FATMIR BRAJSHORI: HUMORESKA TË KRIJUARA GJATË KOHËS SË FUSHATËS ZGJEDHORE NË KOSOVË!

Zyrih, 10 qershor 2017: (Personazhet nuk duhet të ndjehen të fyer. E fyer mund të jetë humoreska nga këto personazhe) Një aforizëm: Këto ditë populli i ynë u bë më i kulturuar: Nuk po pështynë më në tokë por po pështynë pllakatat të ngjitura në mure dhe bildborde!
GËNJESHTRAT E POLITIKANËVE!
Një autobus i mbushur me deputet të parlamentit të Kosovës dhe të Kuvendit të Shqipërisë ishte duke udhëtuar, për në Llogara pastaj drejt Dhërmis, ku krejt papritur, autobusi ikën nga rruga dhe përplaset në një shtyllë betoni.
Një fshatar që u gjendë në ara shkoj për t’parë se çfarë ka ndodhë.
Pasi u njohë me situaten, hapi një gropë të madhe,ku i futi të gjithë që ishin në autobus si të vdekur.
Disa ditë më vonë policia dolën për hetim, shikuan përplasjen e autobusit, dhe pastaj pyetën fshatarin rreth ngjarjes.
Hetuesit në një moment i drejtohen fshatarit:
• A ishin ata të gjithë të vdekur?
Fshatari përgjigjet:
• Si të them, disa prej tyre thanë që nuk ishin, po ju e dini se sa gënjejnë këta politikanët tanë…

ADEM DEMAÇI DHE GOMARËT!
Meqë baca ishte i sëmurë dhe e kishte bë shprehi, me dal me shëtit në shoqëri, dhe, duke ecur, lexonte edhe gazetën!
Një ditë shkojnë Kadri Veseli edhe Sabri Hamiti, e marrin dhe dalin, në Taukbashqe, me shëtit. Këta dy e mbajn për krahu… Baca lexonte gazetën dhe gjithë ata që shëtisnin, pa i shikue në sy, ua kthente përshëndetjet,,,
Por aty, kalon një gomar dhe baca, pa shikuar i thotë:
” Tungjatjeta!”
Sabri Hamiti edhe Kadria po i thonë:
Bacë, kë përshendete?
” Atë dashamirin që më përshëndeti, ia ktheva!”
Këta dy po i thonë:
” Bacë, po ai që na i preu rrugën nuk ishte qytetar po një gomar dhe t’i e përshendete.”
Baca Adem ua kthenë:
“Hajt se su ba nomi, se sa gomarin e kam përshendet deri tash dhe sa më kanë shoqërue s’ka të njehur, e, edhe ky le t’kaloj si ata!
***
GANIMETE MUSLIU DHE BUXHETI
Në Parlamentin e Kosovës, kur po bisedohej për buxhetin, e kërkon fjalën Ganimete Musliu nga Kadri Veseli dhe pasi e merr thotë:
” Zoti Kryetar, shumë po flitet për zotin buxhet( um tha njoni tuj pi kafe), por unë vallahi, se njoh kush është; a ka mundësi të ngrihet pak në këmbë ta shohim?”
HASHIM THAQI edhe PRESIDENTËT AMERIKAN!
Hashimin një natë s’po e zinte gjumi! Ai sheh në ëndërr Presidentin e parë Amerikan Xhorxh Uashingtonin…
Hashimi e pyeti:
” Çka muj me bë për Kosovën?”
– Bëhu një shembull i mirë; bëhu i ndershëm, mos rrej dhe i drejtë!
Natën tjetër, Fantazma e Reganit po i shfaqej në dhomë.
” Regan si mundem ta ndihmoj Kosovën?”
– Largoj të korruptuarit, hajnat edhe titistët( komunistët jugosllav) nga partia!”

Hashimi nuk fjeti mirë as natën tjetër kur pa Figurën e Abraham LINKOLNIT.
” Abraham Linkoln çka munem t’bëj diçka për Kosovën që ajo mos t’ketë më telashe?”

– SHKO NË TEATËR,- i thotë Linkolni.
***
MIQËSI E VJETËR NË MES GANIMETE MUSLIUT dhe ARBANA XHARRAS
Para se me hy në PDKë Arbana Xharra i thotë Ganimetja:
” Valla bre ti çikë boll mirë po bon qi po vjen te na…Miqësinë e kemi të vjetër.”
– A mund t’më tregosh, – i thotë Arbana. – Se nga më ke mike… se po bëhemi bashkë,tash(hihi)…
” Nga fshati imë, – i thotë Ganimetja dhe vazhdon:” Besoj se nuk e ke harruar se ti ke ardhë tek na me babin ton edhe e pate blerë një Lopë!”
Qumeshti i holluar dhe kandidatet per deputet te dy koalicionet!
Shefat e fushatave, u thonë shefave të PDK- AAK- NISMA dhe LDK- AKR:
– Për me pas kondicion neper fushata duhet që kandidatëve per deputet tu sigurojm per t’marrë nga dy- tre litra qumësht më shumë, që t’ja dalim por hargjimet janë të mëdha!
” Dy koalicionet, kandidatêt për kryeminister, shefave të tyre u thanë:
– Hidhni nja dy litra ujë qumeshtit ekzistues dhe…
“Jo s’bon, bertiten dy shefat e fushates: – Mos harroni se treçereku i kandidatëve për deputet kanë qenë çobanë dhe e kuptojnë!”
***
BESA GAXHERRI në Restoran!
Në një restoran të Prishtinës Besa Gaxherri po pinte kafe me një shoqe edhe po kuvendonin:
Shoqja: Qysh bre Besë, kur Kadria i tha Albulenes të VVes ” ma hangsh” ti thojshe:
” burrave u ka hije!”
BESA: Po de çik u ka hije.. po na ka hije neve grave e jo edhe Kadris, qy.. Ka burra që u ka hije!
Shoqja: Po do me thanë që me fol qashtu Kadris i paska hi, a?
BESA: Le çikë se um ka hie mue e spo i ka hije, Kadris, Ramushit( atij tretit s’po ja përmendi se i ka hije motiii).
***
ISA MUSTAFA në PRAPASHTICË DUKE KORRË BARIN në KOPSHTË!
Pasi VVja ishte nisur dhe kishte protestuar te shtëpia e Isa Mustafës, ky kishte frikë, më vonë me dal në kopshtë.
Një natë kur po grindej me shoqen kjo po i thotë:
” Hajt bre, se me gratë si me mua, Vjosa Osmanin, Doniken ti bëhesh trim! Po të ishe burrë, ti do dilje vet dhe do ta ruaje kopshtin e jo me polici!”
– Kush bre guxon mua mem dal perpara, – pisket Isa. – Sill këtu pistoletën!”
E mer Isa pistoleten në mesnatë, del në oborr, bertet” ku jeni bre ju të VVes, a?
Por Isa qysh ishte duke ecur papritmas një dru e godet në kokë!
Ai u shtri për tokë dhe nisi të lutej:
” Aman mos më vrisni, s’kam kurrgjo kunder VVes!”
Ashtu i shkreti ndenji gjerë në mëngjez, kur i vjen e shoqja dhe e pyet:
” Ça po rrin shtrirë ashtu o burrë?”
– O natën dikush nga VVja më ra stupc në kokë edhe deshën t’më vrasin!”
” Qohu more dreqi t’hangt,- i thotë gruaja dhe vazhdon: Po çfarë stupci t’paska ra dikush, po e paske shkel SHATIN naten me kom tua!”
***
MELIHATE TERMKOLLI për KRYESHËNDOSH në një fshat në LLAP!
Kishte vdekur një aktivist i LDKës në LLAP edhe në shoqëri të Agim Veliut në të pame shkojn nga Prishtina Melihatja, Ismeti( Beqiri), Luta( Haziri) edhe Sabri Hamiti,,,
Aty ku ishte e pamja del edhe po i pret një plak… Kur hynën në oborr, Melihatja drejtohet me shkue te shtëpia ku ishin gratë, kur ai plaku i del përpara, e ndalon dhe i thotë:
” Në atë anën tjetër është për burra se knej janë granimi!”
Meli ndalet!
Një nip i thotë plakut : o gjysh pse bre e ndale?
– Qysh mos me ndal se njeri i huej e dashti me shkue e me naj kqyr granimin!
” Po jo bre gjysh, – po i thotë nipi. – ” Grue është!”
” Ku, ku,”bertiti plaku edhe po vrapon në anën tjetër e ti ndali Ismetin, Luten edhe Sabrin.
” O ketu s’bon me hy se atje është për gra ku deshi me shkue shoqja juve e…, – po fliste plaku me nguti.
Prapë po i thotë nipi:
– O gjysh, lej more keta me hy ketu se keta burra jonë s’janë gra!
Plaku e fërkoj pak ballin e shfryu:
” Ja, tybe treqind tybe ma keni perzie qitash krejt, ha… Hiq s’pe marr vesh se kush o burrë e kush o grue te qeta te LDKes, ha!”

“O le o gjysh se sbohet nami se keta sipas nevojes: herë bëhen gra e herë burra!”
***
REXHEP HOTI PROGRAMER I CELULARËVE!
Shkon ky farë Rexhep Hoti, për fushatë me urdhera të Hashimit, në fshatin Fortesë( ish Bella Cërkë) dhe në odën e Popajve ishin mbledhur shumë burra…
Ky filloj me fol si papagall e su ndalke, herë dilke te Lugina e Silikonit, e herë të Bostoni i Rahovecit… Rexha fol e fol mbrapshtë e mbarë por me në fund një djalë i ri e ndërprej e po i thotë:
– O Rexhë, le ti luginen e Silikonit po mu ka prish qeky Celulari( ia tregon duke e ngritë lart) edhe … mos di bre allahile me e ndreq?
Rexha i thotë:
” Bire ketu se s’ka send që me FILLIMIN e RI, që s’kemi me ndreqë!”
Djaloshi ia jep… Rexhep Hoti po e rrotullon e rrotullon, pe kthenë anash edhe po thotë: ” Ky po duket qe ju paska djegë displey!”
Në odë filluan të qeshurat!
” Ça po keshni bre a?
Ai djali që ja dha celularin po i thotë:
– O Rexhë po ska display ai hiq se nuk është Celular po Digitron( Nderrues i kanaleve) i televizorit!
Rexhep Hoti i nervozuar po i thotë atij djalit:
– Po ça hamamit s’po kallxon qe nuk është Celular po po bon hajgare me mua, a!?
***
PO GAROJNË RAMUSHI, KADRIA, FATMIRI(sqarim: LIMA) ALBINI dhe ABDULLAH HOTI:
KUSH PO RREN MA SË SHUMTI?!

(E përshtatur….)
Në sallën plotë spektatorë ishin mbledhë gjithë politikajtë( Politik kuajtë) dhe po bënin garë ndërmjet veti; Se kush do rrente ma së shumti….
I pari del Ramush Haradinaj.
RAMUSHI: A u lodhet, a keni fjet a jeni qu?
Unë po ju premtoj, që nu bafsha kryeminister, kam me ju mësue qysh me ba darsma t’mdha e mos mu hargju,,, Se unë vet, e pata ba dasmen me Aniten, i patëm ftue qiellin dhe token. Gatiam një kokërr vezë. Hëngrën të gjithë sa u ngopën bile edhe gjysma kishte teprue!
Duke qesh del Kadri Veseli.
KADRI VESELI: ” Pasha allahun, një ditë u zgjova në mëngjes dhe vura re se ishte natë…Hyra në Koshere të bletës edhe pash qe nja po mungojke…E mora një gjilpërë edhe shkova te deti, e ngula atë dhe hypa në majë të saj dhe midis detit e pashë një Bujk që me parmend po e lëvronte tokën. Sa mirë thash” Ky bujku është fillimi i ri se midis detit kemi me mbjellë dredhëza!”
U ngrit Fatmir LIMA.
FATMIR LIMA: ” Unë jam kanë anën tjetër të detit edhe e kam pa bletën menjëherë e njoha që ishte e Kadris.E mbolla një farë kungulli për 80 miljon, ajo u rrit për një orë dhe hodhi degë matanë detit… Hypa edhe shkova te ai bujku qe parmenden e kish lidhë me bleten.
– Pse ja ke marrë Bleten Kadris, – i thash.
– Vetë u ardhë,- po thotë bujku.
– Paguaj që e ke shfrytezue Bletën!
– U bë!
Bujku aty per aty e mbolli bereqetin, fara mbiu, u rrit, u poq per një sahat,para meje bujku e korri, e shiu dhe ma futi ndër thasë…
Ndërhyn Ramushi.
RAMUSH HARADINAJ: Me ja vërtetue qeta Fatmirit veq po du me kallxu që, ky ata dy thas i kish ngarku në kurriz të bletës edhe unë e pash që njana anë e barrës po anonte… E thirra Fatmirin edhe Kadrin edhe i numerum kokerr per kokerr dy thasët me grurë. Qaty ku ja merrke anën bletes na pat dal nja ma shumë. Atëherë e morëm një sopatë, e prem kokërrën më dysh, i bom thasët baraz, i sollëm në Kosovë dhe prej qatyhit keni me hanger per 4 vjet sa tju dhemb barku…
Krejt salla u ngrit në kambë duke brohoritur:
RAMUSHI, KADRIA, FATMIRI (sqarim: LIMA).
Pas tyre doli Abdullah Hoti.
ABDULLAH HOTI:” Unë kur e kreva punën, një ditë, duke shkuar te shtëpia, më dolën përpara edhe më dhanë sihariqin:
” Urime edhe gzohu se sot ka lindur baba ytë!”
U gëzova shumë dhe vajta në pyll me 200 anetar të LDKës,me pre drunjë që me ja marue babes djepin. Krejt malin e premë por drrasat sna dolen me ja marue djepin. Atëherë e morëm një ashkël që kishte mbetë në sopatë, e marum djepin bile edhe tepruan dërrasa për me marue një fron!
Krejt salla po bertasin:
HOTI, HOTI kur ky u alivanos: Vrapuan do me ja hedhë do ujë fytyres, kur ky, pe qel njërin sy edhe po u thotë:
” Skam kurrgjo po jena duke rrejtë!”
Pas tyre po del Albin Kurti, duke u kthyer dhe bërë me dorë kah publiku.
ALBIN KURTI: ” U nisa për gjah. Kisha tri pushkë: dy të thyera dhe jë pa lloz. Mora pushken pa lloz dhe zagarin pa shpirtë dhe shkova në mal. Aty më dolën tre lepuj: dy të ngordhur dhe një pa shpirt.Qëllova një herë me pushkën pa lloz e fishekë, vrava lepurin pa jetë dhe e futa në tradtë. Duke ecur gjeta tri shtëpi. dy të rrënuara dhe një pa mure e qati. Hyra mbrenda në shtëpin që s’kishte as muri dhe as qati dhe aty gjeta tri plaka: dy ishin të verbëra dhe njëra pa sy…boll hë për hë, a?
Krejt Salla po bërtasin:
ALBIN VETËVENDOSJE! ALBIN! VETEVENDOSJE!
Kur një plakë me një kaqorote, mezi duke ecur po ngjitej tek bina. Kur erdhë tek mikrofoni, në sallë ra heshtje.
Ky e mori mikrofonin edhe tha:
” Krejt ju çka folët deri qitash n’both um fryfshi ha!”
Krejt ata që nuk ishin nė sallë filluan ti duartrokasin plakut…
***
MILAIM ZEKA DHE GOMARI
Pasi shau mbarë e prapshtë, herë Kadriun, Thaqin e Limen që i thojke ” teneqja”, Milaim Zeka del në mal për gjueti!
Ai aty e sheh një gomar por këtij i duket si kaproll dhe e vret.
Gomari kishte qenë i një fukaraje i cili, bukën e gojës, e fitonte nga puna me atë gomarin. Kur ky e merr vesh se kush ia kishte vrarë gomarin, pyet andej këndej” se kush?” dhe disa që e kishin parë i thonë:” Milaim Zeka e ka vra, se e kemi parë.
Ky fukarai shkon te Milaimi edhe po i thotë:
– Milaim, ti ma ke vra gomarin… o blema një tjetër o paguma, se me qat gomar jam mbetë gjallë!
” Pasha Biblen e Kuranin unë s’ta kam vra!”.- po i bë Be Milaimi.
– Milaim t’kan pa hallku, – po i thotë ky fukaraja.
” Pasha krishtë e Muhamet, jo, se kam vra!”
– Ose blema një gomar ose paret!
Milaimi duke dashtë me i ikë temës po i thotë fukaras:
” Kallxom qysh po të duket politika sot edhe kandidimi im per deputet, a?”
Ky fukaraja po i përgjigjet:
– Ja, kurrë s’ka qenë ma keq, demek, me Vra VLLAU Vllaun edhe mos me pranue!
***
RAMUSH HARADINAJ DHE KADRI VESELI NË NJË FSHAT TË DUKAGJINIT( SHQIPONJË).

Pas Tubimit, Ramushi edhe Kadria shkuan në një odë fshati ku ishin mbledhë gjithë fshatarët.
Kadria po u thotë:
” O veç kallxoni , çka po doni, se me Fillimin e Ri, gjitha dëshirat kemi me ua plotësue!”
E mori fjalën një fshatar.
– Unë po due me ma ba një shtëpi në Prishtinë!?
” U kry kjo punë,- po i thotë Kadria.- ” shkruaja emrin edhe dëshirën”, i urdheroj shefit të fushatës.
Kur e panë këtë gjë, u lajmëruan të gjithë, dhe, secili kërkoj si ai i pari: Shtëpi tri katëshe në Prishtinë. Kadria i thoshte sekretarit” shkruaj emrat se kjo punë u krye.
Ramushi veç ngojke.
Në fund u lajmërua një tullac edhe tha:
” Zoti Kadri, unë po dua prej juve, flokë për kokën time!”
Kadria i urdhëron sekretarit.
– Shënoj edhe këtij një shtëpi si këtyre tjerëve!
Kur e dëgjoj Ramushi ndërhyri:
“Kadal, kadal be Kadri se ky lypi lesh e jo shtëpi!”
Kadria po i thotë Ramushit:
” S’ka gjë Ramush, se në fund, pas zgjedhjëve, të gjithë do të marrin vetëm LESH!
Këto ditë shkrova ca humoreska; ca të përshtatura e disa të tjera të krijuara ku si kryefjalë i kisha ca politik(u)aj…
Kësaj radhe kjo ” humoresk” ka t’bëj me mua…
***
(MUA ÇKA S’MË BË VAKI!) PROCESVERBALI!
E kjo gjë më kishte ndodhë mua… Më kishte ardhë, pas lufte një shok, tek unë pas që kishte qenë në një mbledhje. Në atë mbledhje, ai e kishte marrë përsipër të shkruante procesverbalin. Por meqë nuk dinte të shkruante, kishte ardhë tek unë dhe po më thonte:
” Shkruma ti procesverbalin ndersa unë po të tregoj ty me gojë se për çka kemi fol edhe kush çka ka fol,,, e ti e ndreq pak kur ta shkruash?!”
O zoti ynë i madh!
Atë e pyeta:
” A e don ti shumë Kosovën?”
” Po ti e di sa shumë e dua, edhe sa shumë kam bë gjatë luftës!”
” Po, po por me thuaj, a e do me zemër Kosovën?”
” Po bre!”
” Ama, me thuaj a ja do t’mirën me zemër edhe çka je në gjendje me ba për të?”- e pyeta sërish.
” O gjithçka edhe me vdek nëse duhet!”
” Jo me vdek jo, i thash dhe vazhdova:” Po diçka tjetër me bë është më mirë!”

” Çka se e boj?- më tha.
Atëherë i thash:
” Nëse me të vërtetë ja do t’mirën Kosoves, nëse e do me zemër Kosovën, mem ngu mue, i len qeto punë krejt e s’mirresh ma me politik, për t’mirën e Kosovës!”
***
KALI I SKËNDERBEUT dhe GOMARI I JAKUP KRASNIQIT!
(E përshtatur)
Një ditë duke pushuar , poshtë përmendores së Skenderbeut, Jakup Krasniqi, dëgjoi që i foli Skënderbeu dhe i tha:
” Jakup qysh bre s’po ju vjen gjynah prej kalit tem, a? Që 500 vjet po më mban mbi shpindë e ju su kujtuat një herë me ja prue një pelë?”
Jakupi t’vrapon menjëherë te Milaim Zeka edhe i thotë” Eja te Përmendorja e Skënderbeut , se vet Gjergji m’ka fol, edhe ti jepe lajmin i pari!”
Milaimi i thotë:
” Jakup, po më duket që ke luajt krejtë!?”
” Eja me mua që ta vërtetosh,- i urdhëron Jakupi.
E merr Milaimin edhe shkojnë tek përmendorja e Skënderbeut. Kur i shehë Skënderbeu po i thotë:
“Ore Jakup, unë ty të lypa Pelë për kalin tim, e ti më paske sjellë gomar!”
Në mes të qenit të ZOTIT zotë dhe vetes time të qenit Zot-unë do zgjedhë këtë të dytën: të qenit zot i vetes sime edhe nëse ZOTI nuk është zot…
(thënja ime…)
Meqë po më kritikojn se me humoreskat e mia po thumboj të tjerët dhe jo VV kësaj radhe në thumbë po i vë Ata… Kam vendosur tërë fushaten ta përcjell me humoreska ngaqë vet zgjedhjet janë si të tilla!!!!
***
ALBINI, RAMUSHI dhe HOTI të nxanun kapës…
Para Debatit televiziv, ishin bë kapsë dhe s’po mujshin me e bë nevojën e madhe… Të tret hyshin në WC po me bo s’mujshin.
U thanë këta të TVes:” Na u ndihmojm, ju hyni, tregone se cilen muzikë me ua lëshue edhe ka me u ndihmue me u shliru…”
– Unë po e provoj i pari ,- tha Ramushi dhe shtoi: ” Lshoma mashkull një koong me shahira!”
Hynë Ramushi. Ja leshojn Dervish Shaqen. Pas pak del tuj kesh.
” E bona mashkull, u shlirova!”- tha Ramushi.
Abdullah Hoti para se me hy në WC u kerkoj me ja lëshue Adelina Ismajlin se paska knu per Rugoven.
Hynë edhe pas pak del tuj kesh edhe thotë:
” Edhe unë u shlirova!”
Atëherë po i thonë Albinit:
” Albin ti tash e ke radhen,edhe cilen muzik me ta lshue?”
Albini u thotë:
” O lshone çfarë doni veç t’hy e të shlirohna edhe unë!”
Hynë Albini.
Kur po del,çka me pa,ish ba helaqe krejt edhe po çuditen të gjithë, se çka u bë kështu… Po i thojnë:
” Albin pse je bo helaq keshtu?”
Ky po u thotë:
” O ma lshojshin Hymnin Kombëtar e smujsha me nejt ulur e mu deshke mu qu n’kam me nejt edhe me ba n’kam!”
***

SALI BERISHA: UNË UA SOLLA LIRINË!
Këto ditë në Shqipëri, fushata zgjedhore veç sa po ashpërsohet. Meqë Luli, ishte i zanun me Blendi Fevziun në OPINION , në tubimin e PD në VLORË, merr pjesë lideri historik i saj Sali Berisha…
Ai del para të tubuarve dhe fillon të flasë:
” Vlonjaaat, Unë kam ardhë t’ju premtoj se EDVIN RAMEN perfundimishtë do t’ua heq edhe do t’ua sjell LIRINËËË!”

Njëri nga publiku i ndërhyn dhe i thotë”
” Pse, për sa kohë do t’na e lejsh neve?”
***
TEUTA RUGOVA KA DISKUTUAR NË PARLAMENTIN E KOSOVËS!
Një shoku që punon në Kuvendin e Kosovës i thashë:
” Si bre s’po kan turp ca parti me fut në lista ca deputet e të cilët asnjëherë se kan marrë fjalen me fol diçka?”
– Nuk është e vërtet, – më tha ai shoku. – A ke një shembull, se stenogramet mundem me t’i tregue?
” TEUTA RUGOVA!” i thash.
– Ka diskutue, – më tha dhe më vuri stenogramin para ku shkruante:
KRYETARI I KUVENDIT z. VESELI: Fjalen e ka zonjusha Teuta Rugova… Ju lutem ta dëgjojmë… Urdhëroni zonjusha Rugova fjala për Ju!
TEUTA RUGOVA: Faleminderit zoti Veseli.. Zoti Kryetar, deputet, ministra… A ka mundësi me mshel qat dritare se qatje koka dera qel edhe po na ” rrok promaja?!”
Falemenderit për vëmendjen!
P.S.
E hodha stenogramin dhe psheretiva: Ta shpifin partitë e tilla me kandidat të tillë!
***
NE DO T’U NDIHMOJMË!
(E përshtatur…)
Fillimi i Ri në fushatë , dha premtime nga më të ndryshmet.
Fatmir Lima kryesishtë në Malishevë dhe fshatrat e saj bëri fushatën… Në një nga fshatrat malore, ku ai po agjitonte për zgjedhjet fshatarëve u premtoj:
” Ne Fillimi i ri me koka të vjetra u premtojmë, punësim për të gjithë… Krejt fshatin e juaj do t’i punesojmë… Do ndertojmë, Shtepi shendeti, liftin që do lidh fshatin me qytet, e sidomos në fshatin tuaj prioritet e kemi Ndertimin e Shkolles ma moderne në Ballkan… Pra do ju bojmë me godin shkollore!”
Por një fshatar nderhyri dhe i tha:
– o Fatmir (Lima) po ç’na duhet shkolla kur ne s’kemi fëmij?
Fatmir Lima pa menduar mirë i tha:
“Ne, edhe me fëmij, do ju bëjmë!”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura