Vjenë, 2 maj 2017: Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri mbajti lexim letrar në Lalish Theater. Ishte ky aktivitet ku morën pjesë edhe krijues të kombeve tjera të cilët lexuan krijimet e tyre të reja të përkthyera në gjermanisht. Programin e drejtoj me shije, moderuesja Kaltrina Durmishi. Të pranishmit i përshëndeti drejtuesi i Theatrit Mag.Amal Shamin dhe Dr.Niger Hasib, akrtiste. . Anton Marku, kryetar i Lidhjes i uroj të pranishmit duke falënderuar pjesëmarrësit. Ai në vazhdim paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë disa vjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi shumë orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”.
Shkrimtari Serafettin Yildiz, i lindur në Turqi, lexoi poezi nga botimet e tij të fundit në gjermanisht. Ka të batuara disa vepra në disa gjuhë dhe në gjermanisht. Ka lexuar në disa shtete të Evropës. Është anëtar i P.E.N – Club në Austri. Hazir Mehmeti lexoi pjesë nga përmbledhja e tregimeve Der Zertrümmerung der Zeit (Kohëthyerja). Krijuesja në gjuhën rumune Ramona Tarka lexoj pjesë në gjermanisht nga krijimtaria e saj. Ishte hera e parë që bashkëpunon me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë. Anton Marku lexoi poezi nga krijimtaria e tij e fundit të botuara në antologjinë e krijuesve me origjinë migruese në Austri. Është anëtar i P.E.N-Clubit në Austri. Ka të botuara disa vepra me poezi në shqip dhe në gjermanisht. Poeti Gjin Morina, lexoi një poezi. Poezi nga miku i njohur i shqiptarëve Peter Paul Wiplinger u lexuan, pasi ai për shkaqe shëndetësore nuk ishte i pranishëm. Pati pak publiku në sallën e bukur i cili në fund shijoi koktej me ushtime nga mikpritësi.
Aktivitet letrare të përbashkëta me krijues kombesh të ndryshme po e afirmojnë krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe që kultivohet në Austri. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli më i mirë i ngritjes së imazhit shqiptar në Austri dhe mërgatë. Puna madhore e kryesisë, veçane në hartimin e programit dhe projekteve kanë bërë realizimin e promovimeve të shumë veprave të autorëve shqiptarë tani e gjashtë vite me radhë, integrimin në krijimtarinë shumë kombesh në Austri. Tani nga radhët e krijuesve shqiptarë kemi dy poetë anëtarë të P.E.N Clubit të njohura austriak, Anton Marku dhe Besim Xhelili.
Botimi i dy antologjive “Iliricum I” dhe “Iliricum II” me krijime të zhanreve të ndryshme krijimtarie krijon histori të re në kulturën shqiptare. Si pikë programore e re do jetë “Konkursi letrar “ ku do konkurrojnë krijues nga e gjithë Austria në prozë e poezi. Konkursi i parë para dy vitesh ishte testi i parë i suksesshëm si bazament i tjerëve që pasojnë.
Postime të Lidhura
HASAN UKËHAXHAJ: JUBILEU I NJË APOSTULLI (NË 200 VJETORIN E LINDJES SË JERONIM DE RADËS) /2/
Pashtriku.org, 03. 02. 2016: Këtu nuk mund të mos theksohet se është për të ardhur keq që gjuhëtari…
GAZMEND FREITAG – DER ALBANISCHE MALER, WELCHER SICH DER MODERNEN KUNST WIDMET
Pashtriku.org, 27. 06. 2014 – (Nach einem Artikel von Rexhep Kastrati, übersetzt von Dr. Kurt Gostentschnigg) – Gazmend…
BRAHIM I.AVDYLI: GJEOGRAFIA E TOKAVE TONA DHE SYNIMET ARTISTIKE TË NJË VEPRE LETRARE
Pashtriku.org, 5. 7. 2016: – (Recension – lidhur me përmbledhjen “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi.) – Kur…
ENIS SULSTAROVA: SHQIPTARËT DHE MITI POLITIK I ‘KTHIMIT NË EVROPË’
Tiranë, 4. 11. 2016. Studiuesit kanë zhvilluar një sërë përkufizimesh dhe teorish në lidhje me mitet, por për…