HAZIR MEHMETI: ORË LETRARE NË LALISH THEATER TË VJENËS

Vjenë, 5. 6. 2016: Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve shqiptarë „Aleksandër Moisiu“ në Austri organizoi orë letrare në bashkëpunim me Lalish Teater të Vjenës i njohur për aktivitete nga arti e kultura e kombeve të ndryshme që krijojnë në Austri. Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes i cili falënderoi përfaqësuesit e Lalish Theter- Ai në vazhdim paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë pesëvjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi 40 orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”, shtoi ai.
Ishte i ftuar edhe shkrimtari i njohur austriak Peter Paul Wiplinger, një mik i madhe i së vërtetës, lirisë edhe atëherë kur nuk është lehtë të thuhet e shkruhet. Peter Paul Wiplinger, është anëtar nderi i Lidhjes. Ai, deri tani, ka të botuar 45 vepra letrare të përkthyera në 20 gjuhë dhe në gjuhën shqipe. Wiplinger u paraqit në mbi 350 lexime letrare në shumë shtete të botës, lexoi disa poezi nga krijimtaria e tij duke dhënë sqarime shtesë për publikun rreth kohës, rrethanave për secilën prej tyre. Wiplinger i njohur si mik i Dr.Ibrahim Rugovës dhe Ali Podrimjes. Ai me nostalgji përmendi takimet me ta dikur kur shqiptarëve u ishte mohuar e drejta e fjalës, e jetës. Atëherë “poeti rebel” mik, ishte aty ku duhet thënë e vërteta, atëherë kur mikrofoni i shkulet nga foltorja, por jo dhe mesazhi i lirisë, siç i kishte ndodhur në Tetovë dikur nga autoritet qeveritare të asaj kohe. Mes poezive të mbrëmjes, ai lexoi një të cilën ia kishte kushtuar mikut të tij, Ali Podrimja. Leximet e tij dhe fjala e tij u duartrokit fuqishëm nga publiku i pakët si rrallë ndonjëherë. Nuk ishin dhe ata që obligim kanë marrë me programin e tyre koordinues, Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, as përfaqësuesit e ambasadave tona që kanë obligim përcjelljen dhe mbështetjen e arsimit e kulturës edhe pse nuk janë të pakët në stafin e një vendi të vogël e të varfër sikur shtetet tona. Arti bashkon popujt, fisnikëron shpirtin artistik pa dallim gjuhe e kombi.

Besim Xhelili, lexoi fragment nga romani i tij i fundit “1803”në gjermanisht, kurs Anton Marku lexo disa poezi nga katër vëllimet e tij. Programin e drejtoj me kompetencë Jehona Muja- Sukaj, në të dy gjuhët. Jetë e shije të veçantë leximeve poetike u dhanë meloditë shqiptare të luajtura me fyell e çifteli mjeshtërisht nga Tahir Turkaj, Afrim Rukolli e Agron Nuredini të ardhur nergut për mbrëmjen nga Badeni. Në fund për të pranishmit u dha një koktej rasti.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura