HAZIR MEHMETI: PROJEKTI I TEKSTEVE NGA PROF.DR.BASIL SCHADER VLERËSOHET ME ҪERTIFIKATË TË VEҪANTË

Vjenë, 21. 09. 2015: Ndarja solemne në Grac më 24 shtator në shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Në ekip janë Hazir Mehmeti (Vjenë) dhe Nuhi Gashi (MASH-Kos). Sukses i madh afirmativ i mësimit shqip në Evropë.
26 Shtatori – Dita e Gjuhëve Evropiane këtë vit shënohet me suksesin e madh të projektit të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për diasporë i Dr.Dr.Basil Schader, nga UN – i Zürichut i cili u vlerësua në mesin e projekteve nga Austria dhe vende tjera. Konkursi i shpallur ishte titulluar “Gjuhët përmes projekteve cilësore”. Në vendet e zhvilluar vlerësohet dhe financohen projekte nga institucionet, entet, shkollat ku për temë kanë përmirësimin e rrugëve të mësimit të gjuhëve. Në këtë konglomerat temash pa dyshim projekti i udhëhequr nga Dr.Dr.Basil Schader nga i cili rrodhen 19 tekste për mësimin shqip në diasporë po vlerësohet si shembull i përkrahjes, kualitetit, formës e standardeve bosh-kohore në përmbajtje, elemente didaktike e metodike bash kohore. Projekti është fryt i përkrahjes financiare nga “Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekte” (IPE) në Zürich në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

Në Grac
Këtë vit Gjuhët Evropiane qendër e kishin qytetin e Gracit në Austri, qytet i cili para pak vitesh ishte kryeqytet i kulturës botërore. Ndarja solemne e certifikatave fituesve nga organizatori do shoqërohet me aktivitete kulturore nga lëmi i gjuhësisë. Motivi është shënuar “Sensibilizimi i veçantë i mësimit të gjuhëve“ në kuadrin e kremtimit të Ditës së Gjuhëve Evropiane. Organizatore është Qendra për Kompetencë Gjuhësore në Austri (ÖSZ), më kërkesë të Ministrisë Federale të Arsimit e të Gruas në Austri, Agjencia Kombëtare -Mësojmë Tërë Jetën e cila për të 15-tën herë e shënon –Ditën e Gjuhëve Evropiane.
Agjencia e Austriake e Lajmeve APA, mes tjerash shkruan: „ Në mesin e shtatë projekteve të shkëlqyera austriake të vitit 2015 do jetë edhe nominimi i linguistikut zviceran, Prof.Dr.Dr.Basil Schader (PH-Zürich) dhe ekipit të tij Mag. Hazir Mehmeti, Vjenë dhe Nuhi Gashi, MASHT- Prishtinë, Kosova. Prof. Schader në mbyllje bashkë me ekipin e tij në ndarjen solemne të çmimit në njërën nga punëtoritë do prezantojnë materialet mësimore nga projekti i tyre për gjuhë amtare, ku të gjithë të interesuarit janë përzemërsisht të ftuar. Po ashtu certifikata do marrin edhe absolventët e parë të mësimit gjuhësor në mësimin specifik te sensibilizimit të gjuhëve, te cilën ÖSZ-ja e bëri në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Kishës në Vjenë/Krems.

– Prof.Dr.Basil Schader –

Bashkimi Evropian përmes “Eurpäisches Sprachensigel“ përkrah projektet gjuhësore me kualitete të larta, të cilat e përmirësojnë mësimin e gjuhëve dhe krijimi e rrugëve të sigurta për të ardhmen. Ne vitin 2015 rreth 60 institucione i dorëzuan iniciativat e tyre rreth temës „Gjuhet si nyje shoqërore” Do te vlerësohen shtate projekte austriake nga katër Lande ( prej 9 Landeve-Njësi Federale ) që ka Austria ( Niderösterreich, Steirmark, Tirol, Voralberg, Vjenë) dhe projekti i Basil Schader dhe ekipit te tij i cili u zhvillua në një bashkëpunim ndërkombëtar..
Iniciativat prej kategorive duke filluar nga çerdhet për fëmijë, Cikli i Ulët, Shkolla Sekondare I e II, Shkolla e Lartë Pedagogjike dhe Shoqatat shkollës së lartë pedagogjike, të shoqatave te ndryshme dhe organizatave joqeveritare, tregojnë, se çfarë ndikimi të madh me vlerë ka në bashkëjetesën shoqërore qëndrimi i duhur pozitiv ndaj gjuhëve. Ndarja solemne e shpërblimit do të mbahet me 24 shtator në Grac në kuadrin e festës – Ditët Evropiane të Gjuhëve.
Në festën e gjuhëve në Grac e cila do të mbahet në Murinsel, dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Landit të Staiermarkut, do të letë aktivitete të shumta kulturore dhe artistike për të vegjlit e të rriturit. Një ditë e plotë me program për secilin pjesëmarrës në rrethet e punëtorive, ekspozitave apo shfaqjet teatrale kushtuar gjuhëve.

Projekti,
Pas aprovimit të kurrikusës për diasporë (2007), me inicimin e Prof.Dr.Dr.Basil Schader u hartua projekti për tekstet mësimore në gjuhën shqipe i cili u financua nga “Fondi Ndërkombëtare për Projekte” (IPE) me qendër në Zürich. Hartimi i teksteve u bë sipas standardeve të kohës. Autorë të këtyre teksteve janë: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Rizah Sheqiri, Shefkije Islamaj, dhe Xhevat Syla. Koordinator ishin: Arif Demolli, Basil Schader dhe Nuhi Gashi. Gjithsejtë janë 19 tekste të hartuara sipas niveleve mësimore, secili nga nivelet nga 6 tekste. Tri nga tekstet kanë tema direkt nga gjuha, kultura e historia shqiptare kurse tri tjera nga jeta e përbashkët në rrethi shoqëror specifik në diasporë. Prezantimi i tyre në seminare me standardet bashkohore ka zgjuar interesim të madh nga ekspert e mësues të shumë gjuhëve amtare në Evropë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ROBIN HUDI

ROBIN HUDI   Nga Xhelala Zejneli Robin Hudi (Robin Hood) është hero qendror dhe legjendar i një sërë baladave…