GJURMË HISTORIKE: NJË FTESË E RRALLË E ISMAIL QEMALIT PËR LUIGJ GURAKUQIN

Pashtriku.org, 10 tetor 2018: Kjo ftesë nuk mban datë por duhet të ketë qenë përpara shpalljes së Pavarësisë. Vërtetë projekti i madh i themelimit të shtetit shqiptar kaloi përmes fuqive të mëdha por atë e shpallën vetë shqiptarët.
I pari ishte Ismail Qemali, për të cilin duhen dhjetra libra t’ia njohësh historinë e jetës. Por zgjuarsia për të zgjedhur bashkëpunëtorët dhe mbajtur ekuilibrat ka qenë një nga cilësitë më të mira të tij.
Një prej tyre ishte Luigj Gurakuqi, një personalitet i dijes dhe kulturës shqipe, katolik shkodran i sërës së lartë dhe ai që u bë krahu i djathtë i Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë, por Gurakuqi është edhe shkruesi i tekstit të proklamatës, më 28 nëntor 1912.
Dhe Ismail beu e fton Luigj Gurakuqin nëpërmjet një miku për një darkë në hotelin ku qendronte në Paris.
Ishin kohë të mëdha për Shqipërinë të cilën po e bënin njerëzit e mëdhenj të saj.
E tronditshme është koicidenca që të dy themeluesit e shtetit shqiptar, si Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi u vranë në Itali, 7 dhe 12 vjet pasi ata themeluan shtetin shqiptar.
I pari u helmua në 1919 në Peruggia, ndërsa Luigj Gurakuqi u vra në 1924 në Bari, të dy në komplote me një bashkëpunim me shqiptarë.
E trishtueshme është që kombi ynë nuk i ka ruajtur bijtë e vetë më të mirë.
Teksti i letrës
Zoti i ndershëm
Të lutem të urdhërosh me zotin Gurakuqi sonte per darkë në otel (hotel), u pres për bukë.
Juj për jetë

Ismail Kemal (Ismail Qemal Vlora)
__________
Shkruar nga Roland Qafoku/mapo/al/

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura