New York, 14 dhjetor 2019: Qysh në fillim të shekullit XX në mendjen dhe zemrën e malësorëve shqiptarë ishte krijuar një bindje e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët e Jugut kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara përpara shekullit XX, ndërsa shqiptarët e Veriut nuk ishin të njohur për largimn nga vendi.Sllavët e Ballkanit kishin mërguar në Amerikë më heret, midis tyre edhe një numër i konsidrueshëm malazezësh. Mërgimi i mlësorëve në Amerikë në fillim të shekullit XX ishte tepër i vogël. Numri i malësorëve që ishn ngjitur grupeve malazeze për në Shtetet e Bashkuara mund të numrohej në gishta.Pas më shumë se një dekade në Amerikë malësorët ishin kthyer në vendlindjet e tyre. Ndonjëri nga ata kishte kursyer pak dollar nga fitimet. Ata nuk sollën ndonjë pasuri të dukshme në Malësi. Por ata sollën lajmin e mirë për Shtetet e Bashkuara. Ata flisnin mirë për Amerikën. Pasi ishin kthyer në vendlindjet e tyre ata ishin bërë misionarë të mirëqënjes dhe demkracisë amerikane, Njëri ga ata kishte qënë edhe Gjon Ujka i Trieshit. Ai ishte si një zëdhënës i Amerikës. Gjoni ishte njeri shumë i sinqertë dhe të gjihtë e dëgjonin me vemendje. Shumë të vërteta për Amerikën nuk i kishte thënë kurrë sepse ato mrekullira amerikane ishin të pabesueshme në Malësi. Gjon Ujka fliste shumë edhe për rëndin shoqëror amerikan. Sa kohë që kishte qëndruar në Shtetet e Bashkuara kishte qënë shumë i mahniur nga liria dhe demokracia e ketij vendi. Ai kishte thënë se kurrënjehrë në jetë nuk ishte ndaluar nga policia amerikane për letërnjoftim ose ndonjë pyetje pyetje të dyshimtë. Kishte punuar për pothuajse një dekadë në shtetin Oregan pranë Oqeanit Paqësor. Gjon Ujka kishte folur deri ditën e fundit të jetës me shumë dashuri e nostalgji për Shtetet e Bashkuara. Nga fillimi i shekullit XX e deri pas Luftës së Dytë Botërore nuk kishte pas emigrime të malësrorëve në Amerikë. Numri i malësrorëve që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë përsëri numrohej në gishta. Malësorët kishin fituar respekt për Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botëror ngase Amerika ishte treguar shumsë e fuqishme në këtë Luftë. Bombardimet amerikane kundër forcave naziste ishin parë edhe në Podgorcië. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shtetet e Bashkuara ishin treguar supërfuqi dhe pas prishjes së Bashmkimit Sovjetik me Jugosllavinë, pa vonesë kishte filluar shpërndarja e ndihëmave amrikane. Presidenti Truman dhe Adminstrata e tij ishin treguar shumë të kujdeshën ndaj Jugosllavisë. Këto ndihma në ushqime dhe në veshëmbathje ishin imazh i mirë për Amerikën. Radio Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe dhe në sërbo-kroatisht ishte shumë i dëgjuashëm dhe kishte ndikim të jashtzakonshëm në trevat e Malësisë. Ata kishin jetuar nën stemin bolshevik c’prej vitit 1945 deri më 1949. Kishin përjetuar diktaturën e proletariatit dhe kolektivizimin e pronës private që për malësorët shqiptarë ishin veprime ekonomike absurde dhe qesharake. Në krye të kolektivizimit kishin vënë disa malësorë të mbrapshtë. Ky system ekonomik barbar ishte shëmb pas largimit të Jugosllavisë nga orbita sovjetike. Personaliteti që e bëri Amerikën më të dashur për shqiptarët dhe malësorët ishte zgjedhja John F.Kennedyt për president të Shteteve të Bashkuara. Malësorët ishin gëzuar shumë për fitoren e tij,bile kishin filluar të vendosin në dhomat e tyre të pritjes portretet e këtij presidenti legjendar. Popujt e shtypur dhe të varfër e shikonin si një yll drite në horizontet e tyre qiellore. Në fjalimin e tij presidencial të përurimit u kishte dhënë shpresë edhe atyre që jetonin nëpër kasollat më të varfëra të 5 kontinenteve. Ky titan i politikës amerikane i kishte dhënë shpresë gjithë njerëzimit për liri e demokraci, bile edhe atyre që rënkonin nën diktatura të ndryshme.
Në vitin 1965 kishte ardhur për vizitë për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara Prenkë Gruda. Ky ishte malësori i parë që ishte kthyer për vizitë në Malësi pas më shumë se një dekade në Amerikë. Kthimi i Prenkë Grudës ishte një gjest i mirë.Në verën e vitit 1965 Prenkë Gruda ishte personaliteti më i nderuar i Malësisë. Malësorët e respektonin si të kishte qënë princ. Prenka vishej bukur dhe lunate rolin e aktorit. Nga larg dukej si të ishte i familjes së Hubert Humphry-it Para Lyftës së Dytë Botërore pjsën më të madhe të jetës e kishte kaluar në Shqipëri. Bile kishte mësuar në shkollën e famshme të Elbasanit dhe atje Prenka ishte shoqëruar me shumë nxënës patriot nga Kosova. Në Nomalen e Elbasanit ishte bërë shok i ngushte me Haki Tahën i cili ne vitin 1945 kishte vrarë Milladin Popoviqin. Në albumin e tij të fotografive e ruante dhe mburrej me fotografinë qe kishte bashke me trimin e Kosoves. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte qënë aktiv në jëtën politkike sidomos në Malësinë e Madhe. Gjatë vizitës së lartëpermendur në Malësi Prenka ishte treguar atdhetar dhe shiptar i vërtetë.Ai mburrej për gjuhën shqipe dhe për traditat e Malësisë, duke respektuar në mënyrë të vecantë dy besimet fetare të Malësisë së Madhe. Bile kishte dhenë kontribute finaciare për kisha dhe për xhami. Gjatë viziës së parë në Malësi kishte shtruar disa dreka dhe darka për krerët e kësaj treve. Kishte marrë pjesë në shumicën e logjeve të Malësië gjatë asaj vere. Ishte shumë i shkathët pavarësisht se ishte sakat nga njëra këmbë. Natyrisht se gjatë kësaj vizite disa malësorë kishin qënë kurioz për mundesinë e vajtjes së tyre në Amerikë. Prenka kishte mbajtur lidhje të ngushta me disa shqiptarë antikmunist në Romë. Prenkë Gruda u kishte dhënë disa malësorëve infromatat e mjaftueshme për emigruar në Amerikë. Ai ishte në dijeni për kampet e refugjatëve në Itali dhe gjatë intervistave ata duhesh të deklaronin se ishin refugjtë antikomunist nga Shqipëria. Zyrtarët ialianë e shqiptarë e kishin të ditur se ata ishn nga trevat shqiptare në ish Jugosllavi, por i mbyllnin sytë për t’ua bërë të mundur emigrimin në Shtetete e Bashkuara, në Kanada dhe në Australi. Kështu filloi mërgimi i malësrëve në Amerikë. Pra në fillim ishin udhëzimet e Prenkë Grudës. Shpërngulja e madhe e malësorë filloi në vitin 1968 dhe kulmi i këtij eksodi arriti në vitin 1969. Dyert e kampeve të refugjatëve për shqiptarë ishin të hapura në Trieste, në qytezën Athina të Italisë dhe në Frosinone.Prenkë Gruda kishte folur edhe për pasuritë personale në Amerikë dhe shumë herë e kishte ekzgjeruar nivelin e asaj pasurie dhe ky teprim mund të ishte një lloj frymëzimi për largim nga vendlindja.
Nuk shkoi shumë kohë dhe një vit më vonë kishte arritur për vizitë Adem Dukaj edhe ky nga Kalifornia, shteti më i njohur amerikan për pasuri dhe bukuri natyrore. Adem Dukaj ishte djal i ri dhe shumë i pashëm. Edhe nusja e tij amerikane Elisabetha ishte si ato artistet e njohura te Hollywoodit.Emëri Elizabeth tingëlonte mirë në veshin tonë,ngase kishim msuar nga filmat amerikan për Elizabeth Taylor. Për Dinoshën dhe për Malësinë Ajo ishte tepër modern. Fustanet e mrekullueshme dhe pantollët supërmoderne të saj nuk përkonin me xhubletat dhe dimitë e Malësisë. Ademi dhe Elizabetha kishin sjellur nga Amerika një limuzinë tepër moderne që kurrë nuk ishte parë në Malësi, bile as në Podgoricë. Qytetarët e Podgoricës ishin mahnitur për këtë cift të mrekullueshëm
shqiptaro-amerikan dhe për automobiln e tyre supër luksoz. Njëri bëntë komente për dukjen e Ademit prej aktori dhe tjetri për shkëlqimin prej ylli të Elizabethës dhe i treti bëntë komente limuzinën (shevrolet) që dukej si një raketë. Ademi na bëri një vizitë nxanësëve nga Malësia në Gjakovë. U takuam në oborrin e internatit të Gjakovës.Nuk kishim qënë në dijeni se Ai kishte qënë në Amerikë. Pas pak u largua për të vizituar qytetet tjera të Kosovës. Ky cift dhe limuzia e tyre supërmoderne ishin reklama më e mirë për shpërnguljen e malësorëve në Amerikë. Edhe Ademi kishte miqët e tij në Itali për cështjen e refugjatëve. Prenkë Gruda ishte atdhetar, ashtu ishte edhe Adem Dukaj. Atyre u vinte keq për varfërinë e Malësisë dhe nuk e kishin imagjonuar kurrë një shpërngulje aq të madhe sic ndodhi në vitet 1968 dhe 1969. Me Prenkë Grudën kisha lidhje familjare dhe gjatë vizitës në Malësi në vitin 1969 e kritikova ashpër për shpërnguljen e maësorëve në Amerikë. Për mendimin tim ato shpëngulje ishin fenomene katastrofike për Malësinë. Prenka u zëmërua shumë për kritikën time, por më në fund edhe unë u bëra viktimë e këtij fenomeni. Ai e mbante gjithwmone shkopin ne dore dhe ne ate cast kisha frike se po me bjen shkop,ngase ishte zemeruar teper per komentin tim. Ne fund të shtatorit Edhe une imigrova në Amerikë.
Qeveria jugosllave e kishte pritur mirë largimin e malësorëve nga trevat e tyre. Zyrtarët jugosllavë në bashkëpunim me besnikët e tyre në Evropë, kryesisht në Romë bënë të pamundurën për largimin e shqiptarëve nga Malësia. U dhanë pasaporta kundër ligjit.Ky ishte një lloj spastrimi etnik. Kështu kishin vepruar edhe per shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për në Turiq në vitet 50′. UDB-ëja kishte përvojë për dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre. Kështu kishin vepruar edhe në trojet shqiptare të Ulqinit dhe Palvë Gusisë. Duke qënë pakicë shqiptarët në Mal të Zi nuk ishn faktor politik. Por si banorë auotkoton një ditë mund të ishin problem për të ardhmen e Jugosllavisë unike. Dridhjet politike të Kosovës në nëntor të vitit 1968 shkaktuan lëkundje politike edhe në trojet shqiptare në Maqedoni,në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Për Jugosllavinë largimi i shqiptarëve nga tokat e tyre ishte zgjidhja më e mirë. Specialistët e politikës jugosllave e kishin një parandjenje të forte se një ditë Jugosllavia mund të coptohej dhe largimi i shqiptarëve në këtë mënyrë ishte zgjidhja më e lehte dhe më e mirë për Jugosllavinë.
Në fillim shumica e malësorëve ishin vendosën në shtetin Michigan në qytetin Detroit. Atje i priste Prenkë Gruda dhe mërgimëtarët e vjetër nga Shqipëria. Ata i ndihëmonin për të gjetur banesa dhe punë. Më vonë shumica e malësorëve krijuan lidhjet e tyre familjare dhe nuk kishin nevojë për Prenkën dhe shqiptarët të Shqipërisë. Disa malësorë shkuan në Los Angelos të Kalifornisë tek Adem Dukaj.Michigani kishte punë të mjaftueshme sidomos në industrinë automobilistike. Shumica e punëve ishin të rënda,por malësorët i përballonin ato punë.Një pjesë e dukshme e malësorëve ishte vendosur në New York dhe në New Jersy. Punët në New York nuk ishin aq të rënda. Ishin më shumë punë shërbimesh të ndryshme.Në atë kohë malësorët e ndihëmonin njëri tjetrin dhe mbanin lidhje të ngushta familjare. Por në atë kohë shoqëria e Malësisë në Michigan ishte shumë e trazuar. Për pothuajse dy dekada ndodhën shumë vrasje midis malësorëve. Edhe Hamtramck- ku jetonin malesoret ishte mbase qyteti me krime më të larta në Shtetet e Bashkuara. Malësorët në atë kohë kishin sjellur nga Italia armë zjarri, revole të kalibrave më të ndryshme. Ata kishin dëgjuar në Itali për krimet e mëdha në këto qytete dhe për këtë ishin armatosur sikur po shkonin në luftë. Këto armatime i kam parë me sytë e mi gjatë udhëtimit të disa malësorëve nga Roma në Neë York. Nje familje malesore kishin fshehur 4 revole në valixhet dhe lusnin Zotin të mos i kapnin rojet e sigurimit në Aeroportin e New Yorkut. Por në atë kohë sugurimi nuk ishte i fortë. Ato armë nuk i kishin përdorur kundër armikut të imagjinuar, bile kishin qellime raciale. Në atë kohë malësorët e Detriotit ishin bërë gazi i botës amerikane bile edhe jugosllave ngase shumica e të vrarëve kalonin nëpër aeroportet jugosllave sidomos nëpër aerportin e Beogradit dhe të Podgoricës. Ishin këto veprime kriminale si ato të fiseve primitive dhe barbare. Pasi u ngopën me bukë e mish dhe birrë e raki u cuan kë këmbë”trimat” e maleve tona kush po vret më shumë vëllazër të vet. Bile kishin filluar të vrasin edhe qytetarë të pafajshëm amerikanë. Amerikanet qarkulloninn fjalen pwr malesoret se: “ vrasin diten e qajne naten”.
Politika jugosllave ishte aktive në mesin e mërgatës së Malësisë në Amerikë. Ata kishin frikë afrimin e malësorëve me diasporën e Shqipërsië dhe bënin cmos që diaspora e Malësisë të mos bashkohej me diasporën shqiptare. Deri në mars te vitit 1981 nuk kishte shumë probleme. Por demonstratat e Kosovës e ndryshuan gjëndjen politike të malësorëve në Shtetet e Bashkuara. Demonstratat e Kosovës u bënë shumë të njohura në Amerikë nga shtypi dhe mjetet amerikane të informacionit. Gjëndja në Kosovë e kishte crregulluar poltikën jugosllave. Atëhere sigurimi jugosllav ishte future këmbë e krye në Komunitetin e Malësisë në Amerikë. Ata kishin kërkuar nga malësorët që në shtëpitë e tyre të mbanin fotografinë te Marshalit Tito. Kërkonin betimin e malësorëve se ata do t’i qëndrojnë besnikë Jugosllavisë. Një numër i dukshëm i malësorëve në Amerikë ishin shumë aktivë në lëvizjen e shqiptarëve të Amerikës për lirinë e Kosovës, bile edhe për bashkimin me Shqipërinë. Jugosllavia vuri në veprim malësorë në politkkën e jashtme, duke derguar misionare besnike në Amerikë në Evropë, bile edhe në Shqipëri. Ata misionarë malësorë luftuan mish e shpirt per sovranitetin dhe integritetin e Jugosllavisë, bil njeri nga ata e kishte kundrshtuar me kembengulje varrimin e babaiit tim ne venndlindje ne mars te vitit 1984. Pastaj Jugosllaia kishte dërguar në Amerikë personalitetet më të njhura të Malësië për të largar malësorët nga lëvizja për pavarësinë e Kosovës. Në këtë rast edhe Shqipëria vuri në veprim një grup të madh malësorësh në mbrojtje të Kosovës dhe regjimit komunist shqiptar të asaj kohe. Në Shtetet e Bashkuara vepronin sic i quanin “titistët”,”enveristët” dhe “zogistët” e “ballistët”. Por ishte edhe një grupim tjetër që vepronin krejtësisht të pavarur nga këto grupime. Ata ishin shumica shtetas amerikanë që kërkonin liri dhe demokraci për gjithë popullin shqiptar në trojet e veta në Ballkan. Komuniteti shqiptar i Amerikës ishte shumë i përcarë në vitet 80′ e 90′. Malësorët dhanë kontribute të mirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, disa nga malësorët vepruan edhe për demokratizimin e Shqipërisë. Pavarësisht problemeve ata punuan dhe kursyen para për të hapur biznise të ndryshme. Sot pronat e tyre mund të kanë vlerën e pothuajse 2 miliardë dollarëve. Diaspora e Malësisë ka fonde të mjaftueshme për ta ndërtuar vendlindjen.Vetem 1 per qind e ketyre 2 miliardwe dollareve do te ishte 20 milione per Malesine. Në qoftë se malësorët japin vetëm një për qind të pasurisë Malësia do të lulëzonte. Në këtë kohë të teknologjisë moderne është mirë të vihen në veprim të gjtha mekanizmat për përparimin e vendlindjes sonë të dashur. Kjo është detyrë e brezit tonë,sepse brezat pas nesh nuk do te kënë dashurinë që kemi ne për vendlindjen tonë. Diaspora ka gjithashtu edhe kuadro të larta akademike të specializuara në universitetet amerikane për fushat e ndryshme sic janë;shëndetësia, ekonomia,ndërtimtaria, bujqësia dhe turizmi. Këto kuadro të specializuara mund të ishin ndihmesë e pashoqe për ndërtimin e vendit. Sotnë diasporën e Malësisë në Amerikë veprojnë qindra specialistë të fushave tjera sic është drejtësia,politika dhe shkencat shoqërore. Misionin e rindërtimit të trevave tona duhet ta marrim përsipër të gjithë, por rol me rëndësi këtu mund të luajnë edhe autoritetet fetare. Malësorët kan përjetuar fat në Amerikë. Fjala vjen tash më shumë se një gjysmë shekulli ata udhetojnë me aeroplanë nëpër gjithato hapësira ndëroqeanike dhe asnjëri nuk ka pësuar një te keqe nga ato udhëtimi shumë herë të rrezikshme.Njeriu ka vetëm një vendlindje.Për të gjitha qtetërimet vendlindja është e shejtë. Vendlindjet tona antike dhe biblike. Atje kishin vepruar Agroni e Teuta, Genci e Diokleciani dhe shumë personalitete tjera të Perendimit dhe Lindjes. Atje kemi Malesine Antike, ndersa ketu ne Amerike kemi MALESINE E RE. Malesia jone Antike ne Evrope dhe Malesia jone e Re ne Amerike jane si nene e bije.
Postime të Lidhura
Afrim Morina: Propaganda e verdhë
Lezhë, 13 shtator 2020: Për lexuesit duhet sqaruar se çka është “propaganda e verdhë”. Propaganda e verdhë, është…
BESIM CENGU: RRJEDHË MENDIMI… NË AUTOBUZIN URBAN!
Tiranë, 30 prill 2018: (Meditim përballë një vajze të panjohur) Përballë ishte ulur një vajzë e bukur. Nuri…
SOKOL BYLYKBASHI: E PËRBASHKËTA E PARTIVE NË KOSOVË
(Prishtinë, Maj 2012) – Partitë politike në Kosovë nuk udhëhiqen nga vullneti i qytetarëve, por nga interesat vetjake…
RAMIZ BOJAJ: DITËLINDJA E KATËRT E SHTETËSISËSË, PA VERIUN
(Prishtinë, 17. 02. 2012) – Në katër vjetorin e shtetësisë dhe në prag të 13-vjetorit të dëbimit të…