FATMIR BRAJSHORI: EDHE UNË E DUA NJË VARR!

Zürich, 3 prill 2019:

 

 

 

 

EDHE UNË E DUA NJË VARR

(Kushtuar Behajdin Allaqit)

Toka është një pjesë e vogël e jetës
E unë nuk dua të marr përpjetë përrenjtë
Si një hymnë në këngën time
Sepse dua të kem, edhe unë një varr,
dhe kujtohuni për këtë gjë, të gjithë JU
kur jeni duke qajtur të vdekurit tuaj!

 

Edhe unë e dua një varr o njerëz të mirë!

 

Kur të kem ditëlindjen time,
të më sjellin urimin,
Kur biri im të bëj diplomimin,
të më merr bekimin,
E vajza nuse t’më bëhet me velo të bardhë,
Këtu është guri i varrit të gjyshit,
tu thotë fëmijëve.

 

Po si t’bëhet kjo gjë, kur unë s’kam një varr?

 

Unë ç’faj bëra që u linda tok me grurët
e gurët antik të Therandës?

 

Dhe nga asgjëja s‘më tutej syri:
Meqë vrasja dhe tortura
Vetëm sa imitojnë natyrën.

 

Në një anë të medalës, viktimë
teksa në anën tjetër privilegj.

 

Po ju pse s’më bëtë një varr ?
Ku janë eshtrat më thoni?
Mua luftëtarit të robërisë dhe shtypjes.

 

I barta ato eshtra,
me ideologjinë e revolucionit,
Për t’kërkuar një copë lirie
për JU por edhe për ata
që më morën dritat e syve.

 

Ani pse sot akoma se kam një varr
kur varret u lindën s‘bashku me njerëzimin!
Një shigjetë mbi mur qëndron,
E një tjetër mbi ata që më qëlluan.

 

Mos u dridhëni sepse unë sërish fal
Po më kthyet eshtrat që mi morët
Sepse ato i do: e shoqja, i biri, vajza e motra,
Që në pashkë dhe Bajram, lule t’hedhin.

 

Sall ma bëni edhe mua një Varr!
Sepse unë kam vendos që t’ju falë!

Figura e shquar e Lëvizjes Behajdin Allaqi, me bashkëshorten Nazmijen dhe tre fëmijtë e tyre: Qëndresa, Qëndrimi dhe Òªlirimi.

***

DUAM NJË VARR PËR BEHAJDIN ALLAQIN!
Në 56 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (07.04.1963 – ?.?.1998), kërkojmë nga Shtabi Lokal i UÒªK-së në Drenoc, (vendi ku u ndalua për herë të fundit Behajdini më 11 qershor 1998) të dëshmojnë për rrethanat e arrestimit dhe keqtrajtimit të tij, ndërsa nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli (të cilët një ditë pas 11 qershorit e kanë marrë nga Drenoci) kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të tij, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që ta kemi një varr për te, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!
Sheradin Berisha, 28 mars 2019/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura