ARKEOLOGU MOIKOM ZEQO ‘GJASHTË QYTETE TË PA ZBULUARA ILIRE, DËSHTIMI I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE’ (VIDEO)

Pashtriku, 12 Korrik 2019: Arkeologu dhe shkrimtari ynë Moikom Zeqo në një intervistë në “Report TV” zbulon situatën skandaloze të arkeologjisë shqiptare, në 26 vjetët e fundit.
Zeqo dëshmon se në trojet shqiptare nuk është bërë asnjë përpjekje për zbulime më të hershme se qytetërimi romak e helen.
Janë plot 6 qytete ilire të pazbuluara si Albanopolis afër Krujës, Qyteti i Taulanteve, qyteti Damastian, qyteti Burbullas afer Beratit, Nikaj në Klos, si dhe Arnisa për të cilën Zeqo thotë se nuk është e sigurtë ku gjendet në Durrës apo afër Lushnjës.
“Pikërisht në hartën e Ptolemeut, se ai e ka me gradë gjeografike kjo është e rëndësishme, ndodhet në jug të qytetit të Durrësit qyteti Arnisa. Është një qytet i paidentifikuar akoma. Ka mendime të ndryshme. Një arkeolog italian i quajtur Sestieri e identifikon afër vendit të quajtur Babunja afër Lushnjës. Këtë mendim e kam mbrojtur edhe unë, Neritan Ceka e ndonjë tjetër.
Por janë edhe emra të tjerë.
Mund të them edhe emra të tjerë, p.sh. është qyteti Dentaj që përmendet, qyteti i Taulantëve, që nuk dihet se kush është përveç Arnisës”, tha ndër të tjera Zeqo.

“Nuk po flas për qytete më të mëdha siç është Bylisi, Amantia, Antigonea se këto janë gjetur, ose Dimali që u gjet. në trojet e Shqipërisë, ku ne kemi shumë enigma, p.sh., të dini ju se sa shumë është shkruar për një qytet ilir, i cili ka pasur dhe një llojn sigle, i quajtur Damastian, të cilit i njihen monedhat, i njihen shenja të tilla të veprimtarisë mineralogjike ose të minierave të argjendit, dhe ne deri më sot nuk kemi bërë identifikimin se ku ndodhet.
Disa thonë që është në Kosovë, disa thonë që mund të jetë në trojet shqiptare të Shqipërisë shtetërore të sotme. Një fshat afër Beratit, që quhet Burgullas. Nuk e dimë tamam se si quhet. Është një qytet antik.
Nuk kemi mundur ta identifikojmë. Ose është një
element unikal ndoshta në të gjithë arkeologjinë evropiane. Janë dy qytete antikë pranë njëri-tjetrit, njëri është Nikaja, një qytet me përmasa shumë të mëdha të gurëve të përdorur ose të një teatri, që është fshati Klos i sotëm”, tha më tej Zeqo.
Arkeologu Zeqo rrëfen se zbulimet janë bërë në mënyrë empirike dhe nuk ka studime të thella për gjenezën tonë iliro-trako shqiptare. Institucioni i arkeologjisë është shkatërruar tashmë.
“Këta 26 vjet u shkatërruar çdo strukturë e ngritur. Ishte një strukturë institucionale e ngritur. Ishte Instituti Arkeologjik, që kishte edhe muzetë arkeologjike, ishin bërthamat arkeologjike nëpër rrethe, d.m.th. çdo rreth e kishte një të tillë, ishin revistat që botoheshin, ishte puna kërkimore-shkencore, ekspeditat që bëheshin çdo vit”, thotë Zeqo.
“Sot, Departamenti i Arkeologjisë ose ai që quhet Instituti i Arkeologjisë, që është brenda kuadrit të Institutit të Albanologjisë, apo si quhet tani nuk ka shumë rëndësi, nuk ngjan fare me atë traditë që kemi pasur. Absolutisht nuk ngjan fare. Gjë tjetër, që është edhe kjo e rëndësishme për ta theksuar, është që arkeologjia shqiptare ka pasur personalitete të mëdha. Tani përfaqësohet nga njerëz që nuk janë personalitete të mëdha, por janë më tepër nëpunës të arkeologjisë”, shprehet ai.
Në një intervistë më të zgjeruar për Report TV Moikom Zeqo kujton se qindra shekuj më parë arkeologjia shqiptare njihej në nivel botëror. Atiku, miku i Ciceronit përmend emrin e një vile me emrin Amatea në Butrint, ku flitej edhe për një muze arkeologjik. Në shekullin e 16-të Marin Barleti fliste për ekzistencën e amfiteatrit të Durrësit, që u zbulua vetëm në vitet ’60.
Duhet të bëhen zbulime për identitetin tonë iliro-arbëror deklaron Zeqo, ku mungon studimi për kulturën paraurbane ilire dhe varret e mbretërve ilir, me përjashtim të Gentit që është varrosur në Itali.
***
Report TV – Moikom Zeqo: 6 qytete ilire pa zbuluar, dështim i arkeologjisë
https://www.youtube.com/watch?v=xsFF-213TCY

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura