MR.AVDI GJATA: ME KONCEPTE TË DËSHTUARA NUK NDËRTOHET E REJA

(Prishtinë, 21. 02. 2013) – Gjatë të gjitha periudhave të historisë, një numër jo i vogël i anëtarëve të një shoqërie të caktuar, kanë rënë në kundërshtim me synimet e anëtarëve të tjerë, kur dihet se jeta shoqërore dhe politike e një populli është plot me kontradikta dhe me kundërthënie në mes vete. Të gjitha këto kundërshtime vinë nga faktori më i rëndësishëm në jetën e njeriut i njohur me emrin ledhatues ‘interes’. Historia ka dëshmuar dhe na dëshmon se luftërat që janë bërë midis popujve dhe njerëzve, po edhe për luftërat e brendshme që janë zhvilluar të një populli apo të një kombi. Gjithashtu, ajo na tregon edhe për ndryshimet shoqërore si dhe zëvendësimin e tyre me forma të reja të organizimit shoqëror. Gjithashtu, historia na tregon se ka pasur raste edhe kur e keqja e ka zëvendësuar të mirën. Të gjitha këto ngjarje e fatkeqësi njerëzore dihen botërisht. Edhe populli shqiptar, ka kaluar dhe është duke kaluar nëpër këto rrugë e peripeci historike.
Në këtë labirinth e kaos shoqëror në të cilën gjenden shqiptar, duhet që tërë klasa politike, intelektuale dhe i tërë populli të bashkëpunojnë në mes vete, në mënyrë që të arrijnë t’i gjejnë rrugët, idetë dhe mënyrën reale të veprimit. Populli shqiptar i Kosovës i cila arriti të del nga robëria klasike shekullore serbe dhe nga ideologjia pesëdhjetëvjeçare komuniste jugosllave, ende nuk po arrin t’i zhduk kontradiktat e moskuptimet, ideore, intelektuale e shoqërore që e kanë hutuar shoqërinë e qytetarin në përgjithësi. Nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Lufta e Dytë Botërore, populli shqiptar edhe më tutje nuk po arrin e nuk po i gjen shkaqet e problemet kryesore që e kanë sjell robërinë shekullore. Gjendjen e sotme të shqiptarëve që me një gjysmë zëri, mund ta quajmë edhe kohën e fitoreve të ‘Mëdha’ të shqiptarëve të Kosovës’, pas luftës së fundit të UÇK-së dhe largimit të paramilitarëve e ushtrisë së Millosheviqit nga Kosova. Nga të gjitha qeveritë shqiptare që kanë ekzistuar deri më tani, të gjitha kanë pasur qëndrim të njëjtë dhe vazhdojnë të mbajnë edhe më tutje të njëjtin sjellje, përballë zhvillimeve të reja politike në Ballkan, Evropë e Botë. Nga gjithë kjo shpresë historike e shqiptarëve, në fund po shihet se vetëm populli, është në rrugë të drejtë dhe është duke e vazhduar aktivitetin e tij, drejtë lirisë e ardhmërisë së këtij populli liridashës dhe të kësaj toke martire të ujitur me gjakun e bijve dhe bijave tona më të mira. 
Me veprimet e tyre dhe deklaratat konfuze të shumicës së udhëheqësve politik, pa i analizuar mirë e si duhet, bëjnë të kuptosh dhe të besosh se ata nuk janë kombëtar e revolucionar të devotshëm. Si duket, atdhetarizmi i tyre ‘fshihet’ diku thellë në zemrat e tyre. Ky nacionalizëm i fshehur në shpirtin e zemrën e presidentit ‘antikomunist’ të Shqipërisë z.Sali R.Berisha, ka shpërthyer në fjalorin e tij politik si një bombë atomike jo vetëm në Shqipëri londineze po edhe jashtë saj, vetëm tre-katër muaj para zgjedhjeve kombëtare. Klasa politike shqiptare e zgjedhur me votën e popullit, si edhe partitë politike e institucionet tjera shtetërore, nëse nuk kanë ide e vizion rreth rrugës reale të ‘ Bashkimin Kombëtar’, është mirë të marrin mësim nga shtetet e popujt tjerë që bashkimin e kanë bërë më herët, siç është p.sh. gjermania e shtetet tjera. Në kohën e sotme, ekzistojnë rrugë e modele të shkëlqyera të cilat duhet, studiuar e analizuar mirë. Analizë të mirëfilltë shkencore duhet t’i bëhet çdo shtrese të popullsisë. Ndërkohë, analizë duhet bërë edhe grupeve e individëve të ndryshëm, duke dëshmuar haptas se çdo ‘protestë e demonstratë e popullit, në të njëjtën kohë, është edhe një luftë politike’ dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveç lëvizje për bashkim e ndërtimin e shtetit. Qëndrimet dhe mendimet që cituam më sipër, tregojnë qartë se sa i vështirë dhe i ndërlikuar është çlirimi e bashkimi i vendit.
Ky proces bëhet edhe më i vështirë, kur në të njëjtës kohë duhet të bëhen edhe ndryshime e transformime të rendit shoqëror siç është duke ndodhë te populli shqiptar. Për fatin e keq të shqiptarëve, si para luftës për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, ashtu edhe pas luftës, subjektet tona politike, institucionet e shoqatat e ndryshme, tërë forcën dhe energjinë e kanë drejtuar rreth konceptit të djathtizmit apo majtizmit, duke harruar se asnjëra dhe as tjetra, nuk e sigurojnë bashkimin dhe çlirimin kombëtar, duke pasur parasysh sa problematike është çështja shqiptare. Partitë e djathta, janë parti që më shumë i kushtojnë kujdes e rëndësi biznesit, dhe zhvillimit material sesa që i jep zhvillimit shoqërorë. Ndërsa partitë e majta, rëndësi dhe përkujdesje më të madhe i kushtojnë, rishpërndarjes së pasurisë dhe ndihmës së shtresave të varfra. Gati të gjithë e dinë se asnjëra nga këto ideologji nuk janë të këqija për zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror. Mirëpo, problemi shqiptar nuk është vetëm problem ekonomik, por është problem edhe shumë më i madh, sesa që mendojmë përgjithësisht politikanët e sotëm shqiptar.
Klasa jonë politike, institucionet dhe strukturat tjera, edhe më tutje menaxhohen nga njerëz të ish sistemeve komuniste, tashmë të dështuara jugosllave. Të gjithë ata janë të demoduar dhe nuk kanë mundësi e aftësi të vazhdojnë më tutje, pasi iu mungon vullneti, energjia e dëshira. Atyre iu ka dobësuar shikimi dhe refleksatë e të dëgjuarit dhe të nuhaturit. Luftërat e tyre kryesisht i kanë drejtuar tek partitë e majta dhe të djathta. Sipas mendimeve të tyre, armiqtë e Shqipërisë e shqiptarëve janë zhdukur në momentin kur udhëheqësit e partive politike, institucioneve e shoqatave, arritën t’i shprehin lirshëm fjalët: liri, demokraci, integrim evropian etj. Të gjithë e dimë dhe e dinë se Serbia në esencë nuk ka ndryshuar asgjë dhe ka mbetur po ajo që ka qenë më përpara. Këtë e ka ditur dhe e ka thënë edhe vet populli i Kosovës shumë më herët. Veçanërisht e kanë potencuar pas luftës së Dytë Botërore me rastin e ardhjes së aradheve partizane të Shqipërisë në Jugosllavi: ‘se nuk ka vëllazërim bashkim me popullin serb’, Vëllezër shqiptar nga Shqipëria, ju nuk keni faj, pasi nuk e dini se kush është shkau. U dashtë të kalojnë më se pesëdhjetë vjet, për ta kuptuar e bindur se kush me të vërtetë kishte të drejtë. Në ditët e sotme diçka e tillë, nuk guxon të na ndodhë, sepse do të na gjykojnë gjeneratat e ardhshme.
Në kohën e sotme të zhvillimeve të shpejta të ngjarjeve, popullit shqiptar i duhet një vizion dhe një koncept i qartë për të ardhmen, kur dihet se gjatë të gjitha momenteve më të rëndësishme historike i ka munguar. Shqiptarëve iu duhet edhe një ideal i shëndosh, për të triumfuar kundruall kësaj gjendje të rëndë dhe të rrezikshme. E që të realizohet kjo, duhet një emancipim dhe një edukim i ri kombëtar që ecë krah për krah me kohën e që duhet ta ndiejnë e përqafojnë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.
Çdo ditë në shtypin ditor dhe në televizionet shqiptare, shihen udhëheqës të shtetit duke iu dhënë dekorata njerëzve të dyshimtë të cilët në vend po edhe në diasporë nuk njihen për të mirë. Në të dy shtetet shqiptare është nxjerrë ligji për ‘genocid komunist’, por që këta komunista apo më mirë me thënë, këta bashkëpunëtor jugosllav-serb të Millosheviqit, nuk po i kapka. Të gjithë e dimë të kaluarën, të gjithë e dimë se kjo e kaluar na ka sjell vetëm të këqija dhe nuk është thjesht bardhë e zi.
Zotërinjë pushtetar, duhet ta keni të qartë dhe duhet të bindeni se kjo që është duke u vepruar nuk është mënyra optimale për t’i zgjedhur problemet që na e ka lanë trashëgim e kaluara dhe për ta tejkaluar këtë të kaluar. Për ta kuptuar këtë të kaluar po shërbehem me një thënie të Platonit se: ‘padrejtësia më e madhe është, kur mbulohet me drejtësi’.
Fatkeqësisht, kam përshtypjen se zhvillimet e fundit në shtetet shqiptare, nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje për të kthyer të vjetrën për qëllime politike oportuniste dhe manipuluese të ca politikanve tanë të hedhur nga skena politike me fillimin e luftës së UÇK-së në vitin 1997 në Kosovë e viset tjera shqiptare, për çlirimin dhe bashkimin e shtetit shqiptar.

……………………………………………………

Vefëria në Kosovë!


………………………………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura