Durrës, 23 shtator 2020: Na çuditi shifra 87, kur bëhej fjalë për “vrasjet” që paskëshin kryer disa nga prijësit e UÇK-së. Vrasje që, megjithatë, s’i kanë kryer vetë, por janë bërë “me urdhërin e tyre”.
Do t’u gjykokan në Hagë! Do t’u quajtkan vrasës e kriminelë! Do të shkruakan gazetat për ta dhe do të folkan mediat audiovizive me muaj e me vite kundër këtyre vrasësve shqiptarë, ndërsa nëpër pijetoret e Beogradit, Smederevës, Kragujevcit, Çaçkut, Nishit, Novi Sadit, Kralevës, me mijëra sërbë, vrasës shqiptarësh, të papaditur në Hagë, do të zdëhallen duke i shkelur syrin njëri-tjetrit dhe duke u zgërdhirë!
Ndërkaq, ne shqiptarëvet do të na vijë keq që këta çlirimtarë paskan vrarë kaq pak pushtues dhe shëbëtorë të pushtuesvet.
A vetëm 87 paskan vrarë?! A s’paskan vrarë 870 ?! A nuk paskan vrarë 8700 ?! Haram e paçin bukën me të cilën i ka ushqyer populli gjatë kohës kur ata bënin pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!
Nëse do të gjykoheshin në Hagë për 8700 ose për më shumë sërbë të vrarë, ne do t’i shpallnim heronj.
Edhe sërbët i kanë shpallur heronj ata sërbë që kanë vrarë gjermanë në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
Por me kaq pak, me vetëm 87 sërbë e shërbëtorë të sërbëvet të vrarë, nuk mund t’i shpallim heronj, por na mbetet të shpresojmë vetëm kaq: T’u thonë gjykatësvet, ta sqarojnë mirë gjykatën, që nuk kanë shkuar në Sërbi për t’i vrarë ata sërbë, por i kanë vrarë në Kosovë! Dhe të deklarojnë, me zë të lartë, se u vjen keq që s’kanë vrarë më shumë!
Kjo do të ishte kërkesa e shqiptarëvet ndaj këtyre bashkëkombasvet, që po çohen në Hagë, të akuzuar “për krime lufte”.
…A është gjykuar De Goli në ndonjë gjykatë ndërkombëtare për gjermanët që i ka vrarë nëpër Francë në Luftën e Dytë Botërore?! Për gjermanët edhe për ithtarët francezë të Vishisë, a është dënuar De Goli pse i ka vrarë?!
A është gjykuar dhe dënuar Xhorxh Vashigtoni për amerikanët që i ka vrarë me mijëra nëpër Amerikë në kohën e Luftës Veri-Jug?!
Le ta sjellim edhe një shembull: Sa rusë, të tipit Andre Bolkonski, janë nxjerrë në gjyq e dënuar nëpër gjykata ndërkombëtare, për dhjetëra mijë francezë që i kanë vrarë nëpër fushat e Rusisë?!
Prokurorët, por edhe gjykatësit e Hagës, nuk kanë moral! Ata janë njerëz pa dinjitet, pa skrupuj dhe pa parime juridikë! Të ishin njerëz me dinjitet, skrupulozë dhe të pajisur me parime të mirëfilltë juridikë, ata duhej të kishin dhënë dorëheqjen, një nga një ose të gjithë së bashku, dhe duhej t’i kishin thënë botës: NE NUK GJYKOJMË ÇLIRIMTARË!
Por ata s’e kanë as idenë çka do me thënë luftë çlirimtare! Ata janë prodhim i botës së sotme, meskine fund e krye!
Durrës, 22 shatator 2020 – Gjokë Dabaj
Postime të Lidhura
VAXHID SEJDIU: ATË QË NUK BËRI KLASA POLITIKE SHQIPTARE NË IRJM, E BËRI MARIN MEMA
Zvicër, 21. 04. 2016: Atë që nuk e bëri për gati 26 vjet klasa politike shqiptare në IRJM…
GJOKË DABAJ: KRAHËNIA, NË FURTUNAT SHUMËSHEKULLORE
Pashtriku.org, 15. 06. 2013 – Lidhur me librin “Kraja me disa veçori shetanase”, që sot, fatmirësisht, po e…
DILAVER GOXHAJ: KEQINTERPRETIM I ‘THIRRJES’ SË ALBINIT
Tiranë 16 janar 2019: Në “Thirrjen” që Albin Kurti i bën Hashim Thacit për të shkuar ai në…
FEHMI RAMADANI: GJYKATA E HAGËS NGA NJË ORGAN I DREJTËSISË NË NJË SHËRBIM POLITIK
Prishtinë, 26. 06. 2012 – (“Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje ose arsye në sallat e diplomacisë.…