SHERADIN BERISHA: MANIPULATORËT DHE INTRIGANTËT VENDOR! (8 QERSHOR 2013)

Pashtriku, 8 qershor 2020: Nga arkivi i FB., 8.6.2013:
7 vjet më parë e kam shkruar këtë analizë, dhe për mua asgjë s’ka ndryshuar, prandaj nuk ia heqi asnjë pikë as presje!
***
Kur elektorati mashtrohet nga: MANIPULATORËT DHE INTRIGANTËT VENDOR!

Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam mësuar mirëfilli se, lidershipi politik e intitucional, s’kanë asgjë të përbashkët me moralin politikë dhe përgjegjësitë e marra për udhëheqjen e vendit!
Madje jam bindur, se pushtetarët tanë janë ekstremisht të papërgjegjshëm në politik’bërje, sepse po të jetë e kundërta, pozita e tyre udhëheqëse nuk do të ishte e qëndrueshme as afatgjate.
Gjithashtu, kam mësuar se, ai që dëshiron të merret me politikë – duhet të dijë, të mashtroj, të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret para publikut, se po punon për të mirën e vendit, sikur se po shtiren vazhdimisht: Hashim Thaçi, Atifete Jahjaga, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj.
Dhe, njerëzit e thjeshtë – elektorati (ata që mashtrohen vazhdimisht) fjalët e këtyre politikanëve manipulatorë e intrigant i marrin gjithmonë si vepra të mëdha.
Ata vazhdimisht janë kënaqur dhe po kënaqen me sipërfaqësoren (me fjalët e bukura), dhe rrallë kush ka vrarë dhe vretë mendjen se përfaqësuesit e tyre politikë i përmbahen apo jo premtimeve të dhëna.
Prandaj, në këtë kuadër mund të themë se, ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e këtij lidershipi manipulatorësh, s’kanë asnjë vlerë!
***
Nga arkivi i FB., 8 qershor 2013!
Kur elektorati mashtrohet nga:
MANIPULATORËT DHE INTRIGANTËT VENDOR!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10200162524122238&substory_index=0&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura