GJASHTË BABALLARËT E MATEMATIKËS
Gjashtë Bëbaballarët e matematikës që ndryshuan botën janë:
1. Arkimedi: Babai i Matematikës
Arkimedi ishte matematikani më i madh i kohës së tij. Kontributet e tij në gjeometri revolucionarizuan lëndën dhe metodat e tij parashikuan llogaritjen integrale. Ai ishte një njeri praktik që shpiku një larmi të gjerë makinash, duke përfshirë rulët dhe pompën me vidë Arkimidine.
2. Euklidi: Babai i Gjeometrisë
Euklidi ishte një matematikan grek i njohur më së miri për traktatin e tij mbi gjeometrinë, Elementet. Kjo ndikoi në zhvillimin e matematikës perëndimore për më shumë se 2,000 vjet.
3. Al-Kuarizmi: Babai i Algjebrës
Al-Kuarizmi ishte një matematikan islamik që shkroi me numra hindu-arabë. Fjala algoritëm rrjedh nga emri i tij. Traktati i tij mbi Algjebrën Hisab al-jabr w’al-muqabala na jep fjalën algjebër dhe mund të konsiderohet si libri i parë i shkruar rreth algjebrës.
4. Isak Njutoni: Babai i Kalkulusit
Isak Njutoni ishte matematikani më i madh anglez i gjeneratës së tij. Ai hodhi themelet për kalkulusin diferencial dhe integral. Puna e tij mbi optikën dhe gravitetin e bën atë një nga shkencëtarët më të mëdhenj që bota ka njohur ndonjëherë.
5. Carl Friedrich Gauss: Princi i Matematikës
Carl Friedrich Gauss punoi në fusha të ndryshme si në matematikë ashtu edhe në fizikë, duke përfshirë teorinë e numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, magnetizmin, astronominë dhe optikën. Puna e tij ka pasur një ndikim të madh në shumë fusha.
6. Leonhard Euler: Mbreti i Matematikës
Leonhard Euler ishte një matematikan zviceran i cili dha kontribute të mëdha në një gamë të gjerë të matematikës dhe fizikës, duke përfshirë gjeometrinë analitike, trigonometrinë, gjeometrinë, kalkulusin dhe teorinë e numrave.
Burimi: Mac Tutor [*]
…………

[*] Arkivi i Historisë së Matematikës MacTutor është një faqe interneti e mirëmbajtur nga John J. O’Connor dhe Edmund F. Robertson dhe e organizuar nga Universiteti i St Andrews në Skoci. Ai përmban biografi të hollësishme të shumë matematikanëve historikë dhe bashkëkohorë, si dhe informacione mbi kurbat e famshme dhe tema të ndryshme në historinë e matematikës.
Sheradin Berisha © Pashtriku.org