PASHTRIKU: KUVENDI MBARËKOMBETAR PËR RRËNJËT SHQIPTARE, TIRANË 02 – 05 2019

Pashtriku.org, 17 dhjetor 2018:
Shoqata “ALEANCA QYTETARE PËR MBROJTJEN E VLERAVE KOMBËTARE”,
Shoqata: “ILIRICUM SACRUM’
Shoqata “IMAZHI SHQIPTAR”
Shoqata “QENDRA E KËRKIMEVE THRAKO-ILIRE, PELLAZGO-EPIRE”
QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE – G & G GROUP
Organizojnë:
KUVENDIN MBARËKOMBËTAR
“VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE”
Tiranë, 02-05 Mars, 2019, Muzeu Kombëtar

I nderuar z. …,
Ky mesazh me poshte eshte percjelle te 400 persona qe kane botuar ose kane shprehur interesin per te marre pjese ne nje Kuvend Nderkombetar ose Mbarekombetar, ku ju mund te gjeni edhe qellimin per te cilen po ju drejtohemi.

Pasi kemi reflektuar nga sugjerimet e ardhura, sot ndodhemi në gatitje për fillimin e një nisme që me plot gojë, së bashku mund të themi na qoftë udha e mbarë. Një grup Shoqatash në Tiranë dhe një grup jo i vogël individësh, kanë menduar të organizojnë një Kongres Ndërkombëtar (Kuvend mbarëkombëtar), mbi vlerat e shqipes dhe shqiptarëve në mijëvjecarë. Mbas shumë diskutimesh kemi arritur të përpilojmë një draft, me qëllimin dhe objektivat përkatëse. Pikërisht këtë po ju sjellim si fillim, ku do të donim shumë:
1. një vëmendje të caktuar nga ana e Juaj;
2. të mendoni për një prurje, fillimisht për një përmbledhje (shqip & anglisht), si dhe për artikullin po në shqip dhe në anglisht, sipas afateve ne dokumentin bashkëngjitur;
3. të na ndihmoni me kontakte të reja, jo vetëm me njerëz që kanë dëshirë, por edhe që kanë kontribute në lëmin e kerkuar (historiografi, etnokulturë dhe gjuhësi);
4. duke qenë se është një ‘projekt draft’, jemi të hapur për propozime nga ana Juaj, për Shoqata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrëse në organizimin shkencor, grupin organizativ, si dhe për individë e grupe për mundësi mbështetje, me aq sa mundin.

Shkurt, në këtë Kuvend do ketë:
1. një abstrakt gjysëm faqe shqip anglisht si fillim,
2. do ketë një artikull 10-12 faqe anglisht dhe shqip e nivelit akademik, baraz dhe pak më të lart.
3. prezantimi do të jetë ose anglisht ose shqip, por do të ketë përkthim direkt.
4. do të ketë postera.
5. do të ketë ekspozite.
6 do të ketë panair librash.
7. do të ketë libër abstrakesh, me një faqe secili shqip e anglisht.
8. do të ketë libër me artikujt 30 autore një libër, “Booking Congress”.

Mbani mend:
1. Data e dorëzimit të përmbledhjeve në gjuhën shqipe dhe versionin anglisht do të jetë më 20 dhjetor 2018.
2. Data e dorëzimit të studimit tuaj në gjuhën shqipe dhe në versionin anglisht do të jetë më 20 Janar 2019.
3. Ju theksojmë fort, se nëse studimet nuk do të jenë në nivel akademik nuk do të pranohen, që d.t.th se ato duhet të kenë të qartë objektin, artefaktin e zbuluar, përmbledhjen, fjalët kyçe, hyrjen, zhvillimin, përfundimet dhe referimet përkatëse.
Në pritje të një përgjigjeje mundësisht pozitive, do donim t’Ju shprehnim falenderimet për bashkëpunimin Tuaj.
GRUPI I PUNËS
1. Propf.ing. Sazan Guri, ekspert i gjeoshkencave, mjedisit dhe avokat mjedisor
2. Stefan Pinguli, ekspert i ekonomisë,
3. Eva Brinja, ekspert e infrastruktuirës dhe historiane
4. Lirim Muhaj, gjuhëtar dhe historian
5. Elena Kocaqi gjuhëtare dhe historiane
6. Anasatas Shuke inxhinier dhe historian
7. Fredi Balaj, inxhinier dhe gjuhëtar
8. Asqeri Boçi, inxhinier dhe gjuhëtar
9. Kujtim Mateli, gjuhëtar dhe historian
10. Përparim Zaimi, kapiten dhe historian
11. Linda Spahiu, mjeke dhe etnografe
12. Sulejman Mato, gjuhëtar dhe historian
13. Osman Metalla, detar
14. Maksim Zarka historian
15. Pal Trashaj gjeograf dhe historian
16. MSc. Arjola BAJRAMAJ eksperte biomjedisi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura