GJEKË GJONLEKAJ: IN MEMORIAM TË STEVE DUNIT (1931 – 2018)

New York, 22 mars 2018: Para tre javesh lexova në gazetat “The Neë York Times” dhe “Illyria” dy shkrime për vdekjen e mikut tim shumë të nderuar Steve Dune. Me Steve Dunin u njoha në vitin 1988 në New York. Për këtë avokat të famshëm shqiptaro-amerikan kisha dëgjuar nga disa miqë të mi në Worcester. Ata më dhanë telefonin dhe adresën e tij në “Wall Street”. Në atë kohë zyra ime e Zërit të Amerikës ishte në Federal Plaza në Broadway më pak se një milje largë nga zyra e tij. Një ditë prej ditësh e thirra në telefon Steve Dunin dhe i tregova se isha gazetar i Zërit të Amerikës. E priti mirë telefonatën time. Biseduam për shumë gjëra dhe në fund të bisedës më ftoi për vizitë në Zyrën e tij. Adresa ishte Wall Street dhe tani pas 30 vjetësh numrin e ndërtesës nuk e mbaj mend. E kishte paralajmruar sekretaren për viztën time dhe ajo menjëherë më drejtoi për në zyren e tij shumë të madhe dhe elegante. Pak herë kam parë zyrë më të bukur në Shtetet e Bashkuara. E pyeta nëse do të flisnim shqip ose anglisht. Ai pëlqeu gjuhën shqipe që e fliste shkëlqyeshëm. Në fillim të bisedës e pyeta për vendin e lindjes në Shqipëri. Ai tha se kishte lindur në Vithkuq të Korçës dhe kishte imigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1938, në moshën 7-vjeçare. Steve Duni ruante kujtime të bukura nga ky fshat i përmendur i Korçës. Një pjesë e madhe e mërgimtarëve në atë kohë ishin nga Dardha dhe Vithkuqi. Ishte kryelartë që nuk e kishte harruar gjuhën e tij amtare. Në zyrën e tij të mrekullueshme kishte shumë diploma nga fakultete të ndryshme të drejtësisë. Gjatë periudhës që kishte ushtëruar këtë profesion kishte marrë shumë shpërblime nga gjykatat e larta të shtetit dhe qytetit të New Yorkut. Kurrë në jetë nuk kisha parë aq shume diploma e dekorata. Steve Duni kishte punuar si jurist në gjygjet e larta shtetërore, bile edhe ne gjygje federale të Shteteve të Bashkuara. Ishte anëtar i “Shoqatës se Avokatëve të Amerikës”. Në moshë shume të re Ai filloi punën si avokat në njërën prej firmave më të njohura amerikane “Wikersham & Taft . Pas disa vjetësh avokat Duni u bë ortak në këtë në këtë ndermarrje të madhe juridike. Kushtet dhe kriteret për t’u bërë anëtar në këtë ndërmarrje ishin shumë të vështira tregonte Steve Duni. “Wikersham & Taft” është njëra prej ndërmarrjeve më të mësha juridike në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte anëtar i “Shoqatës së Avokatëve më të mirë të Amerikës”. Steve Duni dhe firma e tij juridike përfaqësonte ndërmarrjet më të mëdha amerikane, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës. Ai përfaqësonte shumë ndërmarrje të transporit detar ndërkombëtar. Ai ishte specializuar në këtë fushë, duke botuar studime për transportimet detare në shumë gazeta dhe revista juridike. Ai mbante në dorë një orë të veçantë që tregonte ndryshimin e orëve midis Tokios, Hong Kongut, Tel Avivit, Moskës dhe Londrës. Kjo orë speciale ishte si një busull për lidhjet e tij me avokatët në ato qyete.
Një javë më vone shkova pësëri në zyrën e tij për intervistë për “Zërin e Amerikës”. U gëzua shumë për këtë bisedë e cila u transmetua në “Rubrikën Shqiptarët e Amerikës”. U gëzua shumë për faktin se njerëzit e tij në Shqipëri do ta dëgjonin për herë të parë zërin e tij. “Zëri i Amerikës” në atë kohë i paralajmronte këto intervista. Avokati Steve Duni foli shumë bukur dhe tregoi gatishmerinë e tij për të ndihëmuar Shqipërinë. Ai tha se ishte gati për çdo lloj ndihme juridike që do të kërkonte Shqipëria. Familjarët e tij e kishin dëgjuar këtë intervistë dhe ishin përmalluar shumë për këtë pinjoll të përmendur të familjes Duni. E kishin ruajtur atë intervistë si një pasuri të madhe familljare dhe menjëherë pas rënjes së diktaturës kishin vënë lidhje me Steve Dunin. Kohë pas kohe më ftonte për vizita në zyre dhe për dreka në klubet e tij ku ishte shumë i privilegjuar. Ato klube dhe ristorante ishin tëpër luksoze . Nga pritetjet që i bënin shihej se ishte shumë i nderuar. Megjithatë ishte shumë i thjeshtë. Në kohën kur po shëmbej diktatura në Shqipëri Steve Dunin e kishin thirrë në telefon famijarët e tij nnga Korça. Pas disa ditësh më bëri telefon, duke më treguar për bisedën e tij të parë telefonike me Shqipërinë. Asnjëherë nuk e kam parë aq të lumtur.

Steve Duni

Në vjeshtën e vitit 1991 “Universiteti Columbia” në New York e kishte ftuar për një ligjëratë për mundësinë e përmirsimit të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë pas rënjës së diktaturës. Si njeri i mirë që ishte dhe patriot shqiptaro-amerikan e kishte pritur mirë ftesën e ketij Universiteti të famshëm amerikan. Ai kërkoi që të shkonim atje së bashku. Kështu edhe u bë. Vajtëm së bashku një njërin prej atyre fakulteteve të shkencave shoqërore. Profesori amerikan që e kishte organizuar këtë konferencë e priti mirë avokatin e përmendur shqiptaro-amërikan. Profesori që e kishte marrë përsipër këtë konferencë e paraqiti me fjalët më të bukura. Në sallën e atij fakulteti ishin të pranishëm më shumë se 100 veta. Fatkeqësisht shumica ishin greko-amerikan. Dhjetë minutat e para të ligjeratës ata bajtën qetësi. Por në momenti kur Steve Duni tha se në Shqipëri jetojnë jo më shumë se 60 mijë grekë, ata shpërthyen duke sharë e fyerë me fjalorin e rrugaçërisë. Në sallën e atij fakulteti u krijua një atmosferë e padurueshme. Ai e vazhdoi kumtesën e tij akademike për mundësinë e përmirësimit të marrëdhënive midis këtyre dy vëndeve. Njëri nga ata u turr për t’ia hequr mikrofonin por sigurimi i faklutetit ndërhyri menjëherë. Disa nga të pranishmit ishin miqë të Grekut famkeq antishqiptar Nikollas Gejxh.Të gjithë një zëri brohorisnin parullat fashiste antishqiptare për Korçë e Gjirokastër. Zhurma dhe kërcënimet e tyre u bënë të të papranueshme dhe të padurueshme për autoritetet akademike të Universitetit Columbia dhe profesori amerian i këtij fakultetit e ndërpreu ligjeratën e Steve Dunit. Sjellje të tilla nuk kisha parë kurrë në asnjë shkollë, bile as në demonstratat e ndryshme të Amerikës. Fakulteti solli në atë mes dy tre veta të sigurimit dhe ata qëndruan pranë nesh deri kurë morëm taksin dhe u larguam nga ai ambient. Steve Duni nuk e kishte besuar kurrë se një audiencë në një ambient kaq të famshëm mund të ishte aq e mbrapshtë dhe agresive. Nuk e dijë pse por u gjetëm bashkë në një prej çasteve më të vështira të jetës së tij. Ky jurist specialist u gjet para turmës shoviniste greko-amerikane. Kumtesa e tij kishte qëllime të mira për të ardhmen e marrëdhënive greko-shqiptare pas rënjes së diktaturës në Shqipëri. Autoritet më të larta të Universitetit Columbia pas disa ditësh i kishin kërkuar falje për atë incident. Ky episod na bëri miqë të ngushtë. Pas vizitave të para në Shqipëri në fillim të viteve 90 më bënte telefon dhe më tregonte gjërësisht për gjëndjen atje. Steve Duni më tregonte se ishte pritur me shumë respekt e dashuri nga njerëzit e tij në Korçë dhe në Tiranë. Edhe autoritetet qeveritare e kishin pritur me shumë respekt. Më vonë Ai u bë pjesëtar i shumë ndërmarrjeve të mëdha amerikane në Shqipëri. Steve Duni u bë njëri prej shqiptaro-amerikanëve më të nderuar në Shqipëri. Nderime të tilla gëzonte edhe në shoqërinë amerikane. Biografinë e tij e kishin botuar shumë libra amerikanë. Steve Duni ishte avokat specialist dhe humanist. Kishte dhënë shumë kontribute sidomos për fëmijë jetim në Shqipëri dhe në vende të ndryshme. Bënte pjesë dhe jepte kontribut në shumë univeristete amerikane. Ai kishte dhënë mësim edhe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve që punova për “Zërin e Amerikës” kisha takuar e biseduar me shumë personalitete të shquara shqiptaro-amerikane. Lidhjet dhe miqësia ime më këto personalitete ishin meritë e këtij Radio-Emisioni të famshëm amerikan. Takimet, bisedat dhe intervistat më këta njerëzë janë për mua mbase pjesa më e bukur e jetës sime në Amerikë. Ata ishin të shpërndarë në të gjitha anët e Amerikës, prej brigjeve të Atlantikut e deri në brigjet e Paqësorit. Pasi doli në pension Ai ishte vendosur në Massachusetts. Pas disa vjetësh i humbëm lidhjet, por në kujtimet e mia Ai nuk u zhduk asnjë ditë. E kujtoj edhe për diçka të vecantë. Steve Duni për mendimin tim ishte njëri prej shqiptaro-amerikanëve më patriot që kisha takuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. O miku im i dashur Steve Duni prehu i qetë në përjetësi në dheun e Amerikës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura