HIMARA MIDIS SHILËS DHE KARIBDËS

HIMARA MIDIS SHILËS DHE KARIBDËS      

Nga Besnik Imeri – 18 korrik 2024.

Me shkatërrimin e shtetit në vitin 1992 çakenjtë grekë të Greqisë dhe grekofonët e Shqipërisë ju vërsulën me tërbim Shqipërisë duke e kafshuar ku të mundeshin duke shkulur copa mishi prej saj, si dhe duke e copëtuar atë thela-thela. I pari që shpalli hapur para presidentit të Shqipërisë  kërkesën për njohjen e Vorio-Epirit qysh në vitin 1991, ishte kryeministri i atëhershëm i Greqisë Miçotaqi Plaku. I dyti që erdhi në Shqipëri në vitin 1992 për vënien në jetë të kësaj kërkese ishte mitropoliti grek Anastas Janullatosi, i cili me ndihmën e Sali Berishës uzurpoi Kishën Autoqefale Ortodokse Shqioptare, si një mjet i rëndësishëm për të kthyer Shqipërinë e Jugut në një tokë greke. E treta vepër kriminale dhe antishqiptare ishte lejimi i ndërtimit të varrezave greke në Shqipërinë e Jugut prej qeverive kuislinge filo-greke shqptare, duke e quajtur de fakto atë një tokë greke, e cila ishte “çliruar” në vitin 1940 nga Greqia, por që e kishin “pushtuar” më pas shqiptarët. Kjo ishte një ngulje thike e pabesë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve me ndihmën e kryeministrave të Shqipërisë.

        Një armë e pabesë në duart e Greqisë për shpalljen e Vorio-Epirit ishte edhe përdorimi i të ashquajturit minoritet grek në jug të Shqipërisë (të ardhur gjatë periudhës së sundimit osman para rreth 200-300 vjetësh nga vllehët e greqizar të Thesalisë, si argatë për të punuar tokat e bejlerëve shqiptarë të Delvinës dhe Gjirokastrës), të cilët të zgjuar dhe nxitur nga Greqia u quajtën shtetas grek dhe ata u bënë promotor të kësaj pabesie ndaj shqiptarëve, të cilët për pesëdhjetë vjet ishin mbajtur në pëllëmbë të dorës nga shteti shqiptar. Pjesë e kësaj loje hileraqare dhe të pabesë u bënë edhe nje pjesë e vllehëve që banonin në territoret e Shqipërisë së Jugut.

        Në këto situata Himara u shpall nga Greqia tokë greke, banorët e saj shqiptarë prej mijëra vjetësh u quajtën popullatë greke minoritare, dhe aty filluan të vijnë misionarët e parë të “çlirimit” të saj prej Shqipërisë dhe shqiptarëve. Politika shqiptare heshturazi, haptazi dhe fshehurazi, u bë pjesë e kësaj loje të ndyrë në kurriz të Shqipërisë. Në këtë veprimtari antishqiptare, për të mos mbetur pas të tjerëve, por edhe për të dhënë ndihmën e saj në rrënimin e Himarës shqiptare, nxituan të marin pjesë edhe disa nga mediat shqiptare, të cilat flisnin me nënkuptime për minoritetin grek në Himarë. Politikanët grekë që vinin në Shqipëri, haptazi deklaronin para politikanëve shqiptarë se Himara ishte tokë greke, madje për tridhjetëedy vjet rresht kërkojnë llogari shkeljen e të drejtave të “minoritetit grek të Himarës”. Pasardhësit e familjeve antishqiptare në Himarë qysh nga shekulli i kaluar, të cilat i kishin shërbyer grekëve për copëtimin e Himarës prej tokës shqiptare, duke filluar që nga krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912, ndezën motorrët dhe me një egërsi të patreguar zhvilluan një veprimtari të ethshme antishqiptare. Pjesë e këtyre ishte edhe Fredi Beleri, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, vepër e organizatës antishqiptare MAVI, ku mizorisht u vranë ushtarakë të mbrojtjes së kufirit shqiptar.

        Në këtë veprimtari antishqiptare tre fshatra dygjuhësh, shqip dhe greqisht folës: Himara, Dhërmiu dhe Palasa, moren zvarrë, rrënuan dhe groposën katër fshatra të pastra shqiptare me një aktivitet atdhetar qysh nga Lidhja e Prizrenit (pjesë e krahinës së Himarës qysh nga fillimi i shekullit të XX), të cilat flisnin një shqipe nga me të pastrat, e afërt me të folurën e Kurveleshit dhe të Çamërisë: Vunoin, Pilurin, Kudhësin dhe Qeparoin, duke i quajtur banorët e tyre si grekë.

        Në këto kushte të vështira për sigurinë territoriale të vendit tonë prej agresivitetit grek, politikanët shqiptarë duke e pasur mendjen tek vjedhja dhe grabitja, duke shfrytëzuar edhe ligjin antishqiptar, famëkeqin 7501, zaptuan tokat e bregdetit të fshatrave të Himarës, për të ngritur aty objekte personale dhe turistike. Të parët në këtë dhunim të pashëmbullt ndaj banorëve të Bregut ishin kryeministrat e Shqipërisë, të cilët, për realizimin e këtij synimi, vunë në përdorim edhe strukturat shtetërore. Loja me dy porta e këtyre, ku nga njëra anë bëjnë atdhetarin, dhe nga ana tjetër, duke grabitur pronat e banorëve të Bregut, gjoja si pa dashka, i japin një armë të fortë kundërshtarëve politikë (në të vërtetë partnerëve dhe miqve të tyre) politikanëve grekë, për të ngritur akuza ndaj Shqipërisë. Kjo lojë e fëlliqur antishqiptare ka njëzetedy vjet që luhet në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në këtë rast armiku i vërtetë i banorëve të Himarës dhe i gjithë shqiptarëve është politika shqiptare. Politika greke është thjesht përfituese duke u bërë pjesë e lojës. Tokat dhe pronat në fshatrat e Bregut janë pronë e banorëve të tyre denbabaden dhe prej mijëra vjetësh.

        Rasti më i freskët dhe më i pastër është loja që luajnë Miçua i Greqisë dhe i biri i Taqit të Shqipërisë, njëri në rolin e atdhetarit grek, dhe tjetri në rolin e atdhetarit shqiptar, njëri në rolin e kryeministrit të Greqisë dhe tjetri në rolin e kryeministrit të Shqipërisë (ndërkohë që, që të dy janë të një etnie dhe të një gjaku, dhe, aq sa i pari nuk është grek, aq dhe i dyti nuk është shqiptar), të cilët, para do kohësh ishin miq të ngushtë dhe putheshin buzë më buzë, kurse kohët e fundit kanë nxjerrë pallat nga milli dhe po bëjnë namin si armiq të vërtetë. Molla e sherrit është bërë Fredi Beleri. Edvin Kristaq Rama në rolin e një “atdhetari shqiptar” nuk i jep mandatin, ndërsa Miçua në rolin e një “atdhetari grek” mbron mandatin e një kryetari bashkie greke. Të gjitha këto në funksion të politikave zgjedhore në të dy vendet, por më shumë, dhe, në të vërtetë, në zbatim të platformave antishqiptare të qarqeve antishqiptare në perëndim, për copëtimin e Shqipërisë, ku pyka çarëse është Himara.

        Po opozita shqiptare do të pyesë ndokush çfarë bën? Ajo në rolin e rospisë i hedh benzinë zjarrit, duke kandiduar në bashkinë e Himarës një antishqiptar të betuar. Pra si gjithmonë ajo bëhet një vegël qorre e politikës greke dhe qarqeve antishqiptare në perëndim. Kjo lojë e fëlliqur e çon Shqipërinë në buzë të greminës. Thonë që Fredi Belerin, Miçua e bëri eurodeputet. Në të vërtetë atë eurodeputet e bëri Edvin Kristaq Rama, i cili duke e arestuar bëri që nga Greqia të vijnë me shumicë pasuesit e partisë greke në Shqipëri, PBDNJ, dhe rezultati të përmbysej. Pastaj, ky duke dënuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, të cilin e kandidoi opozita, i hapi rrugën Miços për ndërkombëtarizimin e saj. Pra nga një flluskë e vogël krahinore, kjo u kthye në një flluskë ndërkombëtare, ku për zgjidhjen e saj do të fusin hundët ndërkombëtarët antishqiptarë. Kush e bëri këtë do të thoni ju? Kush ja bëri këtë gjëmë Shqipërisë? Përgjigja për palën tonë ka tri emra: Edvin Kristaq Rama, Sali Ramë Berisha dhe Ilir Meta.

        Prandaj, me plot gojën mund të themi, se Himara si një krahinë e pastër Shqiptare ndodhet në buzë të humnerës, pra midis Shilës dhe Karibdës.

Besnik Imeri – 18 korrik 2024.

______________

 Gjurmë Shqiptare – Historia e vërtetë e Himarës

Gjurmë Shqiptare – Historia e vërtetë e Himarës (youtube.com)

***

HIMARA, QYTETI KËSHTJELLË I KISHAVE TË SHUMTA

https://www.youtube.com/watch?v=S9tWFtKm9FI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura