TAKIMI THAÇI – PUTIN NË PARIS!

Nga arkivi, 12 nëntor 2018

TAKIMI THAÇI – PUTIN NË PARIS!

Nga Sheradin Berisha

“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”, kështu ka thënë Presidenti i 32’të i SHBA’ve, Franklin D.Roosvelt (1882-1945)

Për mua takimi i Hashim Thaçit me Putinin (më 12 nëntor 2018) në Paris, në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nuk ishte i rastësishëm. Ky është një nga takimet në vazhdimsi…

Hashim Thaçi në një intervistë në ‘Klan Kosova’ për herë të parë deklaroi se në politik asgjë nuk ndodh rastësisht! Rrjedhimisht çdo gjë planifikohet, fakt ky që e kam përsëritur shumë herë në analizat e mia.

Ai gjithashtu tha se ka pas shumë biseda dhe takime parapake me diplomatë të tjerë perëndimorë për tu takuar edhe me Putinin (!) nga i cili paska marrë mbështetje për çdo marrëveshje që arrihet me Serbinë! Edhe për atë “idenë” e tij për korigjim të kufijve!!!

Për gjashtë shtetet e “Kafazit të BE’së” (!) tashmë po qartësohet strategjia gjeopolitike e gjeostrategjike e SHBA-ve, BE-së, RUSI’së…

Në kuadër të kësaj agjende duket se, marrëveshja e Dejtonit për BiH (dhjetor 1995) dhe marrëveshja e Rambujesë për Kosovën (mars 1999) dhe ato për Zajednicën (prill 2013 – gusht 2015) do të ridizajnojnë kufijtë brenda e jashte të shteteve të kafazit…!!!

***

Nga takimi i Thaçit me Putinin në Paris /TCh

https://www.youtube.com/watch?v=b8BR9coE0Ms

—————

Nga arkivi, 2 Nëntor 2018

PASURIA JONË MILIARDËSHE NË AGJENDËN E FUQIVE TË MËDHA!

Nga Sheradin Berisha, 2 Nëntor 2018

Kafazi i BE’se, ky Ballkani i ashtuquajtur ‘perëndimor’ po shkon drejt ridizajnimit (ridefinimit) gjeo’politik e gjeo’strategjik nga fuqitë e mëdha: SHBA ‘ BE ‘ RUSI ‘ KINË etj., për faktin sepse nëntoka shqiptare kryesisht në Kosovë, në Shqipëri e gjetiu, është e pasur me lloje të mineraleve, metaleve, gazit, naftës etj., dhe vlera e tyre monetare është qindra mijë miliardëshe! Edhe procesi i negociatave për “normalizimin” e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, (i cili në dukje ka vështirësi), është agjendë e fuqive të lartëpërmendur për realizimin e interesave të tyre afatgjatë mbi resurset natyrore në këtë rajon!

____________

Nga arkivi, 12 Tetor 2018

SHERADIN BERISHA: KAFAZI I BE’së!

Pashtriku.org, 12 tetor 2018. Gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor jo rastësisht janë izoluar (si në kafazë) brenda shteteve anëtare të BE’së!

Pse po ndodhë ky proces izolues?!

Po ndodhë, jo vetëm për mosplotësimin e kushteve të Brukselit (sepse Bullgaria dhe Rumania në shumë aspekte janë më keq se disa shtete të këtij kafazi), por për faktin sepse konjukturat e fuqive të mëdha (deri në vitin 2025…) duket se kanë projektuar risistemimin gjeopolitik (ridizajnimin e kufijve etj) ndërmjet shteteve, për interesa të tyre gjeostrategjike, për shfrytëzimin e resurseve miliardëshe natyrore, etj., në planin afatgjatë!!!

_________________

Ballkani po shkon drejt korigjimit gjeopolitik!

SHERADIN BERISHA: KUSH VENDOS PËR FINALIZIMIN E NEGOCIATAVE KOSOVË – SERBI, PRISHTINA, BEOGRADI APO BRUKSELI…?!   

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

KOHË E DJAJVE

KOHË E DJAJVE Nga Xhelal Zejneli Qiell i ngrysur, terr, errësirë, zhurmë tankesh, aeroplanësh, bombahedhës, murtaja, predha, nëndetëse,…