FATMIRE KRASNIQI: HAPJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË LANDIN E BAVARISË

München, 24 korrik 2017: Një përmbledhje për aktivistët e shkollës shqipe me Mësim Plotësues në Landin e Bavarisë, të cilët përpos punës dhe jetës së mërgatës, që përballen me shumë sfida, angazhohen edhe për jetën kulturore, e atë arsimore, duke u përpjekur që fëmijët të mos e harrojnë gjuhën shqipe.
Përballë sfidave të mëdha ky grup veprimtarësh, arsimdashës, duke e parë se gjuha shqipe ka filluar me të madhe të zbehet tek fëmijtë mërgimtarë-shqiptarë, sidomos tek brezi i dytë, janë vë në veprim të organizimit për hapjen e shkollës shqipe me Mësim Plotësues në Landin e Bavarisë. Ky projekt ka filluar që nga tetori i vitit 2016, projekt i iniciuar nga prof Mustafë Krasniqi, që ka për qëllim hapjen e shkollave shqipe me Mësim Plotësues në nivel të Bavarisë.
Krahas këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, më 23 prill 2017, në prani të institucioneve të dy shteteve tona: të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, ku ishin të Pranishëm në këto kuvend edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami; Ministri i Diasporës Valon Murati dhe kryekonsulli i Shqipërisë në Mynih, Arten Hank dhe kryekonsulli i Republikës së Kosovës, Naser Idrizi, nxori Kryesinë e Këshillit të Mësimin Plotësues në Gjuhen Shqipe në Bavari, në përbërje prej 19-të anëtarëve. Këtu vlen të theksohet kontributi i Konsullatës së Kosovës, konkretisht i Konsullit, dr.Hamdi Reçica, i cili dhe ishte njëra ndër shtyllat kryesore të projektit në fjalë; Projekt që i kishte dhënë frymë ringjalljes së ndjenjës së hapjes së shkollave shqipe, përmes aktivistëve dhe veprimtarëve të palodhshëm si: prof. Mustafë Krasniqi me bashkëpunëtorët e devotshëm: Fran Tanushi, Fadil Lumi, Donika Zonja (vlen të ceket se Donika me kontributin e saj, gjatë një mujori hapi pesë klasa), Isuf Bytyçi, Agron Ibrahimi, Mislim Berisha, Hateme Morina dhe Januz Veliqi.
Ndërsa, pas tërë këtij angazhimi kuvendit zgjidhet kryesia e Këshilli të Mësimit Plotësues në Gjuhës Shqipe në Bavari (KMPGJSH) nga: Mustafë Krasniqi-kryetar; Donika Zonja- nënkryetar; Tefik Jaha- nënkryetar; Fran Tanushi- nënkryetar; Isuf Bytyçi – Sekretar; Agron Ibrahimi-Arkatar; Lorita Ismaili- zëdhënëse; Valbona Roqi; Nerxhivane Qorrolli; Edmond Skenderaj; Minire Gajtani; Nife Arifaj; Maxhun Smajli; Xhevahire Sylejmani; Fadil Lumi; Januz Veliqi; Lule Lokaj; Sahit Bejta; Anila Xhani.
Kryesia e KMPGJSH menjëherë pas kuvendi, më14.05.2017, thirri mbledhjen e rregullt dhe u diskutuan shumë tema të rëndësishëm për shkollën shqipe, ku nga kjo mbledhje doli dhe hartimi i rregullores, si dhe u formuan komisionet dhe grupet punuese, të Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe për Bavari.
Kjo kryesi nxori dhe një deklaratë për media. Ndërsa më 1 korrik, ku ishte i pranishëm edhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë z. Dashi Ibra, u mor vendimi që të shpërndahet fletëregjistrimi për regjistrimin e nxënësve për vitin 2017/18, si dhe kërkesa për të gjithë ato shoqata, biznese dhe bashkëkombës që duan ta ndihmojnë shkollën shqipe. Po në këtë takim u shqyrtua kërkesa e kryetarit të KMPGJSH, Mustafë Krasniqit, për t’i dërguar Ministrisë së Arsimit Bavarez, kërkesën për të na i liruar klasat nëpër shkolla përkatëse, aty ku ka nxënës shqiptar, si dhe për një bashkëpunim të ndërsjellët. Për këtë, fal angazhimit të mëparshëm të pakursyer të konsullit, Hamdi Reçicës, që në dy mbledhjet e fundit u kërkua që Hamdiu të jetë prapë në këtë ekip, nga që përvoja dhe puna e tij e vullnetshme e ka shtyrë të jetë i rezultatshëm projekti në fjalë. Ndërsa, për kërkesën në fjalë Konsullit i Republikës së Shqipërisë, Dashi Ibra dhe të nënkryetares e KMPGJSH Donika Zonja kanë biseduar me organet gjegjëse të shkollave, për kërkesën në fjalë dhe si duket më nuk do ta kemi problemin e lirimit të shkollave aty ku ne synojmë t’i hapim, po që na duhej vetëm saktësimi i shkollave dhe numri i nxënësve, ndër të tjera pohoj znj. Donika Zonja.
Kurse, në takimin e mbajtur më 22.07.2017, takim që ishin të ftuar vetëm për mësimdhënësit dhe kryesin e ngushtë KMPGJSH doli ky rend i punës:
– Kryesia ftoj dhe një takim tjetër Takimi me mësimdhënësit dhe informimi mbi klasat funksionale dhe të atyre në proces të hapjes së klasave, si dhe me njohjen e rregullores së punës së Këshillit të Arsimtarëve, duke u mbështetur në prog. dhe stat. e saj si dhe metodologjinë e mësimdhënies në bashkëpunim me KA.
– Propozimi rreth një seminari të mundshëm në Munih, me këto tematika:
a. Përpjekja dhe përkrahja në nxitjen e të shkruarit dhe leximit
b. të komunikimit gojor dhe të dëgjimit- zhvillimin e kulturës bisedore dhe
c. metodën teknika të të mësuarit dhe të kuptuarit e gjuhës.
– Përgatitja për mbarimin dhe fillimin e vitit shkollor 2017/18
a. Forma e shpërndarjes së fletëregjistrimit, tek të gjithë ata nxënës që janë për të vazhduar mësimin plotësues.
b. Njoftimi me adresën e shkollës, ku janë hapur klasat.
c. Plotësimi i listës së nxënësve dhe i mësuesve
-Përgatitja për 28 nëntorin

Në fillim të mbledhjes, pas miratimit të pikave, kryetari i njoftoi të pranishmit për regjistrimin e KMPGJSH, si dhe për hapjen e Kontos, më tej vazhduan në shqyrtimin e pikave, ku dhe u njoftuan me procesin mësimor, si dhe me përfundimin shkollor.

Në këtë takim, Këshilli i Arsimtarëve me kryesuesit e saj: Mustafë Krasniqi-prof , Isuf Bytyçi- prof; Xhevahire Sylejmani- prof ; Sahit Bejta-prof; Mirvete Ismaili- prof; Nerxhivane, Qorolli dhe në prani të mësimdhënësve tjerë dhe të kryesisë së KMPGJSH miratuan propozimin për Këshilltar të Këshillit të Arsimtarëve, të jetë prof. Fadil Lumi, ku të gjithë të pranishmit, pa asnjë kundërshtim, apo abstenim e miratuan propozimin, që Fadil Lumi të mbetet Këshilltar, po ashtu u tha që ky Këshill ka nevojë në të ardhmen për të gjithë ata që zotohen dhe kanë aftësi profesionale të inkuadrohen dhe të bëhen pjesë e Mësimit Plotësues. Në këtë pikë foli dhe Agron Ibrahimi- arkëtar, ku u ndal tek procesi teknik dhe sqarimin e pagave të mësimdhënësit, i cili tha: “Ne do të jemi transparent dhe do të respektojmë rregullat e dala nga Statu, jashtë kësaj rregullore nuk do të veprojmë, ngaqë dhe duhet kuptuar se ne jetojmë në Landin e Bavarisë dhe duhet ndiqen edhe rregulloret e principit të punës së këtushme, nga që ne mendojmë se shkolla shqipe të bëhet pjesë e përhershme me shkollat tjera funksionale”. Po ashtu në këtë pikë u inkuadrua dhe Januz Veliqi, me tej shtoj: “Ne duhet të jemi sa më të saktë dhe veprues, gjë që duhet të gjejmë dhe mundësit e të hyrave për të bërë pagat, ngaqë ky dhe është njëra ndër problemet që mund t’i kemi, për këtë dhe kërkoj nga të gjithë të hulumtojmë mundësin, për sigurimin e mjeteve për mësimdhënësit.
Më tej vazhduan diskutimin rreth një seminari të mundësh, ku u pa si e domosdoshme, nga që mësimdhënësit e Mësimit Plotësues, të Landit të Bavarisë nuk kanë mundësi të jenë pjesë e Seminarit tradicional që mbahet në Tiran, për shkak se pushimet në këtë land bëhen në fillim të gushti, ku seminari për mësimdhënësit e mërgatës veçse përfundojnë më 24 korrik. Për këtë problem kryetari Mustafë Krasniqi e ka njoftuar edhe Ministrin e Republikës së Kosovës, Valon Muratin, i cili nuk ka premtuar, por që e ka lënë si të mundshëm pas një kërkese që do t’i drejtohemi Ministrit, sipas Krasniqit. Për çështjen e seminarit është diskutuar diskutuar shumë dhe janë dhën mendime të ndryshme, ku pas një debati të frytshëm u miratua vendimi, që në mes të muajit tetorit të mbahet ky Seminari, që do të udhëhiqet nga Këshilli i Arsimtarëve, po ashtu u përcaktuan, dy veta: Agron Ibrahimi dhe Mislim Berisha që të merren me angazhimin e një ndihme nga organet e landit të Bavarisë për çështjen e të huajve për të na ndihmuar për mbajtjen e Seminarit.
Gjatë një diskutimit mjaftë të frytshëm rreth kësaj pike, poeti, Fran Tanushi theksoj se: “kjo ide për këtë seminar jo vetëm që është e qëlluar, po dhe është shumë e domosdoshme nga fakti se përpos mësimdhënësve, që janë në proces mësimit, kemi edhe mësimdhënës të rinj që nuk e njohin sa duhet procesin e mësimit të përzier, në këtë bisedë u inkuadrua edhe Tefik Jaha, Mirvete Ahmeti, Minire Gajtani, Blerina Shabani, Mislim Berisha dhe Ismie Haxhaj-Demolli, ku Isuf Bytyçi e quajti këtë seminar si shumë të domosdoshëm nga fakti se mësimdhënësit shkëmbimin e përvojat e tyre dhe mësojnë risi tjera, i këtij mendimi ishte edhe Mustafë Krasniqi e Fadil Lumi. Më tej tek pika tjetër u shqyrtua numri i nxënësve, hapja e klasave si dhe fletëregjistrimi për regjistrimin e nxënësve për vitin 2017/18, ku dhe u morë qëndrim që klasat dhe tërë procesi i hapjes të shkojë përmes sekretarisë së shkollës. Në këtë pikë u ndal më tepër rreth njohjes dhe shpërndarjes së fletëregjistrimit, z. Arif Gashi i cili pos tjerash tha: “Informimi nuk është aq i duhur dhe ka shumë bashkëkombës që nuk janë të kyçur në mediat elektronike, ndërsa në fb e portale kjo nuk është aq informuese, dhe kërkoj që të gjendet një metodë tjetër e informimit” në këtë pikë u inkuadrua, Fran Tanushi, Mustafë Krasniqi, Tefik Jaha dhe Januz Veliqi, ku sëbashku u morë qëndrimi që fletëregjistrimi dhe fatura, të ju shpërndahet aty ku munden, në bashkëpunim me shoqata, tek të të gjitha shoqatat, bizneset dhe ato fetare.
Në fund të kësaj mbledhje u miratua mbajtja e festës së 28 nëntorit, ku u vendos që përpos Munihut të mbahet edhe në disa qytete tjera. Tërë procesin e kësaj mbledhjeje e mbajti Zëdhënësja, Lorita Ismaili.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura