Ulqin, 25 prill 2020: Mërgimtari nga Malësia, Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen me poezi “Rruga e humbur”. Ky vëllim poetik përbëhet nga 109 poezi të ndara në tri cikle: “Qëndroni shqiptarisht”, “Duaje vendlindjen” dhe “Personalitete të Njohura”.
Në poezitë e tij Berishaj shpreh shqetësimin për fatin e hidhur që ka kaluar populli shqiptar nëpër shekuj, padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha, përpjekjet e regjimeve të huaja për asimilimin dhe shkombëtarizimin e historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.
Përveç kësaj Berishaj, temë të dhimbshme të kombit tonë në këtë vëllim poetik, ka trajtuar edhe atdheun, folenë e tij më të ngrohtë, identitetin tij, për të cilin njerëzit kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre – jetën.
Libri, që ia kushtoi vëllait Gjeloshit, është botuar nga djemtë e autorit, Gjoni dhe Paloka.
Postime të Lidhura
BEDRI TAHIRI: RIFAT KUKAJ – BARDI I LETËRSISË PËR FËMIJË
Drenas, 28. 10. 2014 – Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB ”Rifat Kukaj”, më 25 tetor, në…
GJOKË DABAJ: QË TË GJITHË NJËZËRI THAMË (P O E M Ë)
Pashtriku.org, 01. 05. 2013 – 1. Tani që i braktisëm të gjithë të gjitha vendlindjet tona, vendrrënjët, ku…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE ‘RËNDËSIA E MBLEDHJES DHE STUDIMIT DHE STUDIMIT TË FOLKLORIT DHE ETNOGRAFISË’, KUMANOVË, 22 TETOR 2016
Tetovë, 27. 10. 2016: Konferenca shkencore, me temë: ,,Rëndësia e mbledhjes dhe studimit të folklorit dhe etnografisë”, në…
JEHONA MUJA-SUKAJ: GAZMEND FREITAG, MJESHTËR I PIKTURËS NË AUSTRI
Vjenë, 11. 05. 2014 – Piktori Gazmend Freitag tashmë është emër i njohur për diasporën shqiptare në Austri…