SHERADIN BERISHA: URA E VJETËR E GURIT, NË QYTETIN MUZE TË PRIZRENIT

Pashtriku, 9 korrik 2020: Gjatë shekujve mbi Lumbardh të Prizrenit, u ndërtuan shumë ura por më e rëndësishmja prej tyre është Ura e Gurit, e cila gjindet në qendër të qytetit. Në anën lindore të saj gjendet Ura e ,,Arastës”, kurse në anën perëndimore gjendet Ura e ,,Naletit”.
Kjo Urë nga ana e djathtë lidh rrugën ‘Saraçhanë’ që të çon tek Shtëpia e Kulturës “Xhemali Berisha”, ndërsa në anën e majtë shkohet drejtpërdrejt në sheshin Shatërvan, dhe vazhdon ta kryejë funksionin e urës për këmbësorë. Për shkak të vlerave të mirëfillta historike dhe të trashëgimisë, Ura e Gurit me vendimin nr. 2345, datë 31.12.1948 vihet nën mbrojtje të shtetit.
Ura është ndërtuar nga Ali Beu në vitin 1533, me gurë të skalitur e llaç gëlqeror. Ajo ka tri harqe, harkun e mesëm ku rrjedh lumi, dhe dy harqe anësore më të vogla.
Gjatësia e urës së vjetër ishte rreth 30m, ndërkaq ura e sotme (e ndërtuar në vitin 1982) është rreth 17m. Gjatësia e harkut të madh është 10m, lartësia 5m. Gjatësia e harqeve anësore 4m, lartësia 3m. Ura ka edhe një hark të vogël ndihmës me gjatësi 103cm dhe lartësi 160cm. Gjerësia e trasesë është 4,20m dhe është e shtruar me kalldrëm. Ura ka një rrethojë prej 40cm që përcjellë nivelimin e saj.
Gjatë historisë ura ka pësuar disa ndryshime, veçanërisht në vitet ’60 kur u rregullua shtrati i lumit. Me këtë rast mbyllet harku i saj në të majtë të lumit. Në vitin 1963, me rastin e ndërtimit të aksit rrugor (sot “Remzi Ademaj”) u dëmtua harku i anës së djathtë.
Ndërkaq më 17 dhe 18 nëntor 1979 kur ndodhën vërshimet e mëdha, Ura e vjetër u rrënua tërësisht, por më 05.06.1982 nis rindërtimi, ndërsa më 17 nëntor 1982 bëhet inaugurimi i saj.
Sot ekziston kjo urë që shihni në foto!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura