FEHMI RAMA: PSE EMIGROJNË NJERËZIT NGA ATDHEU I TYRE?!

Pashtriku.org, 11. 02. 2015 – Njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Ekonomia e shkatërruar sidomos industria e rëndë, politika të interesave të vogla kulmi i të cilave u arritë me ngërçin politikë, iniciativa të thukëta fare, njerëz që me çdo kusht kërkojnë një vend ku së paku të sigurojnë bukë për vete dhe për fëmijët e tyre, bënë që shumë qytetarë të Kosovës të marrin rrugën e mërgimit.
Migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqiat e veta, pra gjërat duhet të shihen në prizma të ndryshëm, është i mirë në disa drejtime dhe i keq në disa të tjera. Është i mirë sepse: ana ekonomike përmirësohet; mendon për të jetuar në një vend më të zhvilluar; mendon që fëmijët e tu edukohen në një mënyrë shumë më të mirë se në vendlindje. Është i keq sepse: humb njerëzit e tu; fëmijët harrojnë gjuhën e vendit mëmë; humb shoqërinë tënde…

Migrimi (Latinisht: migratio: shpërngulje) paraqet çdo ndërrim të vendbanimit të përsonave ose grupeve të mëdha apo të vogla të njerzëve.

Emigracioni mund të përmisoj gjëndjen ekonomike, por ajo s’është zgjidhje për ne shqiptarët.
Të rinjët tanë janë të ngulfatur nga monotonia pa bërë asgjë, dhe papunësia e madhe, e tëra kjo përshkruhet me mos perspektivë për jetë më të mirë. Kryesisht, nga migrimi priten të mira nga remitencat, dhe ajo rini ato familje sikur më nuk do jenë barrë për shoqërinë kosovare. Kjo storie, e migrimit kryesisht ka përkrahje nga Serbia, kosovarët lehtësisht dhe në përkrahje të aparatit shtetëror serb kalojnë për në Hungari përmes Serbisë, por që kthimi në Kosovë është i vështirësuar, ky veprim jepë të kuptohet se Serbia është e interesuar për sa më shumë zbrazje të Kosovës. Ҫdo vend e ruan rininë dhe konsideron të shenjtë. Qëllimi serb po realizohet në një masë me këtë lloj lufte speciale. Nëse vazhdon trendi i migrimit numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare të Kosovës do ulej pashmangshëm. Emigrimi mund të ketë përmasa të gjëra me ndikim negativ në pikëpamje kombëtare me karakter statistikor të popullësisë, gjë e cila mund të reflektohet me ndryshimin e trendeve dhe prirjeve demografike tek ne shqiptarët e Kosovës.
Shumë nga të rinjtë tanë synojnë Gjermaninë e cila ka një popullësi prej 80.2 milion, dmth rreth 1.5 milon banorë më pak se sa mendohej, këtë e thotë Presidenti i Zyrës së Statistikave Roderich Egeler, i cili bëri gjithashtu të ditur se në Gjermani jetojnë 1.1 milion të huaj më pak nga sa mendohej, 19% e popullsisë gjermane ka prejardhje nga një vend tjetër,16 % e popullësisë gjermane janë nën 18 vjeç, e 40% të qytetarëve gjermanë janë më shumë se 50 vjeç. Ekonomia e lartë gjermane dhe popullësia e të cilës po shkon duke u pakësuar, bënë që ky vend të jetë një nga vendet me të leverdishme për emigrantët tanë.
Natyra e emigracionit për ne shqiptarët është mjaft komplekse, për arsye se pa mërgatën tonë pjesa më e madhe e popullsisë së vendit, do ta shihnin vetën në një situatë të mjerë ekonomike. Kosova, si vend në tranzicion megjithatë po paguan një kosto të lartë të shtetndërtimit.
Qëndrimin në trojet tona, e konsideruam patriotizëm
Nga të parët tanë kemi mësuar për atë’dhe dashurinë. Jemi rritur me këngë të Oso Kukës, Azem Bejtës, Mehmet Gradicës, Shaban Palluzhës dhe shumë heronjëve të tjerë. Jemi mësuar se si nënat shqiptare lindin madje dhe nga nëntë djemë, për të luftuar për vendin e tyre. Jemi mësuar se duhet qëndruar në vendin tonë për të punuar e zhvilluar e jo me lëshuar atë. Vatani duhet ruajtur duhet mbrojtur dhe duhet qëndruar pranë tij me çdo çmim, thotë gjyshi plak duke kujtuar Lec Gradicen, Shaban Polluzhën, dhe Mehmet Gradicën. Vendëlindjen ne shqiptarët e deshtëm, u mishëruam me atë. U brumosëm me kulturën e atdhedashurisë, u rritëm në epoken e Adem Jasharit legjendës shqiptare, të Zahir Pajazitit, Luan Hajredinit e qindra herojve të tjerë. Qëndronim zgjuar mbrëmjeve pa rrymë elektrike pothuajse me javë të tëra, herë pas here të kanosur nga rreziku i forcave serbe nën akuza të ndryshme. Jetesa pa drita pa dalje në qytet, pa telefon (përjashto telefonat satelitor që ishin kryesisht të UÇK-së) pa mjete të informimit ishte e vështirë, por jo dekurajuese për të qëndruar në vendlindje. I vetmi mjetë i informimit ishte TVSH i cili në programin satelitor në 18.35 jepte lajmet eksluzivisht për Kosovë, kurse në mbrëmje vlonte fshati nga ndonjë gjenerator. Në kohë lufte jetesa sa vinte e rëndohej, jetonim sot për nesër. Shumica e burrave mendonin për çlirim, ikjen nga vendlinja askush nuk e paramendonte. Në netët pagjumë në malet e Çyqavicës, ëndrronim lirinë, lumturin harmonin nderë-vëllazrore, përpektivën jetësore.
Pasojat e emigracionit
Pasoja negative e emigracionit është se, shumë emigrantë detyrohen të rrijnë me vite të tëra derisa të marrin dokumentat në shtetet e huaja ku jetojnë, pa parë familjet e tyre, rriten në vende te huaja dhe burrërohen para kohe.
Pasoja pozitive është vetë fakti që shumë të rinjëve u hapen sytë dhe mendja jashtë shtetit, aspekti me pozitiv i emigracionit mbetet shpresa por vetëm shpresa, se një ditë këta djemë dhe vasha do të kthehen për të rindërtuar një shoqëri më demokratike në Kosovë.

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura