Pashtriku.org, 20. 10. 2014: Në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi në stadiumin “Partizani” të Beogradit,më datën 14 tetor 2014, ndodhi ajo që nuk pritej: nëpër rrugët e Beogradit dhe në stadium kudo dëgjoheshin parrullat anti shqiptare. Në këtë atmosferë antishqiptare një fluturake, i komanduar nga atdhetarët shqiptar, që mbante të varur pëlhurën me flamurin shqiptar, hartën e Shqipërisë Natyrale, para copëtimit nga të mallkuarit e Europës në vitin 1913, portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe mbishkrimin Autokton, si dhe datë 28.12.1912, fluturoi mbi stadium. Flamuri shqiptar në qiellin e Beogradit i tërboi nacionalistët dhe racistët serbë, që shpërthyen në sulme antishqiptare, duke thirrur në kor me zë të lartë:
“UBI, UBI SIPTARA – VRITNI, VRITNI SHQIPTARËT”.
Kori antishqiptar serb me këto parulla ka filluar nëpër rrugët e Beogradit para ndeshjes dhe në stadium më me forcë, gjatë kohës që këndohej himni shqiptar. Në stadium ndeshja ndërpritet dhe fillojnë sulmet fizike ndaj futbollistëve shqiptar, duke i gjuajtur edhe me stola dhe mjete të tjera të forta.
Përshtypja më e madhe është se politikanët serbë,presidenti, kryeministri, ministri i jashtëm etj.,ishin ideatorët dhe frymëzuesit e këtyre akteve rrugaçërie serbe. Është xhiruar presidenti serb, duke u dhënë udhëzime vartësve të tij, me një herë sapo mbi stadium u shfaq fluturaku me flamurin shqiptar.
Ky është skandali më i madh në Europën e shekullit 21, kur urrejtja ndaj një populli fqinj është e tërbuar dhe shprehet mjaft qartë me notat më të larta.
Shqipëria fitoi kundra Serbisë në Beograd,pavarësisht sa pikë do të marrë dhe nacionalizmit serb, u pa të shfryj si një bishë që jep shpirt, duke zhveshur lëkurën e vet “paqësore”.
Shqiptarët nuk humbën asgjë në Beograd, përkundrazi me zgjuarsi shprehën atë që kanë në zemrat e tyre. Ne nuk i harrojmë trojet e rrëmbyera më 1913 dhe do të përpiqemi ta mbajmë të gjallë historinë tonë. Ne respektojmë rregullat ndërkombëtare të kohës sonë dhe nuk kemi kërkesa për zgjerim kufijsh, por nuk i harrojnë trojet tona arbërore të rrëmbyera padrejtësisht dhe i duan lidhjet kulturore me shqiptarët që jetojnë në këto troje, duan gjuhën tonë amtare ta mbajnë të gjallë
Më e keqja ndodhi më pas, kur zyrtarët e lartë serbë mbështetën haptazi racistët serbë dhe u munduan që fajin tu a vejnë shqiptarëve.
Presidenti serb Nikoliç me paturpësinë më të madhe deklaroi:
“Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve”.
Shqiptarët nuk shprehën ndonjë urrejtje ndaj serbëve në Beograd, ata vetëm në mënyrë paqësore shprehën dëshirat e tyre dhe u bënë të ditur botës si dhe herë të tjera, se trojet tona kanë qenë këto, që janë në hartë kur shpallën pavarësinë dhe shqiptarët që jetojnë në këto troje janë pjesë e zemrave tona.
Veprimtari e shëmtuar raciste e huliganëve serbë e mbështetur nga udhëheqësit e tyre kryesorë na hapën sytë për të parë më qartë, cilin kemi përballë: miq apo armiq. Në stadiumin Partizani të Beogradit ishin të shumtë armiqtë e Shqipërisë, ndofta miqtë dhe dashamirësit serb, që janë për miqësinë me ne, në stadium mungonin. Nga kjo veprimtari antishqiptare e organizuar dhe drejtuar nga presidenti serb, duhet të kemi të qarta dy domethënie të mëdha, që nuk duhet ti harrojmë:
1-Serbia vazhdon me mjete të tjera rrenëse politikën e trashë antishqiptare të presidentit të ngordhur Milosheviç. Ajo sot ka hedhur vellon e bardhë, për të treguar se është shtet paqësor, por dhëmbët i ka gati për të na kafshuar. Duhet ta ruajmë si vath në vesh porosinë e të parëve tanë: sërbit dhe grekut asnjë herë të mos ti besojmë.
2-Ta mbajmë të gjallë historinë tonë dhe kurdoherë ta kujtojmë atë, që fëmijët tanë ta mësojnë mirë dhe tu a lënë trashëgim brezave. Shqipëria në vitin 1912 kur heronjtë tanë Ismail Qemali, Isa Buletini etj.,shpallën pavarësinë nuk kishte kufijtë e sotëm. Ajo ishte aq e madhe sa ajo që quhet sot “Shqipëria Etnike” dhe që tërboi serbët dhe i qiti jashtë ekuilibrit. Shqipëria u zvogëlua nga të mallkuarit europianë në vitin 1913, duke i shkëputur nga trungu i saj Kosovën, Çamërinë, Preshevën, Ulqinin, Tuzin, Hot e Grudë, Plavën, Gucinë, Sanxhakun, Shkupin, Ohrin etj. Këto janë trojet tona, ku zotëron kultura shqiptare dhe flitet gjuha shqipe. Ato nuk duhet ti humbim nga ana kulturore dhe gjuhësore. Por duhet organizuar puna mirë, që kjo detyrë ndaj kombit tonë të mos mbetet vetëm dëshirë në zemrat e atdhetarëve dhe në letër.
Këto rajone duhet ti vizitojmë shpesh, shteti, organizatat dhe shoqëritë, individët bamirës të ndihmojmë familjet e varfëra, për shkollat, me libra etj., ashtu siç veprojnë edhe shtetet fqinjë.
Veprimtaria antishqiptare në Beograd duhet ti hapë sytë edhe politikës shqiptare dhe të ndërtojnë strategjitë e duhura në marrëdhëniet me fqinjët tanë. Veprimtaria antishqiptare e Beogradit e ditëve të fundit, u mbështet fuqimisht nga qeveritarët grekë, malazezët dhe maqedonasit, të cilët kanë po aq frikë nga harta e Shqipërisë Natyrale dhe po aq dëshira të shkëpusin copa të tjera nga trungut shqiptar. Shembull është edhe përpjekja që po bën Greqia për të marrë Himarën Shqiptare, duke sjellë këtu edhe ca senatorë amerikanë që shkojnë pas kryqit grek për interesa personale.
Sigurisht ka ndër ne që kemi miq serb, që na respektojmë dhe i respektojmë dhe të tillë njoh mjaft. Kam disa miq serb në Beograd dhe me ta kam mjaft vite, që jam në marrëdhënie mjaft të mira. Ish presidenti serb Tadiç e dënoi gjithashtu publikisht histerinë antishqiptare të udhëheqësve serbë.
Politika shqiptare nuk duhet të bëjë gabimet e Enver Hoxhës,i cili e harroi për një kohë historinë e marrëdhënieve serbo-shqiptare, vrasjet masive të shqiptarëve nga serbët dhe urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve. Ai megjithë këtë histori të gjatë filloi përqafimet me Titon dhe të dërguarit e tij dhe ndërmori asgjësimin e atdhetarëve shqiptarë anti serbë si Mustafa Gjinishi, Preng Cali, At Gjergj Fishtën etj. Ai gatiti bashkë me serbët Tragjedinë e Tivarit, ku u zhdukën rreth pesë mijë të rinj shqiptarë nga Kosova.
Kryeministri ynë i din vetë punët e tij, por kam frikë se në Beograd do të hajë ndonjë vezë llukë kokës. Me njerëz që kanë urrejtje të thellë në zemër për shqiptarët dhe i quajnë ata “barbarë” (Vuçiç) dhe Shqipërinë “vend jo normal” (presidenti serb), vështirë se mund të bëhen bisedime dhe të gjendet gjuha e përbashkët. Udhëheqësit e sotëm serb janë vijuesit e politikës antishqiptare të Milosheviçit dhe Çubriloviçit të mbështjellë me “perden e bardhë të paqes”, por tashti perdja ju gris dhe dolën para botës fare lakuriq.
Serbia sot rrezikon tej mase shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, prandaj duhet të jemi të përgatitur dhe sa më të fortë. Një përplasje e re me armë ndërmjet nesh dhe serbëve mund të ndodhë vitet e ardhshme. Serbia na kërcënon seriozisht, dhe për këtë e ka potencialin ushtarak dhe ndihmën e pakursyer të Rusisë me metodat e saj zaptuese. Druri i shtrembët nuk drejtohet, vetëm se thyhet. Për këtë duhet të kesh vullnetin dhe forcën !
Plasni shkije, se na do rrojmë edhe pa ju dhe më mirë !
( Shkruar nga : L.P – Dardani, biri i Zeusit Pellazg)