Pashtriku.org, 19. 11. 2014 – /Gëzim Mekuli lindi në Pejë. Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Mainz të Gjermanisë ka studiuar shkencat politike. Në Norvegji (Oslo) studioi shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (Në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergenit, (Norvegji). Është kritik i mediave dhe është i gjallë në debatet publike. Në rrethin intelektual rrespektohet si kritik i paanshëm i mediave shqipe në Ballkan./
***
DIALOG ME NOKËN
E tani, çfarë t’i them atijë?
Përgjigje pret ai!
Fëmi e shqiptar në Norvegji.
E ai më pyet për histori,
Babi, cilët janë ata bijë, që ndërtuan Shqipëri?
Ai pret, e unë përgjigje “s’di”
Ata trima e heronjë që bënë histori,
Babi, të lutem mi rrëfe tani!
Heshti unë, i trishtuar e i pafund…
Skenderbeun ma vizatove,
përnat në mbrëmje ma madhërove, babi,
Nënë Terezen në shtëpi, këtu e kemi.
Pse lavire dikush e thiri, o babi?
Isë Boletini ka punuar për Serbi,
kështu e tha njëri!?
Babi më gënjeve tani?!
Çfarë t’i them unë atijë?
“Nuk kemi” histori…?
Babi, po pres të mësoj nga ty,
përse akoma s’kemi Shqipëri?
Unë ngurroj, i pafuqi, i vogël deri në imtësi.
Në mendime kam varfëri,
lot në sy,
e pa burrëri.
Nokë!
“Ti s’ke kombësi”,
“ti je diçka i ri!”
Kush jam unë babi?
Shqip, pse flas unë tani?
Flamurin Shqiponjë, pse e kemi në Shtëpi?
Me të u rrita babi!
I vogël Noka shumë;
Fjala e tijë po më gërryen si plumb;
Po më vret e më then në gjunjë-
“Ti s’je shqiptar, je kosovar”,
kështu e thonë politikanët bukëshkalë.
“Je shiftarë,
pa identitet e pa varr”.
Si ta burrnoj Nokën tani?
Na i vodhën heronjë e histori.
Shekulli njëzet e një
Noka përgjigje nuk di!
I pashpresë unë,
Sa çudi!
Shqipëri,
Më ndihmo tani!