FUSHATA BARBARE KUNDËR AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË ILIRIK …

Dëshmi historie

FUSHATA BARBARE KUNDËR AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË ILIRIK DHE EVROPË, PROPAGANDË POLITIKE DHE FETARE SERBOMADHE

Nga Prof.dr.Abdulla Mehmeti, Tetovë 10. 09. 2022

Në dekadat e fundit, në mënyrë histerike janë vërsulur kundër autoktonisë së shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë, qarqe pseudoshkencore dhe rrjete të propagandës armiqësore, politike e fetare, sikur ta kenë zbuluar çudinë më të madhe të historisë, kinse shqiptarët autoktonë e paskan prejardhjen nga Kaukazi. Këtë argument joshkencor dhe propagandistik e paskan zbuluar, ngaqë në një periudhë historike ka ekzistuar në ato hapësira një mbretëri e lashtë me emrin Albania (më herët e njohur si Parthia), e përmendur nga disa studiues edhe si Albania e Kaukazit, e cila ka ekzistuar sipas disa burimeve deri në fund të shek. VII të erës sonë.

Por, asnjëherë këta pseudoshkencëtarë në shërbim të propagandës nuk e kanë shpjeguar se si lindi kjo mbretëri, kush ishin themeluesit e saj dhe në cilën periudhë historike u krijua ajo!

Këto qarqe dhe kreatorët e kësaj propagande deri në dëlir shovinist, nuk e përmendin se, në atë rajon ka ekzistuar edhe një mbretëri tjetër e lashtë me emrin Iberia, me emër të njëjtë sikurse Gadishulli i Iberisë, ku ndodhen sot Spanja, Portugalia dhe disa rajone me popullsi të ndryshme nga popujt e këtyre dy shteteve, por këta pseudoshkencëtarë nuk e përmendin çështjen e emrit të Iberisë dhe as prejardhjen e spanjollëve dhe portugezëve nga Kaukazi, siç propagandojnë kundër shqiptarëve për prejardhjen kinse nga Kaukazi. 

Faktet, sipas burimeve historike, japin informacione të besueshme dhe të bollshme kur është krijuar shteti me emrin Albania, përtej Detit të Zi, mes Kaukazit të Madh dhe Detit Kaspik, sikurse dihet që, mes Detit Adriatik dhe masivit malor të Malit Sharr (më hertë Mali i Borës dhe Scardus), ka ekzistuar shumë shekuj më herët një popull me këtë emër, Parthinët dhe Albanët ilirë, të cilët kanë qenë pjesë kryesore në ushtrinë e Lekës së madh, i cili ndërmori një fushatë të madhe luftarake deri në Kaukaz dhe përtej, në Indinë e largët, jo për të pushtuar e zaptuar toka të huaja, për zgjerimin e territorit të Maqedonisë së lashtë të Lekës së Madh, por për t’i mbrojtur e shpëtuar banorët pellazgë-ilirë vendës nga pushtimet e shkatërrimet, nga shfarosja e tyre prej barbarëve, të cilët vinin nga veriu e lindja, nga shkretëtirat e Siberisë dhe rrjedha e epërme e Vollgës, si dhe nga pushtimet e persianëve të lashtë, të cilët vinin nga rajonet e largëta të Indisë dhe Indokinës. Këto luftëra dhe lëvizjet masive të popullsive në ato periudha janë të njohura për historianët dhe studiuesit e tjerë, që nga kohërat më lashta, jo vetëm nga studiuesit e kohës së sotme.

(8 shtator 2022)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura