ING.AHMET ҪOLLAKU: KUR NAFTA SHQIPTARE VIDHET NË MES TË DITËS!

Tiranë, 09. 09. 2015: “…Qeveria ka trashëguar kontrata skandaloze, me kompanitë që shfrytëzojnë burimet shqiptare të nëntokës… Ne nuk kemi luksin që të mbyllim sytë apo që të humbasim, qoftë edhe një litër naftë nga kjo pasuri që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe nuk mund të na e marrin të huajt e të na e zhvasin si t’u teket atyre…” – Edi Rama, K/Ministri i Shqipërisë – Premtim gjatë fushatës elektorale të vitit 2013)
Shumë rrallë media shqiptare dhe mediatorët biznesmenë, kujtohen për ne naftëtarët, për varfërinë tonë të tejskajshme!! Pse ndodh kjo?! Ёshtë frika, nga qeveritarët, apo nga “miqtë” e huaj?! A jeni kuriozë të dini se ҫfarë sensacionesh na ofrojnë mediat Shqiptare, ato lloj mediash që e dredhin majtas-djathtas?! Lexoni këto tituj shkrimesh dhe ndërkohë mendoni varfërinë tonë, komeditё me shumё akte nё Parlamentin Shqiptar, milionat me dollarë që vidhen ҫdo ditë nga grabitja e pasurive natyrore, kryesisht në naftë dhe… refrenin Berisha-Rama, e lagu se lagu! Ja, disa prej tyre:
…Ish gruaja, i “vjedh” kalin Shkëlzen Berishës…. Rama pushon në Radhimë!… Ku po pushojnë fëmijtë e Berishës?.. Shkëlzeni: Rama ka pallatet, ti hallatet… Kali dhe qeni i Zenit zbret ne Këshillin Bashkiak… Blendi Fevziu pushime me vajzën në Nju Jork… Gruaja më rreh, por për hir të fëmijëve e fal… Shpëtim Gjika heq mustaqet…

Edi Rama ky gënjeshtar i pafytyrë e i pabesë! /sh.b/

Ndërsa për naftën tonë, nuk shkruhet asnjë fjalë! Nafta Shqiptare vidhet në mes të ditës, ndërsa ne, ish naftëtarët dhe popull, bëjmë sehir… Nafta Shqiptare…! Shumëkush e di se mbas vitit 1944, u krye një numër i madh studimesh dhe projektimesh, të cilat, të mbështetura edhe me investime serioze, çuan në zbulimin e një numri të konsiderueshëm vendburimesh nafte dhe gazi. Kjo bëri të mundur që në vitin 1974 prodhimi i naftës të shënonte kulmin, 2 milionë e 250 mijë tonë. Gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ekonomia e rrënuar nuk mund të mbështeste më tej me investime sektorin e kërkimit të naftës dhe të gazit, por kjo nuk do të thotë se kishte mbaruar perspektiva e naftës, se ishte “oksiduar” baza mekanike, se trutё e specialistёve tё Armatёs sё Naftёtarёve kishin avulluan… Kjo shëmbje, u planifikua nga mafia vendase me tё huajt. Qёllimi ishte tё asfiksohej sa mё shpejtё industria e naftёs Shqiptare. Motivi u gjetë shumë thjeshtë: Baza mekanike është ndryshkur… Unë po të pyes gjithë ata që firmosën tranzicionin e naftës, ministra, deputetë, apo ish drejtora, ҫ’u bënë daltat me diamant, “satelitët” e nëndheshëm që shkuan deri afër 7.000 më thellë? Ju kujtohet ҫfarë i thoshin të huajtit Enver Hoxhës? Mos ki frikë se ke naftë!! Klasa e perversëve shqiptarë është e madhe! Më pas ҫdo gjë rrodhi si vaj në lakra. Sa mirë që cofi monizmi.. Në rrethanat e krijuara, u ndryshua totalisht kursi dhe u kërkua thithja e investimeve të huaja për kërkimin e naftës dhe gazit, sepse “kështu e ka gjithë bota, ne nuk mundet të dalim kundër botës (!?) Më pas gjërat u bënë si puna e vezës së Kolombit: investitorët e huaj nëpërmjet kompanive të naftës prisnin si lugetër pas gardhit shqiptar, tashmë pa tela, pa qenë, pa oficerë kufiri. U bënë dhjetra marrëveshje grabitqare dhe aspak në dobinë tonë. Pa dyshim, ky është krimi më i madh, që do ta ndjekë si hije  kombin shqiptar,  popullin e vetëshpërndare këtej rrotull apo përtej  oqeaneve. Politika ultra reaksionere e qeverisë shqiptare, sa me shumë minifunde, seks lisho nëpër rrugë dhe kanabis, të gjitha këto po e tretin dhe thërmojnë këtë copë vend. As një pikë naftë shqiptarëve. Të huajt thonë, tu lëm shqiptarëve vetëm një kovë me Squfur, sado që ky ar i lëngshëm ka 100 vite që buron nga nëntoka e tyre. Nëse këta arnautë, do të ngrihen në protesta, nuk i lëmë ne të Europës. Ata nuk mundet të bëjnë asnjë llojë proteste pa miratimin tonë, ne i kemi bërë mirë shkresat. Për më shumë, kështu kanë firmosur edhe qeveritë shqiptare. Këto shkresa i kemi varur edhe nëpër WC-ët e botës.
Konkretisht, gjatë periudhës 1989 deri në vitin 1998, në territorin shqiptar, janë zhvilluar disa raunde licensimi për kërkimin e hidrokarbureve. Në këtë kohë, u nënshkrua kapitullimi i plotë dhe i përhershëm i Shqipërisë, u ligjërua pushtimi dhe grabitja e nëntokës shqiptare, u hodhën mijra firma (me buzeqeshje-kujtoni Kalin e Trojës), u vunë në punë qindra printer europian, ca me ngjyra, ca me toner…Të gjitha këto të miratuara nga qeveritë tona kurva, së toku me ata të mallkuarit pseudoshkencëtarëve të naftës shqiptare, në prani te emisarëve të huaj, veshur me petkun e shenjt të Nënë Terezës.
Brenda kufijëve të Shqipërisë, deri tani, trimëria dhe atdhetaria nuk kanë kushtuar asgjë. Sa emisarë të huaj zbresin çdo ditë në Shqipëri?.. Nëse do të adoptonim shprehjen e një studjuesi të huaj, do të thonim se njerëzit nuk janë tredhur vetëm në Kohën e Dariusit dhe Aleksandrit, por (ne shqiptarët), jemi tredhur edhe në kohën e tejzgjatur të tranzicionit shqiptar. Trishtohem kur shikoj se krye elita shqiptare, Kadare, Qose, Agolli, Xhufi, Frashëri… shtiren se e duan shumë këtë vënd, po nuk përmendin asgjëkundi fjalën naftë, të thonë si vidhen për 25 vite dhe se si shqiptarëve u kanë rënë brekët në fund të këmbëve. Nafta jonë është pasuri e shqiptarëve. Qose-Kadare ngrejnë shpatat për të pronësuar identitetin shqiptarë, po harrojnë se nafta jonë është para identitetit tonë! Ka edhe një elitë tjetër që bënë art, po arti sado magjik, naftë nuk bënë kurrë. Nuk ka asnjë transparencë për naftën tonë. Ndërkohë shkruhet shumë për ndonjë kishë apo prift apo për varreza. Po, kishat dhe priftërinjtë duan identitet që të gllabërojnë naftën tonë. Priftërinjë ne mund të bëjmë me qindra, edhe në epruveta, po naftë jo, sepse ajo as shkencërisht-sindetikisht nuk është provuar akoma plotësisht.
Nafta kërkon protesta naftëtare dhe popullore. Ne krahas kësaj proteste mbarë shqiptare, do të padisim në gjyqin nderkombëtarë qeveritë shqiptare se kanë mashtruar një popull të tërin. Si nuk është hapur në Shqipëri një gjyq sado i vogël për vjedhen e naftës tonë, megjithëse është botuar një libër i plotë?! Nuk është futur asnjë në burg! Për bes asnjë i vetëm! Ndërkohë bëhen gjyqe për një bimë kanabis dhe për shkërdhime. As një elitar nafte deri më sot nuk u ka kërkuar shqiptarëve një 21 janar nafte për kurbanë nafte! Një 21 janari i naftës shqiptare kërkon kurbanë!
Gënjejnë dhe mashtrojnë qeveritarët tanë! Ja ҫfarë tha Rama, para se të merrte kurorën më 23 Qershor të vitit 2013: “Me  ardhjen e opozitës në pushtet do të rilindë ekonomia dhe pasuritë e nëntokës do të përdoren më mirë për qytetarët, se qeveria e re do të organizojë brenda vitit, po këtu, një Konferencë Ndërkombëtare për të shpëtuar naftën, për të shpëtuar sektorin e naftës nga grabitqarët dhe për t’ia kthyer këtë pasuri të madhe në formë mirëqenie këtij populli, këtu në Patos dhe popullit  shqiptar. Ne nuk mund të pranojmë që 455 milionë Euro në vit të humbasin nga keqqeverisja dhe nga korrupsioni me pasuritë tona natyrore. Kjo është e papranueshme! Kjo është e padurueshme! Kjo është e dënueshme dhe dënojeni me votë në 23 Qershor!…”
Ndërsa dëgjoja këto premtime shpresëdhënëse të kryeministrit të ardhshëm, mu kujtua diçka e lexuar diku… se një kasap, i cili kishte përdorur pesha të rreme, e kishin varur në derë të dyqanit, kurse një shitës fruta-perimesh që kishte gënjyer, i kishin shkurtuar duart… Dhe thash me vete… ky është i duhuri…ky do i bëj zap këta “kasapë” e “shitësa”, për më tepër, të huaj, që po e zhvasin pa mëshirë këtë popull të shumëvuajtur… Por jo! Zhgënjimi mbërriti shumë shpejtë … Qeveria “Rama” e lejoi të vazhdojë këtë grabitje monstruoze.
Sipas ministrit Gjiknuri, në vitin 2013 Shqipëria prodhoi 1 milion e 200 mijë tonë naftë (6 milionë barela ose fuçi). Me çmimin 90 $ bareli, vlera e kësaj nafte është 540 milionë $ në vit (një grabitje ditore prej 1 milion e 480 000 $). Në vitin 2014 Shqipëria prodhoi 1 milion e 400 000 tonë naftë (7 milionë barela). Kjo sasi është baraz me 630 milionë $ në vit, pra një grabitje ditore në rritje prej 1 milion e 726 000 $. Natyrshëm lind pyetja:  Ku kanë shkuar këto para? Dhe grabitja vazhdon e vazhdon edhe sot. Populli është varfëruar, papunësia ka arritur majat, vazhdojnë listat e ushqimeve, shqiptarët po braktisin atdheun, (shumë italianë, grekë, gjermanë…, kanë mësuar zhargonin shqip, sepse atje, shqiptarët i gjen në çdo rrugicë). Dhe si për ironi, ndërkohë që shqiptarët braktisin vendin e tyre, Shqipëria është krthyer në një strehë komode për peshkaqenët e huaj që nuk jetojnë dot pa naftë. Çudi me këta të huajtë! Sa më shumë, që e përqafojnë Shqipërinë, aq më shumë marrosen pas naftës së saj… Nafta është detonatori që përshkon botën. Me naftën e vjedhur, ne do të kishim ndërtuar një shtet demokratik të persosur.

Harta e blloqeve të kërkimit të naftës në Shqipëri

Qeveria jo vetëm që nuk i anulloi marrëveshjet konçensionare skllavëruese, antishqiptare, por përkundrazi, ka vendosur që gjithë Shqipërinë t’ua japë me konçensione kompanive të huaja për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, pa bërë më parë transparencën e plotë të marrëveshjeve konçensionare ekzistuese, nëse dalim me humbje apo me fitim. Por s’mbaron këtu. Gjeologjia shqiptare po shkon drejtë mbylljes tërësore. Në këto rrethana, edhe Fakulteti Gjeologji-Miniera ka gjasa të mbyllet…do të kthehet në… kishë qeveritare! Qeveria premtoi se do të bënte transparencën e plotë të marrëveshjeve konçensionare me anë të rregjistrit elektronik, që mund të përgatitej brenda një kohe të shkurtër. Por kanë kaluar dy vjet, dhe ky rregjistër akoma nuk është përgatitur, sepse ai rregjistër do të zbulonte grabitjen e plotë të naftës shqiptare dhe të mineraleve të Shqipërisë.
Qeveria “Rama” po ndjek rrugën antishqiptare të Berishës, rrugën e shitjes (“privatizimit”) dhe të grabitjes së pasurisë kombëtare, me anë të korrupsionit. Qeveritë tona antishqiptare kopjojnë njëra-tjetrën.
Ne naftëtarët dhe populli shqiptar duam që nafta të jetë pronë shtetërore, në shërbim të të gjithë popullit, si ç’e ka Norvegjia, Anglia, Danimarka etj. Ne duam të anulohen të gjitha marrëveshjet konçensionare, që janë në dëm të popullit shqiptar, anulim me ҫfarëdo kushti, edhe nëse do të dënohemi, sepse, sado të larta të jenë gjobat, është vetë nafta jonë që do t’i shlyejë ato.
Në këto kushte, përse qeveria nuk i anulon këto kontrata? Mos vallë, ashtu si qeveria e mëparshme, ajo është palë në grabitje? Ne naftëtarët, së bashku me popullin e thjeshtë, do të bllokojmë naftësjellësin e Vlorës! Asnjë pikë nafte të mos dalë jashtë Shqipërisë! Nafta është e shqiptarëve. Nafta kërkon kurbanë!!
Ne naftëtarët jemi vërtetë një Armatë. Ҫfarë presim më? Ne do të shtërngojmë fortë duart me njëri-tjetërin, kështu vendosur në radhë, vargu ynë do jetë i gjatë, i fortë dhe nuk do të ketë burr nëne të na këpusë, as NATO. Nuk ka burg për ne, burg ka për ata që kanë vjedhur dhe vazhdojnë të vjedhin. Në cilën kuzhinë shkon nafta shqiptare?! A nuk është koha për të bërë gjithçka kundër çdo veprimi qeveritar antishqiptar, që na mashtrojnë dhe gënjejnë përditë? Jemi vërtetë armatë, nuk jemi  ajo kompani bretkocash, që bënë guak-guak përmes rrjetesh sociale. 
Mos vallë duhet të pyesim këshilltarët e Europës? Në këtë betejë ne do të sakrifikojmë shumë. Manifesti ynë është mbrojtja e naftës tonë, protesta jonë do të jetë deri në sakrifica konkrete, sepse Shqipërisë me vite po vazhdon t’i vidhet nafta, gjaku ynë! Ne nuk gënjehemi më me premtime boshe. Ne i njohim mirë ata gjoja elitarë të naftës, ata që presin votimet të tjera, që nuk hedhin asnjë vezë kundër kësaj qeverie. Armata e Naftëtarëve do të krijojë një parti të madhe më vete, dhe do t’i jep tonin jetës shqiptare sepse ka valencat e naftës.
Kur Sali Berisha me gjithë krimet që ka bërë merrë kurajo për revolucion shqiptarë, se do të vjedhin më, a nuk duhet të ishim hedhur ne naftëtarët me kohë në aksio? Përse Berisha nuk thotë asnjë fjalë për naftën, sado që kërkon revolucion?!
Midis nesh, krahas shokëve të sinqertë dhe të përkushtuar, ka edhe shumë frikacakë, karrieristë, një elitë false. Disa i tremben kësaj demokracie, kurse ata me valenca moniste, mezi presin zgjedhje të tjera që të vihen sa më parë në krye të ndonjë istitucioni nafte, apo akademie. Këta tipa të krekosur dhe me shumë tesera shkruajnë ndonjë shkrim apo pranojnë ndonjë intervistë, ku radhitin disa shifra, por nuk piketojnë asgjë. Ata nuk duan ta prishin as me PD-në e as me PS-në, as me LSI-në! Këta tipa kurrë nuk vihen në radhë të bëhen kurban të naftës tonë, sepse sipas tyre, ҫfarë është prishur është më mirë të mos ndreqet. Ёshtë koha për protesta të ndershme dhe dinjitoze, të mbrojmë naftën tonë. Nafta jonë është prona jonë, nuk është e BE-së.
Ah, sa poshtë kemi rënë, them me vete … U lidha në telefon me një të njohur. Ai më thotë se nuk i bihet murit me kokë, një tjeter më thotë se ka frikë të përplaset, se ka fëmijë.., një më tej më thotë, të mos ia zë në gojë naftën, se është gati ti bëjë m…., një akoma më tej, se tani e tutje do të merret me studimin e Fenikasve të  Egjiptit… Të gjithë këta janë Prof. Dr. në shkencat e naftës apo të gjeologjisë. Është i madh mjerimi ynë!
Përfundimisht, ne, naftëtarët, pjesëtarë të Armatës së Naftëtarëve, kërkojmë:
– Të anullohen pa kushte dhe me çfarëdo çmimi, të gjitha llojet e konçensioneve me të huajt dhe largimin e tyre të menjëhershëm nga Shqipëria.
– Ne do të ftojmë të gjithë specialistve shqiptarë të naftës, në një takim të përgjithshëm, për të gjetur energjinë dhe persektiven e shpejtë të naftës shqiptare, ne do të përcaktojmë platformën dhe administrimin e naftës shqiptare, pa pjesëmarrjen e asnjë personi të implikuar
– Ne do të bëjmë inventarizimin e gjithë pasurive të industrisë së naftës.
Ne, naftëtarët, i bëjmë thirrje popullit tonë që të bashkohet me ne në një protestë të fuqishme. Në themel të qeverisë është nafta. Ne, Armata e Naftëtarve, nuk kemi droje “të qëllojmë me gurë” çdo qeveri dhe qeveritar mashtrues, të cilët i votuam me premtimin se do të rinovonin sa më parë industrinë e naftës shqiptare. Vini re, të huajit, së bashku me disa mafiozë shqiptarë, na marrin për budallenjë. Nafta jonë nuk është parfum për të huajit, nafta jonë është buka jonë. Gjermanët u thonë shqiptareve: kthehuni në Shqipëri, sepse Shqipëria është më e pasur me burime natyrore se vetë Gjermania.
Të gjithë e dinë se nafta mbajti  në këmbë për pesëdhjetë vite një sistem monist të egër si asnjë tjetër. Puse nafte dhe bunkerë, ky ishte relievi i Shqipërisë së asaj kohe. Kjo pseudodemokraci po i shkrin këto relikte, që të mos lerë asgjë nga e kaluara… Ishte industria e naftës ajo që ndërtoi qytete, uzina, hidroçentrale, hapi rrugë të gjata, shtroi tubacione hekuri…Puset e naftës dhe bazamentet prej betoni dëshmojnë se në këtë sektor ekonomik është punuar me sakrifica.  Këtë punë e kemi bërë ne, naftëtarët. Çdo i huaj do habitej me pagën e një specialisti apo punëtori nafte që është hedhur në asistencë apo në pension, krahasuar me pagën e zyrtarëve tanë qeveritarë.
Shteti ynë, për administrimin e naftës, me kohë duhet të kishte aplikuar eksperiencën e Norvegjisë. Norvegjia e ka naftën pasuri shtetërore, me administrim të përsosur, në shërbim të të gjithë popullit. Ajo është pikë referimi për të gjithë botën, kurse qeveritarët tanë mbyllin sytë dhe veshët.
“Fushat e naftës u jepeshin kompanive fantazmë, as pushtuesit nuk ia kanë bërë këtë shkatërrim gjeologjik terrenit ku nxirret nafta”, ka thënë diku Rama. Ndërsa një fjalë e urtë thotë, kush vret në errësirë, nuk ka frikë prej saj.
Këto ditë qeveria njoftoi, se tre kompani të huaja prestigjoze në sektorin e naftës, kanë fituar tenderin për dy zona të lira të kërkimit në Shqipëri. Në njoftim thuhet se këto kontrata konçensionare përkthehen me shtimin e të ardhurave në buxhet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Këto janë gënjeshtrat e rradhës! Sa vite kemi që i degjojmë këto proçkulla?!
Qeveritarët tanë gënjejnë dhe mashtrojnë çdo legjislaturë, çdo stinë, ndërsa ne bëjmë sehir.
E pra, është koha për protesta të hapura. Çfarë bëhet me naftën tonë? Përse kemi frikë? Le të marrim kurajo dhe shembull nga popujt që i mbrojnë pasuritë e tyre. Të bashkohemi për të mbrojtur naftën tonë! Nafta kërkon kurban!
– Kontakti me autorin: [email protected]
***

ING.AHMET ҪOLLAKU: NAFTA NЁ SIRTARЁT E QEVRISЁ SHQIPTARE!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4254

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura