GJOKË DABAJ: S’KA KURRFARË ARSYEJE PËR T’U SHQETËSUAR

Pashtriku.org, 11. 07. 2013 – E lexova artikullin e gazetës Pobjeda me titull (“Kad knjiga „uznemiri duhove“) – “Kur një libër “i shqetëson shpirtërat”. Është botuar më 30 qershor 2013, me autor zotin Jovan Stamatović (Jovan Stamatoviq). Nuk e di se deri në çfarë shkalle është ngjitur ai shqetësim, por krijohet përshtypja që, jo vetëm reporteri, por krejt kolektivi i gazetës Pobjeda është alarmuar. Është alarmuar, sepse në Ulqin është publikuar një libër mbi Kranjën e Shestanin.
Në aparencë duket sikur tollovinë e ka shkaktuar mospërfshirja në atë libër apo shkurtimi aty i disa punimeve, kurse e vërteta është krejt tjetër: Tollovinë e ka shkaktuar BOTIMI i atij libri e jo CUNGIMI (siç ka qejf ta quajë gazeta).
Përse do të shqetësoheshim?! Përse do të bënim zhurmë, në mes të kësaj vape, nëse do të ishte puna e çfarëdo shkurtimi?! Ai që s’është i kënaqur nga ata shkurtime, le të botojë versionin e vet dhe puna është e mbaruar. Janë shkurtuar vepra të Shekspirit, Tolstojit, Hygoit e çi ka gjetur?!
Por, ç’të bëjmë, kur të jetë publikuar diçka që ne nuk e dëshirojmë?! Këtu është krejt puna!

Lexoni të plotë shkrimin e Jovan Stamatoviq:
http://www.pobjeda.me/2013/06/30/iz-biljeznice-reportera-ulcinjske-teme-i-dileme-kad-knjiga-uznemiri-duhove/

*   *   *

Unë kam marrë pjesë në atë tubim shkencor, mbajtur në vjeshtën e vitit 2011. Kam qenë aty gjatë gjithë kohës, por nuk kam vënë re që atë tubim ta ketë përcjellë qoftë edhe 1 korrespondent i Pobjedës. Mundet që Pobjeda edhe të ketë shkruar për atë ngjarje. Nëse po, i kërkoj ndjesë. Por, në qoftë se atëherë ajo gazetë s’ka qenë e pranishme dhe është kujtuar vetëm tash, kur Prof.Dr.Simë Dobreci arriti ta publikojë librin, kjo me gjithë mend lë shteg për shumë pikëpyetje.
Revista “Buzuku” është botuar rregullisht për vite me radhë. Është botuar një studim filologjik gjithpërfshirës prej 1400 faqesh mbi Shestanin, i autorit Gjokë Dabaj, promovimi i të cilit është bërë në Ulqin, është botuar edhe një tjetër studim mbi Shestanin, i autorit Đoka Markov Dabović (Gjoka Markov Daboviq), promovimi i të cilit është bërë në Tivar, Prof.Dr. Hajrullah Koliqi është autor i një vargu veprash pedagogjiko-shklencore dhe historike, vetë i sulmuari prej jush Prof.Dr.Simë Dobreci është autor librash shkencorë edhe të fushës së mjekësisë, Prof.Dr.Mehmet Kraja është shkrimtar i njohur me prejardhje nga këto anë, Prof.Dr. Bahri Brisku, edhe ai me prejardhe nga viset e Kranjë-Shestanit, është autor i një vargu veprash shkencore. Mund të përmendim edhe mjaft autorë të tjerë: Ibrahim Berjashi, Ismail Doda, Ali Gjeçbitraj…
Pas kësaj, është krejt e natyrshme pyetja: Zotërinj të gazetës Pobjeda, sa artikuj keni botuar në lidhje me veprat shkencore e letrare të autorëvet që i përmendëm?!
E gjetët pikërisht tani të shqetësoheni?!
Jo, zotërinj!
Shqetësimi juaj nuk lidhet me gjoja MOSBOTIMIN qoftë edhe të gjysmës së këtij libri! Shqetësimi juaj është PUBLIKIMI, BOTIMI i të vërtetavet historiko-kulturore lidhur me këtë trevë shekullore SHQIPTARE! Shqetësimi juaj nuk është PUBLIKIMI vetëm i këtij libri, por PUBLIKIMI i krejt asaj krijimtarie që e përmendëm më lart dhe tani gjetët rastin për ta shprehur sado pak atë shqetësim tuajin shumë të madh.
Në Majën e Rumisë është ndërtuar një kishë sërbe provokuese. Ajo kishë i ka CUNGUAR edhe historinë edhe kulturën e këtyre hapësirave josërbe. Sa artikuj keni botuar ju kundër këtij lloj CUNGIMI?! Mungesa e plotë e shkollavet në gjuhën shqipe në qytetin e Tivarit dhe në fshatrat rreth Tivarit, përfaqëson CUNGIMIN më të rëndë të kulturës së shqiptarëvet jo vetëm në Tivar, por ku e ku më gjërë. Mungesa e shkollavet shqipe në qytetin e Tivarit është një CUNGIM drastik i demokracisë në shtetin e Malit të Zi. Sa artikuj keni botuar mbi këtë lloj CUNGIMI, zotërinj të Pobjedës?!
Nuk do të vazhdoj këtë herë më tutje, sepse moskontributi juaj për bashkëjetesën e këtushme do të kërkonte faqe të panumërta. Le ta mbyllim në fund vetëm me kaq: Mos u shqetësoni, zotërinj! Në vend të 1 libri, do të kemi 2 libra.
Do të kemi 2 libra dhe do të mund të shkruajmë një cikël fejtonesh me titull: Në kërkim të gjakut të keq, meqë, për fat, e keni përdorur ju të parët një të tillë shprehje, në shkrimin tuaj.
9 korrik 2013 – Gjokë Dabaj.

==========================

GJOKË DABAJ: NEMA NIKAKVOG RAZLOGA DA SE UZNEMIRIMO

Pročitao sam članak lista Pobjeda pod naslovom Kad knjiga “uznemiri duhove”. Objavljen je 30 juna 2013.g. a autor članka je gospodin Jovan Stamatović.
Ne znam do kojeg stepena se uzdiglo to uznemirenje, ali stiče se utisak da se, ne samo novinski reporter, nego čitav kolektiv lista Pobjede prosto alarmirao zbog toga što se u Ulcinju objavila knjiga o Krajini i Šestanima.
Prividno izgleda da je uzbunu prouzrokovalo neobjavljivanje ili skraćenje nekih radova jednog naučnog skupa, a stvarnost je sasvim druga: Uzbunu je prouzrokovalo OBJAVLJIVANJE te knjige, a ne njeno OKRNJENJE.
Zašto bismo se uznemirili?! Zašto bismo galamu digli, usred ove vrućine, ako se radi o bilo kakvom eventualnom skraćenju?! Taj koji nije zadovoljan dotičnim skraćenjima, neka objavi svoju verziju i svršena rabota. Skraćivala su se djela Šekspira, Tolstoja, Higoa, pa što im se dogodilo?!
No, šta da se radi, ako se objavi nešto što mi ne zelimo?! U tome je stvar!
Ja sam učestvovao na tom naučnom skupu, odrzanom u jesen 2011.g. Bio sam tu čitavo vrijeme, a nijesam uočio da je tom skupu prisustvovao makar jedan dopisnik Pobjede. Mozda je Pobjeda pisala o tom naučnom događaju. Ako jeste, izvinjavam se. Ali ako nije tada taj list bio prisutan, pa se tome samo sada sjetio, kada je Prof.Dr. Simë Dobreci uspio da objavi knjigu, to je zaista zagonetno.
Časopis Buzuku se redovno objavljuje već godinama. Objavljena je sveobuhvatna filološka studija o Šestanima, od 1400 stranica, autora Gjokë Dabaj, a promocija e odrzana u Ulcinju, objavljena je druga studija o Šestanima, autora Đoke Markova Dabovića, a promocija je odrzana u Baru, Prof.Dr. Hajrullah Kolići je autor niza naučno-pedagoških i istorijskih djela, sam napadnuti Prof.Dr.Simë Dobreci je autor naučnih djela iz polja medicine, Prof.Dr.Mehmet Kraja je poznati knjizevnik rodom iz ovih krajeva, Prof.Dr. Bahri Brisku, i on porijeklom iz predjela Krajine i Šestana, autor je niza naučnih djela. Pa mozemo pomenuti i niz drugih autora: Ibrahim Berjashi, Ismail Doda, Ali Gjeçbitraj itd itd.
Opravdano se postavlja pitanje: Gospodo lista Pobjede, koliko ste članaka objavili vi u vezi sa autorima gore pomenutih naučnih i knjizevnih djela?!
Nađoste baš sada da se uznemirite?! Ne, gospodo! Vaše uznemirenje se ne vezuje sa NEOBJAVLJIVANJEM makar i polovine ove knjige. Vas uznemirava OBJAVLJIVANJE istorijskih i etnokulturnih istina u vezi sa ovim vjekovnim zavičajem Albanaca! Vaše uznemirenje nije OBJAVLJIVANJE samo ove knjige, nego čitavo gorespomenuto stvaralaštvo, pa ste sada, ko zna na koji način, iskoristili priliku da koliko toliko ispoljite vašu ne baš malu uznemirenost.
Na vrhu Rumije se sagradila provokativna srpska crkva. Ta je crkva OKRNJILA i istoriju i kulturu ovih predjela. Koliko ste članaka napisali protiv ovakve vrste OKRNJENJA?!
Potpuno otsustvo škola na albanskom jeziku u grdu Baru i u selima oko Bara, predstavlja najgrublje OKRNJENJE kulture Albanaca ne samo u Baru, nego kud i kamo šire. Koliko ste članaka objavili o tome OKRNJENJU, gospodo lista Pobjede?! Otsustvo škola na albanskom jeziku u gradu Baru predstavlja drastično OKRNJENJE demokratskog ustrojstva u drzavi Crnoj Gori.
Nećemo dalje nastaviti, jer bi vaš nedoprinos ovdašnjem SUZIVOTU trazio bezbroj stranica. Da zaključim na kraju samo ovo: Nemojte se uznemiriti, gospodo! Umjesto jedne, imaćemo dvije knjige. Imaćemo dvije knjige a moći ćemo napisati i ciklus feljtona: Tragom ZLE KRVI, jer ste, srećom, vi prvi upotrebili taj izraz u vašem članku. ( 9 lul 2013 – Gjokë Dabaj )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura