Ulqin, 25 prill 2020: Mërgimtari nga Malësia, Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen me poezi “Rruga e humbur”. Ky vëllim poetik përbëhet nga 109 poezi të ndara në tri cikle: “Qëndroni shqiptarisht”, “Duaje vendlindjen” dhe “Personalitete të Njohura”.
Në poezitë e tij Berishaj shpreh shqetësimin për fatin e hidhur që ka kaluar populli shqiptar nëpër shekuj, padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha, përpjekjet e regjimeve të huaja për asimilimin dhe shkombëtarizimin e historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.
Përveç kësaj Berishaj, temë të dhimbshme të kombit tonë në këtë vëllim poetik, ka trajtuar edhe atdheun, folenë e tij më të ngrohtë, identitetin tij, për të cilin njerëzit kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre – jetën.
Libri, që ia kushtoi vëllait Gjeloshit, është botuar nga djemtë e autorit, Gjoni dhe Paloka.
Postime të Lidhura
HAZIR MEHMETI: LOJA MJESHTËRORE E ARDITA STATOVCIT NË KONCERTIN E MURZZUSCHLAG’ut
Vjenë, 14. 01. 2016: Muzeu i qytezës së bukur buzë lumit Mürz, Mürzzuschag shënoi në përditshmërinë e tij…
ABAZ PLLANA: MIRUSH KABASHI SHKËLQEU EDHE NË SELINË E OKB-së NË GJENEVË
(Lion, 05. 10. 2012) – Më 2 tetor 2012, në selinë e OKB-së në Gjenevë, aktori i madh…
NJË PASDITE LIRIKE …
“Një varg, një këngë, një tufë lule për Dritëroin” Pasdite lirike me nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër,…
MA.Sc.ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA FETARE NË PRIZREN (I)
Prizren, 13 gusht 2020: Siç mësojmë edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njerëzit sipas shëmbëlltyrës së…