KOLONEL SALI ONUZI: KU E MËSUAN SËRBËT FENË E KRISHTERË?!

Pashtriku.org, 03. 06. 2014 – (Botuar 15 vjet më parë, në prill 1999, në gazetën “Ushtria”, nën titullin “Fallsitete të propagandës sërbe”) – Ditët e para të Luftës së Kosovës doli në një kanal televiziv perëndimor ministri i jashtëm i Jugosllavisë, fytyrgjarpëri Jovanoviç dhe tha se shkëputja e Kosovës nga Serbia do të çonte në krijimin e Shqipërisë së madhe, e cila sipas tij na qenkej rrëzik për paqën dhe stabilitetin e rajonit (!)Kjo tezë bajate, tejet e konsumuar, tregonte gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej propaganda fashiste serbe.
Teza e “Shqipërisë së Madhe” ka qenë që në fillim një tezë sërbomadhe, antishkencore. Ajo është derivat i tezës “Kosova është sërbe” Shqipëria në vetvehte nuk është, as e vogël as e madhe, por është aq sa është në hapsirën e saj etnike, kulturore e natyrore. Kjo quhet me një emër: Shqipëri dhe banorët e saj: shqiptarë. Në të gjithë këtë hapsirë ajo është tokë amë, ku janë mbrujtur e zhvilluar proceset e formimit të popullit tonë. Madje, siç ka vërtetuar shkenca albanologjike, për shkak të dyndjeve dhe të luftërave, për shkak të shpërnguljeve me dhunë dhe genocidit, Shqipëria ka pësuar rrudhje të mëdha.
Këto troje janë shqiptare që nga lashtësia. Aty shqiptarët janë autoktonë, aty është mbrujtur e formuar nga një substrat protoilir (pellazg) etnosi ilir. Për fatin e historisë sonë dhe për inat të shovinizmit sërb, treva e Kosovës ka qenë treva e Dardanisë antike. Dardanët janë subjekt i “Iliadës” së Homerit në mbrojtje të Trojës, siç kanë qenë vazhdimisht pasardhësit e tyre aktorë të historisë në mbrojtje të trojeve stërgjyshore. Duhet të jesh fashist, ose akademik sërb që të propagandosh se shqiptarët paskëshin ardhur në Kosovë, në mesjete, pas betejës së Kosovës me 1389.

Kundër këtyre gënjeshtrave dhe shpifjeve “shkencore”, shkenca e vërtetë ka vënë faktet reale të arkeologjisë, të historisë, të gjuhësisë, te etnografisë, të antropologjisë etj. Inventari arkeologjik i gjetjeve në Kosovë është identik me atë të trevave të tjera të zbuluara në Republikën e Shqipërsë. Ҫ’mund t’i thuash gurit të një varri të shekullit III në të cilin janë gdhendur kokat e tre të varrosurve që mbajne kapuçin karakteristik të shqiptarit dhe jo kapicën sërbe. Ato ishin varrosur aty 300 vjet para se të dukeshin sërbët në këtë pjesë të Europës.
Në vitet ‘60 të shekullit tonë u zbuluan në arkivat turke Tefterët e Kadastrës osmane, përkthimi dhe studimi shkencor i të cilave nga historianët shqiptarë dhe të huaj ka sjellë argumente madhore për ekzistencën e shqiptarëve në trojet e veta në Kosovë, madje për maxhorancën dërmuese të tyre. Argumente të pakundërshtueshme ka sjellë gjuhësia. Emrat e lashtë ilir të Kosovës kanë ardhur deri në ditët tona në gojën e një popullsie shqipfolëse, sipas ligjeve e rregullave të zhvillimit historik të shqipes. Antropologjia me matjet e saj ka përcaktuar tipin fizik të shqiptarit.
Shkenca shqiptare ka provuar dhe theksuar bindshëm unitetin dhe koherencën e kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës me atë të gjithë pjesës tjetër të Shqipërisë. Kalimi në trojet shqiptare jashtë kufirit të sotëm shtetëror bëhet natyrshëm dhe në çdo pikëpamje që ta shohësh, Kosova është Shqipëri, jo një copë e shkëputur, jo një areal, por një untitet. Vetëm kufiri i vitit 1913 u përpoq ta shkëpuste. Edhe fakti që 87 vjet rresht, megjithë këtë genocid fizik e kulturor, Kosova qëndron, lufton e fiton është një dëshmi, një argument i identitetit të saj, i qënies dhe autoktonisë së saj shqiptare.
Pra, Kosova është shqiptare. Ka qenë, është e do të jetë. Aty është folur shqip e kanë banuar ilirë e shqiptarë atëherë kur Ballkani dhe Europa nuk kishin dëgjuar fare për sërbët dhe sërbishten. Siç tha me të drejtë këto ditë në Televizonin shqiptar gjermani Stefan Shwarc, 3000 vjet më parë kur sërbët nuk njiheshin fare, shqiptarët kishin shtetin e tyre.
Propaganda dhe shteti sërb është përpjekur gjithnjë t’i motivojë veprimet e saj antishqiptare dhe t’i paraqesë shqiptarët si të pamoralshëm për Europën e krishterë. Vuk Drashkoviç guxoi të përsëriste edhe njëherë në intervistën e tij të ditëve të fundit në kanalin televiziv BBC Word, se nuk mund të lejojmë të krijohet një shtet musliman me një Kosovë të pavarur.
Më 1913 përfaqësuesit shqiptarë dhe përfaqësuesit sërbë paraqitën para Konferencës së Ambasadorëve në Londër nga një momerandum. Dokumenti i paraqitur nga shqiptarët edhe sot më mirë nuk mund të shkuhet: dinjitoz, me argumente të forta historike, politike dhe etnike e humane. Krejt i kundërt momerandumi sërb, në të cilin i vetmi “argument” që servirej ishte se shqiptarët ishin musliman, se ata, sërbët paskan luftuar e pushtuar Shqipërinë në emër të kristianizmit.
Siç shihet edhe sot pas 86 vjetësh, asgjë nuk u ka hyrë në vesh politikanëve dhe “shkenctarëve” sërbë. Për ta bindjet fetare janë shkak për inkuizicion e genocidit. Tamam si në mesjetë. Për ta nuk ka as Kartë të Helsinkit, as OKB, as demokraci, as të drejta të njeriut, e as liri të ndërgjegjes. Të gjithë interesat e tyrë fashiste politika e Beogradit i ka veshur me një petk fetar.
Megjithatë le t’i drejtohemi historisë për fenë e sërbëve.
Së pari, ku dhe kur u bënë të krishterë sërbët. Është fakt se kur sërbët kaluan Danubin dhe hynë në Ballkan (në Europën e kohës) ishin paganë, të pafe, barbarë. Në kontakte me ilirët dhe perandorinë bizantine mësuan e përvetësuan krishtërimin. Iliria ishte një nga hapësirat e para në Botë të përhapjes së fesë së krishterë që në shekullin e parë të erës sonë. Sërbët, vetëm në shekullin 8-9 të erës sonë, 300-4000 vjet pasi hynë në Ballkan, mundën të bëhen të krishterë. Bota e atëhershme qe ndodhur para një rreziku të madh, para ballafaqimit me popullsi pagane. Kristianizimi i tyre, ishte një mundësi për t’i zbutur dhe për të shmangur konfliktet e luftërat me to. Mirëpo ja që në fund të mijëvjeçarit të dytë, sërbët kanë harruar se ku dhe kur e mësuan fenë, me të cilën shesin mend.
Në fakt, me këto që bëjnë ato kanë harruar edhe vetë kristianizmin. Fakti që kisha e sërbeve ka motovuar e nxitur genocidin sërb në Kosovë është për këdo një tregues i qartë se ajo mund të jetë çfarëdo, por jo një kishë kristjane humane. Historia thotë se sërbët nuk u pranuan në kishën ortodokse të Bizantit. Dhe siç shihet kristjanizmi sërb më shumë është zhvilluar si politikë shtetërore se sa si doktrinë fetare e morale për të ndikuar me parimet e krishtërimit, të humanizmit e të bashkëjetesës në shoqërinë sërbe. Ka ndodhur që politika shoviniste sërbe ta ketë vënë fënë si dhe “shkencën“ në shërbimin e saj.
Së dyti: çfarë bënë sërbët për ta mbrojtur kristianizmin? Shekulli XIV dhe XV kanë qenë ballafaqime të mëdha epokale mes ballkanasve dhe osmanëve. Sërbia u nënshtrua totalisht dhe deri në shekullin e XVIII dhe XIX sunduesit e saj kanë qenë vasalët më të mëdhenjë të sulltanëve osmanë në Ballkan. Si shpërblim Perandoria e sulltanëve nuk ua preku fenë e “krishterë”. Ndërkohë sërbët i hapën portat e Europës për mesjetën osmane. Trupat e ushtrisë osmane iu drejtuan Vjenës. Rreziku që i kërcënohej Europës në fillimet e Rilindjes së saj ka qenë real. Që kjo nuk ndodhi, nuk ka të bëjë fare me sërbët “e krishterë”. Kanë qënë forca të tjera që ia ndalën turrin perandorise osamane në kulmin e saj. Në këtë mes shqiptarët kanë kurorën e dafinës. Me Skëndërbeun në krye, ata përballuan në beteja legjendare për 25 vjet rresht rrebeshin osman. Europa e kohës dhe Paria i Romës e quajtën me të drejtë Skënderbeun “atlet i Krishtit”.
(Kontakti me autorin: [email protected])

———————————————-

SHIKONI KU I KISHTE KUFIJTË – SERBIA, NË GJYSMËN E PARË TË SHEK.XIX!

DHE…

…………………………….

(Ilustrimet i bëri pashtriku.org, Sh. Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura