Vjenë, 30. 04. 2015 – Z.Mentor Burovci, (MD): “Asnjë komplikim ligjor nuk do ketë ai i cili regjistrohet, pa marrë parasysh nënshtetësinë që ka, shtetin ku ka lind, vendin ku jeton, regjistrimi është vetëm regjistër i të dhënave numerike për qeverinë e Kosovës. Regjistrimi është akt vullnetar dhe jo i obligueshëm dhe do ishte dëm i madh largimi nga regjistrimi. Në regjistrim mund të marrin pjesë të gjithë mërgimtarët nga të gjitha trevave shqiptare”.
Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës, të enjten u mbajt takim informativ lidhur me procesin e regjistrimit të diasporës i thirrur nga Ministria e Diasporës. Organizimi u bë nën “Agjenda e Fokus Grupit” nga Kosovo Diaspora me temën “Qëllimet, Sfidat dhe Mundësitë”. Fjalën përshëndetëse e mbajti z. Imer Lladrovi, konsull. “Diaspora është pjesë themeli e shtetit të Kosovës, andaj dua ta përgëzoi Ministrinë e Diasporës për këtë aktivitet me rëndësi”. Znj. Linda Fetiu e drejtoj takimin, ajo dha disa informata rreth temës për diskutim. Z.Mentor Burovci, përfaqësues i M.D. u foli të pranishmëve lidhur me rrjedhën e procesit të regjistrimit. “Regjistrimin e mërgimtarëve është duke u zhvilluar dhe si shtet kemi për herë të parë të dhëna lidhur me diasporën. Këto të dhëna do na shërbejnë shumë ne dhe qeverisë së Kosovës në ndërtimin e politikave më të sakta shtetërore për sa i përket diasporës dhe mërgatës.
Me të dhënat që do i kemi në të ardhmen do mundemi t’i qasemi më afër diasporës sonë me rastin e hartimit të planeve vjetore, aktiviteteve, projekteve që i referohen mërgatës sonë. Dua ta potencoi se hartimi i regjistrit është një akt ligjor i cili na obligon dhe është dokument qeveritar për pesë vjet. Ju kisha apeluar të gjithë mërgimtarëve që të regjistrohen sepse do jetë me dobi të shumëfishtë në realizimin e programeve e projekteve të rëndësishme për diasporën. Dhe, secili do jetë në një formë personalisht i promovuar”. Ndërsa z.Lorik Pustina foli lidhur me aktivitetin e “Fokus Grupeve”. Ai falënderoj organizatat ndërkombëtare që e kanë ndihmuar këtë projekt sfidues. “Me regjistrimin e mërgatës ne do ta dimë fuqinë reale, sa jemi ne në diasporë, jashtë trojeve etnike shqiptare. Ne jemi duke punuar në drejtimin e kartelës identifikuese dhe kjo do sjell përfitime të ndryshme dhe besojmë se kjo ide do vjen pas regjistrimi”. Ai foli lidhur me ruajtjen e të dhënave duke përmendur ligjin mbi ruajtjen e privatësisë së shënimeve. Të dhënat janë të siguruara. Regjistrimi kalon nëpër disa faza dhe tani jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave, regjistrimin dhe do përfundon me pastrimin (vërtetimit) e të dhënave, formimi i buletinit e të dhënave. Të dhënat janë të përditësuara, regjistrimi do vazhdon. Të dhënat statistikore do i jepen edhe Republikës së Shqipërisë e cila e ndihmon po ashtu procesin e regjistrimit. Problemi më i madh është kthimi i formularëve të plotësuar deri në Ministrinë e Diasporës, se sa shpërndarja e tyre. Andaj, forma elektronike është më e lehtë dhe më e sigurt”.
Në diskutim u shtrua pyetja e nënshtetësive, kur dihet se Austria bie fjala, njeh vetëm një nënshtetësi, a kanë pengesa ata që regjistrohen. Ligji parasheh mundësinë e regjistrimit pa marr parasysh çfarë nënshtetësie ka dhe në cilin vend ka lindur.
Asnjë komplikim ligjor nuk do ketë ai i cili regjistrohet, pa marrë parasysh nënshtetësinë që ka, shtetin ku ka lindur, vendin ku jeton, regjistrimi është vetëm regjistër i të dhënave numerike për qeverinë e Kosovës. Regjistrimi është akt vullnetar dhe jo i obligueshëm dhe do ishte dëm i madh largimi nga regjistrimi. Në regjistrim mund të marrin pjesë të gjithë mërgimtarët nga të gjitha trevat shqiptare.
Regjistrimi fizik bëhet përmes formularëve të cilët i kemi gjithandej ku mërgimtarët gjendën, udhëtojnë, në komuna etj.
Regjistrimi O-line më i lehtë dhe kërkon vetëm disa minuta. http://rd.rks-gov.net/(S(fgjxqhvgtqdjjsejoky4siyj))/Home.aspx; rd.rks-gov.net/
Nga të pranishmit kishte shumë pyetje, vërejtje, sugjerime, kritika dhe propozime të cilat u dëgjuan me vëmendje dhe u sqaruan me kujdes nga përfaqësuesit zyrtar të institucioneve.
Në fund u dha një koktej rasti për të pranishmit.