HALIT BARANI: ҪETNIKËT SERBË GODITËN LAGJEN ‘QENDRA 1’ NË MITROVICË!

Mitrovicë, 28. 10. 2016: (REPUBLIKA E KOSOVËS, QENDRA RAJONALE – MITROVICË – Nr. 164 / 2016 data 28.X. 2016 – INFORMATË) – Dje, më 27.X.2016 rreth orë 1400, në lagjën “Kroi i Vitakut” pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, bandit e kriminelë çetnikë serbë shkrehën armë zjarri prej kah breshëri plumbash goditën disa shtëpi në lagjën “Qendra 1.”-Mitrovicë. Më këtë rast disa plumba qëlluan në ballkanë, shtëpi dhe oborre të vëllezërve, Emin, Esat dhe Ekrem Barani, një plumb e qëllon në kokë Ekrem (Halim) Barani (56 vjeç) baba i katër fëmijëve, i cili qe i shtyrë të kërkoi ndihmën e mjekut, ndihmë kjo që iu dha në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës në repartin e kirurgjisë. Mjeku kirurg që i dha ndihmën Ekremit qe i detyruar të intervenoi, duke i qepur plagën me disa penj kelgut në kokë, pasi plaga ishte serioze por për fat të Ekremit, plumbi nuk kishte depërtuar Brenda në kokë por sa e kishte prekur (gervishur) pak kockën.

Fatkeqësisht policia e Kosovës as që premtoi se do të intervenojnë për ta zbuluar personin apo përsonat që shtien me armë zjarri në drejtim të shtëpive shqiptare nga lagja “Kroi i Vitakut”, pjesa e okupuar e qytetit në pjesë tjetër të lagjës “Qendra 1” poashtu të qytetit të Mitrovicës. Sipas vëllaut të Ekremit, Esatit përgjigja e policëve të Kosovës ishte se “në atë pjesë të qytetit është vështirë të gjenden ata që shkrepën armët)…!
KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, e dënon këtë rast e shumë raste tjera dhe kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht, policisë së Kosovës, policisë së EULEX-it, karabinierëve Italian të cilët vazhdimisht kujdestarojnë matan urës kryesore të lumit Ibër, përkatësisht shumë afër lagjës prej nga erdhën plumbat dhe nga paqërujtësit të cilët janë të thirrur për siguri të qytetarëve, që sa më parë t’i kapin akterët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu ipet dënimi i merituar. Duhet të ceket se jo rrallë në pjesën e okupuar të Mitrovicës, natën – ditën dhe në çdo kohë dëgjohen të shtëna nga armë të ndryshme automatike dhe jo rrallë plumbat godasin çatit e shtëpive të lagjëve “Ilirida”, Qendra 1” etj. Informata është me vonesë pasi KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, është informuar për rastin në fjalë në orët e mbrëmjes së 28.X.2016.

Mitrovicë, 28. X.2016.
Halit Barani, kryetar i KMDLNj’së – Qendra Rajonale në Mitrovicë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…