FLAMUR HARRI: ORTEG KORRUPTIV ME VEPRA PENALE

Elbasan, 01. 07. 2015 – Ne lufte u linda, ne lufte u rrita, ne lufte do te vdes. As kam patur, as kam as do te kem frike nga vdekja, sido qe te jete. Me kane konfiskuar djepin kur kam qene 18 muajsh. U rrita dhe u kalita ne kudhren e luftes se klasave. Njoh mire markizem – leninizemin. Kur isha ne vitin e 3-te te gjimnazit mesuesi im i M-L nje stalinist me ngrinte ne mesim, une pergjigjesha shume mire. Ai si nje derr i terbuar me thoshte ulu ne vend 3 (tresh). Isha adoleshent. Per kete ekstremiste, ish nxenes i babai tim ne normale, per nje bire “reaksionari” vleresimi ishte i “dobet” se Partia kishte vene disa kritere. Kush kishte note 3 (tre) ne Markizem – leninizem nuk mund te vazhdonte studimet e larta. Me gjithe kete lufte te tmerrshme qe eshte zhvilluar ndaj meje dhe vellezerve te mije, une mbijetova pa rene ne kthetrat dhe kurthet e shumta te strukturave kriminale te regjimit Komuniste. Mjafton te bie nje shembull: ne hapat e para te demokratizimit te Shqiperise, te diktuara nga e kaluara dhe une mbeshteta proceset e demokratizimit te Shqiperise.

Nje eksponent i sigurimit shqiptar i revoltuar nga qendrimi im me thote: Si na paske shpetuar ti Flamur Harri pa te futur “telen e qenit”. Pas 1991 kam mesuar se kam qene i survejuar nga 4+1 b.p . Sic e kam thene dhe me pare jam perfshire ne nje “lufte te ashper ne mbrojtje te interesave morale, politike dhe pronesore te familjes Harri. Pas nje lufte mbi 10 vjecare me tre kryeministra shqiptare fitova pronen qe na kishte lene babai ne Tirane. Kam mbi 20 (njezet) vjet qe luftoj me horrat dhe morrat e Elbasanit per ti kthyer legjimitetin prones se Elbasanit te konfiskuar me vendim te gjykates Ushtarake, te armikut te popullit Sul Harri me akuzen absurde te “Krimeve kunder Shtetit”!! Me thoni nje vend ne bote ku nje mesues model i shkolluar ne Austri te denohet me kete akuze absurde. Cfare krimi beri Sulejmani, se shkolloi per 25 vjet rinine Shqiptare, se qe kundershtare i pushtimit fashist dhe atij komuniste. Se te dy regjimet e denuan me pushkatim, dhe se ne te dy kohet, rastesia dhe dashamiresia e nxenesit e ka shpetuar nga vdekja. E me gjithe ate 10 vjet burg Burreli i beri duke qene shembull qendrimi heroik e frymezues ne burgun famekeq, ne “Burrel ku hyne e nuk del”.

Te ndalemi tek problemi i pazgjidhur i prones ne Elbasan.
Sic kam theksuar ne artikullin: As kuqen as kane frike? Botuar ne gazeten “Dielli”, te Uashingtonit ne U.S.A per funksionimin e zinxhirit korruptive qe shtrihet nga gjykata e faktit Elbasan, vazhdoi ne Apelin e Durresit e ne gjykaten e larte, nuk mund te paragjykoja Gjykaten Kushtetuese. Si s’me ra pika kur me 23 a 24 Qershor 2015 me vjen pergjigja nga Gjykata Kushtetuese ku tre gjyqtare nuk pranojne gjykim?! Pra “peshku” sic thote populli yne: qenka qelbur nga “bishti deri tek koka”. Tmerr, fatkeqesi, per kete vend, per kete popull. Nje sistem pa drejtesi qe po “cmend” nje popull, po shkaterron nje shtet. Eshte momenti te falenderoj me gjithe shpirt e zemer per qendrimin qe po mbane ndaj gjyqtareve, prokuroreve e avokateve te korruptuar nga ambasadori Donald Lu dhe organizmave te Europes qe operojne ne vendin tone. Eshte koha optimale qe Amerika dhe Europa ne nje emerues te perbashket te godasin metastazat e se keqes ne Shqiperi. Ju dhe vetem ju mund ta shpetoni popullin dhe shtetin Shqiptare nga e “keqja e vogel” qe sjell dem te madh per vendin. Me mire te godasim fort 500 apo 1000 bandite se sa te lejme te vuajne 3 miljone shqiptare. Vite me pare, duke analizuar s’terzgjatjen e zgjidhje se problemit te prones ne Elbasan pata arritur ne konkluzionin se trekendeshi “revolucionare” A.R.K.K.P.P. Elbasan Z.V.R.P.P. Elbasan dhe Gjyqtari Zihmi Shahu ishin “Muri i madh kinez” qe une duhet te kaloja. Denoncimi publik, qe une i bera kryetar Qazimit ne gazeten Telegraf te dates 14 Prill 2014 i pari qytetar Elbasanas qe e ben kete publikishte, sikur i tronditi disi stafin e I.N.U. te Bashkise Elbasan. Aq e vertete eshte kjo sa kryetar Leli me thote: Mos u merzit se atje tek ti me fadrome do ti shembim ndertimet pa leje, jo me tritol. Nje dite te bukur te 11 Qershorit 2015 me vjen nje vendim nga Prokuroria Elbasan. Ku une njoftohem se prokurori i ceshtjes Bledar Mustafaraj kishte vendosur pushimin e procedimit penal Nr.2902 te dates 24.11.2014 ndaj aluiznit. Me ra pika si ka mundesi qe:
Qytetari guxon, denoncon!
Dosjen e prones qe ne shkurt 2014 ne zyre drejtor Nallbatit ja dorezon. Per shume kohe s’ndihet, dosjen arkivon. Pas 14 muajsh prokurori ceshtjen pushon. Korrupsioni “shpeton” kush fiton?!
Kam hapur proces gjyqsore per kete vendim. Me kerkese te avokatit tim, kerkova dosjen hetimore. Me dhane 100 flete. Pashe se mungonin shume shkresa dhe harta qe une kam depozituar ne ate institucion. Flete per flete me vemendje studioj. C’te shoh: Masaker korruptive penale te A.R.K.K.P.P. Elbasan, Z.R.R.P.P.E. Elbasan Aluizni dhe gjyqtari Zihni Shahu ne sinkron me njeri tjetrin kane bere ate qe kane bere. Por zbulimi me i madh eshte Z.QAZIM. Tutori ose “engjelli” mbrojtes i se keqes. Ky njeri s’dua ta ofendoj, ne postin qe ka e ka detyrim ligjor trajtimin e familjeve te masakruara nga regjimi komuniste. Ky palo pushtetare ben te kunderten konfiskon per se dyti pronen tone dhe ja shet F. G. kusheriri i pare i djalit te tezes se Qazimit. Ky njeri ka bere shume zullume ne Elbasan. Njerezit flasin nen ze. Une e kam bere luften me kete njeri balle per balle. Ky njeri ka ca aftesi “mbinjerezore” ben zap stafin e tij disa prej te cileve jane shume arrogante dhe bixhoscinj. Aftesia me spektakolare e Qazimit eshte menyra se si ai merret vesh me eproret ka shume zera nen ze qe e vertetojne kete aftesi:
Tani do rendis emrat e mekatareve, kunder nesh:
1. Emin Haxhiademi ish-kryetar i bashkise i perndjekur politik
2. Fatmire Dine Te P.D
3. Henrieta kungulli
Z.R.K.K.P.P. Elbasan
1. Zylfi Zylfollari
2. Rudina Plaka Te P.D
3. Klevis Kosova

***
Aluizni
1. Mimoza Trimi e L.S.I. me “4 trima”, njeri, Ibrahim Dulja, eshte larguar nga Shqiperia mbas denoncimit tim ne Gazeten “Telegraf”14 Prill 2014 . Eksperti topograf , sekseri i Z.Shahut qe me kerkoi 30 milione leke qe une te merrja pronen. Por mbi te gjitha me cudisin shkresat e firmosura nga Q.Sejdini i P.S qe pronen e familjes Harri e cileson si prone informale e kthen ne parcele ndertimi nga e cila perfitojne njerezit e aferm te Qazimit dhe trafikante. Te gjithe keto qe permenda kane mbrojtjen e deputeteve, ish deputeteve e zyrtare te rrangjeve te larta, disa prej tyre jane pezulluar nga puna. Vazhdoj te perballem per dite me vite te tera. “O tempora o mores” Jane keto raporte korruptive te lidhjeve te fuqishme qe keto njerez qofte ne Gjykaten e Apelit Durres, ne Gjykaten e Larte e se fundi kjo Gjykata Kushtetuese, qe nuk pranojne ankimimin.
Dhe une duroj sic duron mali me bore. Ne durojme, dhe populli i qete i bute i urte i Elbasanit duron, …… deri kur?
Tek kapricot e Francesko Gojes me kujtohet dicitura: Gomari i ka hypur hallexhijve ne kurris. Ne vesh i peshperit.
Ti qe per gje tjeter i zoti s’je. Mbame ne kurris se mire e ke.
Bemat dhe gjemat e Qazimit ne Elbasan shtohen dita dites, por a nuk e di ky mjeran se: sa ka pare, si kane qene, e ku jane shume ma shume trima e te fuqishem se ky. Koha do te beje te veten, t’a leme ne rrjedhen e saj. Populli yne thote: kur te del frika ke afer qederin.
Nje falenderim te vecante per ish drejtorin e prokurorise Elbasan Z. Gentjan Osmani i cili kishte nisur nje hetim serioz ndaj Aluiznit Elbasan. E transferuan Eugen Beci me vartesin e tij mbyllin hetimin. Turp, turp, turp.
Ne Shqiperi s’ka drejtesi, s’ka gjykim, ka paragjykim. E keqja ka hyre thelle.
Ujku, ujkun nuk e shqyen.
Familjariteti, oportunizmi dhe interesat politiko- ekonomike jane kundershtare e armiq te drejtesise te Shqiptareve.
Zoti shpetofte hallexhijte.
A ka zot qe te ndeshkoje mekataret.
Se fundi nje kerkese kam. Kerkoj hetim nderkombetare per zgjidhjen e problemit te prones se Familjes Harri. Me kete rast dua te falenderoj gazeten “Dielli” qe me jep mundesine e lirise se shkrimit te cilin nuk e gjej ne vendin tim.

Elbasan, 01. 07. 2015
FLAMUR HARRI, ish i përndjekur politik. Nr.Cel: 0692370559.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura