ILJASA SALIHU: KU PO NA MBETET SHEMBULLI PËR TË RINJTË?

Kumanovë, 27. 01. 2016: Me të drejtë ne të vegjlit dhe të shtypurit pyesim me habi se si nuk e paskemi ditur se sa burra të mëdhenj paskemi pasur në gjirin tonë? Shumë personalitete të ndritura paskemi pasur! Secili më i madh se tjetri, por asnjëri i vogël apo njeri që kishte pasur të mira dhe të këqija, gabime dhe arritje, mëkate dhe punë të dobishme, dështime dhe suksese. Mjafton të ketë qenë politikan apo ta ketë pasur ndonjë famë, që pas vdekjes tashmë si figurë historike t’i jepen cilësi të paarritshme dhe të pabesueshme për mendjen e njeriut.
O njerëz, përbrenda qerthullit të shumë pakuptimësive, mund të bëjmë bajram me veten kur të duam, madje edhe në mes të ramazanit po deshëm, por nuk i shkon për shtati kjo ngarendje dhe harlisje një shoqërie që me ngulm është duke e kërkuar ndryshimin dhe largimin e errësirës. A nuk ishin ata njerëz të pranishëm në kohën kur na ndodhën vrasjet e pafajshme, burgosjet për qëllime politike, humbjet e territoreve, luftërat pa zgjidhje, tufa e ikjeve prej vendlindjeve, varfëria, gjymtimi i dinjitetit dhe moralit.

Nuk po shkruaj për periudhën e Skënderbeut, por për periudhën që edhe pse jemi të ri në moshë, patëm fatin ta përjetojmë. Vërtet, është për t’u habitur! Me gjithë këto figura të ndritura të jetojmë në këtë errësirë të thellë dhe të gjatë.
Ju lutem, nuk është mirë të flitet keq për njerëzit që kanë vdekur, por shumë keq është të gënjehet dhe të mëtohet gabimisht (qëllimisht) për fjalët dhe veprat e tyre. Fundja, çfarë shembulli po i japim brezit të ri? Meqë edhe ashtu të mjafton një famë për të të lartësuar nesër në piramidën e mendjendriturve, besnikëve, vepërmirëve, fjalëurtëve dhe të brengosurve për popullin, atëherë le të mos mbajnë llogari për të bëmat e sotme, sepse nesër do të del një grup njerëzisht që mes tjerash duke dashur t’i mbulojnë edhe dështimet e tyre, do të shkruajnë a flasin vetëm në shkallën sipërore për ata që kishin arritur të krijojnë famë, pavarësisht përmbajtjes së njëmend të këtij nami!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura