DILAVER GOXHAJ: NJË RREZE DIELLI PËR GANI KRASNIQIN, KËTË HERO TË HESHTUR!

Tiranë, 26 shtator 2019: Duke vërejtur këto ditë rasësisht listat e kandidatëve për deputetë të gjithë forcave politike në Kosovë, midis shumë të njohurve prej meje, pashë edhe emrin e Gani Krasniqit. Emri i Ganiut nuk është i panjohur nga një pjesë dërmuese e popullsisë së Kosovës, për mos të thënë ndoshta nga e gjithë Kosova. Por njohja e tij, apo thjesht e emrit të tij, mund të jetë kryesisht nga të qenit dikur Kryear i Komunës së Malishevës. Por do të thotë dikush, se kryetarë komunash ka pas e ka me qindra në Kosovë, dhe këtu nuk ka asgjë të veçantë.
Edhe unë kështu do të shprehesha, nëse nuk do ta njihja veprimtarinë atdhetare të kahershme të Gani Krasniqit, veprimtari që e pata mësuar qysh gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Populli në Kosovë është bombarduar dhe po bombardohet intensivisht me një sasi të kufizuar emrash komandantësh aq shumë sa gati është krijuar bindja se vetëm këta janë çlirimtarët e Kosovës, shumica e të cilëve, duke e merituar me të drejtë a pa të drejtë këtë lloj shpërblimi moral, e kanë shpërdoruar atë lloj shpërblimi, dhe nga çlirimtarë janë bërë agallarë.
Si kundërpeshë të veprimtarisë korruptuese të disa “çlirimtarëve agallarë”, unë vendosa që t’i sfidoj me veprimtarinë e atdhetarit Gani Krasniqi, duke u mjaftuar vetëm me dy aktivitete të tij si kryeorganizator, duke pas bindjen se nuk ka kryer kush tjetër të tilla veprimtari organizuese. Kjo mosnjohje nga publiku i gjerë, ka ndodhur si rrjedhojë e modestisë së Ganiut.

Me këtë dua të them se Gani Krasniqi është një hero i heshtur. Kosova ka plot nga këta lloj ‘të marrësh” të heshtur që ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për lirinë e Kosovës. Dhe historia e jonë ka treguar se këta lloj “të marrësh” zakonisht përfundojnë ose anonimë, ose të harruar, ose në rrugë, por që nuk përjashtohet mundësia edhe në burg, si puna e djalit të Ganiut. Kurse ata që përshtaten, që bëjnë kompromise me ndërgjegjen e tyre, që heshtin, binden, tradhëtojnë dhe pranojnë të jenë skllevër, këta nuk përfundojnë kurrë as në rrugë, as në varfëri dhe as në burg.
Ndryshe nga ajo kategori ëshë Gani Krasniqi. Ganiu, detyrat që unë kam vendosur të veçoj, nuk i ka kryer duke menduar se ka pritur që dikush ta falënderoi. Jo. Por se të tilla janë principet e tij.
Megjithatë, edhe heronjtë anonimë e të panjohur, siç është Ganiu, kanë nevojë për një reze dielli, për një shirit qielli, për pak dashuri dhe miqësi, për mirënjohjen njerëzore.
Dhe po kaloj në prezantimin që premtova.
Një prej atyre akiviteteve është ngritja e Punishtes për Uniformat e UÒªK-së dhe emblemat e saj, e cila u ngrit brenda në Malishevë, në objektin ku ishte drejtoria dhe depot e një kooperative bujqësore shtetërore. Kjo punishte u ngrit në gjysmën e parë të muajit prill 1998, ende pa u bërë publike UÒªK-ja në këtë Zonë. Edhe pse prodhimi drejtohej nga një zonjë e quajtur Drita Vula nga Gjakova, punonjësit ishin pothuajse meshkuj. Në këtë prodhimtari Ganiu kishte organizuar edhe shumë të tjerë, por jo të drejtpërdrejtë. Dhe askush prej tyre nuk është paguar për asgjë dhe as dekoruar sot, dhe as të shpallur veteranë! Ja pse quhen herronj të heshtur. Ushqimin, fjetjen, materialin i pat siguruar komanda e njësitit “LUMI”. Më pas, mbi Bazën e këtij njisiti u ngrit Brigada 122 “Imer Krasniqi”. Kjo punishte zgjati punën deri më 25 korrik 98, kur dhe ndodhi ofensiva e parë e ushtrisë serbe. Disa nga makinat qepse dhe materialet u tërhoqën, disa mbetën, të cilat pësuan fatin e godines, shkatërrimin.
Aktiviteti tjetër që ia vlen të dihet nga e gjithë Kosova, është ai i punës për prodhimin e Autoblindave për luftë. Mos u habisni, të tilla nisma vetëm “të marrët çlirimtarë” mund të organizojnë. Kjo punishte u ngrit në një zonë të thellë, 10km larg Malishevës, në fshatin Bubël. Vendimi për të prodhuar autoblinda është marrë, saktësisht në mbrëmjen e 26 prillit ‘98, në ditën ku është kryer sulmi i parë mbi milicinë e kamufluar në ushtri pushtuese, në Balincë të Malishevës. Por për fat të keq, ky aktivitet u mësua nga armiku me ndihmën e spiunëve, por jo edhe vendi ku u prodhuan, ngaqë u tërhoqën shpejt nga aty, pak orë para ofensivës. Ekipi ishte rreth dhjetë veta, por ishin edhe aq persona, të cilët siguronin krejt çfarë kërkohej nga ekipi. Projektuesi ishte një djalosh i mrekullueshëm, nga Theranda, Ukë Berisha. Kur u prodhua autoblinda e parë shkoi dhe e verifikoi Ramë Buja, ndërsa kur u prodhua autoblinda e katërt dhe e fundit ishte prezent Rexhep Selimi. Kur filloi ofensiva serbe, autoblindat u fshehën në një hangar të harruar, por që më vonë ranë në duart e armikut. E megjithatë armiku nuk mundi ta hetonte vend-punishten, pavarësisht se makineria e prodhimit të tyre pësoi atë që pësoi gjithë fshati dhe gjithë krahinat e Drenicës e të Llapushës.
Të tillët meritojnë të përfaqësojnë popullin dhe jo delenxhinjtë.

_____________
Intervistë – Gani Krasniqi
https://www.youtube.com/watch?v=7BWO0EfXRfA

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura