Cyrih, 30. 01. 2017: Hyrje – Rexhep Qosja foli. Ai foli ngaqë Akademia nuk fletë ngaqë ajo, sot, është e kapur nga politika, është bë e politikës dhe heshtë para gabimeve të politikës… Prof Qosja si kalorësi i fundit i Rilindjes sonë Kombëtare (e sot si asnjëherë më parë kemi nevojë sërish për një Rilindje, jo këtë të E. Ramës) megjithëse nga mediumet e politikës është izoluar për kohë të gjatë, kur po i jepet rasti, po e thotë fjalën e tij. Ai foli për dy gjëra: Pranimet në Akademi të akademikëve të rinjë (të rregullt dhe me korrespodenc)dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë dhe atë duke arsyetuar arsyeshëm, sipas meje, për një gjë të tillë…
Profesor Qosja me të drejtë konstatonte, që në akademin tonë, dhe, e cila që ma shumë se dy dekada nuk bëri as edhe një botim «epokal të hajrit », është në duar të ca individëve dhe sërish, këta individ janë anëtar të akademisë, si produkt i partisë dhe pushtetit dhe në këtë rast, si produkt i LDK-ës…
Profesor Rexhep Qosja, me të drejt shtrojë pyetjen : përse anëtar i akademisë nuk është bërë asnjëherë shkrimtari, prozatori, gazetari, dramaturgu, rrëfimtari Ramiz Kelmendi i cili para do kohësh iku nga kjo botë?
Profesor Rexhep Qosja me të drejtë shtrojë pyetjen : përse anëtar i akademis nuk është bërë asnjëherë gjerë më sot prof. Agim Vinca, poeti ynë i mirë, studiuesi, letrari dhe veprimtari i çështjes kombëtare…
Profesor Rexhep Qosja me të drejtë shtrojë pyetjën : përse anëtare e Akademis nuk është bërë asnjëherë profesoresha, studijuesja dhe veprimtarja e pajtimeve të gjaqeve Shefkije Islami ?
Profesor Rexhep Qosja me të drejtë shtrojë pyetjën : përse anëtare e akademis nuk është bërë akoma profesoresha, piktorja akademike Zake Prelvukaj…
Profesor Qosja për shkaqe objektive nuk e shtrojë pyetjën edhe për Isë Qosjen se përse nuk është anëtar i akademis, Nexhmije Pagarushën, Ymer Shkrelin e ca të tjerë të merituar…
Po profesori shtrojë këto pyetje por nuk e tha përgjigjen…
Ua them unë se përse këta nuk janë anëtar të akademis…
Edhe Ramiz Kelmendi,edhe Agim Vinca, Shefkije Islami, Zakja e të tjerë janë përkrahës të profesor Qosjes, të cilësuar si njerëz të Qosjes dhe të cilët posi Rexhep Qosja, herë-herë ishin prononcuar dhe kishin shkruar në mënyrë negative( me të drejtë) për politikën nënshtruese dhe kapitulluese që ndiqte LDK.ja dhe Ibrahim Rugova karshi pushtetit të Serbis…
Pra, faji i tyre i vetëm përse nuk janë pranuar në akademi( Ramiz Kelmendi) dhe të tjerët e të cilët për së gjallë të Qosjes me siguri nuk do t’i bëjnë pjesë të akademis është faji i vetëm i tyre : se qëndruan karshi opinioneve që jepte Qosja krah për krah me të gjerë në ditë të sotshme…
A, nuk ka turp më t’madh për akademin dhe akademikët Dervish Rozhaja, Ali Hadri,Gazmend Zajmi, Esad Mekuli etj etj) të gjallë dhe të vdekur pranimi dhe anëtarsimi i Isa Mustafës, një njeri që asgjë, ama bash asgjë s’ka bë në fushën e shkencës, Historis, Letersis apo artet pamore…
Prandaj, nëse kjo thirrje e imja do t’kishte ndonjë vlerë do u bëja të gjithë akademikëve të mirëfilltë e të cilët aty janë falë punës së tyre shkencore-profesionale dhe jo politikës të braktisin atë akademin, si shenjë proteste të politizimit të akademis… Nuk ka turp më t’madh që sot anëtar i ASHAK me të drejta të plota është bërë Isa Mustafa… Turp !Turp !Turp !
Arsyeja e dytë që këto ditë u ngritën sërish hienat e së kaluarës, kujdestarët e pushteteve servile dhe lojale, të një shteti që nuk ekziston më, fatmirësishtë » është prononcimi i tij për shkëmbim territoresh me Serbinë »…
Dhe me t’u prononcuar për këtë gjë, më ndodhi edhe mua, që ca sejmen të djeshëm dhe të sotshëm të LDK-ës, më sulmuan në postën time private( jo emrin tim personal) me fjalor nga më të ndryshmët për kalorësin e fundit të Rilindjes sonë Kombëtare…
E para, që në vitin 2006 kam pas një shkrim, ku e kam përkrah idenë e ndërrimit të territoreve, me Serbinë dhe atë : Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Zveçanin në njërën anë dhe Preshevën, Medvegjen e Bujanocin në anën tjetër…
Tashti, hë për hë, Serbia ka nën kontroll edhe njërën edhe pjesën tjetër… Ato tri Komunat e Veriut, ani pse de jure sipas kushtetutes së Kosovës, janë pjesë e Saj, de facto ato i menagjon, kontrollon dhe administron shteti serb sikurse me kushtetut( ajo e ka krejt Kosovën), shteti serb de fakto dhe de jure, e ka nën administrim dhe menagjim tërë Luginën e Preshevës…
Sipas mendimit tim Qosja kishte të drejtë në këtë propozimin e tij ( edhe pse serbët kurrë nuk do të pranonin ngaqë s’kanë arsye për këtë gjë) sepse, mendoj, që të gjithë e kanë të qartë që : » ato tri komunat e Veriut nëse jo me luftë me paqe Kosova asnjëherë nuk do t’mundet ti ketë nën administrim»…
Kundershtarët e idesë së Qosjes, e të cilën e përkrah pa asnjë rezervë… nuk na thonë zgjidhjen se si, të kontrollojm dhe si t’i kemi nën sovranitetin tonë tri komunat veriore por edhe Luginën e Preshevës ?
Nëse tërë energjinë, shpresat, veprimet e sytë, i kemi të drejtuar nga SHBA, NATO dhe BE e keni gabim, shumë-shumë gabim… Dadot Ndërkombëtare asgjë nuk do të bëjnë për të kthyer ato tri komunat veriore nën administrimin e pushtetit të Prishtinës, dhe, këtë gjë e kanë treguar këto 17 vitet e fundit dhe jo vetëm këtë gjë : por me bekimin e tyre edhe qyteti i Mitruas ( lexo : Mitrovicës) është i ndarë dhe i ndërtuar ligjërisht si qytet me dy komuna…
Nëse në vitin 1999 NATO, SHBA dhe të tjerët sulmuan Serbin, kjo nuk do të thotë se ato do ta bëjnë sërish, të njëjtën gjë ngaqë interesat gjeopolitike të rajonit dhe kontinentit sot janë tjera në krahasim me interesat e atyre kohërave,,, Në faktë Serbia, u sulmua jo pse deshën ta sulmonin por se ishin ngop me Millosheviqin dhe luftrat e tija të njëpasnjëshme… Kjo ishte e para
E dyta, aso kohe Rusia ishte shumë pasive dhe ishte më shumë vëzhguese e ngjarjeve në Ballkan teksa të njëjtën gjë nuk mund ta themi për të tashmën.. E, se Rusia nuk do t’rrijë për asnjë çmim anash këtë e ka dëshmuar me rastin e Siris, ku ata me të ndërhyrë, rjedhave të ngjarjeve, u dhanë kahje tjetër dhe sot sërish, e shohim Asadin të konsoliduar karshi forcave opozitare të luftës…
Pra, hë për hë, rruga më e mirë e mundshme do të ishte shkëmbimi i territoreve me Serbin për t’u dhënë ato tri komunat veriore dhe për ta marrë Preshevën ( nëse e han Serbia ngaqë i ka që të gjithë nën kontroll) sikurse shkëmbim territoresh me Maqedonin ,Shqipëria dhe Kosova bashkë dhe… po ashtu shkëmbim territoresh me Malin e Zi si Taraboshin, Kelmendin, Vuthajt, Gruden, Plaven e Gucin si pjesë e territorit shqiptare gjegjësisht « kosovar»…
Shqiptarët nuk duhet të tremben asnjëherë nga shkëmbimi i territoreve ngaqë të vetmit janë shqiptarët e të cilët, në kufi me fqinjët, të para fshatra dhe qytete më të afërta janë ato të banuara me shumicë shqiptare çka nuk është e njëjta gjë me fqinjët tanë…
Pra me një fjalë profesor Qosja dha një propozim, të arsyeshëm, të logjikshëm dhe të pranueshëm për ne shqiptarët por edhe kurrsesi për serbët…
1.
Tashti, nuk është hera e parë që Rexhep Qosja sulmohet nga të njëjtit pas cilit do prononcim të tij… Me këtë rast dua t’u kthehem ca « sulmeve makabre ndaj profesorit të makabrëve të lindur si të tillë…
Njeriu nuk e ka të vështirë, të dallojë gjuhën e pastër shqipe, të cilën e shkrujnë, shkrimtarët, intelektualët, të dalur nga dera e madhe dhe e ndershme e Institutit Albanologjik, në krahasim me gjuhën shqipe, të cilën përdorin intelektualët e pushtetit dhe të tjerët, e cila në të folur dhe në të shkruar ngjanë në gjuhën e Kolë Shirokës!
Pra, mjafton të lexoni gjuhen e përdorur dhe të shkruar, që përdorin pro Qosjes dhe gjuhën që perdorin ata që janë kundër Qosjes; dallimi është shumë i madh. Deri sa krijohet përshtypja që përkrahesit e Qosjes shkruajnë me penden e Eqrem Qabejt teksa ata që janë kundër Qosjes, me penden e Dushko Ristiqit. Edhe Dushko Ristiqi, ka ditur të flasë shqip; qe besa edhe deputetët e listës Serpska po flisnin shqip: keta flasin por shtrohet pyetja se si?
Më duket njësoj sikur keta që janë kundër Qosjes… Të mos harrojmë që edhe vet Rugova, ka patur një të folme dhe një diksion të tmerrshëm të gjuhës!!!
Siç duket dashuria e madhe për Titizmin ( me çka e ka deshmuar edhe për së vdekuri me varrin e tij njesoj si ai i idolit të tij të përjetshëm Jozhes së ibrahimit të vogel për titon e tij të madh) se ka lënë ta studioj dhe shkruaj siç duhet Shqipen, këtë gjuhë të bekuar të Naimit, siç e quante Rexhep Qosja!
Mjafton vetëm këto krahasime të bëhen për të ardhë deri te konkludimi…
2.
Ja cila është logjika e këtyre shqipfolësve ala Kolshirokas e të cilët e sulmojn në çdo kohë dhe pa kohë akademikun tonë, kaloresin e fundit të Rilindjes sonë Kombëtare,,,
Këta nuk e dinë, që për Krijuesin dënimi më i madh, burgu më i madh është ndalimi i mos krijimit. Këta, nuk e dinë që në vitin 1981 e gjerë vone, Rexhep Qosjes i ishte ndaluar e drejta e botimeve shkencore, pjesmarrja në Redaktimin dhe pergaditjen e Vëllimeve me titull ” Gjurmime Albanologjike – Seria e shkencave Filologjike dhe Historike”…
Pra, këta bëjnë pyetje se” Përse nuk hyri në burgë Rexhep Qosja ndersa në anën tjetër e bëjnë të njejten pyetje se ” Përse ka qenë në burgë Adem Demaqi”,,,
I pari u pengon që s’ka qenë në burgë ndersa i dyti u pengon pkerishtë pse ka qenë në burgë…
Padyshim që kemi të bëjmë, me një pjesë të atyre që janë rritur në Beograd dhe në familje padyshim qindperqind Jugosllave!
Me siguri ju kujtohet kur ai sejmeni i LDK-ës e që ishte zgjedhur drejtor i Institutit Albanologjik, dha urdher dhe mori vendim për të përzënë profesorin nga ai Institut e të cilin e ka ngritur vet dhe i cili, për së gjalli duhet të mbajë emrin : Instituti Albanologjik «Rexhep Qosja!»
3.
Rexhep Qosjen e silmuan edhe kur askush s’guxoj të flasë në kulmin e pushtetit kur ishte Salih Berisha dhe për pak se nug e gozhduan për prononcimin e tij, me të drejtë, për revolucionin e vonuar demokratik, e që ndodhi në Shqipëri
Tashti ti kthehemi revolucionit të vonuar demokratik
Rexhep Qosja, me të drejtë konstatonte, që në Shqiperi, në vitin 1997 ndodhë Revolucioni i vonuar demokratik, duke aluduar në elaborimin e tij, në Revolucionin Demokratik Borgjez të vitit 1924 me Fan Nolin në Krye.Pra, aso kohe kishte të bënte me një paralelizëm në mes ” revolucioneve” duke konkluduar që megjithatë, ishte pritur shumë për të ndodhë ajo gjë…
Në Shqiperi gjatë vitit 1992 – 1997, sundonte UDBEJA që kontrollonte çdo gjë; Nga strukturat e shtetit e gjerë te Sigurimi Kombetar që njihej me emrin SHIK-u.
Serbia ishte në Luftë me Kroacinë dhe BOSNJEN. Ndajë saj ishte vërë EMBARGOJA, pra një lloj izolimi ku ndalohej çdo lloj eksportimi apo edhe importimi me të… Këtë gjë e respektonin pa dallim që të gjitha shtetet; Pra edhe Bullgaria, Rumania, Maqedonia, si shtete Tradicionalisht, mike me Serbinë!
Pushteti i vetëm që thyente Embargon ishte Shqiperia dhe pushteti i Salih Berishës. Berisha jo që thyente Embargon e naftës por ai ishte Furnizuesi Kryesor i makinerisë vrastare të Millosheviqit ( gjë që e ka pohuar në librin e tij edhe Bulatoviqi) dhe jo vetëm kaq: Ai jo që nuk nderpriste furnizmin por me nderime me të larta priti Bullatoviqin në Tiranë në vitin 1993,,,
Kur fletë Rexhep Qosja në vitin 1997 për REVOLUCIONIN E VONUAR DEMOKRATIK e ka fjalën që kjo gjë do të duhej të ndodhte shumë më herët. Pra jo të pritej viti 1997 por një gjë e tillë do të duhej të ndodhte, në kohën kur Shqiperia e Salih Berishës, ishte bërë furnizuesja e vetme e Serbisë me naftë dhe me hekur.
Prandaj, ajo që ngjau në vitin 1997 nuk mundë të quhej ndryshe përveq si revolucion i Vonuar demokratik ( aludim në Revolucionin demokratik Borgjez të vitit 1924, qershor)ngaqë të gjitha parametrat ekzistonin për të ndodhë më herët.
Por ajo që kishte ndodhë në ato vite ndoshta ka qenë e domosdoshme ngaqë mundë të kthehemi për një shekull më vonë, për të kujtuar Luftën në Mes Veriut dhe Jugut Amerikan. Fill pas përfundimit të asaj Lufte, shteti i tyre, SHBA-t pra, kishin filluar të zhvillohen për së mbari.
Po e njejta gjë, ndodhi edhe me Shqiperinë e cila, fill Pas revolucionit të vonuar Demokratik të vitit 1997, filloi të organizohej pak më ndryshe; të zhvillohej dhe të ndertonte një demokraci sipas parimeve të shprehjes së lirë… GJERË NË VITIN 1997 NË sHQIPERI SHPREHJA E LIRË ISHTE E NDALUAR. Të mos harrojmë, sa e sa herë i pergjaku Salih Berisha demonstruesit në sheshin Skenderbe; sa gazetarë u denuan me burgë vetëm e vetëm pse kritikonin pushtetin e tij,,,
Thenja e Rexhep Qosjes aso kohe, për Revolucionin e vonuar demokratik, ishte thenja më e mençur rreth atyre ngjarjeve…
Më mirë një fundë Tragjik se sa një Tragjedi e pafundme,,,, Sikur të vazhdohej edhe më tutje me Praktiken berishiane ( sikur të mos ndodhte rebelimi i popullit), pa iu ndalur hovi, Shqiperia akoma do të jetonte dhe frymonte me jë Tragjedi të pafundme!!!!
Pra koha i dhA PROF. Qosjes shumë të drejtë…
5.
Delarata e Rexhep Qosjes aso kohe në Shqiperi ishte pritur me ovacione ngaqë ai, Rexhep Qosja pra, kishte mbetur zëri i vetëm, shpresa e vetme, shkëndija e vetme, që ngrinte zerin kunder pushtetit policor të Salih Berishës! Ai ka mbetë po ai zë edhe sot e kësaj dite…
Deklaraten e tij, u nguten për ta sulmuar, nepermjet klysheve të tyre, ledekecat, të tmerruar që po humbnin pozicionet e krijuara karshi me pushtetin Berishian, që siguronte naften për Serbinë dhe me këtë edhe Benzinen për automjetet e Rugoves,,,Pra, filluan në gazeten ” Rilindja” për Diasporë dhe në ” BOTA SOT” ( pronaret bijë të udbes dhe udbashes këtë gjë e dijnë dukagjinasit) të shpifin për Qosjen, të tmerruar dhe panika e frikes që më s’do të ketë Furnizim dhe naftë për Serbinë,,,
Në faktë, pas revolucionit të vonuar demokratik, praktika e furnizmit të Serbisë dhe ushtrisë së Millosheviqit, u ndërpre….
Ja çfarë shkruan profesor Rexhep Qosja në një shkrim të tijin që edhe ky sikurse edhe shumë të tjerë, unë i quaj shkrime testamente të profesorit… Rexhep Qosja
Nderi i Kombit shqiptarë shkruan:
« Nuk ka dyshim se zgjidhja e drejtë, dhe e përhershme, e çështjes shqiptare do të ishte historikisht e rëndësishme jo vetëm për shqiptarët po edhe për krejt Ballkanin – natyrisht në qoftë se do të sendertohej ashtu siç duhet të sendertohet.Sepse, derisa të ekzistojë çështja shqiptare në trajtën dhe me përmbajtjen e sotme, shqiptarët do të jenë të dënuarit e ballkanit ndersa Serbia dhe Maqedonia do të jenë të semurat e Ballkanit.
Fqinjët balkanikë dhe faktorët ndërkombëtarë do të duhej të jenë në gjendje që ta kuptojnë padrejtesinë që u është bërë shqiptarëve dhe pabarazinë e tyre në krahasim me popujt e tjerë ballkanikë. Të dhënave të shumta të paraqitura për këtë gjatë shtjellimit të përparmë mund t’u shtohet edhe sa vijon:
Në kohën e Krizës Lindore numri i shqiptarëve në Ballkan ishte përafersishtë i njejtë me numrin e grekëve, serbëve a bullgarëve, kurse treva që banonin ata kishte përafersishtë të njëjtën madhësi që kishin trevat që banonin ata – grekët, serbët e bullgarët. Sot, ndërkaq, rreth 7 miljon shqiptarë të ballkanit që si shumicë popullojnë një siperfaqe prej rreth 55-60 mijë kilometra katrorë, janë sovranë mbi 28.565 kilometra katrorë, kurse në pjesën tjetër të trevave që i popullojnë shqiptarët janë sovranë shtetror fqinjët e tyre: serbët, maqedonët dhe malazeztë. Rreth 7 miljon e 500 serbë janë sovranë mbi rreth 140.000 kilometra katrorë; rreth 500 mijë malazez janë sovranë mbi 13.812 kilometra katrorë; rreth 1 miljon e 300 mijë maqedonë janë soranë mbi 130.938 kilometra katrorë.
ËSHTË për së tepermi e qartë: interesat e fqinjeve Ballkanikë janë sendertuar dikur në dëm të interesave jetësore të popullit shqiptarë!
Është për së tepërmi e qartë: padrejtsia nën të cilën jeton populli shqiptar në krahasim me popujt fqinjë është aq e madhe, me pasoja aq të mëdha në qenien e tij, sa që ajo duhet t’i shqetesojë edhe ata – fqinjë ballkanikë të popullit shqiptar.
Shqiptarët sot mendojnë që interesat e tyre kombëtare duhet të sendertohen duke u ruajtur njëkohesisht edhe interesat e fqinjëve, por edhe fqinjët e shqiptarëve do të duhej të mendonin ashtu: interesat kombëtare duhet të ruhen duke u njohur dhe duke u përmbushur edhe interesat kombëtare të shqiptarëve.
E shqiptarët nuk kërkojnë – dhe nuk duhet të kërkojnë më shumë, por as më pak se popujt e tjerë të Ballkanit: prej të tjerëve të njëjtat obligime ndaj barazisë dhe mireqenjes ballkanike, për veten – të drejtën për të qenë, më në fund, të barabartë me ata.
Shqiptarët – dua të përsëris, janë tmerresisht të pabarabartë me popujt e tjerë balkanikë, por Ballkanit nuk i duhet, sepse nuk është në interesin e tij të përgjithshëm dhe afatgjatë: populli shqiptarë i thyer në disa shtete dhe, për këtë arsye, i lodur, pambarimisht i varfër, pambarimisht i pakënaqur; populli shqiptarë që jeton me vetëdijen e paknaqesisë, padrejjtsisë që vazhdon t’i bëhet,,,
,,, Ballkanit i duhet populli shqiptar i barabartë me fqinjët e tij të tjerë, i përparuar, i zhviluar, që për këto arsye ndihet i sigurtë në familjen e popujve ballkanikë dhe evropianë. ballkanit i duhet populli shqiptar i BASHKUAR në shtetin e tij siç janë të bashkuar në shtetin e tyre të gjithë popujt e tjerë ballkanikë, populli shqiptar që do të jetë në gjendje të japë kontribut ndërtues në jetën e përbashkët ballkanike dhe evropiane, që do të jetë në gjendje të marrë pjesë në kryerjen e detyrave që para të gjithë popujve shtronë ardhmeria e përbashkët e jerzimit.
Bashkimi i shqiptarëve, padyshim, është e drejtë legjitime dhe demokratike e popullit shqiptarë; e drejtë, mjerisht, shumë e vonuar dhe, mjerisht, ende e penguar, por, siç u bëhet edhe të tjerëve gjithnjë më e qartë, politikisht dhe moralisht e arsyeshme, kurse historikisht e pashmangshme.
Bashkimi i shqiptarëve, përgjysmë të ndarë, si deri tani mund të jetë edhe më tej i penguar prej fuqisë, por jo prej drejtsisë.
Në përpjekjet për sendertimin e së drejtës së tyre, shqiptarët nuk mund të harrojnë: me të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan kanë vetëm një ballkan dhe me të gjithë ata do të jenë fqinjë përgjithmonë.
Fqinjët ballkanikë, ndërkaq, nuk do të duhej të harrojnë: Në jetën Historike të popujve ka diçka që është treguar më e fuqishme se çdo fuqi e armatosur – kjo është dëshira e popujve për liri dhe pavarësi!!!
( Në këtë shkrim Testament profesor Qosja boton po ashtu harten e Trojeve natyrore të Shqiptarëve, siç ishin në vitin 1908 dhe se si do të duhej të dukej Shqiperia e bashkuar)
P.S.
Ky shkrim Testament i Qosjes, i botuar në librin e tij ” Çështja Shqiptare” për LDK-ën dhe sejmenët e tyre ( lexo dhe kupto; bashkëqeverisësit) ishte kundër koncepteve të tyre, që përputheshin me Konceptin e Beogradit; jo për Bashkimin e Shqiptarëve në një shtetë por për ndarjen e tyre, tani më, në disa shtete të reja të Ballkanit… Fatkeqesishtë koncepti i LDK-ës ( PDK) kundra bashkimit Shqiptarë kishte ngadhnjyer duke i ndërsyer këlyshet e tyre ndajë çdo ideje Kombetare, që do të mundë të vinte nga Qosja, Demaçi, Kadarea, Dedja, Vinca,,,, sikurse që këlyshet kishin bërë punen e padroneve për t’i ndarë shqiptarët në ata të Kosovës, Serbisë ( Lugina e Preshevës)Maqedonisë dhe Malit të Zi; që kishin penguar punen e iniciatives për pajtimin kombetar, natyrishtë ngaqë pajtimi Kombetar për bartesit e politikes serbe tek shqiptarët ( LDK)do të thoshte, jo përqarje por Bashkim. A, Serbia këtë gjë e donte,,,
. Pra, gjerë sa shqiptarët më parë ishin të ndarë vetëm në një territor të shtetit Artificial Jugosllavisë, LDK-ja ia kishte arritur me Politiken e Mos – bashkimit Kombetar, t’i ndajë territoret e shqiptarëve nën ish – Jugosllavin, tani më në disa copeza tjera,,,
Dhe, duke i demaskuar këta sherbetor të politikes serbe, nën ombrellen udebeske, Profesor Qosja u bë halë në sy, për ta, sikurse edhe intelektual të tjerë të kombit dhe me të edhe Instituti Albanologjik.
Është shumë interesante por asnjeri nga Punonjesit e INSTITUTIT ALBANOLOGJIK nuk ishte bashkuar me Rugoven dhe s’kishin vepruar në partin e tij ( hiq Sabri Hamitin si dhenderr i Rugoves që ishte) ngaqë e mbanin mendë atë për diferencimet politike që bënte në Institut!!!
Pra, me një fjalë, të githë ata që kundershtonin politiken e tyre( LDK) apo edhe nuk pajtoheshin me ta, menjeherë nguteshin nëpermjet mjeteve të Informimit, t’i njollosnin, shpifnin e çka jo tjeter…
Populli duke mos patur mjete tjera të Informimit, i duhej patjeter t’i degjonte shpifjet e LDKës për Ideatoret Kombëtar dhe bartësit e atyre Ideve. A, me këtë, duke i lëshuar të njejten pllakë Gramofoni, populli ishte pergaditur, të perseriste si papagall ato që u servireshin… KJo ngjanë në atë që JU ka ndodhë secilit nga ju; ka ndodhë që kur jeni zgjuar në mëngjezë, e keni dëgjuar një këngë, refreni i së ciles të ka mbetë në vesh, dhe tërë diten e ke kenduar…
E njejta gjë ishte me Qosjen; duke e anatemuar dhe duke e vë në thumb nepermjet mjeteve të Informimit, që kontrolloheshin nga LDK tentohej që atij t’i ngushtohej rrethi i veprimit… Vet kam qenë me një shok për vizit në stafin e EURO Rilindjes në Tiranë kur Binak kelmendi ( e derguan më vonë në Zvicer) Mehmet Emerllahu, Asllan Bajrami e të tjerë flisnin hapur që ” Qosjen e kanë për detyrë ta cenzurojnë dhe të mos ketë mundesi të botimit ngaqë ata që e finansonin botimin e ” Rilindjes” në Tiranë, u kishin urdheruar një gjë të tillë që; Qosjen ta cenzuronin dhe fare të mos e botonin!….
Vet Qosjen kur e kishin pyetur se çka mendon për të githa ato shpifje që shkruheshin nga më të ndytat dhe për atë se pse nuk bë përpjekje për t’i demantuar ishte përgjegj:
“Sikur të doja t’i demantoja të gjitha ato që shkruhen për mua do të më nevojiteshin 20 sekretarë personal t’i kem”…
Por koha i demantoj dhe ai akoma po qendron tamam si Lis i Vjetër Ilirë!
Në faktë, ata që donin për ta ndaluar Qosjen që të mos del me botime, sot vet janë të pabotuar teksa Qosja edhe sot boton sikur më parë!!!!
Ai është Kaloresi i Fundit i Rilindjes Kombetare i zgjedhur nga Naimi e Fishta, Noli e Konica,,,,
Pse LDK-ja bën gjithçka që ta luftoj Qosjen? Pse kanë frikë ?
Profesor Rexhep Qosja kishte bërë ” mëkatin” më të madh që s’kishte pranuar të jetë në partin e formuar nga UDB-ja dhe shi për këtë ai paraqiste rrezik për kasken udhëheqëse që militonin aty. Tashti vet një nga themeluesit e LDK-ës, Mehmet Kraja thotë: ” Jusuf Buxhovi e solli një Program në gjuhen serbe të cilin e përkthyem, e përshtatëm dhe e publikuam si program tonin”,,,
E, Rexhep Qosjen, të ndritshmin e kombit, deshën ta mashtronin e ta fusnin aty: kanë menduar që kanë të bëjnë me njeriun që rri me sharki, në qajtore qaj me pi,,,
S’ka dertë për këtë punë.
Asnjeri nuk e sheh që Rexhep Qosja, si mendjendritur po të donte udheheqjen, do ta pranonte Postin e ofruar të Kryeministrit nga ledekecat ( edhe do të bënte miljona si Bukoshi). Por këlyshet partiak akoma nuk e kuptojnë se çka do të thotë të jesh Intelektual, çka do të thotë të jesh AKADEMIK?
KËTA NJEREZ MENDOJNË QË, NJERI I MIRË NË POLITIK ËSHTË AI, I cili formon një Parti dhe të cilen e votojn njerzit e thjeshtë. Tashti, njeri politik dhe i politikes mundë të bëhet gjithësecili; edhe hajni, tradhtari, krimineli,shërbetori,ata që u dalin jargët gojes; ata që kanë gunga qafes dhe mbajnë shall, qyrrani e zhugani,,,
Pra, mjafton t’i mbledhesh disa lahpera rreth vetes dhe garant do të të zgjedhin; NË MOS ME hatër atëherë me dajak…
Mjafton ta kujtoni Kuvendin e LDK-ës të karrikeve dhe pergjigjen e keni në pëllëmbë të dorës.
I vetmi Intelektual shqiptar nga Kosova që respektohet në Tiranë dhe që tërë Tirana dridhet nga emri i tij është Rexhep Qosja. Në faktë, ata në Tiranë mendojnë që ne ” kosovarët” sa i perket arsimit dhe fushave tjera të Kultures jemi pak më mbrapa por kur u permend Rexhep Qosjen, vik ngriten në këmbë… Flasim për Albanologet, profesoret,,, e jo për politiken ngaqë e pamë më lartë që në politik ka vendë edhe për LAHPERET!
Këta njerez në njeren anë ( janë të shkolluar këta për këto punë dhe s’mund të harrojnë zanatin) thonë :” Qosja është intelektual i zoti por nuk din me i grah Aeroplanit”…
Të bje me lexuar këso budallaqesh me bollëk gjithandej,,,
Kur u thua që ai edhe Aeroplanit din me i grah këta të dalin e të thonë ” Po e dim që din por ai e ka një të keqe sepse s’ka shkuar në hënë”…
Ti pastaj u argumenton që ” Qosja edhe në Hënë ka shkuar” teksa Njerzit e thjeshtë dhe pa e vënë gishtin në kokë të thonë:” Po e dim që ka shkuar në hënë por se ka vë Flamurin. Po e ka vë Flamurin, u thue ti, teksa keta serish të thonë: ” Po e dim që e ka vë edhe Flamurin por se ka vënë ata të Rugoves por të Ismail Qemalit. E na jemi kunder Flamurit të Ismail Qemalit,,,
E mos qesh me budallakit e këtyre njerezve!
Me një fjalë, këtyre ua kanë pergaditur trurin dhe kokat me kohë; ua kanë shlyer dhe i kanë pajisur me urrejtje ndajë çdo gjëje Kombetare…
Për ta sukses është vetem nese bëhesh, njeri i politikes; për ta i mirë si politikan është Lutfi Haziri që tërë kohen e ka kaluar në kafe të Muzikes; për ta është i mirë Haraqija; për ta është i mirë edhe Milosheviqi sepse atë e ka votuar populli.
Pra, edhe disa intelektual të Serbisë që nuk pajtoheshin me politiken e Millosheviqit, i njollosnin në shtypin e tyre teksa po keshtu kelyshet dhe sherbetoret e politikes mbronin ” Millosheviqin sepse e ka votuar dikush”…
E votat fitohen në mënyra të ndryshme…
Këta njerez të thjeshtë është lehtë t’i manipulosh ngaqë propaganda partiake këtë qëllim e ka; ushqimin e njerezve të thjeshtë me thashetheme dhe të paverteta ngaqë janë objekti më i lehtë për t’i manipuluar.
Tani do të shikoni që, Politika do të dal për zgjedhje me kerkue voten të thjeshtëve, do shkojnë në çdo mahallë por jo edhe në Universitet, Institut sepse këtyre s’kanë se çka t’u ofrojnë dhe ti mashtrojnë,,,
Edhe tani jam i bindur që, sikur fushata kundër Qosjes të kishte filluar në shtyp, televizion dhe kuloareve të qarshisë, do të kishin sukses Faqezinjtë per ta larguar nga Institucioni para disa viteve me atë Hasanin e Hasanëve të Sinanëve ngaqë Njeriun e thjeshtë dhe të pa-arsimuar, e lakon si të duash…
Por keta gabuan ngaqë deshen ta godasin mbrenda Institucionit, për me qenë Goditja më e dhembshme dhe më Fatale, nga i cili ka buruar dija Kombetare: dhe aty ku s’ka analfabetë politika dhe propaganda e ka veshtirë me ngadhnjyer. Në Institut të githë profesoret u solidarizuan me nderin e Kombit dhe fundi dihet; Humbi Politika fitoi Intelegjenca.
E politika nuk e do intelegjencën e pastër dhe jo servile…
Prandaj gjithmonë politika ngadhnjenë tek Njerzit e thjeshtë ngaqë atyre u premtojn gjera të paqena dhe mos ekzistente dhe duke qenë të pa-arsimuar mashtrohen…
Pershembull per keta njerzit e thjeshtë dhe këlyshet e rugoves, i mirë është edhe Sadam Huseini sepse ani pse ka qenë, hajn i Bagdadit në rini, s’ka dertë sepse atë e kanë votuar njerzit, ka bë parti e qe besa u bë president.
Por, per keta njerzit e thjesht që manipulohen nga partitë. Liderët e tyre dhe portalet e liderëve, të githë ata intelektual irakianë dhe shkrimtarë që kritikonin atë regjim nuk ishin të mirë, s’mirrnin vesh nga politika sepse e kanë kritikuar presidentin..
Për keta Njerzit e thjeshtë të, të gjithë Nobelistet Amerikanë s’janë gjë sikurse që s’marrin vesh nga Politika ( Një Nobelist s’merr vesh nga Politika) sepse po të kuptonin politiken, populli kishte me i zgjedh ata presidenta dhe jo Bushin, Obamën apo edhe Trampin, dhe të tjerët…
Këta Njerez nuk e kuptojnë që në Politikë, i sinçerti, i drejti, kombetari, sakrifikuesi, intelektuali, pak kanë shansë apo kurrfare ngaqë në politikë sukses mundë të ketë vetëm; i poshtri, i pa drejti,langaraqi, i pafytyri,,,
Përshembull sikur i. rugova të ishte fytyrë, pa hy në shkaqet e takimit dhe qeshjes së tij me millosheviqin, në kohen kur në Kosovë vriteshin femijet, ai vet do të duhej t’i drejtohej popullit, duke i kerkuar falje dhe duke proklamuar terheqjen nga jeta publike me arsytimin që ” ndergjegja s’ma lejon këtë gjë”… Por , ai smund ta bënte këtë gjë ngaqë në politik mundet me qenë i suukseshëm vetëm i pa ftyri!
Prandaj, njerzit e thjeshtë me të cilët kanë manipuluar, kohë të gjatë, s’kuptojnë që; s’mundet asnjeri të jetë letrarë i mirë ( sidomos jo letrarë i mirë), Historian, akademik dhe të mos e kuptoj politiken e sidomos të mos i kritikoj bartesit e politikes.
Keta se kuptojnë këtë gjë ngaqë kanë qenë të destinuar që të jenë sherbetor çfarë kanë mbetë edhe sot!
Budallakia më e madhe që Njeriu mundë të thotë është: Ai është intelektual i mirë por jo politikan!
A se dijnë që Intelektuali nuk është sherbetor dhe kelysh partiak por kritikues i partive dhe kelyshve të tyre.
E kelyshet këtë gjë se kuptojnë!
Për atë arsye u thonë këlysh e jo Intelektual!
Unë kam krijuar bindjen që këta që shkruajnë budallallaqe asë vet s’janë të vetëdijshëm se çka shkruajnë.. Shiko se çfarë budallakie shkruan njëri duke thënë që ” lehtë është të shkruash dhe të sjellesh ide por si të realizosh ato”…
Idetë i sjellin ata që i kanë ato; edhe ligjet e secilit shtetë janë ide e një grup njerëzish dhe jo e një tërësie kolektive…
Homeri si verbër, e ka bërë tërë botën të angazhohet edhe sot e kësaj dite, për ta gjetur saktesishtë se ku gjendet Troja. A ndoshta ajo s’ka ekzistuar asë edhe një herë. Pjellë e shkrimtarit!
Por asnjeri i budallavt nuk doli me thënë, lëreni se ato janë vetëm ide ” apo edhe ” pse s’ka kallxue ai vet se” qysh me e gjet Trojen”…
Këtu jam i bindur që këta të hipnotizuarit dhe trushpërlaresit e lëdëkës dhe të pakurrizorit të tyre ibrahim rugova( me t’vogël se nuk e meriton me të madhe të shkruhet emër dhe mbiemëri) nuk mund të lirohen nga ushqimi i tyre, qysh si fëmij kundër çdo gjëje shqiptare.
Këta që shkruajnë anti Qosjes janë ata të cilët jam i bindur që kurrë ne jetën e tyre, s’kanë hyrë njëherë në lokalet e Institutit Albanologjik përpos ndoshta atherë kur kanë qenë të uniformuar apo në rroba civile e me toki-voki të fshehur.
Nuk ka asë edhe një shqiptarë i vetëm, asë edhe një që ka hyrë në Institutin Albanologjik dhe që s’ka dashur që bile një herë, vetëm një herë të takonte Profesor Qosjen. Të gjithë miqët e Librit shqip, ama të gjithë, asë edhe një herë nuk do ta thonë e shkruajnë,a s ë më të voglen fjalë kundër profesor Qosjes.
Të vetmit që ai u zinte rrrugen ishin; serbet, bijtë e shkinave,spiunët, tradhtarët, melezet, magjupët, kopilet të rritur në manastire serbe ngaqë edhe vetë nëna i kishte hudhur në kantë berllogu, rugovistet si personifikim i të gjithë atyre tjerave….
Çdo pushtet që mëton të qëndrojë sa më gjatë gjënë e parë që bënë është;joshjen e intelektualëve seriozë për t’i bërë pjesë të tyre dhe në momentin, kur s’do t’ja arrijnë kësaj, do të fillojnë, shpifjen dhe njollosjen e tyre.
Një fat të tillë e kishte përjetuar edhe vet Qosja, të cilin pasi që s’munden ta joshnin me ofiqe, shërbëtoret të lindur si të tillë,çfarë ishte i. rugova, filluan linqimin e tij publik.
Por e njejta gjë, i kishte ndodhë shumë kohë më herët, vet Ismail Qemalit. Megjithëse ishte babai i pavarsis së Shqiperisë, ai duke qenë i sinqertë, i menqur dhe i urtë, u detyrua që mbrenda 14 muajsh, ta lëshoj qeverinë, madje-madje edhe vet SHQIPERINË, për t’jua lëshuar vendin ayre që dinin të bënin politikë.
Pra, aso kohe vetëm 14 muaj pas pavarsis, populli i shkojë pas Esad Pash Toptanit, përzuri plakun e Vlorës dhe njohu qeverin kuislinge të Durresit.
E njejta gjë ndodhi gjatë viteve të 90-ta. Pra siq e shohim për të përcaktuar vleren e një njeriu nuk qenka dominante të jesh i përkrahur politikisht por si vepron politikisht.
Gjatë viteve të 90-ta, u tentua të bëhej linqimi publik i Rexhep Qosjes ( Ismail Qemalit) nga sherbetoret dhe kelyshet e I. Rugovës ( Esad pash Toptanit).
Toptanistët ishin shkuar aqë largë sa që, i kishin ndaluar edhe kthimin Plakut të Vlorës në Atdhe teksa me propaganden e tij, te fshatarsia, Esad Pasha kishte arritur t’i binde fshatarsin, që ai ishte njeriu i duhur për ta.
E njejta gjë ndodhi me I. Rugoven, i cili së pari eliminoi me shpifje dhe shantazhime, ajken e kombit dhe për me qenë çudia më e madhe, ai s’arriti ta ketë asë edhe një njeri nga Instituti Albanologjik në Partin e tij dhe afër vetes perpos ata të cilët ia kishte preferuar UDB-a serbe.
Tashti edhe fati i Rexhep Qosjes është i përcaktuar që të përfundoj si Ismail Qemali teksa mungonte vetëm një fije floku që i. rugova të përfundonte si Esad Pashë Toptani. Në faktë, këtu e kemi fjalën për fundin e tij që do të ishte i njejtë me atë të para-ardhesit të tij por perendia u kujdes që fundi i tij të jetë i atillë çfarë ishte….
Pra, për atë se çfarë thonë për Qosjen në politikë s’ka fort peshë ngaqë të njejtën gjë e kishin thënë për Ismail Qemalin; i mençur po, i urtë patriot por në politikë askushi”!
Natyrishtë ngaqë Esad pashë Toptani afër vete kishte mbledhë, kopuk e dallkauk nga më të ndryshmit me kombesi heterogjene porsi serbofili i deshmuar praktikisht I. rugova!
Rexhep Qosja ishte dhe është një intelektual i fuqishëm. Zëri i tij është zëri i ndërgjegjes së shqetësuar kombëtare. Ai me dinjitet të pazakontë demaskonte fillozofinë fashizoide të pacifizmit nën serbi dhe vampirizmin politik të shovenëve, në periudha të ndryshme, që i trembeshin me tmerr lirisë dhe të drejtave të kombit shqiptarë, ashtu si Drakulla, që i trembet dritës.
Drakula ishte besoj që e dini se kush( edhe ngjante nga fundi i jetës së tij në kusheririrn e tij nga Transilvania) ndersa Drita së cilës i frikohej që do ta pengonte në krimet e tij, ishte vet Rexhep Qosja.
Rexhep Qsja asnjëherë nuk ka bërë një retorikë të instrumentalizuar nga shteti, nga politika e ditës, e interesave, ai nuk u bë asnjëherë ( dhe as sot) prestigjator i bujshëm i iluzioneve politike.
Përkundrazi, Ai Rexhep Qsja pra, shpallte kudo të vërtetën, me guxim pa u frikësuar, ashtu siç dinte të demaskonte monstruizitetet, terrorin psiqik, dhunën verbale, tërë regjisurat e sofistifikuara të skenarëve të përgjakshëm dhe të llahtarshëm antishqiptarë.
Rexhep Qosja nuk frikohej nga pasojat!
Nuk i interesonte fati i vet vetjak!
Prej kohesh ai nuk mendon dhe vepron si një individ, por si një ndërgjegje kombëtare!
Veprimet e tija, porosit e tija bënë që rinia si kategoria më vitale e kombit, ta hudhë pacivizmin rugovian në wecet publike dhe të nisen të vetmuar për të formuar ushtrin për ta fituar lirinë!
Për ta sfiduar roberinë me skenar rugovian!
Tek Qosja, mbijetuan fjalët e Naimit, Ismail Qemalit. Testamentin e vetëm të shkruar nga ai, çështja Kombëtare e Unifikuar!
Rexhep Qosjes i kërkuan të heshtë. Rugovistët në Kosovë berishianët në Shqiperi si dy produkte made in serbia!
Rexhep Qosja nuk di të heshtë! Heshtja për të është statusi i skllaverisë mendore, që është skllaveria më e keqe nga të gjitha skllaveritë. Këtë gjë nuk e dinë rugovistët. Ata nuk e dinë që të jesh në burgë për mendimin e lirë të shprehur nuk do të thotë të jesh skllavë! Skllavë dhe i roberuar i perjetshem është ai që nuk guxon ta thotë fjalën e tij, mendimin e tij,,, Skllaveri do të thoshte të shkoje pas rugovizmit që tekefundit na la mbrapa mjaftë dokumente të shkruara dhe të faktuara për një baskëpunim me armikun.
Qosja, ky korifei i intelegjences shqiptare, me kohë kishte dëshmuar që, kombi është mbi partitë dhe jo partitë mbi kombin, se demokracia është dimension Human, pajtim e bashkim Kombetar, kundër të cilit luftonin rugovistët. Ata si dje ashtu edhe sot i frikohen çdo bashkimi të mendimit kOMBETAR.
DO TË BEËHEMI TË GJITHË STUDENTË!
E di që keni kaluar së bashku rrugën e njejtë me mua ngaqë unë kam kaluar rrugën tuaj. Libri shqip, fjala shqipe, shkolla shqipe ka qenë gjithnjë në shenjestër të armiqëve të shqiptarëve; pa qofshin ata turk pa din e iman, grekë serbë e çka jo tjetër.
Për shkollën shqipe ishin sakrifikuar shumë njerëz; të thjeshtë, mësues, nxënës!
Ne në Kosovë, veçanarisht Ne në Kosovë, kemi ëndërruar që të jemi një ditë të lirë, për ta shkruar gjuhën e perendis, të lirë dhe ashtu siç duam ne.
Kam qenë fëmij, fare i vogël kur, studentë banonin në shtepin tonë ( e ndanim me ta së bashku), familjarë si nga ana e babait po ashtu edhe e nënës. Kur ktheheshin nga ligjeratat, babai ulej me ta dhe fillonin bisedat e tyre për Dervish Rozhajen, Gazmend Zajmin, Rexhep Qosjen ( ka kryer studimet universitare dhe post universitare në Prishtinë dhe jo siç janë munduar të shpifin në këtë forum për mbrojtje doktorature kushe di se ku)Ali Hadrin. Si nëpër mjegull më kujtohet kur u mora inatë, tezakëve dhe babait ngaqë i dëgjova që do të dilnin në Kineman e qytetit, për të parë Filmin për Skënderbeun. S’më morën sepse isha kalama,,, Ëndërroja ditën që do të vinte të bëhesha porsi ata; student!
Si fëmij kur më pyesnin përgjigjesha që do të bëhem kur të rritem student. I tërë qyteti fliste për demonstraten e tyre, për atë që ja dolën të fitonin Flamurin, së shpejti Universitetin.
ishin hero të gjallë në sytë e një fëmije!
Studentët, normalistët dhe githë ata që luftonin për ta shkatrruar Jugoslavin dhe bartesit shqip-foles të asaj krijese të flliqur!
S’ka pas asë më herët dhe asë më vonë krijesë më neveritëse se që ishte ajo!
Libri ishte hISTORI NË VETE. Librat e parë që i kisha në duar si fëmijë ishin biografit e Ismail Qemalit dhe Isë Boletinit( botimet e para të cilat edhe sot i ruaj) nga i njejti autor; Skënder Luarasi.
I degjoja më të vjeterit tek flisnin se si ka qenë e ndaluar të flitej për Naimin, Çajupin, Migjenin. A, poezia e parë që kisha dëgjuar nga ndonjeri ishte një djalë tezeje që studionte gjuhën dhe letersinë ( viti 1971) dhe atë për Naim Frasherin që e kiishte shkruar Çajupi.
Me kilometra patëm bërë udhë për të parë një botim për Aleksandër Moisiun.
Ishte gëzim i madh kur e morëm nga Shqiperia ( 1971) librin e Ajet Haxhiut për ” Hasan Prishtinën”.
Gjyshja e kujtonte atë dhe mirë bile,,,
Librat ishin të paktë dhe kush munde i kapte i pari dhe të tjeret mbeteshin me shpresë që do t’i huazojnë; por kishte edhe nga ata që me xhelozi donin t’i mbanin për vete.
Me kalimin e kohës shtoheshin botimet që dilnin nga Instituti Albanologjik ( shkencore) si dhe rritej Universiteti i Kosovës ( kështu quhej gjerë në vitin 1989) dhe bashkë me të rriteshin edhe armiqtë e Librit shqipë si dhe të Institucioneve shkencore shqiptare.
Se nuk kanë jetuar me librin shqip besoj që i vëreni nga pyetjet që bëjnë!
Për këta armiqë s’paraqet gjë Historiografia e shqiptarëve, letersia shqiptare ngaqë me gjuhën e Kolë Shirokes janë munduar për vite të paraqesin, sikur kemi të bëjmë me dy kombe dhe dy gjuhë, Në faktë gjerë dikund ka pas të Drejtë Kolë Shiroka ngaqë të tillët përnjëmend janë të një kombi tjetër por jo pjestarë të kombit shqiptarë.
Gjuhen shqipe mundë ta flasë dhe shkruaj edhe ai që nuk është i tillë: psh ai Ivanoviqi i Mitrovices flet dhe shkruan shqip. Natyrisht që atij i pengon Qosja dhe Instituti Albanologjik i cili jo vetëm ndajë këlysheve serbë në Kosovë por edhe ndajë një shteti me propagandë të hatashme Gebelsiane ia kishte arritë të dal si fitimtar.
JU më së miri e dini se nëpër çfarë peripetish kanë kaluar shqiptarët për t’u bërë me shkollë.
E njohë nënën e një Mjeku shumë të njohur llapjan e cila dilte fshat më fshat, për të kërkuar bukën teksa djalin e kishte derguar, për t’u shkolluar. Ai jo që ishte shkolluar por edhe ishte bërë mjekë në zë…
Besoj që Ju e dini dhe këtë gjë e keni treguar me shkrimet e juaja se cilët ishin ata të cilët turreshin ndajë profesorëve të Universitetit të Kosovës?
Besoj që e dini se cilët ishin ata që turreshin kundër Librave shqipe?
Besoj se e dini se cilët ishin ata që akuzonin profesoret e Universitetit të Kosovës për ” indoktrinimin” e rinisë studentore?
Besoj që e dini se cilët ishin ata që në TV Beogradin, në emisionet e tyre shovene paraqisnin shtepin e Qosjes duke thënë këtu jeton Profesori irredentist që” indoktrinon” rininë me nacionalizëm?
Besoj që e dini se cilët ishin ata që bënin diferencimet?
Besoj që të gjitha këto i dini sikur që besoj që e dini se cilet ishin ata të cilët i bënin ato gjëra; janë po të njejtit që sot sulmojnë akoma Rexhep Qosjen ngaqë të tërbuar që s’ja dolen ta mposhtin atë dhe Institucionin e tyre, akoma vazhdojnë me planin e tyre sipas mësimeve të Qubrilloviqit; janë të njejtit të cilët që shumë kohë ia kanë mësyer librit shqip për ta vrarë,…
Rexhep Qosja është baba i letersisë e sidomos i Historis së letersisë Shqiptare,,,
Rexhep Qosja është zëri ynë!
Rexhep Qosja është kalorësi i Rilindjes sonë Kombëtare!
Rexhep Qosja është Rexhep Qosja! Kaq, mjafton! Që të jesh Institucion në vete!
P.S.
Presidentët janë për t’u sharë. Një Gjerman, poet-shkrimtar e kishte botuar një vjershë me titull ” Muti” dhe e fillonte keshtu:
Me këtë emër së pari u drejtohemi Presidentëve,
sepse janë të parët që na kujtohen….
Në shumë shtete demokratike bëjnë lojra të ndryshme me figuren e presidentit; ka nga ato që e vënë një fotografi të tij dhe njerzia argetohen… Ta zëmë në Amerik bëhen edhe Filma në të cilët Plaçkitsit vëjnë maska me fytyrë presidentesh…
Por asnjëherë nuk tallen me Intelektualët, shkencetaret, Akademin e tyre…
Tekefundit ajo Poezia e Gjermanit më së miri do t’i shkonte presidentit mik të Millosheviqit që kishte qejf të fliste në emër të shqiptarëve të Kosovës dhe presidentëve tjerë të ardhur pas tij…