia marksite leniniste dhe enverizmi i tyre… pa fije turpi të akuzonin se ke qenë i majtë dhe atë të majtit e zgjedhur nga pushtetet titisto-rankoviçiste…
Por të bëjmë ca krahasime të kohës se kush ishin Titistët dhe Enveristët…
Nëse konstatojmë që « komunizmi dhe komunistët ishin me ideologji të brishtë » at’herë duhet të pajtoheni me mua me konstatimin që nga më të brishtët dhe më të poshtërit ishin pikrishtë « KOMUNISTET shqiptarë të Kosovës, e të cilët i shërbenin atij serbo-jugosllavë » !
Komunistët rumunë ishin po rumunë dhe i shërbenin Rumunis; ata bullgarë ishin po bullgar dhe i sherbenin Bullgaris ; po ashtu polakë, çekë e sllovak e rus ; sikurse komunistët në Shqipëri ishin po shqiptarë dhe në sherbim të Shqipëris me të mira dhe të këqijat e tyre…
Teksa, shqiptarët komunistë të Kosovës ishin me shumë të këqia : i sherbenin si komunist një ideologjie që sot po e quajnë të dështuar dhe të keqe dhe po ashtu i sherbenin një shteti okupator !
Në ato kohë të ishe Jugosllav do të thoshte të lexoje Ivo Andriqin, Branko Qopiqin, Desanka maksimoviqin…
Në ato kohë të ishe Enverist do të thoshte të lexoje Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, fatos Arapin…
Në Kosovë të ishe titist do të thoshte të dëgjoja se si këndon një Zdravko Qolliq, një Lepa Brena…
Në Kosovë të ishte enverist do të thoshte të dëgjoje se si këndon fatime Sokoli, Arif Vlladi, Vaçe Zela…
Në Koosvë të sihte TITIST do të thoshte të ishe në futboll me Cervena Zvezden, partizanin, Dinamon…
Në Kosovë të ishe ENVERIST do të thoshte të ishe me Partizanin, Dinamon, 17 Nëntorin apo edhe Vllaznin…
Në Kosovë të ishte TITIST do të thoshte të mësoje Vuk Karagjiqin…
Në Kosovë të ishte ENVERIST do të thoshte të mësoje Naim Frashërin…
Në Kosovë, kur luajtën Partizani i Beogradit kundër Flamurtarit të Vlorës Titistët ishin me Fadil Vokrrin teksa ENVERISTET me Sokol Kushtën !
Në Kosovë Titistët ishin me Bata Zhivojinoviqa e viqa tjerë teksa ENVERISTET me Kadri Roshin, Timo Fllokom a Ndrek Lucën…
Në Kosovë shkurt e shqip : TITISTET ishin për JUgosllavin e tyre të Titos teksa Enveristët për Kosovën e bashkuar me Shqipërin…
Në Kosovë. MURAT JASHARI ISHTE ME ENVERISTËT TEKSA AZEM VLLASI ME TISTISTËT !
MURAT JASHARI TË LIROHET DHE TË MBROHET NË LIRI
Asnjëherë s’kam qenë ithtarë vrasjeve për çështje politike, sidomos pas përfundimit të luftës sepse kam menduar që ligji do merret me kolaboracionistët… Por duke parë rrethanat që kanë shtyrë zotrin Murat Jasharin të veproj siç veproj, mendoj, që duhet të lirohet që të ketë mundësin e mbrojtjes në liri, sikurse që shteti t’i ofron një trajtim më të veçantë gjendjes së tij shpirtërore…
Unë nuk dua të arsyetoj veprimin por dua të arsyetoj mosveprimin !
Sikur shteti të vepronte me kohë nuk do të ndodhte kjo që ndodhi më 13 mars ngaqë sipas mendimit tim ; edhe Murat Jashari edhe Azem Vllasi janë viktima të një shteti, pushteti dhe ligji të të fortëve !
Por, për ironi të fatit, meqë me plumba u qëllua Azem Vllasi, filluan zërat e kukuvajkave, duke dashur që atë ta paraqesin si « hero », « patriot » dhe si një nga ata që iu kundërvy pushtetit të Millosheviqit !
Kjo e dyta, kundervimi i pushtetit të Millosheviqit më detyroj të shkruaj dhe të reagoj…
E them edhe një herë :
Veprimet e Azem Vllasit karshi popullit të tij gjatë viteve 1981-1989 nuk arsyetohen sepse janë të pa arsyetueshme ato veprime kur dihet që gjatë kësaj periuudhe më shumë se 800.000 mij shqiptarë kishin kaluar nëpër duar të UDBES serbe…
Azem Vllasi nuk ju vu asnjëherë Millosheviqit por Millosheviqi ju vu Azem Vllasit sikurse që ju vu edhe Ivan Stambolliqit ( serb dhe të cilin edhe e vrau sepse paraqiste për të më shumë rezik se sa Azem Vllasi).. Sikur Azem Vllasi të paraqiste ndonjë rezistencë për pushtetin e Millosheviqit, ai Millosheviqi pra, do ta likuidonte po sikurse e likuidoj Stambolliqin dhe ca serbë kritikues të pushtetit të tij…
Po e cekë edhe një herë: Azem Vllasi e deshi Millosheviqin por Millosheviqi nuk e deshi Azem Vllasin…
Prandaj me të drejtë në fund mund të konstatoj që:
«Nuk ishte Azem Vllasi viktimë e Murat Jasharit por Murat Jashari viktimë e Azem Vllasit» sepse ajo që ndodhi s’do të duhej fare të ndodhte…